Pjella e Titos nuk mund ta thyej heroizmin shqipta

11.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Pjella e Titos nuk mund ta thyej heroizmin shqiptar
 
    Pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë u përballën dy lëvizje të fuqishme për
jetë a vdekje; Në njërën anë enveristët (liridashësit, që përfaqësonin
vullnetin dhe interesat kombëtare shqiptare), dhe në anën tjetër titistët,
(kolaboracionistët ose sahanlëpirësit, që përfaqësonin vullnetin dhe interesat
e pushtuesëve serbo-maqedono-malazezë). Përballja më e madhe me pushtuesit dhe
titistët (bashkëpunëtorët) shqiptarë u bë gjatë Luftës Antipushtuese Çlirimtare
të UÇK-së. Nga kjo Luftë doli i mundur pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij…
Ardhja dhe vendosja e forcave ushtarake, policore dhe civile ndërkombëtare
riktheu “shpresën” e pushtuesit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. E këtij
karakteri ishte edhe përballja e djeshme në Prishtinë, ku titistët shënuan edhe
një humbje… Besoj se këto janë përpëlitjet e fundit të kësaj pjelle të
rrezikshme për kombin shqiptar…
    Gati tetë vite pas përfundimit të Luftës Antipushtuese Çlirimtare, populli
shqiptar, i mashtruar dhe gënjyer nga “paria” e tij politike, mbushi rrugët dhe
sheshet e Prishtinës për të shfaqur pakënaqësinë e tij me planin e Atisarit dhe
të Grupit negociator për Kosovën. Demonstrata ishte thirrur nga Lëvizja
“Vetëvendosja”. Megjithëse kësaj radhe nuk ishin bashkorganizatore të
demonstratës organizata e veteranëve të UÇK-së, LPK-ja, LKÇK-ja, Shoqata e të
burgosurëve politikë, etj., thirrjes i ishin përgjegjur mbi njëzetë mijë
shqipatrë të të gjitha moshave dhe profesioneve. Qyteti kryesor i krahinës
shqiptare oshtinte nga thirrjet e fuqishme të demonstruesëve për UÇK-në, për
vetëvendosje, për vetëvrasjen e Grupit negociator, pastaj thirrjet poshtë grupi
negociator, etj. Vargut të shqiptarëve të pakënaqur me zgjidhjet e propozuara
për Kosovën nuk i shihej fundi… Demonstrimi ishte krejt paqësor deri në vendin
ku policia e komanduar nga të huajt kishte zënë rrugën dhe nuk
lejonte demonstruesit të vazhdonin rrugëtimin e paraparë paqësor. Hapjen e rrugës
nga policia e kërkuan edhe Adem Demaçi dhe Albin Kurti. Por ishte e kot. Policia
“shqiptare” i bindej të huajit, nuk i bindej simbolit të qëndresës sonë kombëtare
dhe drejtuesit të Lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurtit. Kjo polici e paguar nga
taksa e qytetarit nuk pranoi t’i bindet thirrjes së popullit që i takonte.  Ajo
mbeti në anën e të huajve, në anën e atyre që po përpiqen t’ia zënë frymën lirisë
dhe të drejtave tona kombëtare, qytetare e demokratike. Demonstruesit paqësor u
gjendën ballë për ballë me policinë shqiptare. Prapa saj qëndronte policia
ukrainase, polake, rumune, etj., e cila kënaqej duke par dhunën dhe sadizmin që
tregonin disa policë “shqiptarë” ndaj qytetarëve duarthat. Kjo polici, e mbështetur
dhe urdhëruar nga policia e huaj, hodhi plumba dhe gaz lotsjellës pa pushim dhe pa
asnjë shkak. Kjo polici rrahu dhe arrestoi dhjetëra shqiptarë të pafajshëm. Nga
armët dhe dhuna e
kësaj policie u plagosën rëndë e lehtë mbi shtatëdhjetë shqiptarë, që po
protestonin paqësisht kundër planit të Atisarit për Kosovën. Egërsia, urrejtja,
shfryrja dhe dhuna e policisë “shqiptare” dhe ndërkombëtare mbi popullin duarthat
mund të arsyetohet  vetëm nga pjella e Titos. Atë mund ta arsyetoj edhe ndonjë
“zhabë” si zëdhënsja e Agim Çekut dhe qyqarë shqipfolës të kallëpit të saj. E zeza
Ulpiana Lama mori “guxim” (a thua nga e mori?) të thotë, në emër të Qeverisë, se
“demonstruesit u bashkuan me Beogradin…”. Pati edhe bijë të tjerë “analistë”,
gazetarucë e zëdhënës të llojit Ulpiana, të lindur nga mrrëdhënie të përziera, që
barazuan “nacionalizmin” (të drejtën për liri) shqiptar me nacionalizmin
(shovinizmin) serb! Po t’u bëhet AND-ja këtyre “shqiptarëve” me siguri se do të
