Fadil SHYTI-PAKOJA E ADUARD GREYT TË DYTË AHTISAR

15.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

PAKOJA E ADUARD GREYT TË DYTË AHTISAR, PO ZIEN NGA REVOLTAT SI NUK PO E NDIEJNË KËTË
DIPLOMATËT“DEMOKRATË”?!
 
 Shkruan:
          Fadil SHYTI
 
 Po zien kjo “Kuti e Pandorës”, ndërsa zotërinjtë po ngrohen. Vallë a po mendojnë
faqezinjtë politikë se kjo Pako sherri po e përgatitë terrenin për beteja të reja,
që Kosova të kthehet në një Palestinë e Ballkanit, jo me një Jerusalem, por me
disa vatra zjarri, siç janë pikërisht enklavat të cilat u
 mbollën në Beograd dhe mbinë në Vjenë me të ashtuquajturin decentralizim, që do të
thotë shkurt e shqip: NDARJE o VARJE e KOSOVËS.
 Revolton fakti që në këtë kënaqësi foshnjore - të ngrohjes politike
 dimërore po ndihet më i kënaquri “Grupi Negociator”, duke u krekosur kinse në këtë
Pako, edhe pse nuk përmendet pavarësia e Kosovës, pavarësia është
 projektuar aty, e të tjera gjepura politike të cilat vetëm naivët dhe mashtruesit
e regjur i hanë këto si “dardha të kalbura”. Për këta zotërinj “të nderuar”,
 do të shtroja këtu vetëm një pyetje të thjeshtë: nëse në atë Paketë, vërtetë qenka
pavarësia, kush qenka më i fuqishëm se vendimmarrësit botërorë me në
 krye projektuesin e saj, Ahtisarin që ta ndalonin një gjë kaq të thjeshtë si
emrin, pavarësi?!
 
