FBKSH-PROMEMORJE
SEKRETARIATI VENDIMARRËS I KRYESISË QENDRORE TË FBKSH ;
PROT. NR. 0002 – 10 – 02 ¬- 06/ AKT PUBLIK ;
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tivar, Prevezë, 12 shkurt 2007 ;
PROMEMORJE DREJTUAR:
• Gjithë organizmave ndërkombëtare me seli në: Bruksel, Washington, Moskë,
Berlin, Romë, Vjenë…
• Zotit Marti Ahtisari, dhe
• Gjithë ambasadave të huaja të akrediturara në Tiranë.
Zonja e zotëri !
Pranoni, ju lutemi, konsideratën tonë më të lartë.
Shpresojmë se jo vetëm do të ndani me ne brengën dhe shqetësimin e madh, por
edhe do të ndjeheni përgjegjës për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e gjysmës
së Kombit Shqiptar këtu në Ballkanin Perëndimor, të ndarë dhunshëm dhe të
aneksuar nga fqinjët tanë hegjemonistë.
I lajmëruar me shumë bujë dhe nëpërmjet një presioni të tendosur psikologjik
ndaj shqiptarëvë, e “famëshmja” pako e të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit
të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Statusin e
Kosovës, Eduard Greyit të ri, me emrin Marti Ahtisari, paraqet vullnetin e
disa qarqeve serbofile ndërkombëtare për anashkalimin e të drejtës së
vetëvendosjes, që nënkupton të drejtën e dekolonizimit e më tepër se gjysmës
së trojeve dhe të popullit shqiptar që vazhdon të mbahet i pushtuar e i
kolonizuar nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë.
Reklama propagandistike për gjoja “përcaktimin” përfundimtar të Statusit të
Kosovës, tanimë është harxhuar keqas, që nga momenti kur kjo “pako” synon
nënshtrimin e shqiptarëve sipas skenarit antishqiptar për zëvëndësimin e një
Protektorati të OKB-së me një Protektorat të BE-së. Ky sistem parasheh
imponimin e ligjeve robëruese e të favorizimit të serbëve në të gjitha
lëmitë e jetës politike, ekonomike, sociale, shoqërore, gjuhësore, arsimore,
etj…
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), propozimin e Marti Ahtisarit,
e konsideron shumë të dëmshëm për lirinë e shqiptarëve, sepse nëse do të
hynte në fuqi, do të ishte një diktat i padrejtë, me premisa shumë të
dëmshme, destruktive dhe destabilizuese për tërë rajonin e Gadishullit
Ballkanik.
FBKSH dënon mekanizmat detyruese të “të drëjtës së kompromisit” brenda kësaj
farë “Marrëveshjeje”, që qartazi dëshmon karakterin e vazhdimit të gjendjes
së Protektoratit mbi Kosovën, si më poshtë vijon:
- Kushtetuta e Kosovës “do të jetë në të gjitha dispozitat e saj në pajtim
me këtë Marreveshje dhe do të interpretohet në pajtim me këtë Marrëveshje,
në rast të mospërputhjeve mes dispozitave të Kushtetutës dhe dispozitave të
kësaj Marrëveshjeje, do të mbizotërojnë këta të fundit”(Aneksi I, Neni 1.1).
