Pershendetje!

04.02.2007 · Pellazge(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Mjekësi

Zbulohet ilaçi kundër virusit HIV?!


Rektori i Universiteti te Jemenit “El-Iman “.Abdul Mexhid El-Zindani, ka zbuluar barna popullore për shërimin e sëmundjes se Sidas. Ai dhe grupi i tij shkencor kane beret e ditur se 15 persona, te cilët ishin trajtuar me terapi mjekësore. Brenda periudhës disa muajshe ishin shëruar plotësisht nga virusi HIV. Ne nje paraqitje ne televizionin ”Al –Jazeera”, para disa ditësh, dijetari i famshëm u ka bere thirrje kompanive te barnave, te cilat i përkasin Organizatës Botërore te Shëndetësisë, qe ta vizitojnë Jemenin dhe te shohin për se afërmi mjekimin dhe rezultatin e analizave te suksesshme, te cilat u kryen ne laboratorët me te avancuar botërore. Ai ka refuzuar te jap detaje per barnat dhe vendndodhjen e tyre, si garanci për te mos u përhapur lajmi përpara se ti jepet licenca atij qe e ka zbuluar. El-Zindani tha se zbulimi i ilaçit nuk është i rastësishëm, por rezultat i një studimi 15 vjeçar. Ekipi studiues ka marre për baze mjekësinë e pejgamberit Muhamed. El-Zindani beri te ditur se ilaçin se pari e kishte përdorur te shtazët, me ç’rast është vërejtur efektshmëria e madhe e eliminimit te qelizave jot e natyrshme. Ai, gjithashtu tha se ekipi hulumtues u kishte bere analiza te prekurve nga kjo sëmundje dhe qelizave te imunitetit dhe pas kontakteve me laboratorët botëror, rezultatet ishin pozitive.

Marre nga gazeta e përditshme kosovare “Lajm” me gazetar N.Tovërlani