Beqir ELSHANI-UNMIKU VRET VULLNETIN E POPULLIT SHQ

15.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

UNMIKU VRET VULLNETIN E POPULLIT SHQIPTAR
Shkruan: Beqir ELSHANI
Kosova vazhdon të jetoj nën kërcënimin e thikave serboçetnike, kjo po ndodh
për shkak të gabimeve strategjike të diplomacisë evropiane dhe
ndërkombëtare. Tetë vjet me radhë Serbia tregoi se nuk e ka ndërmend të heq
dorë nga ripushtimi i Kosovës, që do të thotë se në vend të paqes dëshiron
luftën për vazhdimin e kolonizimit të Kosovës. Më në fund erdh emisari
special i KS të OKB-së, Marti Ahtisari, me Planin për Kosovën pa shtet, pa
flamur, pa ulëse në OKB dhe shumë kërkesa elementare të Kosovës. Erdh
ndërmjetësuesi i OKB-së, Ahtisari, i cili me siguri është habitur, kur
qeveria e Kosovës pa hezitim e pranoi Planin që më së shumë flitet për
pakicën serbe nën mbikëqyrjen e Serbisë imperialiste. Prandaj në vend se
Serbia kriminale të dënohet për vrasjet e shkaktuara në Kosovë, ajo po
shpërblehet për rikolonizim me mjete diplomatike. Formula e qartë juridike
është se Kosova viktimë po mbytet, kurse Serbia vrastare po shpërblehet.
Kështu nuk ka ndodhur në Gjermani pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore, e cila me të vërtetë i përmbushi të gjitha procedurat gjyqësore
për dënimin e kriminelëve fashistë në Gjyqin Ndërkombëtar të Nurembergut.

Sipas fjalës së popullit ç’të mbjellësh, do të korrësh, ashtu doli edhe me
vigjilencën e Lëvizjes Vetëvendosje, që me kohë e parashikonte rrezikun nga
Grupi Negociator për decentralizimin e Kosovës. Rezultati i punës
përfundimtare, që UNMIK-u ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë shoviniste, doli
në sipërfaqe. Prandaj Vetëvendosja dhe parlamentarët e Kosovës e dinin me
kohë se ç’ do të sjellë përfaqësuesi i OKB-së, Marti Ahtisari. Do të ishte
një fitore e madhe që Pavarësia të fitohej para se të bëhet decentralizimi
dhe para se Grupi Negociator i Kosovës të shkonte në Vjenë, atje bënë dialog
me Serbinë që nuk kërkoi falje dhe ende nuk heq dorë nga lufta për
ripushtimin e Kosovës. Ngjashëm kanë shkruar edhe analistët ndërkombëtarë,
se Pavarësinë e Kosovës duhej njohur fill pas përfundimit të luftës në
Kosovë. Prandaj Grupi Negociator duke bërë dialog me armikun e popullit
shqiptar në Vjenë hapi rrugën e shovinizmit serb për ndërhyrje në punët e
brendshme të Kosovës. Me kaq Grupi Negociator e shkeli vullnetin e popullit
shqiptar për liri dhe pavarësi, për të cilin kishin vuajtur dhe kishin
luftuar një shekull me radhë. Shkeli luftën e drejtë për çlirim dhe pavarësi
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin, Adem Jashari.
Është e tmerrshme të besosh në mrekullinë se dikush tjetër do ta sjellë
lirinë dhe pavarësinë, dhe atë nën mbikëqyrjen e Beogradit, kryeqendër e
fitilave të luftës në Ballkan dhe në Evropë. Duket qartë që djallëzia
diplomatike e Serbisë nuk ka të ndalur, ata paraqiten kinse nuk e pranojnë
Planin e Marti Ahtisarit, që në realitet është punuar me mjeshtri
ndërmjetësuese të ndonjë diplomati serb.

