Fadil Shyti - Mona Agrigoroaiei-KOSOVA ËSHTË E KËR
DEZINFORMUES ISH-BASHKËPUNËTORËT TITISTË SHQIPFOLËS
Vendi po digjet kurse “plaku” Fatmir Rexhepi po krihet me krehërin e pistë
të shpifjeve tipike të propagandës dhe dezinformatave serbomadhe.
Fadil Shyti - Mona Agrigoroaiei
Në kohën kur na vijnë “selame” tepër shqetësuese prej Brukselit dhe Nju
Yorkut për gjoja përcaktimin e statusit të Kosovës (Kosova “shtet” me
“atribute shtetërore”, por pa të drejtë as të miratojë ligje!!!) që në
vetvete paraqesin mesazhin “ Mirë EU, pafshim Liri !”, “Dikush” në Kuvendin
i Kosovës ”debaton” për sigurinë në vend, sipas recetave të përpiluara nga
Beogradi.
Në kohën kur Serbia me lobin e saj në Evropë dhe Amerikë po derdhë miljona
euro dhe dollarë për ta mashtruar botën me gënjeshtrat e saj kinse ne
shqiptarët qenkemi fundamentalistë islamikë, sikur një ëmbëlsirë gjatë një
udhëtim “peligrenazhi” vjen “si i pikur prej qielli” raporti i zi, pikërisht
nga salla e Parlamentit të Kosovës, për më keq ky raport del nga goja e
Ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepit, për ato që debatoi
“pehlivani” mashtrues, dëgjuesit do të mund të besonin se kanë të bëjnë me
një raport të Shërbimit Sekret Serb, të MUP-it apo të ndonjë zyrë tjetër
prej Beogradit që po kurdisë luftën psikologjike kundërshqiptare. Por, jo
asesi ky nuk mund të jetë raport i shqiptarëve nga Kosova, apo të cilitdo
kujt me mendësinë e kthjelluar shqiptare në kokë.
Ai, nuk paralajmëron asnjë prej rreziqeve reale që po e kanosin Kosovën, siç
janë bandat paraushtarake serbe-Ushtrinë Serbe për Çlirimin e Kosovës
(SOVK), agjentët e inteligjencës serbe, bashkëpunimi me ato i
kolaboracionistëve, shqipfolës që janë vënë kokë e këmbë në shërbime të
tyre.
Ai, nuk foli asnjë fjalë për proceset e dëmshme që po kanosin lirinë e
Kosovës, siç është decentralizimi, zonat e veçanta, entiteti serb brenda
Kosovës, të ardhmen zymtë të Kosovës, që po e përgatitë Evropa Plake &
Ahtisaari. Çka e bënë edhe më revoltuese është fakti që sipas këtij raporti,
“stabiliteti në Kosovë” po rrezikohet nga strukturat kombëtare shqiptare dhe
nga një fare “ekstremizëm islamik”!!!
Pra, lidhur me akuzën e parë të raportit të drejtuar jo pa një qëllim të
caktuar të satanizimit të Lëvizjes Kundërkoloniale shqiptare, është shumë i
dyshimtë vet, në konceptin e “sigurisë” që pasqyron ky raport, sepse: siguri
pa liri nuk mund të ketë.
Pra, vetëm për Fatmir Rexhepin dhe për Beogradin, rebelimi kundër robërisë
dhe kolonizimit është “destabilizues” etj.
Nga ana tjetër kjo është një shpifje makabre kundërshqiptare serbomadhe, se
në Kosovë paska “ekstremizëm islamik”.
Siç dihet historikisht, shqiptarët tradicionalisht e kanë vlerësuar më shumë
se fenë, identitetin kombëtar, i cili kurrë s´është i përcaktuar nga feja,
as nga krahina, as nga dialektet, por nga sinteza e karakteristikave të të
gjithë shqiptarëve.
