ADEM DEMACI :E verteta e Kosoves eshte Platforma e

15.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

ADEM DEMACI :
                     E verteta e Kosoves eshte Platforma e Vetvendosjes


Adem Demaçi, njëri prej aktivistëve më të mëdhenj për mbrojtjen e të
drejtave të njeriut, tash anëtar i Lëvizjës Vetëvendopsje, thotë se E
vërteta për Kosovën është kjo e Vetëvendosjes.
E vërteta dhe zgjidhja është, vetëvendosja, ku populli do të vendosë për
veten e vet, dhe jo të vendosë dikush tjetër nëpër kancelaritë e tyre dhe të
mundohet të ndajë drejtësi, (pak për neve pak për ata), e të mos zgjidhet
problemi.
Kjo do të thotë që të mbetet rreziku që Kosova sërish të shndërrohet në një
vatër të re të gjakderdhjeve.
Vetë formulimi i shpejtë i vlerësimit se demonstratat e lëvizjes
Vetëvendosja ishin të dhunshme, tregon se pushteti, edhe përfaqësuesit e
pushtetit real dhe këta të pushtetit formal, që janë vegla dhe vasalë të
tyre, kanë qenë të përgatitur për ta shkaktuar dhunën.
Prandaj kanë pasur nevojë që këto protesta, më paqësoret të mundshme, t'i
shpallin të dhunshme dhe të palejueshme dhe prandaj ne kemi vepruar kështu
siç kemi vepruar.

Prishtine, 15 shkurt 2007.