SOLIDARIZOHEMI ME DEMONSTRATAT REVOLUCIONARE TË 10

05.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

SOLIDARIZOHEMI ME DEMONSTRATAT REVOLUCIONARE TË 10 SHKURTIT 2007!        

Qielli i Kosovës prapë po errësohet nga re të zeza sterrë duke e përzënë diellin e
aq të shumëpritur larg e më larg, për t'ia lëshuar rrugën furtunave të mëdha me
erëra dhe shira që to të vërshojnë e shkatërrojnë shumëçka në tokat tona të lara me
gjak shqiptarësh ndër shekuj.
A mos është e shkruar që ky qiell i pafajshëm, të mos duket ende në ngjyrën e vet të
bukur, ende të jetë pa pëllumba të bardhë, të jetë një mbretëri e korbave të zi që
ushqehen me eshtra mbi dhe e nën dhe! Jo, nuk është e shkruar! Askush nuk mund ta
shkruaj këtë kob të zi përderisa nuk e shkruajmë ne vet. E ne, kurrën e kurrës, nuk
do ta shkruajmë këtë kob të zi që po na sillet tradhtueshëm përreth. Nuk e shkruam
kapitullimin përballë rrebesheve të historisë për më tepër se dymijë vjet e nuk do
ta shkruajmë as kësaj radhe, nuk do ta shkruajmë as nesër as kurrë. KURRË!
Nuk do ta nënshkruajmë sepse pa dashur të shkojmë më larg në histori, lufta heroike
e UÇK-së, na thërret për QËNDRESË, kujtojmë këtu faktin se kur e famshmja jonë,
ushtria heroike po ndeshej dhëmbë për dhëmbë me okupatorët, aleatëve perëndimorë nuk
ua merrte mendja dot ta sulmonin Serbinë nga lufta tokësore, por vetëm me ca
eksperimente të teknikës ushtarake nga lart!
Kujtojmë këtu se si pasojë e kësaj u vranë mijëra civilë të pafajshëm, dihet se
gjatë kësaj lufte u vranë 20.000 shqiptarë/e, u dhunuan 20.000 femra shqiptare.
Ende nuk dihet për fatin e mbi 3000 të pagjeturve, të cilët janë hedhur nëpër gropa
në malet dhe lumenjtë e Serbisë, pastaj dihet se mbi 180.000 shtëpi shqiptare u
dogjën, një milion
Shqiptarë u dëbuan me dhunë të organizuar nga makineria ushtarake vrastare
serbo-sllave.
Pasuritë e Kosovës u vodhën, u plaçkitën prej bankave të Kosovës, u shkatërruan
fabrika dhe kombinate, u shkatërrua edhe pasuria private e shqiptarëve e të tjera.
Edhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve të pallogaritshme në historinë tonë të re,
“miqtë tanë”, as sot nuk po na e njohin të drejtën e kombit tonë për vetëvendosje,
por me intriga e komplote nga më të egra po përpiqen të na hedhin hi syve, duke e
krijuar një grup negociatorësh – tregtarë me interesat gjithëkombëtare, të cilët
fytyrën e vet prej karrieristësh të pangopshëm e treguan së pari në Rambuje, të
cilët atëbotë nuk e bënë as më të voglën këmbëngulje për të drejtën e popullit tonë
që të respektohet vullneti i tij; që të vendosë vet për ardhmërinë e tij. Populli
ynë nuk dëshiron asgjë më shumë se popujt tjerë liridashës: të jetojë i lirë në
trojet e veta, të jetojë pa terrorin e zi që ia sollën dhe mund të ia sjellin edhe
nesër okupatorët e huaj!
Ne, nuk duam të besojmë të mbetemi në mëshirën e askujt, pra as në mëshirën e
“miqve” të tipit, Eduard Grey, siç po na sillen vërdallë sot, pleqtë e pleqërive të
huaja për ne; Solana dhe Ahtisari.
Ne jemi të bindur thellë se: do të mundohen kot dinozaurët me dy këmbë të na shesin
sapun për djathë e të na bindin se këto janë të shëndetshme. Sofizmi i dinozaurëve,
i urithëve e strucëve nën rërë mori fund.
