KUDUSI LAMA-TA STUDIOJME MIRE PAKON AHTISARI

15.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

KUDUSI LAMA (GJENERAL NE REZERVE),
KRYETAR I KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR:

TA STUDIOJME MIRE PAKON AHTISARI
DHE TE MBROJME TE DREJTEN


       Eshte nje moment qe asnje shqiptar nuk mund te qendroje pa thene ate qe
ndjene e qe i duket e arsyeshme te thote per interesin kombetar. Eshte ne
balance fati i Kosoves. Po hidhet ne terren e ardhmja e saj.
       Por ka edhe nga ata qe heshtin, ka edhe nga ata qe megjithese e quajne
veten politikane te medhenje qe kane ne dore fatet e kombit, po merren me
shume me kolltukun e nje kryetari bashkije (komune), se sa me ceshtjen e
madhe te kombit shqiptar, sic eshte momenti kur ne terrenin shqiptar e
nderkombetar hidhet nje varjant zgjidhje, sic eshte pakoja Ahtisari. Po
keshtu ka edhe te ashtuquajtur analiste, qe vleresohen si te tille dhe e
dine veten per te tille, qe flasin jo vetem pa pergjegjesi kombetare, por
edhe pa pergjegjesi historike. Nje shembull i tille ishte ne mbremjen e
dates 2 shkurt ne nje televizion analisti Artur Zhei. Kam dashte ta
respektoj kete zoteri, por nuk mund te pajtohem me te kur ne analize per
pakon Ahtisari, ai shprehet: “Kali i falur nuk shikohet nga dhembet”. Jam
befasuar. Mire kombetarisht se nuk ka deshire te tregoje se kujt i perkete,
por historikisht si ka mundesi te gaboje? Si ka mundesi qe nuk e di se ne
Kosove eshte zhvilluar nje lufte, qe eshte quajtur Lufta Clirimtare e
Kosoves, ka luftuar per dy vjete nje ushtri me nje efektiv prej mbi 60 mije
luftetaresh, qe eshte quajtur Ushtria Clirimtare e Kosoves, kane rene
deshmore te atdheut ne kete lufte jo pak por 2 mije djeme e vajza te Kosoves
e nga gjithe trojet kombetare shqiptare, me te miret e me te devotshmit, kan
lene eshtrat ne malet dhe fushat e Kosoves mbi 3 mije djeme e vajza qe
jetojne sot ne Kosove pa asnje pretendim por jo duke u mohuar edhe luften e
plaget, mbi 20 mije burra, gra, pleqe, plaka e femije jane sakrifikuar duke
mbetur martire te clirimit te Kosoves; Ashtu sic evidentohet nje periudhe
kohore prej rreth nje shekulli nga viti 1912 e deri me 1981, ku evidencohen
rreth 700 mije shqiptare te trojeve shqiptare nen ish jugosllavi, te vrare,
te masakruar, te zhdukur e te shperngulur. Cudi sa pak investim i duket
zotit Zhei per atdheun, sa ta quaj pakon Ahtisari “kal te falur”. Nese kemi
fatin te ulemi ne kolltukun e analistit, nuk duhet t’i japim vetes te drejte
te bejme deklarata te pa pergjegjeshme.
       Me thene te drejten une i ndoqa me kujdes te gjitha analizat televizive qe
bene televizionet shqiptare me politikane e analiste, nga Shqiperia dhe nga
Kosova. Per fat te keq ishte nje ngutje shume interesante, deri edhe nga
politika qeveritare, le me nga mediat e nga opinionet.
       Pasi mora dhe lexova pakon Ahtisari, kuptova se te gjithe ata qe kishin
folur kishin disponuar komente, dhe pake kush, per te mos thene askush,
kishte permbledhjen e materialit.
       Duke patur kete mendim, tashme qe e njoh gjendjen dua te bej prononcimin
tim publik per te gjithe shqiptaret per pakon Ahtisari. Per te cilen mendoj
se duhet diskutuar shume. Ajo nuk eshte nje tabu, ajo eshte nje varjant, qe
pranon cdo ndryshim qe duket i arsyeshem dhe i sherben ardhmerise se Kosoves
dhe gjithe rajonit te Ballkanit. Po keshtu, duhet te evidentohen disa gjera
ne gjuhen e thjeshte te popullit qe te gjithe te kuptojne c’po ndodhe dhe
cila eshte me e mira.
       Me konkretisht, para se te futem ne analize te pakos Ahtisari, do te
parashtroj disa probleme qe mendoj se duhet te jene ne qender te vemendjes
se gjithe politikaneve, analisteve, intelektualeve, ushtarakeve, djemeve dhe
vajzave, si dhe gjithe popullit shqiptar ne gjithe hapsiren shqiptare te
Ballkanit, ne menyre te vecante ne vemendjen e Grupit Negociator te Kosoves.
Se pari; ne preambulen e pakos Ahtisari duhej deklaruar qarte, thjeshte dhe
kuptueshem: Kosova prej nje shekulli e pushtuar nga Serbia dhe e kolonizuar
e shfrytezuar prej saj, nuk do te jete me e tille, por do te percaktohet nga
OKB-ja se c’do te jete ne te ardhmen, prej protektoratit e deri tek
pavaresia ne vartesi edhe te vullnetit te popullit te Kosoves. Kjo arritje
eshte vlere e Luftes Clirimtare te Kosoves dhe mbeshtetjes nga bota e
zhvilluar dhe Forca e saj e Armatosur (NATO). Kjo formule eshte krejt
normale kur dihet se autoktonia shqiptare ne Kosove nuk ka qene, nuk eshte e
nuk ka per te qene kurre e diskutueshme dhe e dyshimte.
Se dyti; Ne vitin 1999 fitorja mbi Serbine u konsiderua si realizim i
enderres se popullit të Kosovës, me largimin e ushtrisë serbe, u arrit një
sukses i madh, pasi u bë realitet fundi i kësaj lufte, që zgjati jo pak, por
rreth nje shekull. E gjatë kjo luftë, por mbaroi me një finale të lavdishme,
me një finale të ndritur, vepër e djalërisë së Kosovës, rreshtuar në radhët
e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare, që do t’i bëjë nder kombit përjetësisht.
Askush nuk ka te drejte ta sjelle te mashtruar kete popull te lavdishem ne
vitin 2007.
