Koco Danaj-Lexojeni librin e Sinan Hasanit
Ato qe ndodhen diten e shtune, date 10 shkurt 2007 ne Prishtine, do te
mbahen mend gjate, shume gjate. Do mbahet mend shume gjate ngjarja e
pergjakshme, do te mbahen mend gjate komenti dhe deklarimet rreth ngjarjes
nga politika zyrtare por dhe nga qytetaret e thjeshte. Por 10 shkurti 2007
eshte
nje analize qe do te vazhdoje gjate, shume gjate. Per momentin, kam vetem
nje sugjerim per politiken dhe opinion-beresit e hapsires shqiptare ne
Prishtine, Tirane, Tetove, Presheve dhe Ulqin. Cili eshte sugjerimi? Eshte
nje sugjerim I thjeshte: Qe politika dhe politikanet kudo qe jane, opinion
beresit kudo qe ndodhen, le te harxhojne pak kohe per te lexuar fragmente
nga nje liber me titull: «Kosova; e verteta dhe mashtrimet». Autori eshte
nje shqiptar, politikan dhe shkrimtar. Quhet Sinan Hasani, ish-antar I
Presidences kolektive te Jugosllavise. Libri eshte shkruar pas demonstratave
gjemimtare te vitit 1981 ne Kosove.
Une e rilexova kete liber. E rilexova veçanerisht kur degjova deklaraten e
Grupit te Unitetit te Kosoves te drejtuar nga Sejdiu dhe Thaçi qe denonte
protestuesit. E rilexova kur degjova zedhenesin e policise kur deklaronte se
dhuna e policise ishte profesionale. E rilexova kur degjova zedhensen e
kryeministrit te Kosoves qe deklarontese protestuesit jane te frymezuar nga
Beogradi. Mjaftojne edhe kaq.
Prandaj lexojeni edhe ju. Eshte nje liber me shume vlera per te kuptuar ate
qe ndodhi diten e shtune ne Prishtine. Ne veçanti do te sugjeroja ta lexonte
kete liber Hydajet Hyseni, Ali Lajçi, Bajram Kosumi, Gani Syla, Ekrem
Kryeziu, Emrush Xhemajli, Emin Krasniqi, Bajrush Xhemajli, Mehmet Hajrizi
etj. Aso kohe, ata ishin nder drejtuesit e protestave te Kosoves. Ne librin
e Sinan Hasanit, Hydajet Hyseni ka edhe nje fotografi tek rrapi I sheshit te
Prishtines duke u folur me megafon protestuesve ne protesten e nje prillit
1981. Eshte me mustaqe.(Tanieshte antar I Kryesise se PDK, a I denoi valle
protestuesit ne mbledhjen e kryesise se Partise ?)
Por kete liber do tja sugjeroja edhe Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit, Kole
Berishes, Agim Cekut dhe ne veçanti Veton Surroit qe ta lexojne
apo rilexojne.
Kete liber do tja sugjeroja per ta lexuar apo rilexuar edhe Nait Hasanit,
Rustem Mustafes,Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Ahmet Isufit, etj
Po çfare na duhet SinanHasani dhe libri i tij mund te me thote dikush apo
disa ?
Eshte pyetje reale. Por duke dhene pergjigjen me duhet te them se duke
lexuar apo rilexuar librin «Kosova;e verteta dhe mashtrimet» te Sinan
Hasanit qe ka te beje me analizen e ngjarjeve te 1981 nga pozitat e
pushtetit te asaj kohe, do te kuptojme me mire ngjarjen e pergjakshme te
dites se shtune date 10 shkurt 2007.
Edhe nje sugjerim tjeter : Kur ta lexoni apo rilexoni librin e Sinan
Hasanit, atehere, shumica do te shtrojne nje pyetje stermadhe : Si ka
mundesi ?
Si ka mundesi qe ata te cilet nga Komiteti Krahinor i Kosoves i vitit 1981
cilesoheshin si dora e Sigurimit te shtetit te Shqiperise, sot akuzojne
pasardhesit e tyre si dora e Beogradit ?
Si ka mundesi qe ata te cilet jane akuzuar se po prishin
Bashkim-Vellazerimin, sot akuzojne femijet, niperit apo mbesat e tyre se po
prishin te ardhmen e Kosoves qe eshte vetem protektorat ?
Si ka mundesi qe ata, burgosja e te cileve u perjetua me gezim nga kasta ne
pushtet ne vitin 1981, sot ndjejne te njejten kenaqesi kur burgosen
protestuesit e 10 shkurtit 2007 ?
Por duke shtruar pyetjen, shumica prej tyre do te marrin edhe pergjigjen.
Prandaj, lexojeni apo rilexojeni librin e
Sinan Hasanit : «Kosova; e verteta dhe mashtrimet».
Libri «Kosova ; e verteta dhe mashtrimet» duket se ka vlere edhe pas 10
shkurtit 2007. Ndryshojne personazhet, por nuk ndryshon thelbi I problemit.
Tirane, 12 shkurt 2007.