PDK-dega në Viti-Mëkatet ndaj shkollës nuk lahen n

23.01.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Mëkatet ndaj shkollës nuk lahen në kishë e xhami
 
 Ditë më parë në gazetën "Epoka e Re" lexuamë një reagim të nënshkruar nga
Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti. Autori (DKA-ja) kishte marrë përsipër të
mbrohej nga kritikat dhe akuzat që Dega e PDK-së në Viti dhe Grupi i këshilltarëve
komunal të kësaj Partie kishin bërë në adresë të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Sipas kësaj Drejtorie mbrojtja më e mirë ishte sulmi dhe etiketimi i Degës së
PDK-së, e cila me të drejtë kishte ngritur zërin e saj në Këshillin komunal,
pastaj në një konferencë me gazetarë dhe me një shkrim në gazetë për gjendjen
vërtetë të rëndë në shkollat e komunës së Vitisë. Ky kundërreagim nuk bëhet për
t’i dhënë përgjigje autorit të shkrimit, por për të kontribuar në përmirësimin e
gjendjes në shkollat tona, sepse për këtë gjendje nuk janë fajtor vetëm ata që e
kanë krijuar atë, por edhe ata që heshtin dhe nuk cajnë kokën për shkollat dhe
nxënësit tanë. Grupi i këshilltarëve të Degës së PDK-së dhe Deputeti i kësaj
Partie për ta parë dhe ndjerë këtë
gjendje të rëndë në shkollat e komunës bënë edhe një varg vizitash në këto shkolla.
 Gjatë këtyre vizitave ne konstatuam se në shumicën e shkollave mungon inventari i
nevojshëm për mbajtjen dhe zhvillimin normal të mësimit. Për mungesë të karrikeve
shumë nxënës qëndrojnë në këmbë, humbin orën duke kërkuar karrike ose ndajnë
karriken me shokun ose shoqen e klasës! Bankat janë tejet të dëmtuara dhe të
vjetruara. Ka klasë që nuk ka asnjë bankë apo karrike! Drrasa e zezë në shumicën e
klasëve është pothuajse e papërdorshme. Një pjesë e madhe e dyerëve të klasëve
janë pa rezë dhe nuk mbyllen. Shumë klasë i kanë dritaret e gozhduara! Gjendja e
mureve të kujton godinat pa mirëmbajtje (pa zot). Vërtetë si në disa vende të
varfëra të Afrikës! Cilësia (kualiteti) e ajrit është nën cdo shkallë të lejuar.
Dyshemet janë të mbuluara nga pluhuri dhe pisllëku, që kërcënon seriozisht
shëndetin e nxënësve. Në shumë shkolla mungon uji. Në shkollën e mesme teknike të
Vitisë për mbi 900 nxënës ka vetëm dy nevojtore (një kabinë për vajza, një për
djemë). Papastërtia në këto
nevojtore është e patolerueshme. Aty vërtetë, sic kemi thënë, mund të hyhet vetëm
me maskë! Këto nevojtore (tualete) kundërmojnë erë të rëndë në tërë katin. Tualeti
i arsimtarëve është krejt i papërdorëshëm nga mungesa e ujit. Gjendja e tualeteve
dhe e pastërtisë është e këtillë edhe në shumë shkolla të tjera të komunës së
Vitisë. Vetëm këtë vit janë sëmurë mbi njëqindë nxënës nga verdhëza (sarillaku)! Në
disa shkolla (si në Pozheran) humben dhjetra orë mësimi cdo ditë pune për mungesë
dritash. Agregati është vjedhur para një viti dhe nuk është blerë më!
 Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Zyra e prokurimit kanë paguar 35 euro një metër
dru të cilsisë së dobët, ndrësa cmimi i tregut është 20 euro për metër!
Megjithatë, mësimi është ndërprerë për disa ditë për mungesë ngrohjeje! Po për
këtë "arsye" janë humbur mijëra orë mësim në shkollat e Vitisë. Nxënësit janë
detyruar nga drejtorët e shkollave t’i mbushin cantat me dru për t’i cuar në
shkollë! Në disa shkolla, po nga këta drejtorë (militantë partie), nxënësit janë
shtrënguar të mbledhin para për të blerë dru dhe për nevoja të tjera të shkollave!