Pra, “harrohet” se Kushtetuta, si një ligj themeltar i një shteti të
vërtetë, kurrë nuk mund të paraqet vullnetin e një etniteti të jashtëm. Në
qoftë së ajo është e tillë dhe e injoron votën plebishitare të popullit, ajo
është edhe e padrejtë dhe antiligjore nga ana juridike. Një “Kushtetutë” e
tillë edhe njëherë do të ridëshmonte shkeljen flagrante mbi referendumin e
popullit shqiptar të Kosovës, të popullit shqiptar të Kosovës Lindore
(Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), dhe të popullit shqiptar të Iliridës
(Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës, Dibrës, Strugës,
Prespës, Manastirit dhe Velesit), si dhe të popullit të Sanxhakut, i cili
këtë krahinë shqiptare, po përmes referendumit të vitit 1992, Sanxhakun e
shpalli Krahinë të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë, nuk ka vënd për dy
kushtetuta shqiptare. E vetmja Kushtetutë e ligjshme është ajo e miratuar
nga sovrani popull i Republikës së Shqipërisë, në vitin 1998, në Preambulën
e së cilës decidivisht thuhet: “… me aspiratën shekullorë për idenititet dhe
bashkim kombëtar”, dhe ajo është dhe duhet të jetë e shenjtë për të gjithë
shqiptarët, kudo ata janë, si një themel i parrëzueshëm i shtetit të
ardhshëm e të vetëm kombëtar shqiptar.
- Edhepse epoka e mbretërve dhe e feudalizmit është e përfunduar, në “pako”
thuhet se “ Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do të ndërmarrë masa korrigjuese
për të përmirësuar, nëse ka nevojë, çdo veprim që ndërmerret nga autoritetet
e Kosovës, që PCN-ja konsideron se përbën shkelje të kësaj Marrëveshje, se e
rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, në ndonjë mënyrë tjetër, bie
ndesh me kushtet dhe frymën e kësaj Marrëveshje” (Aneksi IX, Neni 2c). Dhe,
cila është fryma e marrëveshjes? Është fryma e despotizmit, është fryma e
“demokracisë serbe” për të cilën filozofi politik kanadez Will Kymlicka flet
jo kot se ajo “në Kosovë do të duhej të konsiderohej një shëmbull i
hegjemonisë etnike, e shprehur në mënyrë të hapur”.
• Me preteksin e trajtimit të “shqetësimeve legjitime të komunitetit serb”
(Aneksi III), “inxhineria gjenetike” e decentralizimit e transformon zonën
Veri-Lindore, zonën Lindore dhe ate Jug-Lindore të Kosovës, me qëllim të
ndryshimit të balancës etnike në favor të tyre dhe për legalizimin e një
etniteti serb në Kosovë. Rëndësia strategjike e këtij veprimi del në pah në
planin serb për Kosovën, si “shprehje e autonomisë institucionale serbe në
kuadër të Kosovës dhe Metohisë, në të cilën serbet kanë jo më pak të drejta
se shqiptarët e Kosovës në kuadër të Sërbisë”. Po në të njëjtin dokument po
vazhdohet: “Më këtë do të sigurohet autonomia substanciale e krahinës në
kuadër të Serbisë, me çka do të kënaqej interesi legjitim i bashkësisë
shqiptare, ndërsa ekzistenca e etnitetit serb me asgjë nuk do t`i rrëzikojë
këto interesa, as që do të vinte në pyetje uniteti dhe tërësia territoriale
e Kosovës dhë Metohisë” (!!!)
- Meqë RSFJ ka ngordhur, nostalgjiku i saj, Marti Ahtisari, së bashku me
serbomëdhenjtë dhe kolaboracionistët e “Grupit të Unitetit” ëndërrojnë, nga
njëra anë të krijojnë një mini Jugosllavi “shumëetnikë” (Neni 1.1),
“kosovare”, me simbolet e vetme të dallueshme: flamurin, stemën, hymnin, të
cilat do të reflektojnë karakterin shumëkombësh të Kosovës” (Neni 1.7), “me
gjuhë zyrtare shqipja dhë serbishtja” (Neni 1.6), që mohon faktin së serbët
në Kosovë janë më pak së 5%, të drejta këta që nuk iu njihen shqiptarëve nën
FYROM, të cilët edhe sipas statistikave të falsifikuara sllavo-maqedonase
janë mbi 25%, apo shqiptarëve nën Mal të Zi, të cilët gjithashtu janë mbi
10%, të cilët, gjithashtu, nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare
kombëtare, siç ua njeh “pakoja” e Ahtisarit serbëve në Kosovën Protektorat.