 Kur po i shkruaja këto radhë se ç´më erdhi ndërmend viti i lavdishëm 1981, kur
shovinistët jugosllavë na dënonin neve të rinjve të Kosovës me vite të tëra
burgjeve, vetëm kur guxonim ta shprehnim hapur fjalën Republikë e Kosovës, e cila
atëbotë ngërthente në vete përpjekjet tona për çlirim nga kolonializmi serbomadh.
Vallë, mos dikush diku paska hapur burgje si dikur që t´i mbyllë të gjithë ata që
guxojnë ta flasin hapur fjalën pavarësi, si duket të gjorit plak
 s´para po i pëlqyeka të burgoset në Beograd tani në pleqëri, mbase jo për
Finlandën e tij, por për pavarësinë e Kosovës!!! Për këtë “ferman” të ri
 kundërshqiptar të sjellë me aq bujë nga viset përtej detare, kanë shkruar dhe po
shkruajnë shumë analistë të brendshëm e të jashtëm. Për këtë “monedhë
kusuritjeje”, të trojeve tona u mblodhën dhe diskutuan edhe parlamentarët e
Kosovës.
 Në përpjekjet e tyre për ta paraqitur para publikut qëndrimet e tyre nga të gjithë
u pa hapur; që kjo fushatë u bë nga ata/ato, në dy taborre: nga njëra anë
analistët dhe parlamentarët përparimtarë të cilët me shumë argumente bindëse dolën
hapur kundër kësaj së keqeje të madhe për shqiptarët, se kjo është tejet e
padobishme dhe si e tillë është e papranueshme; ndërsa në anën tjetër analistë dhe
parlamentarë “syleshë”, të nxitur nga epshet personale të
 politikave ditore të brendshme dhe të jashtme, të etur pas posteve e të tjera
lukseve në relacionet Prishtinë – Tiranë – Shkup – Podgoricë dhe
 Preshevë, këtë sihariq “paralajmërimi për pavarësi” e përqafuan si kalamajtë
kukullën e bukur e cila i ekzaltoi si mos më mirë!...
 Do të vlerësoja këtu faktin që: analistët dhe parlamentarët përparimtarë duke e
kundërshtuar Pakon e Ahtisarit, e kundërshtuan padrejtësinë, cinizmin, mashtrimin
dhe vetëmashtrimin e hapur që sot politika
 botërore kundër - shqiptare nën maskën e demokracisë, e ndihmuar edhe nga servilët
shqipfolës, po ia bënë popullit shqiptar. Ata guximtarë që sot po ngrihen
 kundër perandorëve të cilët po përpiqen që një kombi prej 7 milionësh t´ia mbyllin
gojën dhe t´ia errin sytë që të mos flas e të shoh për të
 drejtat e veta më elementare siç është liria dhe vetëvendosja, nesër do t´u
shkëlqejë balli nga krenaria, kurse tjetër fat moral, do të kenë puthadorët e
huaj, të cilët do t´i mbulojë velloja e turpit!...
 Kanë kaluar kohët kur popujt liridashës mund të mashtrohen dhe të
 robërohen gjatë me “fermane pashallarësh” si ai i Maxhar Pashës, të sjella nga
Evropa.
 Projekti i errët i cili e lë sërish Kosovën me vise në batakun e ferrit të
robërisë, po ua ndalon shqiptarëve ta kenë shtetin e tyre në Ballkan,
 pra të ribashkohen, por jo vetëm kaq; po ua ndalon shqiptarëve që ta kenë edhe një
 Republikë të Pavarur, madje tepër e pafavorshme për ne, sepse në trungun e saj nuk
po hyjnë vise të tëra shqiptare që sot janë të okupuara nga
 serbo-maqedonët dhe malazezët.
 Kjo pavarësi e një shteti kaq të vogël, edhe kështu po i pengon armiqtë tanë
shekullorë. Kjo, s´po na habitë fare, por habitemi për faktin pse diplomacia
 botërore e cila drejtohet dhe betohet çdo ditë si besimtarët në bibël dhe kuran;
në dokumentet e të drejtave të njeriut dhe të popujve – pse
 lejojnë me këto ide lëshimesh pe, prej kaq naivësh, që Serbia të dominojë përsëri
me politikën e saj fashizoide, për më keq edhe pas kaq vuajtjeve e luftërave
çlirimtare - pra, të përkëdhelen dhe të shpërblehen sërish me fitore të reja
okupatorët sllavë?! Kjo politikë kompromisesh ndaj atyre që kurrë s´deshën të dinë
për drejtësi as njerëzi, nuk ka dhënë as do të japë rezultate pozitive. Kjo ka
mbjellë dje dhe do të mbjellë edhe nesër vetëm
 konflikte dhe luftëra të pandërprera, sepse kombet e kolonizuara nuk lejojnë
shtypje as robëri!
 Analistët përparimtarë dhe përkrahësit e tyre, udhëheqësit politiko-ushtarakë të
partive dhe të organizatave qeveritare dhe jo qeveritare shqiptare bashkë me ato
të miqve tanë jashtë vendit; duhet
 të mobilizohen fuqishëm që secili të japë maksimumin e vet, që jo vetëm të
analizohen dhe vlerësohen situatat e krijuara tepër të rënda nëpër të
 cilat po kalojnë trojet e okupuara shqiptare, por të japin ide, të përpilojnë
strategji për të ardhmen e kombit shqiptar, që pastaj të hapin shtigje
 të reja si të tejkalohen këto situata të cilat u krijuan jo nga shqiptarët
liridashës, por për fajet e “aleatëve” dhe puthadorëve të tyre. Kjo, pastaj
 do të krijonte hapësira veprimi sipas kushteve që i lejojnë konventat
