Vendoset regjimi antidemokratik në Kosovë...! &nb
Vendoset regjimi antidemokratik në Kosovë...!
Bekim Rexhepi
Ato pamje te djeshme, në rrugët e Prishtinës do të jenë të ngulitura në kujtesën e kosovarve edhe gjatë gjithë javës se ardhshme. Një [ch8220]polici[ch8221] e këti tipi pa pergjegjësi kombëtare, besoi se nuk i duhet Kosovës. Një [ch8220]polici[ch8221] e cila nuk ngurron sërish ta shpreh dhunën ndaj qytetarëve të saj, më çfarë u tregohet se brenda saj ka politikë të percaktuar vetëm për ndëshkim. Kjo polici me pjestar shumicë të papjekur kombëtarisht, defilon rrugve të Kosovës ne vend se të rrinin ne malet e Sharrit. Gjatë orarit të punes pjestaret e kësaj policie i ndjekin serialet e filmave latin apo spanjollë, që i servojnë televizionet jo profesionale në Kosovë. Më ka rënd rasti, vitin e kaluar te bindem me këtë realitet të hidhur, kur një qytetar i Kosovës për një problem gjobe shko në qendrën informative te policies rajonale (të Kastriotit) për tu informuar me proceduren e gjobës, dhe informatori i veshur poashtu me kostumet e njëjta të kësaj policie, na u shpreh në besim: - [ch8220]Me u thanë të drejtën, as edhe një njeri që mund tu ndihmoj, nuk e gjeni[ch8221]! - kur e pyetëm ne se: - [ch8220]pse[ch8221]?, - ay na u gjegjë në besim: [ch8220]Kan shkuar të ndjekin serialet e mesditës që i transmetojnë televizionet tona[ch8221]!. E habitshme, e pa komentushme. Akoma dhe nuk e marrë me mend këtë akt, i cili edhe po te ndodhte edhe në parajsë nuk do te kishte kuptim normal.
Dhuna në Kosovë po paraqitet sa herë shqiptaret, duan që kërkesat e tyre të zgjidhën drejtë, pa ndikime të theksuara, të të huajve. Atje ku dhuna paraqitet, sipas tekave te ndonjë sensicivi, rrezikon zhvillimin e demokracisë, e frenon lirinë, pengon njëkohësisht pavarsinë dhe unitetin e vendit. Dhuna e djeshme është sprovë tjetër e këti regjimi kolonjal në Kosovë, ky rëgjim i nguli këmbët, më thellë duke u treguar me forcë e vet, për tu bindur se jemi ata vet, qe demokracinë e zhvillojmë përmes dhunës, shkopinjëve dhe gasit helmues. Kosova prapë nën dhunë, të shkopinjëve dhe gasit helmues vetëm për shkak të lirisë së saj. A kaq e zorshme qenka liria e shqiptarve, a kaq e dhimbshme duhet të mbesë ajo, për ta parë dritën e vet.
Mbase kështu tingllon, s[ch8217]ka pse te mos e pranojmë dhimbshëm konditën e thellë të lirisë sonë. Për shkakë te kësaj kondite ne do të vazhdojmë, të jemi viktimë, por, të jeshë viktimë fundi e lirisë sate nuk është turp.
Ky numër i këpucës nuk më bie, ndaj nuk e dua, do të eci akoma i zbathur deri te numri im i vërtetë që më bije fare tamamë.