REAGIMI I AKADEMIK DR. REXHEP QOSES NE LIDHJE ME P
Akademiku shqiptar Rexhep Qosja kundershton ashper dhunen e policise ndaj protestuesve ne Prishtine.
Sipas tij: Ato që ngjanë të shtunën në Prishtinë, na kanë sjellë, në radhë të parë befasi, na kanë sjellë pikëllim dhe dëshpërim. Në Kosovë, prej vitit 1968, e sidomos prej vitit 1981, janë bërë shumë, shumë demonstrata dhe ne jemi mësuar t’i shohim rrugët e Kosovës të përgjakura, nga policia jugosllave e mandej serbe, por prej vitit 1999, prej 12 qershorit, nuk kemi pritur që do të ngjajnë përgjakje të rrugëve të Kosovës nga plumbat e policisë dhe në këtë rast nga plumbat e policisë ndërkombëtare. Kjo ishte shumë e papritur, kjo ishte pikëlluese dhe kjo ishte dëshpëruese. Sigurisht, që kjo ka sjellë shumë shqetësim në Kosovë dhe ka sjellë dëshpërim. Protestat janë të ligjshme, janë insititucion i demokracisë, dhe absolutisht nuk ka nevojë të priten në atë mënyrë prej policisë e në radhë të parë, prej policisë ndërkombëtare.
Prof. Rexhep Qosja shprehet se megjithate keto protesta nuk do te ndikojne ne statusin e Kosoves: Nuk mendoj se mund të kenë pasoja në procesin e zgjidhjes statusit të Kosovës dhe në formimin e shtetit të Kosovës. Po të ketë pasoja, në mendimet atyre që do vendosin për statusin e Kosovës, atëhere do të thotë se ata nuk kanë menduar fare seriozisht. E ne jemi të bindur dhe ne mendojmë se ata do ta mendojnë dhe do ta zgjidhin statusin e Kosovës, ashtu siç është e drejta. D.m.th, duke i dhënë të drejtën popullit të Kosovës që të vetvendosë për fatin e vet. Mendoj që demonstratat nuk e cënojnë procesin e shtetformimit të Kosovës, por ato që e cënojnë, ato që e godisin është prestigji i insitucioneve politike të Kosovës, e në radhë të parë prestigji i policisë ndërkombëtare dhe i insitucionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Prestigji, edhe ashtu jo i shquar, edhe ashtu jo sigurtë, edhe ashtu shumë i luhatur, edhe ashtu i brishtë i institucioneve politike, për shumë arsye, ka marrë një goditje me reagimin e këtillë të policisë ndaj demonstruesve, ka marrë një goditje të fortë dhe ky është tani një prestigj në shkallë shumë të ulët.
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Enveri(Guest)19.02.2007 · 22:49 UTC