Se treti; Në qoftë se Serbia dhe serbët duan të jenë seriozë dhe qytetarë në
pranimin dhe kërkimin e marrëdhënieve me Kosovën,  patjetër që ata do të
pranohen, por duhet të plotësojnë disa kushte. Ato kushte tashmë kalojnë
nëpër vendimet e popullit të Kosovës. Askush nuk mund të marrë më atributet
e tij. Ai do të vendosë përjetësisht se çdo të bëhet me Kosovën dhe jetën e
tij, qofshin ata shqiptar, qe jane jo pak por mbi 92% te popullit, po ashtu
edhe serbet, boshnjaket, romet etj. Te pranohet se ka ardhur koha kur Serbia
e ka kuptuar se Kosova e ka ndarë nga Serbia përfundimisht rrugën e jetës
dhe të ardhmes së saj. Pushtimi dhe kolonizimi kanë përfunduar përjetësisht.
Natyrisht kjo ndarje nuk mund të kalojë pa dhembjet dhe Serbia kuptohet qe
do të ndjejë shumë dhembje.
       Megjithate une e ndjej per obligim te paralajmeroj shqiptaret se Serbia dhe
serbët edhe se fundi po tregojnë sheshit, se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim
në politikën e tyre antishqiptare. Nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në
mendesine per supermacinë serbe të Ballkanit, nuk ka ndodhur asnjë zbutje në
qëndrimet Millosheviqiane të para viteve 1999.
       Se katerti; Nisur nga sa shihet ne terrenin politik, une nuk shikoj ndonje
nga kerkesat legjitime te Kosoves ndaj Serbise, te cilat sipas meje mbeten:
       1. Kërkimi i faljes nga serbët për krimet e kryera në Kosovë, mbi trojet
dhe popullin e Kosovës, përgjatë viteve 1878 deri 1999.
       Janë vrarë shqiptarët. Janë shpronësuar e shpërngulur. Janë masakruar e
përdhunuar. Janë përbuzur e denigruar. Janë burgosur e zhdukur. Janë
trajtuar mizorisht e varfëruar. Janë përçarë e mohuar. Janë vënë në kushtet
e mizerabilitetit e janë shkatërruar. Nuk janë lejuar të marrin prej jetës
së tyre, në trojet e tyre, ato mundësi që ua ka ofruar jeta. Nuk u është
lejuar të kenë jetën e tyre të bukur e ta admirojnë atë. Nuk janë lejuar të
realizojnë ënderrat e jetës së tyre. Nuk u janë dhënë mundësitë të
plotësojnë detyrat, që kanë lindur bashkë me qenien e tyre njerëzore,
kombëtare, fisnore e familjare. Nuk janë lejuar të jenë lojtarë të pavarur
të jetës se tyre, të së kaluarës, të së sotmes dhe të së ardhmes. Nuk janë
lejuar të ecin në rrugën e tyre, për të kërkuar e zbuluar misteret e jetës
së tyre dhe të ecurisë kombëtare, për të ndërtuar një të ardhme të sigurt,
mbi bazën e një njohjeje të plotë të vështirësive jetësore e të kënaqësive,
që jep edhe kalimi i këtyre vështirësive për interesat kombëtare, jashtë
kolonizimit e diktimit të bërjes së jetës sipas interesave të pushtuesit.
Nuk janë lejuar të kenë mundësi për të bërë një premtim për jetën e tyre dhe
të pasardhësve të tyre, dhe të kontribuojnë për realizimin e tij. Edhe
dhembjet kur janë në rrjedhën e jetës normale, kanë vendin e tyre në jetën e
një kombi, por edhe ato nuk janë mundësuar, sipas kërkesave të vetë ecurisë
së jetës kombëtare, krahinore, fisnore e familjare, sepse pushtuesi ka
shkaktuar aq shumë dhembje sa nuk është ndier fare dhembja e brendshme.
       Kërkimi i faljes publike për të gjitha krimet e kryera në Kosovë nga serbët
do të ishte akt qytetar dhe mundësi për të biseduar dhe për të vënë saktë
piketat e marrëdhënieve të së ardhmes. Shqiptarët janë në pritje të këtij
akti - të kërkimfaljes publike të serbëve.
2. Kthimi i grabitjeve 100-vjeçare të shfrytëzimit kolonial
       Kosova e kolonizuar është grabitur sistematikisht që prej një qind vjetësh
nga kolonizatori serbo-sllav.
Janë grabitur qytetarët, të cilëve u është marrë prona, duke i shpërngulur
në të gjitha periudhat deri në ditët e Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Parimi serb ka qenë dhe mbetet që shteti nuk duhet të harxhojë miliona për
t’u lehtësuar jetën shqiptarëve, por për t’i hequr qafe dhe për t’i zhdukur
sa më parë.
3. Dhënia e dëmshpërblimeve për të burgosurit, të humburit dhe të
masakruarit.
Qytetarët e Kosovës duhet të dinë se mbi 584. 000 shqiptarë, gjatë viteve
1981-1990, kanë kaluar nëpër represionin policor (përndjekje penale,
kundërvajtje, arrestime), domethënë, mesatarisht çdo ditë janë arrestuar 200
shqiptarë, kryesisht të rinj deri në moshën 25 vjeçare.
       Drejtojeni kujtesën në çdo familje shqiptare e në  rrjedhat familjare të
tyre dhe numëroni se do të gjeni plotësisht të vërtetën.
Por, të vërtetën e të vërtetave e dinë vetë serbët, e kanë në statistikat e
tyre. Le t’i deklarojnë ato dhe të shprehin ngushëllime dhe të marrin
përgjegjësi për ato që ka ndodhur, njëkohësisht, të marrin përgjegjësi për
të dëmshpërblyer sipas rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare.
4. Përcaktimi i ardhmërisë së sigurte për Preshevën, Bujanocin dhe
Medvegjën.
       A ka ndonjë shqiptar, serb apo ndërkombëtar, që nuk ka kuptuar se brenda
kufijve ligjorë të Serbisë, është një krahinë që përfshinë Preshevën,
Bujanoven dhe Medvegjën, të cilat janë treva shqiptare dhe banohen nga
popullsia shqiptare, por të cilat në rrjedhën e pushtimit janë përzier edhe
përqindje popullate serbo-sllave, me të cilët nëse nuk janë kriminalizuar,
populli shqiptar i krahinës është i aftë të bashkëjetojë pa shqetësime!?