• Absurditeti paradoksal më i madh është parashikimi i ndarjes mbi baza
etnike, me komuna të “decentralizuara”, të lidhura midis tyre dhe, edhe me
Beogradin, si dhe në “zona të veçanta”, ku Kisha e politizuar Ortodoksë
Serbe (KOS) do të jetë “padron” i papenguar në rikolonizimin e tokave
shqiptare, që kurrë nuk kanë qenë të populluara nga serbët.
Zonja e zotëri !
Detyrimisht na duhet t`ua shtrojmë disa pyetje:
Cilit komb-shteti i ka borxh, tokë e pjesë të kombit, komb-shteti shqiptar?
Në sa shtete ka pjesë të Atdheut dhe të Kombit Shqiptar?
Kombi Shqiptar, i ndarë e i copëtuar më dhunë ballkanike e ndërkombëtare
imperialiste e kolonialiste, a duhet ta gëzojë të drejtën natyrore e
politike, të drejtën e vetëvendosjes, siç e kanë gëzuar popujt e tjerë, apo
edhe në këto kohëra, kur është deklaruar se nuk ka kolonizues e të
kolonizuar, më tepër se gjysma e popullit shqiptar dhe e trojeve të tij
duhet të vazhdojë të mbahet i pushtuar e i kolonizuar?!
Të vazhdosh të mbash një popull të ndarë në 5-6 shtete, përjashtuar këtu
shtetin amë, Republikën e Shqipërisë, duke ua mohuar të drejtën elementare
për të vetëvendosur dhe vetëpërcaktuar lirëshëm për të ardhmen e vetë, do të
thotë të dhunosh të gjitha konventat e miratuara nga organizmat me peshë
ndërkombëtare.
Të lejosh që në regjionin e Ballkanit, Republika e Shqipërisë, nga të gjitha
anët e saj, të kufizohet me popullin dhe trojet e veta etnike, si dhe të
tolerosh që vetëm shqiptarët të mbeten të pushtuar e të kolonizuar dhe të
diskriminuar egërsisht nga pushtuesit e kolonizatorët e trojeve të tyre
etnike, nga hegjemonistët sllavo-grekë, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe
në ate kombëtar, do të thotë të pajtohesh me praninë e politikave koloniale
dhe aneksioniste brenda Kontinentit të Evropës.
Politikat zyrtare të fqinjëve tanë, fatkeqësisht, nuk po gjejnë forca, nuk
po kanë bon sens dhe vullnet politik, për t`u liruar dhe për t`u shkëputur
nga e kaluara e tyre, nga mendësia nacionaliste dhe hegjemoniste. Ata, i
konsideruan dhe vazhdojnë t`i konsiderojnë të drejta aktet e pushtimeve
barbare të trojeve etnike shqiptare dhe aneksimin e kolonizimin e tyre me
pëlqimin e forcave ndërkombëtare, andaj edhe duan t`i mbajnë ato si hapësira
të tyre jetike, mundësisht të spastruara nga popullsia autoktone, zotët e
vërtetë të tyre. Në sjelljet e tyre nuk vërehet ndonjë ndryshim rrënjësor
nga e kaluara e tyre e përgjakshme, nuk duan të bëjnë kthesën rrënjësore
drejt atyre normave të mendësisë dhe të veprimit, që do të mishëronin
humanizmin dhe demokracinë, norma të tilla që i kanë sendërtuar shqiptarët,
krejt natyrshëm, me cilindo minoritet a pakicë në atë mikro-shtet që
krijuan, dashur e padashur nga gjeopolitikat e së kaluarës. Policia e
shtetit të ri malazez torturon dhe arreston padrejtësisht shqiptarët.
Shqiptarët autokton në Manastir (Bitolë), aty ku u mbajt Kongresi i
Alfabetit të Gjuhës Shqipe (1908), nën FYROM, druhen të flasin gjuhën e tyre
amtare. Shqiptarët e dëbuar forcërisht dhe me gjenocid nga Çamëria nën
Greqi, nuk mund të shkojnë as te varrezat e të parëve të tyre, së paku për
të vëndosur lule !
