Aventurat neper Profesione

11.02.2007 · Duli(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Tema e lirë

                                          Aventurat neper Profesione

   Dinamika e zhvillimit ekonimik dhe tekniko-teknologjik e shtyen njeriun te profesionalizohet
ne nje shkalle me te larte.  Kjo nuk eshte lehte ngase njeriu mendon se e ka kryer shkollimin
perkates dhe duhet te pushoj nga shkollim i me tejshem, mirpo per ta ruajtur vendin e punes
atij i nevojitet nje njohuri me e thelle dhe te beje kerkime kreative ne fushen e vete vepruese.
Edhe pse duket i pa arsyeshem nje proces i tille, ky ndodhe me dekada ne boten perendimore
dhe me gjere.  Ky proces ndodhe edhe te nje pjese e njerzve ne shoqerin tone.  Me lejoni te
citoj perafersishte disa fjale te aktorit tone, Sulejman Lokaj, te shprehura ne programin e nates
te Radio Kosoves.  Ai thot," Nese nje njeri e kryen nje fakultet, ai dine nje perqindje jo te
mjaftueshme ne profesionin e vete.  Per ta kompletuar diturin e nevojshme, atij i nevojitet nje
lexim sistematik ne profesionin e vete."  
  Sot, bota eshte me thelle ne njohurite profesionale.  C'do profesion ka arritur te akumuloj nje
vellim gjigante te analizave dhe studimeve ne kornizat e veta.  Besoj se kapaciteti i trurit te nje
njeriu eshte veshtire te elaboroje nje vellim aq te madhe.  Kete kisha me ilustruar me rastin e
matematicientit Rus, Ostogradskit.  Kur Ostogradski  ka marre nje test matematikore, aty eshte
pritur se ai do te zgjidhe te gjitha problemet.  E verrteta eshte se ai ka deshtuar ti zgjedhe te
gjitha problemet.  Kjo nuk eshte ndonje befasi e madhe sepse studiuesit vlersojne se nje
matematicient i mire qe posedon doktoraturen e njeh dikun 10% materjen e matematikes.  Ky
shembull me matematiken me siguri se shprehet edhe ne drejtimet tjera.
 Mua nuk me befason njeriu, i cili ka nje etje per ta njohur profesionin e vete sa ma shume, por
eshte interesante suksesi i njeriut qe kryen studimet ne shkencat teknike pastaj magjistron dhe
doktoron ne shkencat shoqerore.  Disa prej tyre bile edhe i avancojne dy e me shume profesione.
Kjo ndodhe edhe ne SHBA, mirpo zakonishte njeriu qe ndrrone profesionin nuk eshte stabil ne
asnjerin profesion.  Per ta argumentuar kete me konkretishte me lejoni te mare nje shembull
qe me ka ra rasti ta shohe ne RUTGERS UNIVERSITY.  Une ketu jam studente i matematikes.
Nje dite Dr. Gilman mungon nga ligjeratat e  APLIKIMIT TE VARABLAVE KOMPLEXE, dhe
ate e zavencon Dr. Moshar, i cili eshte nje topologjiste shume i mire.  Kisha knaqesin te
shoh operimet e tije me funksionet komplexe.  Kur problemin e shprehte nga perspektiva
topologjike, ai e Finish Kakashi Gaiden
shprehte bukurin e matematikes.  Mirpo, kur shprehte punen analitike shihej
se i mungonte ajo forca te cilen e posedon Dr. Gilman.  
  Nuk dua te kritikoj negativishte as nje njeri sepse nuk kam asnje pretendim politik.  C'ka
eshte e verteta?  Cdo shoqeri ne bote investon munde ne krijimin e te gjitha segmenteve te
veta.  Me fjale tjera,  shoqeria ka nevoje ti ve ne funksion te gjitha segmentet e saje per te
qene me aktive dhe e barabarte ne konkurrence.
  Ne gjykimin time nuk eshte politika, ajo qe i percakton vlerat e nje shoqerie, por vlerat e shoqerise
jane produkt i sferave tjera shoqerore.  Ndersa, politika pastaj e komenton suksesin e shprehur
ne teren.  Konsideroj se kishte me qene mire nese qendrojme ne profesionin tone dhe e zhvillojme
ate brenda mundesive tona.