Mendoj, se Serbia duhet të përcaktojë saktë, prerë dhe përfundimisht,
statusin e kësaj krahine, që të jetë pranuar nga ndërkombëtarët dhe
shqiptarët, e pastaj të dalim ne Kosove. Por gjithnjë duke e konsideruar
këtë krahinë si evropiane dhe duke i dhënë asaj atë që i takon, me qëllim që
të konsiderohet urë lidhëse për miqësinë midis Kosovës dhe Serbisë, nëse
ndonjëherë do të ketë mundësi që serbët të kuptojnë se ç’është miqësia, pasi
deri tani nuk kanë dhënë asnjë provë sado të vogël, se njihet ky term prej
tyre.
5. Njohja e pronësisë së shqiptarëve në Nish, Prokuplje, Kurshumli, Leskovc
dhe Vranjë, si dhe mënyrat e procedimit për kthimin dhe kompensimin e tyre
Duhet te dihet se në momentin e shkëputjes nga Turqia, rajonet Nishi,
Prokuplja, Kosanica, Kurshumlia, Pusta Reka, Leskovc, Vranjë, etj, kishin
90% te popullsise shqiptare. Le t’u referoheni statistikave te kohes.
       Unë nuk pretendoj që në ato rajone aktualisht të kthehen ish-pronarët
shqiptarë, por që pronat e tyre duhet të kompensohen plotësisht, për këtë
duhet kërkuar që të fillojë menjëherë procedura. Pra, të njihen këto prona
dhe të kompensohen ato. Asgjë nuk duhet të humbasë, çdo gjë duhet t’i
kthehet të zotit, në rastin konkret, i zoti i atyre pronave është populli
shqiptar i shpërngulur. Le t’i bëjë publike tapitë kadastrale Serbia. Nuk e
kuptoj se për çfarë mund të bisedohet jashtë të drejtës qytetare evropiane
mbi pronën. Shqiptarët dhe serbët e dinë mirë këtë. Le të jenë pra qytetarë
korrektë.
6. Njohja e detyrimeve ndaj pensionistëve, invalidëve të punës, të rënëve në
punë dhe përcaktimi i rrugëve për shlyerjen e tyre.
       Një jetë kanë punuar kosovarët në shërbim të kolonizatorit dhe kanë paguar
sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe taksat përkatëse. Ku i marrin
pensionet pensionistët? Ku i marrin dëmshpërblimet invalidët? Po familjet e
të rënëve në punë, ku e marrin mbështetjen financiare, për atë që familjari
i tyre ka investuar me gjak nën shtetin serbo-sllav, siç veprohet me
familjet e çdo qytetari të botës, që bie në punë?
       Për këtë duhet të njihet përvoja e botës së sotme dhe të jepen ato që u
takojnë atyre, që është detyrim t’u jepen.
7. Dhënia e dëmshpërblimit për dëshmorët e UÇK-së dhe për invalidët e
luftës.
U bë një luftë e madhe që u quajt Lufta Çlirimtare e Kosovës. Në këtë luftë
ranë në fushën e nderit mbi 2000 djem dhe vajza, nga më të mirët e Kosovës.
Pse ishin të detyruar këta të rinj dhe të reja të ishin në llogoret e
luftës, kur shumë mirë mund të ishin në jetën e këndshme të rinisë së tyre,
ose, në frontet e punës, për të fituar të mira materiale për vete dhe
familjet e tyre? A ka njeri që mendon se ata nuk dinin të kuptonin se
ç’është rinia? A ka njeri që mendon se ata nuk dinin ta jetonin rininë e
tyre me gjithë kënaqësitë e moshës, fuqisë dhe të bukurisë? A ka njeri që
mendon se ata nuk mund të mendonin për një jetë të gjatë, ku mund të
bëheshin gjyshër dhe të gëzonin djem e nipa, vajza e mbesa, për të krijuar
familjet dhe trashëgimitë e tyre?
       Djemtë ranë, por nuk kishin alternativë tjetër. Ose, të ishin në frontin e
luftës, ose, të ishin në varret masive të asgjësimit masiv të popullit
shqiptar. Ata preferuan me mirë të ishin përballë armëve serbe, se sa nën
tehun e ftohtë të sëpatës dhe hanxharit serb.
Në këto kushte, alternativa e vdekjes ishte alternativa që u vuri përpara
Serbia me forcave e saj ushtarake-policore, të armatosura deri në dhëmbë, me
armët e municionet më moderne të kohës. Pra, në analizë të fundit, Serbia
duhet të shprehë pendimin për këtë dhunë ushtarake-policore, të shprehë
ngushëllimet dhe të marrë përgjegjësinë për të dëmshpërblyer familjarët e
tyre për fatkeqësitë që u solli. Nëse Serbia nuk do të kishte tentuar të
asgjësonte totalisht një popull të pambrojtur, por do ta linte atë të
ndërtonte jetën dhe të ardhmen e tij, nuk do të kishte pasur nevojë për të
vendosur djemtë në llogore e për rrjedhojë ata edhe sot do të ishin pranë
familjeve të tyre.
8. Dhënia e dëmshpërblimit për shpërnguljen masive gjatë luftës së viteve
1998-1999.
Bilanci i luftës në Kosovë ishte mjaft tragjik: një  milion të deportuar dhe
dyqindmijë të tjerë që endeshin maleve. Sa të tjerë janë zhdukur në emër të
Serbisë së Madhe?
Në emër të krenarisë dhe të pastërtisë etnike serbo-sllave, u bënë akte
makabre për shlyerjen e historive familjare.
       Kaq shpejt i harroi Serbia aktet e tmerrit mbi Kosovën, që imponuan
shpërnguljen e një populli të tërë nga trojet e tij.
       Pa dëmshpërblimin e këtij akti, nga më të rëndët e shekullit të njëzetë, në
gjithë shoqërinë njerëzore, nuk mund të ketë normalitet në këtë pjesë të
Botës, që quhet Kosovë dhe Ballkan.
9. Përcaktimi dhe shlyerja e dëmshpërblimit për djegiet dhe shkatërrimet
gjatë luftës së viteve 1997-1999.
       Kush e dogji Kosovën në periudhën e viteve 1997-1999? Të gjithë e dinë -
Forcat ushtarake-policore serbo-sllave, kriminelët paraushtarakë dhe një
pjesë e popullit të kriminalizuar të serbëve të Kosovës.
       Kjo përgjegjësi a duhet të mbetet pa përgjegjës? Mendoj se jo. Prandaj,
kush mendon se duhet të bisedojë me Kosovën për të ardhmen, patjetër, në
radhë të parë, duhet të paraqesë kërkesën për vlerësimin e dëmeve në atë
periudhë dhe të dëmshpërblejë për to.
