XHEVAT BISLIMI-Rykeri, Kurtisi dhe soji i tyre të
DEPUTET I KUVENDIT TE KOSOVES :
Rykeri, Kurtisi dhe soji i tyre të padëshiruar në
Kosovë
“Komandanti i policisë ka besimin tim”, përsëriste dje me cinizëm
(përbuzje) për jetën e shqiptarëve, Kryeadministratori i Kosovës, Ryker.
“Kurtis ka bërë punë të shkëlqyer”, deklaronte të njëjtën ditë zëvendësi i
Rykerit, Shuku. Nuk dallojnë shumë edhe deklaratat e kryeinstitucionalistëve
dhe politikanëve të mjerë (kolaboracionistëve) të Kosovës… Pas këtyre
deklaratave qytetari i Kosovës, të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota e ka të
qartë se masakra e 10 shkurtit është vepër e “shkëlqyer” e Rykerit, Shukut,
Kurtisit dhe Grupit negociator… Prandaj, këta zotërinj, që erdhën në Kosovë
me qëllim që të na sjellin “demokracinë” dhe “qytetërimin” tashmë janë të
padëshiruar nga cdo qytetar normal i Kosovës. Janë të padëshiruar, sepse në
vend të lirisë po vendosin robërinë moderne (neokolonializmin), në vend të
përparimit po thellojnë prapambetjen, në vend të zhvillimit po shkatërrojnë
ekonominë dhe pasuritë e Kosovës, në vend të demokracisë po vendosin
diktaturën ushtarako-policore, në vend të shtetit ligjor po dëshmojnë
voluntarizmin represiv, në vend të integrimeve shqiptare po kërkojnë dhe
punojnë për përjetësimin e copëtimit të tokës shqiptare, të Shqipërisë
Natyrale. Meqë, Kosova dhe populli i saj nuk ka “fuqi” t’i arrestojë dhe
burgosë, është mirë që një orë e më parë të ikin nga Kosova. Vendet dhe
drejtësia e vendeve nga kanë ardhur duhet të merret me ta. Këta njerëz, që
qenkan kënaqur, dhe sipas deklaratave të tyre, paskan planifikuar masakrën e
Prishtinës të 10 shkurtit, duhet të përgjigjen për terrorin, vrasjet dhe
plagosjet e shumëta dhe të rënda jo vetëm të asaj dite. Kurse me
bashkautorët e tyre vendës do të merret një ditë drejtësia e kombit
shqiptar…
Për ngjarjet e 10 shkurtit Shuku u përpoq të fajsojë edhe protestuesit
që, sipas tij, paskan ardhur nga jashtë, nga shtetet fqinje. Vërtetë e
cuditshme! Shuku dhe të tjerët si ai, që kanë vërshuar (shkatërruar) Kosovën
kanë filluar të ndjehen se janë vendin e tyre, kurse shqiptarët e Tetovës
dhe të viseve të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë po i quajnë të huaj!! Hajde
Shuk hajde! Këtij zotërie dhe të gjithë bashkëmendimtarëve të tij duhet t’u
thuhet qartë se janë të huaj dhe tash edhe të padëshiruar në Kosovë, kurse
shqiptarët e cilës do krahinë janë të dëshiruar dhe në vendin (atdheun) e
tyre në cdo cepë të tokës që quhet shqiptare, pra edhe në Kosovë.
Arrestimi dhe dënimi i shumë të rinjëve (fëmijëve) të moshës 18 vjecare
është dëshmia më e mirë e cmendurisë së kësaj diktature ushtarako-policore
dhe Grupit të unitetit. Kurse përpjekjet për ta dënuar Albin Kurtin provojnë
frikën që ka mbjellë ky njeri dhe Lëvizja e tij te despotët vendorë dhe
ndërkombëtarë. Dëshira e sëmurë për ta dënuar ose likuiduar Albin Kurtin nuk
e ndihmon qetësimin e gjendjes dhe as zgjidhjen e problemeve, sepse nuk
prodhues i kësaj gjendje nuk është A. Kurti dhe Lëvizja e tij, por “elita”
politike e Kosovës, tash Grupi negociator, dhe qarqet e caktuara
ndërkombëtare që e kanë mbështetur atë. Albin Kurti dhe të gjithë të
arrestuarit duhet të lirohen menjëherë. Vendin e tyre duhet ta zënë ata që
vranë dhe masakruan rininë dhe popullin tonë. Kjo është zgjidhja. Po
trumbetohet me të madhe se policia do të bëjë hetime të “paanshme” për
masakrën e 10 shkurtit! Është e qartë se ata që planifikuan dhe ekzekutuan
vrasjen, plagosjen dhe terrorin nuk mund të hetojnë veten e tyre. Për këtë
cështje do të duhej të mblidhej urgjentisht Kuvendi i Kosovës (nëse ka mbet
t’i besohet) dhe të krijonte një Komision hetimor të pavarur. Hetimi jo
vetëm I këtyre vrasjeve dhe plagosjeve dhe ndëshkimi I krimit dhe
kriminelëve dhe I planifikuesëve dhe mbështetësve të terrorit ka rëndësi
jetike për të ardhmen e qetë dhe paqësore të të gjithë neve. Përdorimi I
armëve dhe maskrimi I qytetarëve duarthat dërgon mesazhe të rrezikshme për
“bashkëjetesën” paqësore midis popullit dhe pushtetit e pushtetarëve të
sotëm
Prishtine, 14 shkurt 2007.