Përse paguajnë taksa prindërit e tyre, zotërinj të DKA-së dhe të komunës? Ka
shkolla që vitin shkollor e kanë filluar me një muaj e më shumë vonesë për shkak
se punët që duheshin kryer gjatë pushimeve nisën të kryhen njëherësh me fillimin e
vitit shkollor ose më vonë! Pastaj, transformimi i ngrohjes (krejt me hamendje e
pa nevojë) në shkollën e mesme "Kuvendi i Lezhës" nisi të bëhet nga gjysma e
dhjetorit! Për këtë shkak janë
humbur mijëra orë të tjera mësimi… Në bodrumin e kësaj shkolle është hapur edhe një
bufe nga një arsimtar i kësaj shkolle, i cili kontratën e ka bërë me drejtorin e
shkollës!! Mjediset e kësaj bufeje nuk janë fare të kulturuara dhe të shëndetshme.
Pranimi i mësuesëve dhe arsimtarëve pa konkurs është një shkelje tjetër e rëndë
zotrinj të DKA-së. Një numër i arsimtarëve të pranuar këtë vit nuk janë paguar
ende! Shpallja, anulimi dhe rishpallja e disaherëshme e konkursit për drejtorë
shkollash ka dëmtuar seriozisht mbajtjen dhe vijimin normal të mësimit, si dhe
mirëmbajtjen e shkollave. Konkurrenca primitive midis kandidatëve të të njëjtës
parti për drejtor shkolle dhe klaneve, që shpeshherë janë shumë larg interesave të
shkollës dhe edukimit, kanë dëmtuar rëndë shkollën dhe procesin mësimor në Viti.
Përzgjedhja negative e kandidatëve për drejtorë me kriterin e vetëm, "besnik dhe i
dëgjueshëm i partisë", ka vënë në pikëpyetje normalitetin në këto shkolla. Me
drejtorë partie,
të vjetruar dhe stërvjetruar nuk mund të ketë reformë dhe as progress në shkollat e
kësaj komune, zotërinj të DKA-së. Suksesi i nxënësve, që është sukses edhe i
drejtorëve dhe arsimtarëve, është tejet i dobët. Ka shumë klasë ku nga 35 a 40
nxënës, 20-25 janë me një e më shumë nota të dobëta! Mënyra se si e nxjerrin
mesataren e notës drejtorët e partisë nuk pasqyron suksesin dhe rezultatin real.
Mungesa e arsimtarëve të kualifikuar për lëndë të caktuara dhe zëvendësimi i tyre
me arsimtarë të lëndëve tjera është një problem tjetër në shkollat e Vitisë. Ka
arsimtarë që organizojnë dhe mbajnë kurse private me pagesë për nxënës në mjediset
e shkollave publike! Komuna e Vitisë dhe DKA-ja paguajnë mbi 20 mijë euro për
transportimin e nxënësve të pakicës serbe, kurse për transportimin e nxënësve
shqiptarë të Debulldehut (28 nxënës) komuna nuk paguan!! Papastërtia dhe pisllëku
po e mbyt edhe vetë DKA-në pas largimit të pastruesëve nga puna!!