       Nuk është i kuptueshëm fakti që nuk zihet fare në gojë fakti, që Kosova
është djegur dhe shkatërruar plotësisht nga serbët, jo para një shekulli,
por vetëm para 7 vjetësh. Është shumë interesant fakti që heshtet për këto
të zeza që kanë ndodhur në Kosovë dhe po flitet sikur çdo gjë ka ardhur në
rrugën normale të një ecurie të qetë, kur gjithë bota e dinë se Kosova u bë
kjo që është, pas një luftë të madhe të djemeve të Kosovës dhe një lufte të
të gjitha forcave politike-ushtarake ndërkombëtare, nën drejtimin e SHBA-ve
dhe të NATO-s.
Në rastin konkret, serbët i kanë shumë borxhe Kosovës, kështu që le të
evidentohen e paguhen ato.
10. Kthimi i pajisjeve të policisë dhe të pushtetit te grabitura në Kosovë.
11. Kthimi i armëve, i aparaturave dhe i pajisjeve te Kosoves, te grabitura
nga armata jugosllave.
12. Kthimi i dokumenteve arkivore të Kosovës.
13. Gjetja e gjithë të zhdukurve nga burgjet dhe dhuna serbe deri në vitin
1999.
14. Dënimi politik me rezolutë nga Parlamenti i Serbisë, i luftës kundër
Kosovës dhe i shtypjes së saj.
15. Kthimi i të gjithë shqiptarëve që kanë punuar për Serbinë dhe kundër
Kosovës, për të marrë dënimin që meritojnë në Kosovë.
16. Kthimi i vlerave kulturore, shkencore, arkeologjike dhe historike të
Kosovës.
17. Heqja dorë nga politika mashtruese dhe denigruese për popullin shqiptar
dhe nga propaganda antishqiptare në opinionin ndërkombëtar.
Përfundim: Të gjithë duhet të kuptojnë se fqinjësia e mirë është vetëm
rezultat i mirëkuptimit dhe asgjë tjetër nuk mund ta sigurojë atë.
Mirëkuptimi nuk mund të prodhohet me hile, nuk mund të prodhohet me injorim
të partnerit, nuk mund të prodhohet me mohim të ekzistencës së fqinjit. Po
kështu. tregtia e gjerë ndërshtetërore Kosovë-Serbi është vetëm produkt i
barazisë dhe ndershmërisë. Pa barazi dhe ndershmëri nuk mund të bëhen as
pazare, nuk mund të zihet besë dhe nuk mund të ketë siguri. Të njëjtin çmim
bart edhe diplomacia e ndërveprimit Kosovë-Serbi, që është domosdoshmëri e
stabilitetit. Këto kërkesa janë domosdoshmëri e së ardhmes. Të ardhmen e ka
në dorë vetë populli i Kosovës, dhe askush nuk duhet të marrë asgjë nga
atributet e tij.
Pra me duket se nga sa shprehemi me siper, del nje precedent, sikur i kemi
ndonje borgj Serbise dhe jo sikur po largohemi nga kolonizimi i saj. Prandaj
edhe duhet qe te gjithe shqiptaret, intelektualet, politikanet, djemte dhe
vajzat, serbet dhe evropianet, grupi i kontaktit, Keshilli i Sigurimit te
OKB-se dhe vete zoti Ahtisari duhet ta mbajne parasysh kete qe shprehem me
larte, pasi keshtu mund te vendosin drejtesi nese duan. Nese pyesin serbet e
Serbine ata do te thone: “Kosova eshte toka jone”. Dihet qe keshtu, pasi
asnjehere nuk e kane kuptuar se Kosova eshte prone e popullit te Kosoves.
Ata kane dashur gjithnje vetem token e zeze. Mos harroni deklarimin e tyre:
“Parimi serb ka qenë dhe mbetet që shteti nuk duhet të harxhojë miliona për
t’u lehtësuar jetën shqiptarëve, por për t’i hequr qafe dhe për t’i zhdukur
sa më parë”. Prej te cilit nuk kane hequr dore.
       Duke u njohur me pakon Ahtisari, paraqitur ne Prishtine me 2 shkurt 2007
nen titullin “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e
Kosovës”, duket se me gjithe dispozitat e pranueshme ne permbajtjen e saj,
duket se duhet sqaruar se ka edhe mjafte probleme, per te cilat duhet
mbajtur qendrim. Ne menyren si eshte shprehur kjo dispozite serioze, duket
se eshte nisur me teper per te marre me te mire Serbine.
       Te kuptohet nga te gjithe, qe Kosova nuk eshte vellai i shprishur i
Serbise, te cilen ajo po e hedhe jashte nga shtepia. Jo, Kosova eshte ndare
nga Serbia me lufte, me lumenje gjaku, me dhjetra mijera te vrare, me
qindramije te shperngulur e masakruar. Kjo te kuptohet mire, pasi duket se
po bisedohet sikur cdo gje mund te kalohet thjeshte. Mos harroni pronari i
Kosoves eshte populli kosovar, askush tjeter. Degjoni c’thote pronari.
       Pretendimet qe shpreh per kete projekt jane si vijon:
1. Qe ne fillim ne dokument shprehet se “Kosova do të jetë shoqëri
shumetnike”.  Dakort nese jane kushte nderkombetare per te gjithe. Por ketu
po shprehemi per Kosoven qe shkeputet ne Serbia, po per Serbine qe mban
brenda vetes rreth 500 mije shqiptare, pa folur per etni te tjera, a nuk
eshte shoqeri shumetnike? A nuk duhen vene kushtet per te gjithe ne momentin
e ndarjes?
2. Ne vazhdim: “Kosova do të miratojë Kushtetutën ... e cila do të promovojë
bashkëjetesën paqësore”. Me terheqe vemendjen nje kerkese e tille, prandaj
edhe bej pyetjen: Po te tjeret si e kane kushtetuten? Kosova e di se do te
shkoje ne rrugen e integrimit evropian, pa nje kushtetute demokratike nuk
mundet te shkoje, pse ky kusht? A nuk eshte nje lloje si shtetet e tjera?
Mendoj se ka nevoje per t’u sqaruar fakti pse eshte kushtezuar kjo detyre.
3. Me poshte: “Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe”.
Perse? Kush eshte i interesuar te mesoje serbisht? Ne nuk ua ndalojme ate
serbeve, por mjafte ua kemi diktuar shqiptareve. Ne Serbi a do te kete gjuhe
zyrtare gjuhen shqipe, sepse atje ka shqiptare? Po keshtu duhet pare nese ky
kusht bazohet ne ligjet nderkombetare, apo eshte thjeshte nje deshire per te
perkdhelur serbet e Serine.
