Kocoj Danaj
Partia Aleanca per Mireqnie dhe Solidaritet ka denuar dhunen eger te ushtruar nga Policia ne Prishtine ndaj protestuesve te paarmatosur. Ne nje deklarate per shtyp te kryetarit te AMS, Koco Danaj; thuhet se:
AMS e konsideron te pajustifikueshme dhe te denueshme dhunen qe eshte ushtruar nga policia ne Prishtine ndaj protestuesve te paarmatosur. Asnje pretekst i perdorur deri me tani nga organet zyrtare te Kosoves, UNMIK dhe qeveri, asnje deklarim apo opinion politik nuk mund te justifikoje vrasjet dhe dhjetra te plagosurit.
Me masakren e kryer mbi protestuesit, politika zyrtare e Prishtines, vendase dhe nderkombetare tregoi se eshte shume larg parametrave te zbatimit te ligjit. Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve dhe justifikimi i saj edhe nga Grupi Unitetit, perfshire Kryeministrin dhe Presidentin , synon ta fuse Kosoven ne nje rruge te rrezikshme.
AMS eshte e bindur se shume shpejt, ne Prishtine, ne politiken zyrtare te saj do te gjenden politikane te cilet do ti therrasin arsyes dhe jo inatit dhe do te qetesojne popullin shqiptar i cili pas protestes se djeshme te cilen e pergjaku policia nuk eshte dhe nuk do te jete me ai i pari. Pas protestes se pergjakshme, shume politikane ne Kosove nuk do te jene realisht te tille. Ata do te jene vetem formale. Mashtrimet dhe iluzionet e tyre nuk do te besohen me, populli shqiptar ne Kosove do te kerkoje rruge te tjera demokratike, drejtues te tjere, per te realizuar endrren e tij, Kosoven e Pavarur dhe Demokratike.
|||Lajme.Net|||