Zonja e zotëri!
Pozita reale në të cilën gjenden aktualisht shqiptarët ua imponon atyre
pyetjen:
“Përse pranojnë të jetojnë kështu, me dinjitet të nëpërkëmbur?
Të rrimë me shpresën e shpërblimit, për vuajtjet që po përjetojmë për një
shekull të tërë?
Jo ! Duhet ta ndërtojmë ate me dinjitetin e duhur!?”.
Shqetësimi merr përmasa të tjera kur nëpërkëmbet dinjiteti i një kombi të
tërë!
Me sa vështirësi e peripeci po përcillen përpjekjet për realizimin e
statusit, për një kishë a manastir dhe mitet e tyre për “Kosovën si djep i
Serbisë” (!?).
Me sa shumë delikatesë e debulesë u kërkohet dhe luten serbët që të pajtohen
me të drejtat legjitime të shqiptarëve, në një kohë kur nuk është vetëm
historiani francez Georgës Gastellan që pohon se më të vjetrit në Ballkan
janë grekët e iliro-shqiptarët, se këta të dytët janë bërë viktima e parë,
kryesore dhe gati e vazhdueshme e invazioneve të ndryshme, ndër të cilët aty
nga shekulli i VI-të i erës së re “sllavët kaluan Danubin, duke bërë
inkursione shkatërrimtare deri në Adriatik” (Historia e Ballkanit/shekulli
XIV-XX”, botimi shqip, faqe 35), pra del qartë, si drita e Diellit, kush
janë autoktonët e këtyre trojeve, të pushtuarit e viktimat apo agresori e
pushtuesi!
Është po i njëjti shkencëtar (G.Gastellan) që konkludon më tej, së “trajtimi
historik i trojeve shqiptare është padiskutim ndërgjegja e vrarë e Evropës”,
që gjithashtu, në Parathënien e librit, po ky autor, mund të themi,
sigmatizon frymën imperialiste të ish Fuqive të Mëdha, kur thotë: “Rusia,
Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, po luanin një lojë shahu dhe
lëviznin gurët e tyre që quheshin Serbi, Greqi, Bullgari, Shqipëri, gurë
këta që inkurajoheshin me disa kredi që iu lejonin atyre të blinin topa ose
të mbushnin arkat mbretërore”.
Si një mallkim prej llojit të “mëkatit të parë” u ka mbetur shqiptarëve
konvertimi i një shumice në fenë islame (islamizëm i thënçin), një imazh
tepër konvencional dhe simbolik, i diktuar dhe i bërë për oportunitet e
mbijetesë, por që është trajtuar kaq egërsisht nga fundamentalizmi
politiko-ortodoks i fqinjëve tanë, që është manipuluar, shpifur dhe
amplifikuar ky imazh me një “gogol fundamentalist e terrorist”, në një
zhurmë kot së koti, fare të pabazuar në fakte e argumente, sa që përbën një
fyerje tjetër tepër të rëndë të dinjitetit, karakterit dhe të identitetit të
vërtetë kombëtar të shqiptarëve, të cilët në vetëvete kanë katër konfesione
dhe toleranca ndërfetare midis tyre është e mrekullueshme.
Për solidaritetin e krishterë dhe instrumentalizimin politik të fesë
krishtere po citojmë edhe një pjesë nga kapitulli i 13 “Afirmimi dhe
rivaliteti i shteteve të krishtera (1878-1912), të autorit G. Gastellan:
“Fuqitë e Mëdha në Berlin (1878) kishin si qëllim vëndosjen e një ekuilibri
të ri në Ballkan në të mirë të popujve të krishterë. Në fakt zotërimet e
Sulltanit (Thraka, Maqedonia, Epiri, Trojet Shqiptare), lakmoheshin nga
shtetet fqinje, që përfaqësonin irredentizma: Greku kundër bullgarit në
Thrakë, kundër bullgarit e serbit në Maqedoni, kundër shqiptarëve në Epir.