4. Ne vazhdim dokumenti shprehet: “Kosova do të ketë simbolet e veta të
veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilat
pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj”. Cdo te thote kjo, a mos ka nje
kusht te tille ne Serbi? Po, do te bejme te gjitha ato, qe do te beje Serbia
per shqiptaret ne trojet e tyre ne Serbi. Kjo per faktin se duket sikur
Kosoves po tentohet ti zhduket morali i saj historik e kombetar. Nuk eshte e
drejte kjo dhe nuk duhet lejuar edhe nga negociatoret, te cilet nuk jane
pergjegjes te vetevetes, por te kombit dhe historise se kaluar e te
ardhmshme.
5. Nje nen tjeter shpreh: “Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale
ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim
me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti”. Duket sikur po vendosen disa
dogma. Nuk mund te vihen kushte te tilla. Kush ka marre pergjegjesine te
diktoje popullit te Kosoves? Ku eshte vetevendosja si institucion
nderkombetar i te drejtes se njeriut? Apo per shqiptaret ka mendime ndryshe.
6. Per kthimin e pronave dokumenti shprehet: “Të gjithë refugjatët dhe
personat e zhvendosur nga Kosova do të kenë të drejtën e kthimit dhe
kërkimit të pronës së tyre dhe posedimeve personale, në pajtim me ligjet
vendore dhe ndërkombëtare”. Mirepo ku jane librat e pronave? A e di Kosova
se sa abuzime mund te behen me ta? Ky mendoj se mund te shfrytezohet nga
Serbia si nje kurth. Duhet bere kujdes, duhet pastruar mire kjo ceshtje.
Duket sikur te shperngulur konsiderohen vetem serbet. Po shqiptaret qe jane
rreth nje milion ne Evrope e Amerike? Edhe ata do te kthehen.
8. Me vjene keq kur lexoje qe me kerkesen e me poshtme dokumenti e ve
Kosoven ne nje nivel me Serbine: “Kosova dhe Republika e Serbisë, në pajtim
me normat dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare, do të ndërmarrin të
gjitha masat e duhura për të përcaktuar dhe ofruar informata sa i përket
identitetit, vendndodhjes dhe fateve të personave të zhdukur, në bashkëpunim
të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe partnerët
tjerë relevantë ndërkombëtarë”. Besoj se askush nuk eshte kunder
bashkepunimit, sidomos per ceshtje te tilla humane. Por si mund te
bashkepunohet me Serbine e cila i di mire te zhdukurit se i ka zhdukur vete,
jo nje nga nje por si ne kohen e fashizmit me mjiera njeheresh, duke i
transportuar me trena. Ndersa shqiptaret nuk e di si mendohet se mund te
kene zhdukur serbet. Megjithate bashkepunimi duhet te jete ne nivelin me te
larte. Ama mos mendoni se do te beje te njejeten gje Serbia. Prandaj edhe me
vjene keq qe ky problem trajtohet si shume paqesor per agresorin.
9. Per mua eshte trajtuar ne menyre te gabuar dhe duhet korigjuar ceshtja e
fese dhe ne menyre te vecante e kishes orthodokese te Kosoves. Le te citojme
sa thuhet ne nje nen: “Kosova do të sigurojë autonominë dhe mbrojtjen e të
gjitha konfesioneve fetare dhe tërësisë së objekteve fetare brenda
territorit të saj”. Pse nuk sqarohet, kjo do te jete vetem per interesin e
Kosoves, jo per interesin e Serbise. Ndoshta mund te kihet parasysh dhe te
sqarohet qe ato institucione do te ruhen per interesin kulturor te Kosoves
dhe per shfrytesim sipas perkatesise fetare nge komuniteti i popullit te
Kosoves.
Me poshte: “Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), përfshirë klerin dhe
pjesëtarët, aktiviteteve dhe pronave të saj, do t’i ofrohet siguri shtesë
dhe masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të drejtave, privilegjeve dhe
imuniteteve të tyre, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje”.
Nuk me duket fare normale. Nuk ka kishe serbe ne Kosove. Por ka kishe
orthodokese te Kosoves, sic ka edhe kishe katolike dhe xhami te myslimaneve.
A mos do te duhet qe ne te ardhmen te arrihet ne themelimin e kishes
orthodokse te Kosoves? Pse keshtu, kur mund te themelohet tani bashke me
shtetesine e Kosoves? A mos duhet te thuhet edhe kishe katolike serbe dhe
gjami serbe? Duhet te shpjegohen ata qe jane marre me keto formulime. Keto
formulime realisht jane abuzive. Theksoj arthodoksia ne perkete me shume ne
shqiptareve se sa serbeve, te cileve ne ua kemi dhene. Cdo te thote ne
Kosove Kishe Orthodokse Serbe?
Ose ne vijim: “Kisha Orthodokse Serbe do të jetë e vetmja pronare e pronës
së saj në Kosovë”. Pse kush eshte kjo kishe serbe qe dashka prona ne Kosove?
A mos duhet te kete kisha orthodokse shqiptare prona ne serbi? Ndoshta po
pasi mjafte prej siperfaqeve serbe jane ish troje shqiptare. Pra te fiksohet
edhe kjo ne ligj. Duket sikur kisha serbe dashka te behet pronare e Kosoves.
Me duket pa vend te jepen definicione te tilla. Me vjene keq per ata
negociator te Kosoves qe nuk e kane sqaruar zotin Ahtisari per kete problem,
dhe e kane lene te sjelle nje propozim te tille.
Prandaj ne dokument shkohet deri atje sa te theksohet: “Përfaqësuesi Civil
Ndërkombëtar (PCN) do të themelojë një Këshill Implementues dhe Monitorues
(KIM), i cili do të monitorojë dhe ndihmojë zbatimin e plotë të dispozitave
dhe masave mbrojtëse të posaçme të cilat i ofrohen KOS dhe lokacioneve
fetare e kulturore Serbe, siç parashihet me Aneksin V të kësaj
Marrëveshjeje”. Interesant, po si ka mundesi qe nuk themelohet nje Këshill
Implementues dhe Monitorues per te gjetur pronat shqiptare por ato serbe,
kush e kishte pushtuar ate toke serbia apo Kosova e kishte pushtuar Serbine?
A shikohet se c’gabime te medha po behen vetem se zoti Ahtisari nuk eshte
sqaruar? Jame i bindur se po te sqarohet ai do te kuptonte mire se ne Kosove
gjithecka i perkete Kosoves, qe nga historia, kultura, pasuria, etj.