Demonstruesit e Lëvizjes Vetëvendosja dolën për t’i treguar UNMIK-ut dhe
kuislingëve se e kanë kot të mashtrojnë popullin shqiptar. Për tragjedinë
tonë kombëtare, në Planin e Ahtisarit, askund nuk përmendet Pavarësia e
Kosovës, kusht për të cilën populli shqiptar lufton një kohë të gjatë. Një
ndër ato pika që bie në sy është flamuri i imponuar prej OKB. Prandaj, pse
të hiqet Flamuri Kombëtar Shqiptar, që ka valuar në fushën e gjakut për liri
dhe pavarësi, i cili kurrë nuk ka pushtuar troje të huaja, përkundrazi është
marrë me mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit e ndryshëm: prej
perandorisë turke deri te ”perandoria” serbe. Flamuri Shqiptar nuk ka vrarë
as nuk ka pushtuar troje të huaja, siç ka vepruar flamuri serbo-malazez,
flamuri grek, flamuri turk, italian, bullgar dhe gjerman. Shumë ministra
kaluan nëpër Kosovën e shtypur nga çizmja serbe, kur deklaronin që
shqiptarët të mos protestojnë dhe të mos luftojnë sepse pas shiut dhe
furtunës del ylberi që preket me dorë. Për fatkeqësinë më të madhe, ai ylber
kurrë nuk u prek me dorë, përkundrazi rrugët e Kosovës vazhdojnë të skuqen
me gjakun e popullit shqiptar për mbrojtjen e atdheut nga bishat
serboçetnike.

Demonstratat e shqiptarëve autoktonë dallojnë shumë me demonstratat e
serbëve ardhacakë në Kosovë. Derisa 2 milion shqiptarë me anën e protestës
kërkojnë liri dhe pavarësi për Kosovën, pakica serbe kërkon rikolonizimin e
Kosovës nga Serbia vrastare. Derisa shqiptarët shumicë kërkojnë shtet sovran
me ulëse në OKB, serbët pakicë kërkojnë kthimin e Serbisë Fashiste në
Kosovë, e cila duhet të dënohet, sepse është përgjegjëse që ka bërë krime
dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Po kështu në vend se
Parlamenti Evropian të merret me mbrojtjen e popullit të shtypur dhe të
shkatërruar nga pasojat e kolonizimit të egër serb, ata i nënshtrohen
Serbisë, që ka synime pushtuese. Ashtu siç është e njohur Austria me artin e
muzikës klasike, Franca me muzeun e artit në Luver, Zvicra me prodhimin e
çokolatave, Suedia me çmimin Nobel, është e njohur Serbia me varreza të
pakufishme që ka shkaktuar në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Prandaj
rrahja shtazarake, gjuajtja me plumba vrasëse dhe tymosja helmuese e
Prishtinës nga forcat e shumta policore tregon se UNMIK-u sipas Planit të
Ahtisarit përgatitet që Kosovën t’ia dorëzojë Serbisë kriminale për
vazhdimin e gjenocidit ndaj popullit shqiptar.