Kurse Serbia, në kërkim të djallëzimit të shqiptarëve e ka shpikur këtë
broçkullë gënjeshtare, kundërshqiptare. Ajo ka vepruar sipas maksimës së
urtë popullore: “kërko qimen në sytë e të tjerëve dhe mos e shiko trarin nga
syrin tënd”. Dihet që prej kohësh, Kisha Ortodokse Serbe u ngatërrua e ra në
moçalin e fondamentalizmit politik serbomadh, shumë larg prej besimit në Zot
dhe Bibël, vetëm si përhapëse e histerisë psikopatologjke: “Kosova,
Jerusalim i Serbisë”, “djep” dhe “zemër” e saj, etj, etj...
Por, ne nuk mund të çuditemi shumë prej burimit të këtij raporti alla
UDB-ash. Kur dihet prejardhja ideologjike dhe politike e Fatmir Rexhepit.
Meriton të theksohet fakti se për këtë raport kundërshqiptar ka reaguar
fuqishëm edhe atdhetari i madh Jakup Krasniqi, pikërisht në parlament, bile
Ay me atë rast theksoi që: “të dhënat për këtë raport “ndofta pa dijeninë “
e Fatmir Rexhepit- siç u shpreh opozitari – ato janë marrë nga një web-sajt
serb”. Kjo, natyrisht të bënë të dyshosh dhe të revoltohesh për faktin se
deri kur bufët e politikës në Kosovë dhe organet ekzekutive do të rrëshqasin
në këto akullnaja serbomadhe?!
Si rrjedhim i këtyre marrëzive për të mos thënë tradhtive me keqardhje
konstatojmë:
Mjerë populli i Kosovës që i ka në krye puthadorë të tillë që “majmen” me të
dhënat e poshtra të Serbisë vrastare .
Suedi-Rumani, 29 Janar 2007
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Gani Abazi(Guest)27.02.2007 · 23:29 UTC
I nderuari Fadil Shyti, ne jetojmë me një qytet të Suedisë që quhet Malmö, dhe se edhe ti e edhe unë njihemi mes veti bukur mirë, dhe i kemi diskutuar ëto gjëra shumë herë, disa herë në mënyrë serioze, e disa herë në mënyrë humoristike, dhe nëse të kujtohet heren e fundit kur i kemi diskutuar këto gjëra ka qenë kur ti udhëtove me autobusin që unë e ngisja nga Rosengårdi në drejtim të plazhit që ti shkoje për tu larë dhe rrezitur( e kamë bindjen se të kujtohet mirë), dhe të pata thanur dicka keshtu" besa mir e ke Fadil ti duke shkuar mu la në pllazhë, e une duke shetitur me autobus dhe bojna politikë clirimtare, po lere more burr e mos ban hajgare po shko laju e knau se naj ka dhan zoti, e leri ata njerzit atje në Kosovë rehat e mos i ngacmo , se kur nuk mundesh me ju ndihmu bile mos i ngacmo, dhe ti ma ktheve ej zoti ty të ardht hakesh", dhe si duket perseri Fadil Shyti nuk e paske kuptuar fjalen time, po ta them tash në mënyren ma të drejtë, deri kur Fadil Shyti doti ndrroj mendimet dhe përkrehjet, dikur për UCK-në edhe si një lloj zëdhënësi në Suedi, pastaj u ktheve kunder tyre dhe u bane me AKSH- dhe FBKSH, e tash je ba edhe përgjegjës i Levizjes " Vetëvendosja" në Malmö, besa nuk ke faj as ti e as ne te tjeret sepse ujin e nxet në banjo e kemi gjithmonë dhe në cdo cast, kushtet ekonomike dhe sociale i kemi të siguruara, dhe kur të dojmi i hypim aeroplanit dhe shkojmi në Kosovë dhe shetitemi atje si atllar dhe bojna politikë me njerzit që ndoshta nuk e kanë të siguruar bukën për darkë, por leri more burrë kto muhabete naj herë pash besen, se dikun burri duhet mu lidh, e jo në mëngjez me kët mendim dhe ide, në mes ditë me tjerët, e në dark me tjeret........nëse më kuptonë tash e kam seriozishtë e jo me tallje.