ndërkombëtare, si OKB-ja, e leva të tjera, për t´i çuar përpara përpjekjet tona
drejt realizimit të objektivave tona liridashëse.
 Popullit t´i thuhet qartë jo vetëm teorikisht por edhe praktikisht, në terren (siç
po vepron Lëvizja Vetëvendosje), për veprimet që duhet ndërmarrë çlirimtarët, për
ta hedhur poshtë këtë plan “bombë e kurdisur” që do ta dëmtojë rëndë Kosovën me
vise
 të tjera shqiptare. Rreziku i saj vjen nga shumë aspekte të cilat janë të shumta,
por po e ritheksoj: në veçanti, e keqja më e madhe Kosovës i vjen nga
 decentralizimi i cili po bëhet jo mbi baza të drejtësisë por mbi baza etnike të
kolonizimit dhe të ndarjes, pikërisht për këtë diplomacia
 përparimtare duhet fuqishëm ta ngrejë zërin!
 Decentralizimi shovinistëve serbë të Kosovës, do t´ju shërbejë si shkallë tepër e
favorshme e cila ua lehtëson punën që të shkojnë drejt ndarjes nga Kosova dhe
pastaj bashkimit të tyre me Serbinë.
 Jo! S´duhet kurrsesi të privilegjohen okupatorët serbë, të cilët po luajnë lojën e
djallit me kolonët që i kanë sjellë në kohët errëta të krajlive
 gjegjësisht paraardhësve të tyre. Pikërisht, duke mos u pajtuar me këtë gjëmë pra,
të copëtimit të ri të  Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje sot po jep kushtrimin e
zgjimit, populli i Kosovës po përgjaket në demonstrata!
 Këto dhe forma të tjera të rezistencën popullore do të vazhdojnë deri në fitore.
 Klasa politike shqiptare, duke qenë të kënaqur me ca shpërblime shterpe që sot po
ua ofron Serbia me diplomacinë ndërkombëtare po gabohen rëndë, sepse çështja
shqiptare nuk bënë të zgjidhet shkel e shko dhe me të ashtuquajturat “procese në
vazhdim” të cilat në fakt s´janë asgjë tjetër vetëm zvarritje të pa mbarim deri në
zgjidhjen tonë madhore. Po këto gabime po i përsëritë sot edhe diplomacia
 ndërkombëtare. Ata, nën maskën e ruajtjes
 së paqes, po i fryjnë (me apo pa qëllim) zjarrit të luftës.
 Jo zotërinj!
 Nuk ndërtohet paqja nga themelet e mashtrimit dhe të mohimit të së drejtave
elementare të një kombi i cili aq shumë vuajti gjatë historisë së lashtë dhe
 të re, të një kombi i cili kurrë s´është pajtuar as do të pajtohet me robërinë!
Paqja e vërtetë ndërtohet me respektimin e të drejtave të lirisë dhe barazisë që u
takojnë kombeve pra, ato të drejta i takojnë edhe kombit shqiptar. Klasa politike
shqiptare kërkohet t´i vë gishtin kokës e të
 mos bëjë kompromise të papranueshme të cilat po na kthejnë prapakthehu në
historinë tonë të re, kurse kjo klasë politike po bëhet çdo ditë jo si
 një klasë udhëheqëse e popullit por si një turmë amorfe pa strategji të kthjelluar
dhe të caktuar kombëtare, e cila me veprimet e saj po bie ndesh aspiratave
kombëtare, për më keq, po shkon drejt rrugës së ndyrë të tradhtisë.
 Duke bërë këtë kjo klasë politike duhet ta dijë se çdo ditë e më tepër popullin po
e shpie drejt rreziqeve të mëdha, drejt konfrontimit të madh me
 Serbinë dhe me aleatët e saj nëpër botë.
 Kjo klasë politike gjithnjë e më shpesh po e
 përsëritë sloganin servilist: “kujdes të mos biem ndesh me diplomacinë
ndërkombëtare”, duke bërë këtë
 ftesë narcisët e politikës së pa krye po harrojnë se janë pikërisht ata që duke
bërë gjithë ato lëshime pa fre, në dëm të popullit shqiptar janë pikërisht këta që
po e konfrontojnë popullin me armiqtë e tij dhe me diplomacisë reaksionare
ndërkombëtare. Vlerësoj kështu sepse populli shqiptar nuk do t´i durojë pakufishëm
padrejtësitë që po i bëhen si dikur nga qarqe reaksionare brenda dhe jashtë
atdheut. Kjo, po
 i ngjanë disi konfrontimit millosheviqian i cili duke pretenduar të okupojë toka
të huaja popullin serb e konfrontoi me botën demokratike, ndërsa,“pushtetarët”
tanë, duke bërë kompromise rreth copëtimit të trojeve
 shqiptare, si mos më keq; pastaj do ta konfrontojnë popullin i cili me çdo çmim do
t´i mbrojë viset e okupuara shqiptare.
 Por, njëkohësisht jam i bindur që bota demokratike, veçanërisht aleatët tanë të
sinqertë, në mos sot, nesër do ta kuptojnë drejt çështjen tonë madhore,
 ata nuk do të lejojnë që populli ynë të flaket tej mase siç po ngjanë sot!...
 Populli shqiptar i udhëhequr nga burrat e mëdhenj të kombit si Adem Demaçi me
shokë është i vendosur t´i sfidoj armiqtë dhe puthadorët e tyre, është i vendosur
t´i realizojë fitoret e shumëpritura në shekuj.
 Përpara drejt fitoreve të reja, të priftë e mbara drejt lirisë o burri i madh i
kombit, o Adem Demaçi!
 
 Suedi, 10 Shkurt 2007