Serbi kundër austro-hungarezëve, madje edhe kundër italianëve në Trojet
Shqiptare. Për të realizuar këto objektiva “kombëtare” shtetet ballkanike
kërkonin edhe mbështetjen e kësaj apo asaj Fuqie. Secila prej tyre ishte e
gatshme të dilte në rolin e kujdestares për të realizuar edhe interesat e
veta në këtë zonë. Gërshetimi i konflikteve etnike dhe i rivaliteteve
imperialiste do ta bënin Gadishullin “fuçi baroti” të Evropës”.
Zonja e zotëri !
Kërkojmë ndjesë për citimet, por shqiptarëve u ka shkuar thika në palcë.
Përqëndrohuni, me pak dashamirësi, në shtrirjen gjeografike të këtij Kombi
dhe prerjet anatomike, ndarjet e nëndarjet arbitrare, agresive dhe
imperialiste që i janë bërë. Fokusoni sjelljet zyrtare çnjerëzore të
fqinjëve të tij, si dhe përpjekjet, sakrificat dhë flijimet sublime të
shqiptarëve për liri dhe dinjitet, për nderin dhe krenarinë e tyre njerëzore
dhe kombëtare. Mbushjes disa herë të kupës së durimit të tyre, përdorimin e
të gjitha mjeteve demokratike dhe të kundërveprimit, përgjigjes së pushkës
më pushkë, dhe do të bindeni me lehtësi se kjo është padrejtësia me e madhe
në Gadishullin Ballkanik, plaga më e dhimbshme, problemi më kronik që kërkon
zgjidhje sa më të shpejtë, të drejtë dhe të plotë.
Rendi i ri që po sendërtohet në Evropë, parimet e saj që kanë fituar të
drejtë qytetarie, prej idesë wilsoniane të vetëvendosjes së popujve, Kartës
së Atlantikut (14 gusht 1941) dhe konventave, rezolutave e akteve të shumta
të së drejtës pozitive ndërkombëtare, e bëjnë plotësisht të mundur edhe
ribashkimin e krejt popullit shqiptar e të trojeve të tij etnike në një
shtet të vetëm kombëtar, demokratik e paqësor. Kjo është lehtësisht e
mundshme, në qoftë se në politikë e diplomaci do të sundojnë parimet
demokratike e jo interesat, realpolitika e jo konjukturat, lidhjet, miqësitë
dhe simpatitë tradicionale, të cilat, është pak të themi, se janë bërë
demode!
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ky bashkim forcash politike,
shoqatash joqeveritare, intelektualësh atdhetarë dhe i masave të gjëra
popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, i themeluar më 12-13 korrik të
vitit 2002, i cili më 17 shtator 2005, në Prizrenin Historik ka mbajtur edhe
Kuvendin e Dytë Kombëtar, është interpreti i kësaj aspirate shekullore të
parealizuar të shqiptarëve, që insiston në realizimin e saj, për të mirën e
njërit prej popujve më të lashtë në Kontinent, por njëherazi edhe për paqën,
qetësinë e sigurinë e Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës, sepse gjykojmë
se nëse vërtetë Evropa dëshiron të jetë e Bashkuar dhe e qetë e stabile,
fillimisht kjo qetësi, kjo paqë dhe ky stabilitet duhet të sigurohet në këtë
pjesë të Evropës, në Ballkanin “fuçi baroti”, epitet ky që mund t`i hiqet
vetëm me krijimin e shteteve etnike, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike,
Greqia Etnike, dhe pse jo edhe Serbia Etnike.
FBKSH insiston për përcaktimin e të gjitha modaliteteve të zgjidhjes së
çështjes shqiptare prej faktorit ndërkombëtar, sipas parimit etnik, sepse:
Së pari, ishte vetë ky faktor që ka shkelur dhe shpërdoruar këtë parim.
