Fehmi Berisha-Të tërhiqen nga të gjitha institucio
Është ditur kahmoti,që Kosova nuk do të gëzojë pavarësinë.Në të“ kanë shpresuar“ vetëm leshkot,mashtruesit dhe karrieristët,të cilve nuk ju është bërë kurr vonë ,se çfarë dhe si do jetë statusi i Kosovës,si do ecim përpara,si do zhvillohen mardhënjet ekonomike të kësaj pjese të atdheut.Këtyre kategorive ju ka interesuar vetëm karriera dhe biznesi i tyre,të cilën edhe e kanë realizuar me ndihmën e kreatorve të robërisë së Kosovës-UNMIKUT.
Dikur Sinan Hasani pati këshilluar serbët“…ua merrni bukën shqiptarve nëse dëshironi t`i qetësoni dhe t`i mundëni“.
Unmiku saktësisht e mori dhe zbatoj mësimin e tij dhe tash gjendjen ekonomike në Kosovë vërtet e kemi çfarë e kemi-kolaps.
Tashmë, kur ashiqare po shihet, që pakoja mashtruese e Ahtisarit shqiptarve nuk do u sjell atë që kohmoti e kanë ëndërruar; Pamvarsinë,përkundrazi kjo pako serbve do u sjell gjasht shtete të vogla serbe në Kosovë.Gjithë kjo fitore serbve nuk ju piku nga qielli,Ata punuan për të me një strategji shumë mirë të planifikuar;luajtën rolin e viktimës në Kosovë në mënyrë të përsosur,por edhe qëndruan ama,jemi dëshmitar,asgjë të Kosovës nuk pranuan(të kundërtën e bëm ne shqiptarët;pranuam gjithçka të Serbis,duke filluar nga mallërat,pasaportat,biznesin,lëvizjen nëpër Serbi etj,etj),derisa brenda Serbis përmes nacional-shovenizmit dhe radikalve të Sheshelit në vazhdimësi mbi botën bënë presion dhe patën sukses. Pavarsisht luftrave dhe gjenocidit të cilin e shkaktuan në Republikat e Jugosllavisë e po ashtu edhe në Kosovë,ata jo që nuk u ndëshkuan,përkundrazi,u pranuan në të gjitha instancat ndërkombtare dhe tani me taktika të njejta vazhdojnë t`zgjërojn territoret e tyre në dëm të territoreve tona dhe të Bosnjes.
Kam bindje të fortë,që sikur partit e dala nga lufta,me kohë, të rrinin në opozitë të mirfilltë dhe ta radikalizonin gjëndjen,Kosova sot do të kishte tjetër pamje,tjetër situat politike,thjesht do përfitonte shumë më tepër nga bashkësia ndërkombtare.
Cfarë i cyti këto parti që të bëhen pjesë e pushtetit,besoj nuk do shumë koment;pushteti,biznesi dhe gjëra të tjera të vockla,të cilat krejtsisht 100% i njejtësuan me LDK-në(pushtet-asi çfarë ishte dhe vazhdon të jetë) .Kjo ju mjaftoj kreatorve të coptimit të territoreve tona për ta zbatuar programin e tyre të ndarjes të Kosovës pa as më të voglën pengesë,gjithnjë duke i lavdruar lidershipin shqiptar, si koperativ,gjithnjë duke u dhënë uj me shishe të zbrazta.
Është koha e fundit,që menjëher,me ngut,me alarm të shkallës së parë, pa hamendje; Partitë e dala nga lufta,shoqatat e Veteranëve të luftës,LPK-ja,LKQK-ja,AKSH-ja,të përndjekurit politik, intelektualët t`i bashkangjiten
LËVIZJES VETËVENDOSJE,ta forcojnë dhe bashkërisht ta lëvizin popullind dhe ta bëjnë shtetin.
Asnëherë nuk do ngopemi me bukë,nëse vetëm hapim dritaren dhe shohim, sa ju ka rritur gruri fqinjit tonë.
U pa puna;Plakës së moqme nuk i bëhet kurr vonë për drejtësi.Ju intereson vetëm qetësia rreth gardhiqeve të veta,paçka se sakatosemi neve.
Ju dhuron gjasht shtete serbve brenda një pjese të Kosovës, në të cilat kurr dhe në asnjë mënyrë „Qeveritë“ e ardhme të gjysmë Kosovës nuk do të mund të ken kurrfarë qasjeje.derisa heshtje varri për Kosovën lindore.
Grupi negociator djallit ja ka shitur shpirtin,marren e ka ngrën me bukë,për dënimin nga historia nuk merakoset, e Avni Rrustemi nuk ka lindur ende.
Fehmi Berisha