ANALISTI BRITANIK JAMES PETIFER LIGJËRUES NË USHT

23.01.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Universiteti Shtetëror i Tetovës
Dr`aven Univerzitet vo Tetovo
State University of Tetova
Republika  e  Maqedonisë, 1200 Tetovë - Tetovo, Rr.-Ul. Ilindenit - Ilindenska, Rektorati i  Universitetit - Rektorat na Univerzitetot
Republic  of  Macedonia, www.unite.edu.mk      Tel: +389 44 356 500      Fax: 334 - 222


Rektori Sadi Bexheti priti James Pettiferin

ANALISTI BRITANIK JAMES PETIFER LIGJËRUES NË USHT


Në një takim protokollar, rektori i USHT-së prof.dr.Sadi Bexheti, e priti analistin e njohur britanik për çështje ballkanike James Pettifer.

Rektori Bexheti në fjalën e tij përshëndetëse e falënderoi James Pettiferin për objektivitetin  e tij që nga dita e parë e themelimit të USHT-së dhe angazhimin për afirmimin e këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni.

Në anën tjetër, James Pettifer shprehu kënaqësinë e tij për progresin e arritur në Universitetit Shtetëror të Tetovës nga dita e themelimit deri më tani. “E kam parë USHT-në në kushte të rënda pune dje, ndërsa sot po e gjej të formësuar dhe të zyrtarizuar. Është shumë e rëndësishme që ky institucion i rëndësishëm arsimor të hapërojë para dhe nga këtu të dalin kuadro konkurrente dhe të denja. Gëzohem që USHT-ja ka ecur para”, tha në fjalën e tij James Pettifer. Në fund të diskutimit të tij Pettifer e falënderoi rektorin Sadi Bexheti për ftesën që ia ka bërë për të qenë ligjërues i USHT-së. “Është nder dhe kënaqësi që leksionet e mia t’i mbaj në Universitetin e Tetovës”, tha Pettifer.

Më pastaj u dakorduan që analisti britanik James Pettifer të fillojë me dhënien e ligjëratave në semestrin e dytë, në lëminë e historisë, edhe ku është i specializuar, ndërsa ligjëratat e tij do të jenë të hapura për t’i dëgjuar të interesuarit.  

Rektori Bexheti pati rastin që ta shëtisë James Pettiferin nëpër ambientet e USHT-së dhe ta njohë atë drejtpërsëdrejti me kushtet e punës së këtij institucioni. Do të mundohemi tha Bexheti që studentëve tanë t’u mundësojmë kushte edhe më të mira për mësim dhe punë të përditshme universitare. Shpresojmë që së shpejti USHT-ja do të bëhet me kampusin e vet universitar.

                                   Zyra për Informim e USHT-së