Së dyti, politikat zyrtare shqiptare (në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup dhë
në Podgoricë), aktualisht janë jo vetëm tepër difektoze, por gjithashtu janë
të mbërthyera edhe pas proceseve të integrimit evropian dhe, mendojnë se
nëpërmjet këtij integrimi vetëvetiu, automatikisht, do të rezultojë e
zgjidhur edhe vetë çështja kombëtare (!?).
Kurse, ne të FBKSH-së kërkojmë që fillimisht të realizojmë integrimin
ndërshqiptar dhe pastaj të pasojnë edhe integrimet e tjera, qofshin këta
ballkanike apo euro-atlantike, dhe themi se Evropa e dinastive, madje e
shteteve kombëtare, po konsolidohet tani si Evropë e kombeve, prandaj edhe
kërkojmë shtetin-komb, që edhe ne shqiptarët të afirmohemi në Evropën e
Bashkuar me identitet dhe dinjitet adekuat, ashtu siç e konceptonte ate edhe
njëri nga pionerët dhe ideatorët e saj, burri i shtetit Italian, De Gaspëri.
Dëmet ekonomike, kulturore, shpirtërore e shoqërore që janë shkaktuar nga
kjo status-quo e imponuar, janë të pallogaritshme. Vetëm kombi i bashkuar do
të ketë dhe imazhin e vet të vërtetë.
Me konsiderata shumë të larta !
PËR SEKRETARIATIN VENDIMMARRËS TË
FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR:
KRYETARI, ZËDHËNËSI POLITIK,
Prof. Dr. BASHKIM MITROVICA (d.v.) Mr. GAFURR ADILI (d.v.)
Tel.: 00355 (0) 692735656
Toplicë, 10 shkurt 2007.
E-mail:[adresë e fshehur]
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Enveri(Guest)21.02.2007 · 22:36 UTC
Mjerisht, siq thot Fishta ke "Oso Kuka" : T`mos i mbajme Cubat me vjam!...
Keto letra dhe reagime jane Vjam per Cubat e evropes dhe prostitutat tona!
Jam shum i mahnitur nga kurajoja dhe forca intelektuale e perpilimit te nje Letre te tille,jo pse nuk dij vet por nuk e benj dot me nje gje te tille te lus Ujkun : Or Ujk te lutem mos me ha!Mos me ha se kam te drejte te jetoj edhe une,se jam ky apo ai...etj!
Kosova veq po e fiton Autonomine e Pavarur,te drejten dhe mundesine qe te kontaktoje me tera shtetet dhe institucionet nderkombetare si nje Identitet i Pavarur,si nje Shprehje e pavarur gjeografike "Kosovo" dhe te jete degjuese pa te drejte fjale as vote ,as pjesemarrje ne asnje institucion te botes,qofte ai politik apo financiar,perveq atij te shendetesise ku duhet te parandaloje semurjet ngjitese dhe ndotjen e ambientit per fqinjet apo me large...
Kete Status e ka Palestina qe nga 1992-ta!
Protektorati apo sundimi i Evropes mbi Kosovo-n do te hiqet atehere kur askush ne kosovo nuk do te flase shqip dhe t`mos deklarohet shqiptar musliman!...Kur te jete bere kjo...Kosovo do te fshihet nga harta e botes dhe do te quhet Juznaserbija!
Po shpresoj qe me kete leter te Jashtezakonshme nga permbajtja dhe vlera intelektuale, kete radhe i keni futur ne gjynah Evropianet dhe Eduard Grey-in finlandez,i cili po kete plan ia ka paraqitur Milosheviqit me 1999 kur se bashku me Cernomerdinin(kryeminister i atehershem i Rusise) e "binden" te terhiqet nga Kosovo me forcat e veta,dhe ndoshta nga Gjynahi dhe dhimbja qe kane ndaj nesh si popull i drejte do te ndryshojne diçka ne dobi te shqiptareve pas ketyre lutjeve te dhimbshme qe po u drejtojne shqiptaret atyre!