Kuriozitete
Nje kohe te gjate nuk dilte nga shtepia, bile la dhe punen per arsye se nuk gjente kepuce per kemben e tij 45 cm te gjate. fale nje bizesmeni lokal , se fundi ju bene nje pale kepuce me porosi qe ky bizesmen , pagoi 200 dollar , te cilat kane vleren e shtat pensioneve , qe merr Stadnik si ndihme nga shteti
Në Malajzi Lieu Thou Lin është i njohur për aftësitë e tij për të tërhequr me lëkurën e vet objekte metalike me peshë deri në 2 kilogramë. Ky njeri përfaqëson një mister shkencor, përderisa në trupin e tij nuk gjenden gjurmë të një fushe magnetike. Sipas shkencëtarëve, edhe lëkura e Lieu është normale dhe ky është një talent i veçantë i pashpjegueshëm.
--------------------------------------------------------------------------------
Gjurmet e dy fotografeve shqiptare ne historine amerikane
Ne historine e artit fotografik amerikan gjate mes shekullit te kaluar spikasin dy emra, qe te dy shqiptare dhe qe te dy nga Korca; Ata jane Gjon Mili, fotografite e te cilit ne vitet 1930-40 mbizoteronin kopertinat e revistes se njohur Life; dhe i dyti, Dhimiter Mborja, fotografite e te cilit sot perdoren nga historianet si burime referimi dhe dokumentimi per pasqyrimin e veprimtarise se generalit amerikan Douglas MacArthur, nje prej ushtarakeve me te shquar gjate Luftes se Dyte Boterore. "Pamjet e fotografive jane krejt te vecanta, Ne jemi me shume fat qe kemi koleksionin ndoshta me te madh me fotografi, te cilin na i la Mborja, Ato tregojne historine shoqerore e kulturore menjehere pas luftes, si dhe rolin e rendesishem qe luajti gjeneral MacArthuri ne rindertimin ekonomik dhe institucional te Japonise. Ne ndjehemi shume, shume krenar per kete koleksion", thote koloneli ne pension William Davis. Qendra muzeale Douglas MacArthur ruan ne arkivin e saj rreth 45 mije fotografi dhe diapozitive shume prej te cilave Mborja i realizoi gjate periudhes mbi 10 vjecare si drejtor i Laboratorit fotografik prane shtabit te komandes se gjeneral MacArthurit pas luftes se dyte boterore ne Japoni, Filipine e Kore.
Shefi i arkivit te ketij muzeu, James Zobel thote se sa me shume vite qe kalojne aq edhe me e veshtire behet puna per klasifikimin apo identifikin e shume prej fotografive. "Mborja ishte mjeshter i artit fotografik, vecanerisht te llojit sizoret. Para disa kohesh ketu ne muze erdhi nje studiues nga Kalifornia per te mesuar dicka me shume rreth Mborjes. Ai eshte duke shkruar nje liber rreth artisteve me te medhenj te artit sizoret dhe mes tyre perfshin edhe Mborjen", thote zoti Zobel. Dhimiter Mborja lindi ne Korce ne vitin 1903. Ai ishte vetem 9 vjec kur erdhi ne Amerike prane xhaxhait te tij ne Detroit. Pas studimeve ne nje kolegj te artit fotografik Mborja vendoset ne Los Anxheles, ne Hollyeood si regjisor filmash vizatimor. Filmi i tij i pare me kartona mendohet te jete seriali Cubby the Bear ne vitet 20. Ne vitet 1930 Mborja realizon figurat plastike levizese te dinosaurve per filmin "Lost World" dhe pastaj studion e tij i a shet Walt Disneyt. Me 1942 Mborja hyn ne radhet e ushtrise amerikane si fotograf. Mili e Mborja jane dy jete paralele; Megjithese qe te dy me prejardhje nga i njejti qytet, Korca, jetuan ne te njejtin vend, ne te njejten periudhe dhe ushtruan me te njejtin perkushtim te njejtin profesion, prapseprape asgje nuk dihet nese midis tyre ka ekzistuar ndonje bashkepunim, ose te pakten ne se e kane njohur njeri tjetrin. Gjon Mili vdiq ne vitin 1984 ne Nee York dhe fotografite e tij zene vend here pas here ne ekspozita te ndryshme artistike. Dhimiter Mborja vdiq me 1990 ne Bethesda te Marilandit dhe la me testament nje shume prej rreth 500 mije dollaresh, nje numer fotografishe dhe nje koleksion te pasur veprash arti, qe te perdoreshin per hapjen e nje muzeu ne qytetin e tij te lindjes. Ne vitin 2003 amaneti i tij u be realitet dhe muzeu i artit oriental, i vetmi i ketij lloji ne Ballkan, hapi dyert ne qytetin e Korces.