dalin gjysmë serb e gjysmë shqiptarë (hibrid)…  Kjo dhunë dhe barbari mund t’i ketë
rrënjët edhe te dëshira për t’u hakmarr për demonstratën e 28 Nëntorit të vitit
2006 dhe te sadizmi i disa të
huajve dhe i disa shqiptarëve, bijë të denjë të kohëve të represionit serb në
Kosovë… Dhuna ndaj demonstruesve mund të jetë edhe si përpjekje për ta thyer dhe
mposhtur pakënaqësinë në rritje të popullit shqiptar. Por, edhe demonstrate e
djeshme provoi se populli ynë është i pathyeshëm. Në vullnetin e tij do të thyejnë
kokën të gjithë ata që nuk e respektojnë…
    Midis ose pranë (afër) këtij populli që po protestonte nuk u gjend pothuajse
asnjë nga deputetët, që dikur demonstronin dhe vuanin vite të tëra në burgjet e
Jugosllavisë (Serbisë)! Këtë ditë nuk u panë as deputetët e Komisionit
parlamentar të sigurisë, që kanë për detyrë të “mbikëqyrin” punën e policisë!
Kryetari i këtij komisioni, Naim Maloku, kishte ikur në Prizren në një tubim
partiak për t’i mashtruar përkrahësit e partisë së tij se Kosova nuk humb asgjë
me Planin e Atisarit. Tamam si në kohën e Azem Vllasit, Kurtesh Salihut e Suria
Pupovcit… Se kjo dhunë ishte hakmarrje dhe urrejtje e “akumuluar” dëshmon edhe
fakti se demonstruesit janë plagosur në gjokës dhe kokë. Pra, policia e
“popullit” nuk kishte për qëllim vetëm shpërndarjen e demonstruesve, por
plagosjen dhe përgjakjen apo vrasjen e tyre. Deklarata e komisarit të policisë
se “demonstruesit provuan të hynin në institucione…” është gënjeshtër e
kulluar. Gënjeshtër e kulluar është edhe deklarata e zëdhënësit
të SHPK-së. Dhunës dhe terrorit të policisë demonstruesit i qëndruan heroikisht për
më shumë se tri orë, deri sa ra mbrëmja.
    RTK-ja e UNMIK-ut, e orientuar qartë kundër interesave shqiptare, lansoi
dezinformatën tendencioze (si pa të keq) se “në demonstratë morën pjesë tre
mijë veta”. Hileja dhe qëllimi ishte i qartë: “RTK-ja e titistit dhe
kolaboracionistit, Agim Zatriqi, u përpoq ta barazojë demonstratën e
shqiptarëve me atë të serbëve të Veriut, që u mbajt dje (një ditë më parë)”.
Marre e faqja e zezë! Jazëk atyre që u bënë shërbëtor të të huajit për ta
mposhtur vendin dhe popullin e tyre! Fajtor për dhunën dhe përgjakjen e rrugëve
të Prishtinës (njësoj si zëdhënësja e tij), edhe Agim Çeku e “shpalli” popullin
demonstrues! Fajin ia hodhi demonstruesve duarthatë edhe Ministria e Brendshme
e Fatmir Rexhepit! Të presim edhe “dënimet” e të tjerëve… Kështu ndodhi edhe
gjatë dhe veçmas pas demonstratave të marsit të vitit 2004. Në vend se të
dënoheshin ose të paktën të denoncoheshin dhe penalizoheshin politikat
antishqiptare, që quan në atë gjendje shpërthyese, “paria” e Kosovës dënonte
popullin e pakënaqur me politikat kolonialiste dhe rrënuese të UNMIK-ut dhe
hyzmeqarëve të tij “shqiptarë”. Urrejtja dhe brutaliteti i policisë i ka rrënjët
edhe te përkrahja dhe fuqia që po fiton gjithnjë e më shumë kërkesa e popullit
shqiptar për VETËVENDOSJE kombëtare… Kjo demonstartë ishte një paralajmërim i qartë
dhe i fuqishëm për të gjithë ata që ende besojnë se mund të vendosin në dëm të
kombit shqiptar, i cili përfundimisht është bërë faktor dhe aktor i pakapërcyeshëm
për mirë e për keq, për paqë e për luftë. Po ta kishte parasysh këtë fakt Grupi
negociator nuk do t’i “hipte” sajit… Për gjendjen “delikate” në të cilën ndodhet
sot Kosova përgjegjësinë kryesore e ka Tirana zyrtare, e cila është pronarja e
vetme e ligjshme e Kosovës dhe krahinave të tjera shqiptare. Ajo bëri faj kombëtar
dhe historik kur e la çështjen e Kosovës dhe çështjen e krahinave të tjera të
Shqipërisë në duar të aventurierëve dhe kolaboracionistëve titistë. Bëri faj kur
pranoi kërkesën e
kolaboiracionistëve titistë e serbofil për “pavarësi”. Heqja dorë nga ribashkimi i
Shqipërisë na solli këtu ku jemi sot… Po të ndiqeshin politika kombëtare në Tiranë
Grupi negociator dhe asnjë grup tjetër nuk do të “guxonte” t’i dilte zot Kosovës
dhe të ishte kaq zemërgjerë me fatin dhe tokën e Shqipërisë…

XhevatBislimi