Plani i Ahtisarit liron Kosoven nga sovraniteti &n
Në një raport të Matt Robinson, nga Reuters , thuhet se plani i Kombeve të Bashkuara e liron Kosovën nga sovraniteti i Serbisë, duke përcaktuar rrugën drejt pavarësisë. Por, njëherësh, plani ofron për serbët e Kosovës një autonomi domethënëse. Këto pohime Reuters i mbështet në burimet diplomatike në OKB.
Burimet diplomatike i kanë thënë Reuters-it se propozimi i jep të drejtë Kosovës që të hyjë në marrëveshje/marrëdhënie ndërkombëtare dhe të aplikojë për anëtarësim në organizata dhe institucione ndërkombëtare, duke përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, Fondin Ndërkombëtar Monetar dhe Bankën Botërore.
Propozimi flet për të drejtat në “shtetësi të dyfishtë”, dhe kërkon nga Prishtina që të vendos marrëdhënie të mira me Serbinë dhe shtete tjera fqinje.
Po ashtu, Kosova parashihet se do të marrë pjesën e vet nga asetet ekonomike dhe borxhet që dikur i kane takuar ish Jugosllavisë dhe Serbisë.
Gjermania –vazhdon raporti- e sheh rezultatin si një “pavarësi me sovranitet të limituar”. Limitet do të përcaktohen përmes pranisë së Bashkimit Evropian.
Në raporti thuhet se Serbia po thuajse me siguri do ta refuzojë planin, por se Perëndimi nuk sheh gjasa që të detyrojë 2 milionë shqiptarë të kthehen në duar të Beogradit, pas viteve të represionit dhe kryengritjes së viteve 1998-1999, kur mbetën të vrarë 10 mijë shqiptare dhe u dëbuan 800 mijë.
Po ashtu, raporti i Reuters-it përfshinë detaje nga të drejtat e veçanta të komunitetit serb, ku përmenden kontrolli i kosiderueshem në drejtimin e policisë lokale si dhe e drejta që të mbahen disa lidhje direkte me Beogradin- duke parashikuar që paratë nga Beogradi do të qarkullojnë përmes Prishtines.
Po ashtu, do te themelohen Zona te Mbrojtura rreth lokacioneve me vlera religjoze ortidokse-serbe.
Mbetet e hapur nese këto zona do të paraqesin entitete serbe nën kontrollim direkt të Beogradit. "Prishtina do ta kuptojë që, në fakt, kjo i bie si entitet serb nën sundim të Beogradit", tha një diplomat për Reuters.
Raporti rikujton dhe analizon kërcënimin e Rusisë me përdorimin e vetos.
Reuters sjell edhe brengat e NATO-s për mundesinë e ekzodit serb, për mundësinë e dhunës shqiptare, ose përpjekjen e serbëve në veri që të ndajnë Kosovën në dy pjesë.