--------------------------------------------------------------------------------
Çernobill, katastrofa qe tronditi Evropen
Mëngjesi i 26 prillit të 1986 tronditi Evropën nga një shpërthim i reaktorit numër 4 në Qendrën Bërthamorë në Çernobill. Kombinimi i disa faktorëve të brendshëm si dhe masat e dobta të sigurisë, shkaktuan një shpërthim nga më të rëndit në historinë e njerëzimit. Shpërthimi shkaktoi një temperaturë maksimale në 2.000°C, e cila u bë shkak për ndezjen e atmosferës, duke dhënë efekte deri në Skandinavi dhe një pjesë të konsiderueshme të hartës së Evropës. Bilanci 31 të vdekur që punonin në qendër, ndërkohë që 2500 persona të tjerë në rrethinat e qendrës bërthamore vdiqën për shkak të nxehtësisë përvëluese dhe nivelit të lartë radioaktiv që shkaktoi shpërthimi. Mbi 3 milion njerëz u zhvendosën nga Ukraina, ndërkohë që 5 milionë të tjerë arritën të kontaminoheshin nga ndotja radioaktive. Dëmi ekologjik dhe ekonomik arriti në miliona euro. Në orën 01:00, pra 20 minuta pas shpërthimit fuqia e reaktorit u ul deri në 7 për qind, megjithatë efektet e saj ishin të paimagjinueshme. Edhe sot në vendet për rreth ndihet ndikimi I këtij shpërthimi I klasifikuar si një ndër më të rrezikshmit, pas atij të ndodhur në Hiroshima.
--------------------------------------------------------------------------------
Djali që nuk ndjen dhembje
Tim Kridland duket se është një njeri që nuk ndjen dhembje, ashtu si të gjitha qeniet e tjera të vdekshme. Që kur ishte në shkollë, i çudiste shokët e tij të klasës, teksa e përshkonte krahun e tij me një age pa ndjerë dhembje, ndërkohë që tani ka filluar të shfaqet edhe në publik. Testet shkencore të kryera ndaj kanë tij kanë treguar se Tim është në gjendje të durojë nivele dhembjeje shumë më të larta në krahasim me qeniet e tjera njerëzore dhe me normalen e mundshme për një njeri. Tim nga ana e vet shpjegon se është forca e mendjes ajo që e lejon të shpohet me gjilpëra dhe të durojë nivele ekstreme të të nxehtit apo të ftohtit edhe pse pohon që e ka studiuar me kujdes anatominë e njeriut dhe e di mjaft se deri në ç’pikë dëmtimi i një arterieje mund të jetë fatal.
--------------------------------------------------------------------------------
Industria audiovizive në Shqipëri, 8,5 milionë euro në vit
Tregu më fitimprurës për filmat dhe muzikën shqiptare duket se është nostalgjia e emigrantëve për vendin e tyre. Përveç filmave dhe muzikës së vjetër, tregu po zgjerohet me zbulimin e këngëtarëve shumë popullorë
Kjo industri po njeh një rritje gjithnjë e më të madhe. Vetëm pjesa e lojërave elektronike është kthyer në një biznes botëror shumë të fuqishëm. Tregu shqiptar i këtyre produkteve vazhdon të jetë ende i parregulluar, veçanarisht, përsa i përket prodhimeve që vijnë nga jashtë.
Sa i përket konkurrencës, ky sektor tashmë është ndarë në disa sektorë shërbimi, varësisht nga lloji i produktit që ofrohet. Kështu, në një njërën anë konkurrojnë operatorë të licensuar të filmave dhe muzikës shqiptare dhe në anën tjetër punojnë piratët e filmave, lojërave, muzikës dhe programeve të huaja. Në një farë mënyre, operatorët e këtij sektori e kanë përcaktuar fushën se ku do të konkurrojnë, pa u futur në betejë direkte me operatorët e tjerë të industrisë. Vetë administratori i Albatrade e quan këtë sektor me shumë perspektivë, por që ka akoma shumë për të bërë.
Prodhuesit dhe shpërndarësit shqiptarë të produkteve audiovizuale e kanë zgjeruar pas luftës së Kosovës tregun edhe në trojet shqiptare jashtë kufijve, duke u bërë ndoshta industria e vetme që nuk i njeh kufijtë dhe ka krijuar një treg të përbashkët për të gjithë shqiptarët.
