Fehmi Berisha-NAIVËT MENDOJNË  SE KEMI THEMEL

07.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

NAIVËT MENDOJNË  SE KEMI THEMELE TË SHTETIT

Shpërlarje e trurit(inspiranje mozga),e përdor këtë kalk,sepse i përgjigjet gjendjes son momentale.
Kur në të gjitha mediat e shkruara dhe pamore,me çindra herë në ditë do lexojmë e dëgjojmë; ky është shteti, kjo është pamvarsia, Kosova po mendon europianisht,po integrohet në Europë,po,po….,e çka jo tjetër.
Me gjithë këtë propogandë edhe vetë në familje të këthehen kundër,sepse po;“inspiranje mozga“
Nuk mund të thuhet se Pakoja e Ahkusarit nuk është më e avansuar se rezoluta 1244,sikurqë nuk mund të thuhet se kjo pako nuk përmban ca elemente të  vogla të shtetësis,mirpo drejtë shikuar, është shumë shumë larg Pavarsisë, shumë shumë larg Sovranitetit,pra është shumë shumë larg nga ajo për çfarë gjakuam ne shqiptarët SHTETIN.
Me këtë material-pako,me të cilën shqiptarët  përgjithësisht u fascionuan ,sepse e pritën me ahengje të vogla(nuk pam asnjë reagim-kundërshtim publik)Kosova saktësisht u ba Buqkurish-Lamë thiu.
Në përgjithësi pakoja garanton kantonet serbe(me kompetenca shtetërore),defakto e ndan dhe e legjitimon ndarjen e veriut të Kosovës, garanton exterritoret(ambasadat-kishat –qerdhet ardhme diversante serbe) anë e këndë Kosovës, duke mos ia mbyll Beogradit as edhe një shteg.

Derisa, Kosova mbetet as mish as peshk, sepse nuk ka asnjë ingerencë të fortë shtetërore,dmth, do i mungoj Ulsja në OKB, nuk do të ketë Ministri të Jashtme,nuk do të ketë Ministri të Mbrendëshme dhe milicët e shumartë e TMK-së do shkojnë nëpër shtëpia.

Unmikun do ta Zavendësoj një Unmik tjetër,i cili do të jetë fuqiplotë për ta jetësuar këtë pako,por vetëm pjesën që ka të bëj me 4%-shin e shkieve,multietnicitetin ,siç thot Esat Stavileci: „S`mund të bësh mozaik me nëntë gur të bardh e një të zi“,por këta me ndihmen e serbis dhe shqipfolësve do e bëjnë (ndarjen)

Ky skenar i rafinuar ( i mbrapsht ) ershi pas shumë studimesh e analizash të bashkësis ndërkombtare, të cilët për fatin tonë të keq, shpejt dhe pa asnjë mundim na panë se cilët dhe çfarë jemi,kështuqë nuk e patën të vështir ta zbatojnë,sepse ua hapëm dyert në të gjitha anët.

Edhe atë ekonomi  që e kishim ,të cilën pati filluar ta rrënoj Serbia, ndërkombtarët e rrafshuan tërsisht. Diku rreth 3-4% të mbar popullatës i lejoi, që me të gjitha rrugët e pista për një afat të shkurt kohor të pasurohen marramendësisht shpejt.(Qmimi,të bëheshin skajshmërisht të dëgjueshëm) Kjo u duhej, që ta krijojnë shtresen kapitaliste, e bënë,bile shumë të fortë-pasur, derisa pjesën tjetër të popullatës e sollën në pozitë të lypsit e lanë pa nevojat elementare ,pa bukë,në terr e në llaç, të cilve më nuk u bie ndërmend statusi ,kështuqë tash leht e luajn lojën dhe aplikojn skenarin.          

E dihet se ;p.sh.zvicranve u jan dashur rreth 300 vjet punë të mirfillt për ta krijuar këtë rend të pasurish dhe shi për këtë, sistemi i tyre ekonomik,shikuar horizontalisht,ngritet ose bie prajshëm (normal) 0.5%  - 2%  maksimum, dmth. pejt tërhiqen njejt,paralel në të gjitha fushat,derisa te ne….