10. Besoj se gjithekush e kupton sa qesharak eshte neni qe ka permbajtjen si
vijon: “Të gjitha borxhet e Republikës së Serbisë të cilat i ngarkohen
Kosovës, si rezultat i procesit të alokimit të borxheve, siç parashihet me
Aneksin VI të kësaj Marrëveshjeje, do të konsiderohen detyrime financiare të
Kosovës”. Ne duam qe Serbia te na ktheje ato qe na ka grabitur e qe na ka
borgj, ndersa ketu flitet qe Kosova do te marre persiper te paguaj borgjet e
Serbise. Seriozisht nuk e kuptoj llogjiken e ketij neni dhe ajo qe me
shqeteson me shume nuk e kuptoj llogjiken e negociatoreve te Kosoves, si e
kane pranuar nje fakt te tille qe eshte shume abuziv. Dihet qe per kete
ceshtje eshte diskutuar ne bisedime. Kurre nuk kisha menduar se mund te
dilte dikush e te formulonte ne nen te tille per Kosoven qofte ky edhe i
nderuari zoti Ahtisari.
11. Me duket e pranueshme dhe shume logjike kerkesa: “Kushtetuta e Kosovës
do të konfirmojë që Kosova nuk ka fe zyrtare dhe që do të jetë e paanshme në
çështjet e orientimeve fetare”. Eshte shume e drejte per arsye se atje ka
tre fe dhe asnjera nuk mund te jete zyrtare sepse dominon mbi te tjerat, por
nuk kuptohet, cdo te thote “Kosova nuk ka fe zyrtare”, ndersa duhet te jete
pergjegjese per themelimin e nje feje zyrtare serbe ne Kosove? A mund te
konsiderohet normalitet ky fakt? Mendoj se ata qe e kane pranuar nje fakt te
tille duhet te bejne korigjimet perkatese.
       12. Me tej lexojme ne dokument: “Do të parashikojë të drejtën e të gjithë
qytetarëve të ish Republikës Federative të Jugosllavisë të cilët kanë qenë
banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar të vitit 1998 dhe pasardhësve të
tyre të drejtpërdrejtë për ta fituar nënshtetësinë e Kosovës, pavarësisht
nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe çfarëdo nënshtetësie tjetër që ata mund
të kenë”. Shume dakort, por duhet bere pyetja: Po ata shqiptare qe kane
marre rruget e botes si te perndjekur politike nga Serbia gjate 100 vjeteve
te kolonizimit qe kane pronat e tyre ne Kosove dhe ne Serbi si do te
trajtohen? Pse merren vetem serbet ne mbrojtje? Kush do ti mbroje
shqiptaret? Me duket se eshte nje arsyetim i njeanshem. Mendoj se eshte nje
problem qe duhet te jete ne vemendjen e negociatoreve per zgjidhje, pasi do
te na ndodhe si me pronat e Cameve ne Greqi, qe nuk po gjene zgjidhje akoma,
prej 100 vjetesh.
13. Kur flitet per veprimtarine e parlamentit, nder te tjera me shume
terheqe vemendjen formulimi: “Për miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e
ligjeve të paraqitura si në vijim do të kërkojnë shumicën e anëtarëve të
pranishëm të Kuvendit gjithashtu edhe shumicën e anëtarëve të Kuvendit të
cilët mbajnë ulëse  të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e
komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë”. Shikoni me vemendje sa
interesant duket ky kusht, kur shihet se eshte ndertuar ne menyre te tille,
qe po nuk deshen serbet kuvendi nuk mund te miratoje asnje ligj. Normalisht
mund te kete edhe momente qe minoriteteve tu jepet force ligjore, por kjo
mund e duhet te ndodh vetem ne rastet kur ligji ne fjale lidhet direkt me
jeten e veprimtarine vetem te minoritetit.
14. Citojme nga ligji: “Kosova do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme
për të mbrojtur personat të cilët mund të jenë objekt i kërcënimeve apo
veprave të diskriminimit, armiqësisë apo dhunës si rrjedhojë e identitetit
të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar”. Shume mire kjo per
kushte normale. Por nuk kuptohet, si do te ndodhe, kur ne Kosove do te
vendoset, ai qe deri dje ka vrare shqiptare, ai qe njihet nga te gjithe per
krimet e tij dhe tani vjene te banoje prane atij, qe i ka vrare gjithe
familjen. A ka mundesi te ruhet gjakftohtesia, kur hidhet ideja se ai nuk do
te mund te preket as nga ligji pasi do te kete mbrojtje te vecante sipas
ketyre ligjeve qe na referohen ne kete pakete statusi? Me thene te drejten
duhet pare ky problem pasi nuk me duket se cdo gje do te shkoje normalisht.
Nese do te tentohet qe Kosova te behet strehe e krimineleve serbe, nuk mund
te jepet siguri.
       15. Jame dakort te kete kopetenca pushteti lokal. Por kopetencat duhet te
jene deri ne ate mase, sa mos te cenojne strategjine e qeverise se Kosoves
per zhvillimin ekonomik, zhvillimin e planifikimin urban, Përdorimin dhe
zhvillimin e tokës, Implementimin e rregulloreve të ndërtimit dhe
standardeve të kontrollit të ndërtimit, mbrojtjen e mjedisit, etj. Ndersa
sic eshte shprehur projekti, decentralizimi, duket se hyne shume ne
kopetencat e qeverise dhe prishin ekuilibre strategjike. Mendoi qe
negociatoret ti kushtojne vemendje edhe ketij problemi.
       16. Me gjithe konsideraten per te nderuarin Ahtisari, ne vazhdim te ketij
drafti duket se kur vjene puna per procesin arsimor te serbeve ne gjuhen
serbe ne Kosove, ligjerohen disa praktika qe do te jene problematike per te
ardhmen, Konkretisht thuhet: “Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën
serbe mund të zbatojnë planprograme apo tekste shkollore të hartuara nga
Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas njoftimit ndaj Ministrisë
së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Negociatoret duhet te kene
parasysh se ne praktiken serbe per shqiptaret ndonjehere nuk eshte thene
ndonje fjale qe te jete miqesore. Ne gjithe historine njihet vetem
propaganda antishqiptare e denigrimit shqiptar, e mohimit te historise
shqiptare e mohimit te kombit shqiptar e mohimit te intelektit shqiptar,
etj. Pra edhe kur Serbia te perpiloje tekste si ato qe ka aktualisht me
pjese te konsiderueshme kunder shqiptare dhe te mbjelljes se urrejtjes
nderetnike, ne Kosove sipas ketij drafti do te jepen per shkollat ne komunat
serbe. Eshte vertete nje premise per nje te ardhme gjithe konflikte ne
Kosove midis etnive, si rrjedhoje e nderhyrjeve te Serbise ne punet e
brendeshme te Kosoves, duke e patur te ligjeruar.