Demonstruesit e lëvizjes Vetëvendosja që kërkojnë liri dhe pavarësi, policia
e UNMIK-ut në bashkëpunim me agjenturën serbe të armatosur deri në dhëmbë i
shtypi me çizme, me lotsjellës në tokë dhe me helikopter në qiell. Policia i
sulmoi demonstruesit shqiptarë, sikur të kishin qenë kriminelë të luftës,
ndonëse ata janë bijtë e popullit të vrarë nga barbaria serbe që kërkojnë
vetëm liri - pavarësi dhe ca bukë, siç shkruan autori i himnit të Flamurit
Kombëtar, Asdreni. Derisa në Beograd po këndohet për mohimin e Pavarësisë së
Kosovës nga ndërmjetësuesi i KS të OKB-së, në Prishtinë po vriten
demonstruesit nga dora e zgjatur e UNMIK-ut. Rrugët e Prishtinës vazhdojnë
të skuqen me gjakun e popullit shqiptar. Natyrisht se po të shkonte Kosova
drejt pavarësisë dhe sovranitetit, policia e UNMIK-ut dhe SHPK nuk do të
sulmonin demonstruesit shqiptarë, të cilët në mënyrë paqësore dhe
demokratike kërkojnë pavarësinë e Kosovës, për të cilën ka luftuar Ushtria
Çlirimtare e Kosovës. Duket sikur policia UNMIK-ut dhe ShPK të ishin
specializuar në Beograd për rrahjen me shkopinj dhe gjuajte me lotsjellës në
qendër të Prishtinës. U vranë dhe u plagosën shumë demonstrues në rrugët e
përgjakura qysh prej vitit 1981, që kurrë nuk do të zhduket. Ushtria dhe
policia kriminale e Sllobodan Millosheviçit e la në tym Kosovën, por
qëndresa heroike e Lëvizjes Vetëvendosja do të kundërshtojë planet
grabitqare të emisarit të OKB-së për Serbinë e Madhe në kurriz të trojeve
shqiptare.

Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar pushtuesit e huaj, ndaj të njëjtin fat do
ta pësojë edhe Serbia gjakatare. Tragjedia më e madhe është se në Serbi nuk
ka forca përparimtare dhe demokratike që ta njohin Pavarësinë e Kosovës
fqinje, përndryshe nuk do të shpenzonin mundin me anën e negociatave në
Vjenë. Ndonëse Plani i ndërmjetësuesit të OKB-së, Ahtisarit, është për
ruajtjen e shtetit serb mbi Kosovën, qeveria serbe është aq hipokrite, saqë
në vend të buzëqeshjes tregon mospajtim për dokumentin e Ahtisarit. Ky është
një blof me tradita të forta, një kohë të gjatë, ngjashëm siç ndodhte gjatë
bombardimit të NATO-s, kur serbët qanin për disa foshnje në inkubator,
kundrejt masakrimit masovik të shqiptarëve që i bënte ushtria dhe policia
serbe në Kosovë. Vitin e kaluar u përkujtua 10-vjetori i masakrës së
Srebrenicës, ku u vranë 8.000 boshnjakë, tërë bota u trondit përballë
viktimave boshnjake. Ndërkohë që në Bosnje dhe në Kosovë vazhdojnë të
nxirren kufomat, kurse të familjarët kërkojnë të afërmit e tyre, serbët -
kudo që ndodhen vazhdojnë t’i nderojnë dhe mbrojnë kriminelët e tyre.

Armiku i më rrezikshëm i popullit shqiptar po vepron me mjeshtri. Krimineli
i luftës, Vojisllav Shesheli, me kohë e dinte Planin e Ahtisarit, që po
nisej në drejtim të Beogradit dhe Prishtinës, ndaj e shpalli grevën e urisë,
sa për të sensibilizuar diplomacinë evropiane dhe ndërkombëtare. Ka
indikacione që diplomatët frikohen nga atentatet serbe, raste të tilla janë
të shpeshta, kujtoni princin e Austrisë, Franc Ferdinandi, dhe vrasja e
ministres së parë suedeze Anna Lind në qendër të Stokholmit. Është një guxim
i rrallë në botë që ministrat të vriten në shtetet e tyre. Franc Ferdinandi
u vra nga çetnikët serbë, sepse Bosnje Hercegovinës i premtoi autonomi, po
kështu ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë u vra nga atentatori serb,
sepse NATO-ndërhyri për të mbrojtur popullin shqiptar nga gjenocidi serb.
Kjo tregon se serbët kanë një strategji për të cilën vazhdojnë ta aplikojnë
derisa të ngopen me zhdukjen e popullit shqiptar në veri nga shovinistët
serbo-malazezo-maqedonas dhe në jug nga shovinistët grekë.
Suedi, 11 Shkurt 2007