Bashkësia Ndërkombtare për këto vite përpos që rrënoi ekonomin tonë(mos më thuani se nuk kishim fare), rrënoj dhe po rrënon edhe Kulturën e Traditën tonë.( Shihni ç`bëjnë Mixhen Kelmendi e Nexhmedin Spahiu me kompani për gjuhën e simbolet Kombtare-këta e shumë si këta kanë një forcë të madhe shtyse prapa). Shifrat jan shqetsuese. Në Shqipëri, në tri familje;

mjë është e divorcuar(e ndarë),përafërsisht këtë trend po ndjekim edhe neve në Kosovë. Pastaj,droga,prostitucioni,korrupsioni,trafikimi i njerzve,vrasjet etj,etj

S`ka më film as teatër të mirëfillët,arsimi,mozomakeq e po kështu shëndetsia.Papunësia marramendëse,por edhe ata që punojnë e paga e tyre 100-150 Euro…..,kur kësaj i ngarkohet edhe borgji prej afër një miliard Euro të cilin zotri qeveritarët e pranuan pa hezitim,neve ia kemi lidhur duart vedi për nja 100 vjet dhe s`ka dreq që na i zgjidh.

Bashkësia Evropiane e cila me të gjitha kompetencat do të stacionohet në Kosovë dhe e cila në Kosovë do të rri hiq më pak se  25 vjet,derisa ta coptoj Atdheun tonë mirë e mirë në të katër anët.(Po shihet Luginën e Preshevës e hëngër uku,pokështu veriu i Kosovës iku),përafërsisht atherë ne do pranohemi në KLUB, por, deri atëherë neve me asgjë
nuk do të mund të identifikohemi si shqiptar, pra fare s` do të na vi era shqip, sepse me ngut jemi duke vrapuar për ti prishur vlerat tona në të gjitha fushat. Dhe nesër, me çka do të krenohemi,me çka do të krenohen fëmijtë tanë? Vetëm me atë se jan racë njerzore dhe ecin në dy këmbë.
S`do ket diçka për të qen.

E ky ishte edhe qëllimi i KLUBIT, qëllim  të cilin fatkeqësisht me të madhe e ndihmuam edhe vetë ne.
Kosova do e shpallë Pavarësin. Të njejtën gjë do e bëjë Veriu i Kosovës. Klubi dhe „Parlamenti i Kosovës“ do e hudhin posht. Punë e madhe, aq ju bënë serbve se ne e hudhim posht. Shteti i tyre do të funksionoj praktikisht, derisa „Institucionet“ tona s` do kenë asnjë mundësi reale të funksionojn, në veri më jo se jo,por as në brendi të Kosovës ,sepse vetë e pranuan PAKON dhe do të vazhdojnë të jen vazal besnik të të huajve edhe më tepër se Sinanovit, Aliovit e Azemovit ndaj Beogradit. Dhe Kompetenca do të kenë, vetëm sa për ta mbyll dhe dënuar Albin Kurtin me shokë. Shkiet të rafinuar( kopila).Ata nuk e pranuan dhe i lanë vedi shtegun e hapur,që në çdo kohë të thonë: Kjo na qe imponuar  me dhunë dhe…..
Tash meqë tanët u ngutën dhe pa hamendje e pranuan Pakon ,pa tjetër që edhemë do të shtyhen në Kompromise të mëtutjeshme ,u muar vesh në dobi të serbve(jem gjallë e shohim) posa të takohen sërish me shkie, edhepse ata do provojnë që ta shtyjnë takimin,sepse Drashkoviçi si Ministër i jashtëm( partia e ti humbi) ligjërisht do arsyetohet; unë nuk kam legjitimitet…,pritni derisa të bëhet Qeveria.
Bashkësia Evropiane –KLUBI,e ndoshta edhe Amerika në mënyrë të organizuar do hapin mundësi pune sezonore në mënyrë që ti evitoj trazirat e mëdha sociale. Neve do të kemi sa për të ngrën,por edhe do të shpërndahemi anë e kënd dynjas dhe do pakësohemi-asimilohemi.

Kështuqë diku pas nja 30 vitesh, një troh popull pa identitet,pa kultur,( mos mi quani kultur hipikët,vesh e hund shpuarit,pederat.kofshshpluarat e tipit Kolgeci,sepse të tillët Europa nuk i pranon në gjirin e vetë.I kanë(shumicën të huaj),por kjo garnitur-shtres në Europë  me të drejt dhe mençurisht ,është shtresë e urryer, e pështirë ,e përbuzur-derisa te ne janë në saf të parë) që as vetë s` do ta dimë çka jemi, do të kem mundësi ti bashkangjitemi klubit të Europës,të cilve do t ju nevoitemi  gjithnjë për rrogëtar;fshesaxhi.

Athua punuam për më shumë?
Jo.
Me këte pako,neve faktikisht morëm më shumë seç merituam(kam parasysh ;çfarë e si punuam-jo të drejtën historike,etike,ndërkombtare etj,këto janë gjëra në letër, pra relative).

                                                                                                                Fehmi Berisha