Morën fund fjalët boshe, mori fund skena teatrale e tragjikomedisë, perdja po bie.
Ishte kjo tragjikomedi që zgjati shumë, vite, për më tepër se një decenie por, më në
fund mbaroi.
Tash është radha e publikut ta vlerësojë këtë tragjikomedi që me durim turpin e pa
imagjinueshëm e ndoqi si hije deri në fund.
Dhe s'ka dyshim se shumica prej tyre janë e do të jenë të zhgënjyer edhe pse
regjisorët e huaj e aktorët vendas u munduan të jenë sa më të përkryer me
imagjinatën e tyre. Në këtë tragjikomedi temë qendrore ishte mashtrimi ku regjisorët
dhe aktorët ia kishin parashtruar vetës si detyrë që gjërat e paqena (abstrakte) t'i
plasonin te publiku si gjëra reale e të vërteta. U munduan që t'i bindnin të gjithë
se ky teatër ishte bërë enkas për të mirën e tyre, për t'i bërë të lumtur. Por me
keqardhje mund të konstatojmë se ky teatër nuk pati sukses dhe dështoi, edhe pse
suflerët e shumtë prapa perdes u munduan me gjithë shpirt që ky teatër të mos
dështojë.
Regjisorët dhe aktorët në panik për dështimin e tyre, po u bëjnë thirrje publikut që
t'i vlerësojnë maksimalisht dhe t'u duartrokasin, me shpresë që t'i bindin se ky
teatër ishte në nivel të përkryer. Kjo thirrje do të vazhdojë derisa të mos i flakin
tutje në plehrat e historisë. Populli është ngopur me lojëra të tilla teatrale në
emër të tyre e kundër tyre. Tani populli duhet të bindet përfundimisht se këta
aktorë nuk e luajtën lojën siç iu kishin premtuar. I tradhtuan turpshëm. Rruga e
tyre mori fund, por nuk merr fund kurrë rruga e popullit i cili edhe këtyre
furtunave sikur shumë herë më parë do t'u bëjë ballë dhe do të dalë fitimtar.
Lëvizja Vetëvendosje me vendosmërinë dhe më forcën tuaj do të ecë e sigurt drejt
qëllimit final, drejt Vetëvendosjes. Kosovës kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe
bijat e saj që në momentet më vendimtare ia kanë vënë gjokset furtunave ogurzeza.
Pas tradhtisë nga faqezinjtë tanë dhe të huaj, duhet t'i ngjeshim radhët që të
gjithë dhe të parashtrojmë kërkesat tona të drejta si: VETËVENDOSJA DHE
KUNDËRKOLONIZIMI i ri i Kosovës, që populli ynë të vendosë vet për ardhmërinë e tij
e jo si dikur të vendosin mbretëritë e Evropës dhe gjetiu...
Të organizohemi fort si një trup i vetëm, rreth flamurit tonë kombëtar, sepse kur
jemi të bashkuar e të vendosur, nuk ka forcë dhe furtunë që na ndalë.
Evropë – Kanada, 1 shkurt 2007

Nënshkruesit që solidarizohen me demonstratat popullore në Kosovë:
1. Fadil Shyti
2. Faik Smajli
3. Xhemil Zeqiri
4. Flori Bruqi
5. Beqir Elshani
6. Sahit Xhemajli
7. Mona Agrigoroaiei
8. Nisret Ahmeti
9. Azem Musli
10. Ramadan Pllana
11. Ramadan Kurtaj
12. Avdi Sherifi
13. Enver Hyseni
14. Naser Hyseni
15. Ramush Krasniqi
16. Beda Krasniqi
17. Maksim Çifliku
18.Teuta Zymberi
19.Tyrkene Bislimi
20. Bedri Zahiti
21. Demir Elshani

Numri i rendor i të solidarizuarve do të vijonte por për arsye teknike jemi të
detyruar ta ndërpresim!

Me nderime atdhetare!

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Zehir Rexhepi(Guest)05.02.2007 · 18:40 UTC

[quote author=RTVZIK link=1170669103/0#0 date=1170669103]SOLIDARIZOHEMI ME DEMONSTRATAT REVOLUCIONARE TË 10 SHKURTIT 2007!        

[/quote]