Albatrade përpunon filmat e Kinostudios
Kompania e tregtimit dhe përpunimit të produkteve audiovizive e ka marrë të drejtën për përpunimin e filmave shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës së diktaturës nga Kinostudio. Një pjesë e këtyre filmave tashmë janë kthyer edhe në imazhe me ngjyra
Guljen Markoni, zbuluesi i radios
--------------------------------------------------------------------------------
Ka lindur në vitin 1874 në Bolonjë të Italisë. Rridhte nga një familje e pasur. Shkollën e kreu me mësues privatë. Në vitin 1894, kur ishte 20 vjeç, mori vesh për eksperimentet, që kishte kryer disa vjet më parë, Hajnrih Hajne. Pa dyshim, kishin vërtetuar ekzistencën e valëve elektromagnetike të padukshme që lëvizin me shpejtësinë e dritës. Duke u ngrohur nga këto të dhëna, Markoni menjëherë i lindi ideja, se me ato valë mund të dërgoheshin sinjale në largësi të mëdha, pa përcjellësa. Kështu do të mundësohej vendosja e lidhjeve të tilla, që as ishin ëndërruar më parë, për shembull, do të mbaheshin lidhje me anije në mes të detit. Një vit më vonë, në 1895 Markoni arriti të ndërtojë me sukses një aparat të tillë. Në vitin 1896 e paraqitit atë në Angli, ku fitoi edhe patentën. Pas kësaj, shpejt, themeloi kompaninë dhe në vitin 1898 "markonigramet e pra" u imituan, ose dhanë lajmet e para në radio. Një vit më vonë, u dhanë lajme sinjale, në rrugë jo telore, përmes kanalit La Mansh. Edhe pse patentën më të rëndësishëm e fitoi në vitin 1900, Marko vazhdoi të bëjë përmirësime të tjera, duke i patentuar aparate të rinj. Në vitin 1901, njoftimin në radio e dha përmes Oqeanit Atlantik, nga Anglia në Njufaundlend. Rëndësia e zbulimit të tij në mënyrë më të besueshme u duk në vitin 1909, kur gjatë një për plasjeje u dëmtua anija "Republika" dhe filloi të fundosej. Falë radiotelegrafit të Markonit, ndihma arriti shpejt, me përjashtim të gjashtë vetave, të gjithë udhëtarët shpëtuan. Në të njëjtin vit, Markoni fitoi Çmimin Nobel, për fizikën. Pas një viti, Markoni lidhi me sukses telegrafikisht Irakun më Argjentinën, një distancë kjo mbi 10 000 km. Gjithë këto informacione u dhanë me pika dhe skica me alfabetin mors. Kur dihej, që nga viti 1906, se zëri i njeriut mund të transmetohej përmes valëve të radios. Por emetimi me anën e radios mori vrull në 20 vjetët e parë të shekullit tonë, dhe popullariteti dhe rëndësia e tij u rritën shumë shpejt pas kësaj kohe. Zbulimi me patentat jashtëzakonisht të shtrenjta, nuk mund të kalonin pa procese gjyqësore. Por, në fund të fundit, pas vitit 1914, u njohën dukshëm epërsitë e Markonit. Ai nuk e ndërpreu aktivitetin e tij, po vazhdoi të merret me studime të rëndësishme në fushën e valëve të shkurtëra. Vdiq në Romë në vitin 1937. Është e qartë që ndikimi i Markonit lidhet drejtpërdrejt me rëndësinë e radios dhe zbulimeve të mëvonshme. Markoni nuk parashikoi televizorin, por radioja është pararendësi i tij shumë i rëndësishëm, ndaj mendojmë që një pjesë e meritës për televizorin i takon edhe Markonit. Nuk ka dyshim, që komunikimi pa tel janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në botën bashkëkohore. Përmes tyre jepen lajme dhe programe të vona, shfrytëzohen për qëllime ushtarake, për kërkime shkencore, në punët e policisë etj. Edhe pse në ndonjë rast, telegrafi shfrytëzohet akoma, radioja në rastet më të shumta është e pazëvendësueshme. Radioja na mundëson lidhjet me automobilat gjatë lëvizjes, me anijet në det të hapur, me avionet gjatë fluturimit, deri edhe me anijet gjatë fluturimeve kozmike. Pra radioja është dukshëm një zbulim i rëndësishëm se sa telefoni, ndërsa informacionet me anë të radios mund të jepen edhe në vende që janë të pashkelshëm nga telefoni.