17. Me poshte lexojme: “Komunat (eshte fjala per komunat me popullsi serbe)
do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me
komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së
Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës
financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin
e kompetencave komunale”. Mendoj se duhet sqaruar sepse nuk ka mundesi qe
per filozofine e ndertimit te shtetit do te punoje shteti i Kosoves, ndersa
per ta implementuar do te punoje ne Kosove shteti i Serbise? Ky eshte
paradoks. Nese ka dicka qe vertete duhet bashkepunuar le te bashkepunohet,
por duke sanksionuar gjithecka sakte dhe qarte. Ndoshta dikush do te mendoje
se ka hapsire duke u bazuar tek shpjegimet ne draft si vijon: “Komunat do të
njoftojnë Ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal të Kosovës
paraprakisht për çfarëdo qëllimi për t’u angazhuar në një bashkëpunim të
tillë. Njoftimi do të përfshijë draft marrëveshjen ndërmjet të komunës dhe
institucionit partner të propozuar të Serbisë”. Por kjo eshte nje lloje
sikur njoftojme komshiun se do te leme shtepine vetem e te kujdesen qe mos
te na demtohet gje. A keto do te jene marrdhenjet e shtetit te Kosoves me
Banoret e Kosoves? Me ata qe seriozisht jane banore te Kosoves?
       18. Sipas ketij projekt ligji jane krijuar gjashte komuna te pastra me
popullsi serbe. Mendoj qe negociatoret duhet te jene te kujdeseshem pasi
vertete me duket se keto krijesa jane bere artificialisht e ne shqiptareve
gjithnje na kane sjelle probleme pikerisht artificializmat. Eshte a normale
te kerkosh sot ne Kosove zona te pastra per serbet apo me serbet. Nuk mendoj
se do te vazhdoje akoma kolonizimi serb ne Kosove. Tashme eshte detyre ti
thuhet mjafte Serbise e gjithkujt qe i behet bisht. Negociatoret Duhet ta
sqarojne mire kete problem pasi nuk me duket normal e do te sjelle probleme
ne te ardhmen.
       19. Ne nenin ku krijohet Këshilli Gjyqësor i Kosovës me 15 anetare te bene
pershtypje qe komuniteti shqiptar do te kete 5 gjyqtar, por qe duhet te
perzgjidhen qe te jene te pranueshme per strukturat nderkombetare ne Kosove.
Ndersa 6 do ti kene minoritetet dhe 2 nderkombetaret. Domethene shqiptaret
me 92% popullsi do te perfaqesohen vetem 38%. Eshte vertete shume e
cuditeshme kjo praktike.
       Dhe me poshte: “Të gjithë anëtarët e KGJK-së duhet të posedojnë kualifikime
relevante profesionale dhe përvojë të nevojshme për punën e KGJK-së”. Po
nese pretendohet se nuk ka persona te specializuar ne shkallen e duhur nga
minoriteti serb, mos duhet te merren nga Serbia sic kemi marre Janollatosin
ne ne Greqi?
       20. Edhe nje here per Kishen Orthodokese, pasi per cudi ze nje vend shume
te gjere ne kete draft, konkretisht drafti shprehet: “Kisha ortodokse serbe
(KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje dhe gëzim të të drejtave të veta,
privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë Aneks”. Duhet te
kihet parasysh se Kisha orthodokse eshte pasuri kulturore e Kosoves. Termi
“Kisha Orthodokse Serbe” eshte abuzim, sic po tentohet te quhet greke kisha
orthodokse shqiptare ne Republiken e Shqiperise. A mos ne Evrope ka ndonje
semundje antishqiptare qe duan ta quajne popullin shqiptar inekzistent, apo
ndoshta ndonje pjese populli pa origjine? Me thene te drejten nuk duhet
lejuar nje dukuri e tille pasi po e rendon mjafte moralin e popullit
shqiptar ne hapsiren shqiptare ballkanike. Kisha orthdokse, kisha katolike
dhe xhamia jane pasuri e Kosoves dhe do te administrohen, shfrytezohen dhe
ndertohen vetem nga populli i Kosoves. Apo sipas ketij koncepti do te vije
te marre Vatikani kishen katolike e Iraku apo dikush tjeter xhamite. Shaka
te tilla me kulturen tone nuk duhen lejuar. Nese u bene disa veprime
kuptohet jo normale me disa kisha orthodokse te ndertuara nga Miloshevici
edhe atje ku nuk duheshin, kjo nuk do te thote se duhet ti merret krejt
kisha Kosoves e ti jepet Serbise.
Dhe ne vazhdim thuhet: “Kosova do ta njeh Kishën ortodokse serbe të Kosovës,
duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për
qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës ortodokse serbe me seli në
Beograd”. Si ka mundesi te arrihet seri atje sa te tentohet te shkaterrohet
nje kulture popupore per hire te interesit te Beorgadit? A ka moter kjo
praktike qe te pranohet per Kosoven? A ka ndonje vend tjeter qe kishen ta
kete me strukture dhe seli jashte vetes?
       Lexoni nenet qe shihen qarte se jane paradoksal: “Kosova do ta respektojë
emrin edhe organizimin e brendshëm të Kishës ortodokse serbe, duke përfshirë
këtu edhe hierarkinë dhe aktivitetet e saj”. Ose me poshte: “Kosova garanton
që prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe pasura tjetër e Kishës
ortodokse serbe, është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt i
eksproprijimit”. Kisha eshte ndertuar ne token e Kosoves per popullin e
Kosoves dhe do ti sherbeje atij populli prandaj edhe eshte prone e tij jo e
dikujt tjeter sic pretendohet te nxiret ne kete draft. Sepse keshtu po na
del qe vetem nepermjet kishes po i leme Serbise te drejten e pronesise mbi
10% te siperfaqes se tokes se Kosoves. Kjo eshte si puna e gozhdes se
Nastradinit. Jo, askush nuk duhet lejuar te jete pronar i tokes se Kosoves
jashte kosovarevet.
       Duke vazhduar me Kishen Orthodokese prap lexojme: “Kisha ortodokse serbe në
Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin
e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të
kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të
Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e
urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të
rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin”. Pse serbet e Kosoves
konsiderohen ne kete propozim si nje strukture jashte Kosoves? A mos po
duket se po bejme nje mashtrim e arrnim? Ne cdo rast per serbet flitet si
per dike jashte Kosoves, jo nje lloje si per gjithe popullin e Kosoves.