 Të gjitha këto cështje të ngritura nga Dega e PDK-së dhe kjo gjendje tmerruese në
shkollat e Vitisë nuk u kanë bërë fare përshtypje zotërinjve të DKA-së dhe
drejtuesëve të komunës! Arsyeja pse kanë reaguar këta zotërinj, sipas reagimit të
tyre, ka qenë xhamia dhe vakti i namazit e i xhumas! Po zotërinj. Dega e PDK-së
kishte të drejtë kur ka thënë se disa arsimtarë e kanë "shndërruar" shkollën në
xhami dhe disa nëpunës të DKA-së më shumë preokupohen për vaktin e xhumas e të
namazit se sa për gjendjen e shkollës dhe të procesit edukativo-arsimor
(fatkeqësisht). Dega e PDK-së nuk ka asgjë kundër besimit dhe besimtarëve, por
është kundër atyre që kërkojnë t’i lajnë mëkatet e tyre ndaj shkollës në xhami a
në kishë dhe që nuk i dallojnë këto institucione. Ka arsimtarë që marrin abdes në
shkollë (para nxënësve) dhe shkojnë e falen në kohën e mësimit ose fallen në
shkollë! Ka ndonjë tjetër që hynë në klas dhe i përshëndet nxënësit me një "selam
alejkym"! Ka arsimtarë që nxjerrin
njoftim në shkollë dhe nënshkruhen për të shkuar dhe për ta festuar vitin e ri
mysliman (arab)! Ka drejtorë të përzgjedhur nga kjo DKA dhe të miratuar nga
Ministria, që gjatë muajit të ramazanit e përfundojnë mësimin (duke humbur mijëra
orë) në kohën e iftarit!! Kush janë këta drejtorë e arsimtarë "besimtarë"? Shumica
absolute e drejtorëve të shkollave në Viti dhe vetë Drejtori i DKA-së ishin
anëtarë, veprimtarë dhe funksionarë të LKJ-së! Ndonjëri prej tyre ishte edhe përtej
LKJ-së… Këtë gjendje e kemi edhe në institucionet qendrore. Mungesa e një ligji për
lustrifikimin e shoqërisë ka krijuar këtë gjendje, këtë kolaps. Ky ligj dhe
lustrifikim nuk i duhet shoqërisë sonë për t’u hakmarrë, por për të ecur përpara
edhe arsimi, edhe gjyqësia, edhe politika edhe…, mbarë shoqëria. Në vendet normale
detyrohet të jep dorëheqje Kryepeshkopi për shkak se dikur ka bashkëpunuar me
shërbimet sekrete të shtetit, ndërsa te ne njerëzit e tillë (politikanë, gazetarë,
arsimtarë, klerikë,
etj.) vazhdojnë të shpërblehen dhe të qeverisin krejtë të qetë!!! Madje marrin
"guxim" të sulmojnë, shpifin dhe akuzojnë ata që u përballën në cdo kohë me
pushtuesin dhe politikat antikombëtare… Kush ka marrë dhe kush ndërmerr edhe sot
nisma për ngritjen e xhamive dhe për përhapjen e besimit alaarapce? Të gjithë i
njohim dhe i dimë… Heshtja para kësaj fushate dhe para këtij fenomeni rrënues do të
paguhet shtrenjtë nga kombi ynë. E tërë historia e shkruar dëshmon se vetëm popujt
e ditur, të zhvilluar, të kulturuar dhe të fuqishëm mund t’i mbrojnë vlerat e tyre
kombëtare, mund ta mbrojnë atdheun e tyre dhe mund ta mbrojnë edhe fenë (besimin) e
tyre. Ata që pengojnë përhapjen e diturisë, kulturës, qytetërimit dhe fuqizimit të
kombit shqiptar janë edhe armiq të fesë dhe të Zotit. Ata që nuk përpiqen për
gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare janë edhe kundër fesë dhe Zotit. Kjo nuk do
shpjegim, zotërinj të DKA-së! Zoti nuk i mëshiron ata që rrezikojnë formimin
intelektual,
njerëzor dhe kombëtar të mijëra nxënësve në komunën tonë. Jemi thellë të bindur se
Zoti nuk i mëshiron ata që rrezikojnë shëndetin e mijëra nxënësve të komunës sonë.
Dëshirë e Zotit ishte dhe është që populli ynë të jetë i lirë, i shkolluar (i
ditur), i shëndetshëm, i qytetëruar, i zhvilluar, i përparuar dhe i fuqishëm. Dihet
kush angazhohej dhe vazhdon të angazhohet që populli ynë të mbetet injorant, i
pazhvilluar dhe i pafuqishëm… Sa për ato etiketimet dhe aludimet e DKA-së për Degën
e PDK-së dhe drejtuesit e saj nuk kemi koment. Vitia është e vogël dhe njerëzit na
i njohin dhëmbë e dhëmballë. Bashkëqytetarët tanë, ashtu sikur edhe ju, e dinë mirë
kush ku ka qenë dhe për cka është angazhuar…
                                                          Dega e PDK-se ne Viti