Eshte detyre e grupit negociator te Kosoves te mos binden per arrnime te
tilla shume problematike. Deklarim me te rende per Kosoven e pronen e saj se
shpreja “...objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të
Republikës së Serbisë” nuk ka. Pra nese negociatoret nuk jane ne gjendje te
mbrojne pronesine e Kosoves le te therrasin popullin ne ndihem. Populli nuk
eshte vetem per te brohoritur, por edhe per te ndryshuar gjendjen kur ajo
degradon, si ne kete rast.
       A eshte normale te thuhet: Kosova do t’i ofrojë Kishës ortodokse të Serbisë
privilegje doganore dhe tatimore, krahas atyre privilegjeve të cilat i
gëzojnë të gjitha fetë e Kosovës”, Pse feja orthodokse a nuk eshte fe e
Kosoves?
Ose me poshte: “Kishës ortodokse serbe, manastireve dhe kishave të saj, dhe
objekteve tjera fetare dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për komunitetin
serb të Kosovës, do t’i ofrohet siguria e nevojshme”. Te jete e qarte se nuk
mund te kete asnje ruajtje e siguri nga askush nese nuk quhen keto objekte
si pjese e kultures kosovare. Kultura e nje vendi te huaj sipas ketij
koncepti nuk ka pse instalohet ne Kosove dhe ne asnje vend tjeter. Ky eshte
nje lloje abuzimi per hater te Serbise. Nese lejohen ligjerime te tilla do
te kete probleme te vazhdueshme.
       Pse duhet te jete ne ligj kjo kerkese: “Kosova do të garantojë lirinë e
lëvizjes për klerin dhe anëtarët e Kishës ortodokse serbe brenda Kosovës dhe
sipas nevojës do të ofrojë aranzhime të nevojshme sigurie për këtë lëvizje”.
Mendoj se nuk ka fare nevoje. Askush nuk do te merret me kleriket. Por me
kleriket e Kosoves, jo me kleriket e Serbise. Serbia le ti mbaje kleriket e
saj ne serbi. Ne Kosove kleriket le te jene nga serbet e Kosoves dhe nga
shqiptaret e Kosoves ose te tjeret por vetem te Kosoves. Instalime fallse
nuk kemi pse bejme.
       Jane pikerisht fallsitetet ne kete fushe qe arrihet deri atje sa te
shprehet: “Këshilli implementues dhe monitorues (KIM) do të themelohet, dhe
do të thirret rregullisht për të monitoruar dhe lehtësuar zbatimin e
dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, që ka të bëjë me mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë”. A nuk eshte ky vewrtete
nje skandal? C’do te thote mbrojtje e trashgimise kulturore serbe ne Kosove?
Nuk kuptoj si ka mundesi te kete llogjike te tille? A mos dyshohet per
autoktonine dhe lashtesine e popullit shqiptar ne trevat e Kosoves?
Dhe prap: “Përveç kryesuesit, KIM do t’i ketë shtatë (7) anëtarë tjerë. Nder
ta edhe “Kisha ortodokse serbe”. Ne asnje menyre nuk mund te ndodhe kjo.
Kisha ortodokse serbe nuk mund te jete prezente ne mbrojtjen e vlerave
kulturore te Kosoves. Kosova nuk ka asnje lidhje me Kishen ortodokse serbe,
kisha orthodokse eshte e Kosoves, duhet te sqarohet mire ky problem e te
hiqet nga mendja se mund te mbahen vartesi te Kosoves nga Beogradi, qofte
kjo edhe Kisha Orthodokse Serbe. Kjo ceshtje ka per te sjelle probleme te pa
fund.
       21. Drafti ligjor i Zotit Ahtisari merr persiper te ligjorje qe Kosova te
marre persiper te paguaj edhe borgjet e Serbise. Me duket interesant ky
moment per faktin se Kosova paska borgje pse ka qene e pushtuar, paska
borgje pse eshte shfrytezuar, paska borgje pse eshte vrare e masakruar,
paska borgje pse eshte tjetersuar ne nje siperfaqe te madhe te tokes se saj,
paska borgje pse asgje nuk eshte investuar mbi te, jo nga borgjet, por as
nga pasuria e saj.
       22. Persa u perkete kufijeve te Kosoves thuhet: “Territori i Kosovës do të
definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda
Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto
vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga
marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë
dhe Republikës Federative  të Maqedonisë më 23 shkurt 2001”. Me duket se nuk
eshte me vend te veme dore mbi ate teritor qe eshte lare me gjak nga UCK-JA.
Nuk eshte e arsyeshme te ti lihet e drejte Serbise te marre vendime per
Kosoven pas vitit 1999.
       23. Thuhet qe do te krijohet Forca e Sigurise se Kosoves. Mire kjo. Po pse
thuhet qe: “TMK-ja do të shpërbëhet”. A eshte normale te kerkohet nje e
tille shperberje? Per mendimin tim kjo eshte nje lloje si te besh tradheti
kombetare. TMK dihet publikisht qe eshte pasardhese e UCK-se. Nuk eshte e
fshehte kjo. Prandaj edhe nuk duhet pranuar.  Nuk mund te shperbejme vlerat
tona. UCK-ja eshte vlere kombetare. Kush e ka frike le te largohet nga
politika e nga terreni qe i perkete asaj. TMK-ja ka 7 vjete qe stervitet dhe
i sherben Kosoves. Ajo kete moment ka pritur qe te kthehet ne ushtri te
Kosoves. Ndersa ne sot tentojme ti themi qe ti TMK nuk do te jesh me, ti nuk
do te ekzistosh. Kjo Jo.
24. Se fundi lexojme ne draftim e zotit Ahtisari qe vihet detyre te
perpilohen ligje per probleme nga me te ndryshmet. Shume mire edhe “ligj per
themelimin e zonave te mbrojtura” sic kerkohet le te behet. Por a nuk duhet
ligj edhe per: Per statusin e Familjes Jashari; Per statusin e Luftes
Clirimtare te Kosoves; Per statusin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves; Per
statusin e veterantit te Luftes Clirimtare te Kosoves; Per statusin e
invalidit te Luftes Clirimtare te Kosoves; Per statusin e Deshmorit te
Atdheut; Per veprimtaret dhe luftetaret per ceshtjen kombetare nga viti 1912
e deri 1981, etj.

Tirane, 10 shkurt 2007.