Raporti i shendetesise
Nga të dhënat e OBSH, 22% e popullatës obeze
Raporti: Shqiptarët, më të shëndoshët në të gjithë rajonin
Në vendin tonë 24% e meshkujve dhe 19% e femrave janë obezë. Ndërkohë që pas moshës 55 vjeç pjesa më e madhe e këtyre personave kanë nevojë për trajtim klinik.
Të dhënat kësaj radhe nuk vijnë nga statistikat e spitaleve, por nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas raportit të fundit të kësaj organizate në lidhje me shëndetin në vendet e Evropës, Shqipëria duket se ka popullin më të shëndoshë të të gjithë rajonit. Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia, treguesit për obezitetin i kanë disa herë më të ulët. E ndërsa në vendin tonë meshkujt janë më të shëndoshë se femrat, ky raport përmbyset në Bosnje ky rreth 21% e femrave kundrejt 14% të meshkujve janë obezë dhe Maqedoni, ku 24% e femrave dhe 6% e meshkujve janë obezë. Gjithashtu, shkak për rritjen e numrit të personave të shëndoshë është ndryshimi i mënyrës së jetesës, ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas raportit, rezulton se ***ërisht mbipesha është ndër faktorët kryesorë për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, që nga ato të zemrës e deri te diabeti. Kjo sëmundje numëron në vendin tonë rreth 30 mijë persona, të cilët nivelin e sheqerit në gjak e kanë shumë të lartë. Për ta mbajtur nën kontroll, ata duhet t’i nënshtrohen një diete të rreptë ushqimore, por edhe të përdorin ilaçe. Por kohët e fundit mjekët kanë ngritur një tjetër alarm. Numri i fëmijëve obezë në vendin tonë sa vjen e rritet. Për këtë shpesh herë faj kanë prindërit e tyre, të cilët i dendin ata me patatina, çokollata e ushqime të tjera të thata, që jo vetëm që nuk kanë vitaminat e nevojshme për organizmin, por e dëmtojnë atë. Nga ana tjetër, konsumi i këtyre ushqimeve me superkalori shoqërohet edhe me mungesë të theksuar të çdo sporti apo aktiviteti tjetër fizik. Rritja e numrit të fëmijëve obezë, sipas mjekëve, mund të ndikojë në mbarëvajtjen e shëndetit të tyre, duke shkaktuar sëmundje të qarkullimit të gjakut e të llojeve të tjera. Madje në vitet e fundit është vënë re edhe shtim i fëmijëve me diabet që në moshë të vogël. Në pediatrinë e kryeqytetit janë rreth 300 fëmijë që trajtohen për sëmundjen e diabetit, por ky numër mendohet të jetë edhe më i madh, pasi jo shpesh kapet në kohë. Mosha mesatare e tyre është deri në 14 vjeç. Këta fëmijë duhet të ndjekin një dietë të detajuar ushqimore dhe nëse prindërit janë të kujdesshëm, fëmija i tyre do rritet normalisht. Por, nëse dieta dhe trajtimi me insulinë nuk ndiqen siç duhet, pasojat tek fëmijët do të ishin tragjike, pasi do të dëmtoheshin të gjitha organet.
Sëmundjet infektive
SIDA, sifilizi dhe gonorrea, sëmundje shumë të rrezikshme që transmetohen seksualisht, kanë shpeshti disa herë më të ulët në vendin tonë krahasuar me 25 vendet anëtare të BE. Por, ndërsa raporti i OBSH bën krahasimet në përqindje me këto vende, është për t’u përmendur fakti se shfaqja e këtyre sëmundjeve është rritur dukshëm 15 vitet e fundit, ndërkohë që më parë Shqipëria ishte thuajse e pastër prej tyre. Kjo në sajë të emigrimit në masë të popullsisë së re. Në vendin tonë numërohen rreth 156 raste të të prekurve nga virusi HIV, por mendohet që ky numër të jetë disa herë me i lartë, pasi për shkak të diskriminimit jo pak prej të infektuarve nuk drejtohen në spitale. Për 10 mijë banorë, çdo vit shfaqen rreth 18 raste të reja me tuberkuloz dhe 0.2 raste të prekurish nga sifilizi. Nga sëmundja e salmonelës raportohen çdo vit 8 raste.
Aksidentet
Numri i personave që humbasin jetën në aksidentet rrugore në 25 vendet anëtarë të BE, krahasuar me vendin tonë, është mbi 20 herë më i lartë. Sipas raportit, ndërsa në këto vende çdo vit për 100 mijë banorë humbasin jetën 297 persona, në Shqipëri ky tregues është 12 persona. Megjithatë këto të dhëna ndryshojnë vit pas viti. Një numër të konsiderueshëm vdekjesh ka në vendet e BE edhe nga aksidentet në punë, ndërsa sërish Shqipëria këto tregues i ka më të ulët. Por nga ana tjetër, si pasojë e amortizimit të rrugëve, të sigurisë teknike të dobët dhe shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtojnë automjetet, në Shqipëri numri i aksidenteve është gjithnjë e më në rritje. Një tjetër faktor që ndikon së tepërmi është edhe shtimi në masë i shoferëve të rinj, të cilët e marrin patentën për një kohë të shkurtër dhe bëhen shkaktar të aksidenteve.
Risqet për shëndetin
Duhanpirja në vendin tonë është në nivele alarmante e në të njëjtën kohë edhe risku për t’u sëmurur nga kanceri i mushkërive. Krahasuar me 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shqiptarët konsumojnë 10% më shumë duhan, edhe pse vendi ynë është ndër më të varfrit në Evropë. Ndërsa pijet alkoolike duket se nuk i joshin aq shumë shqiptarët. Mesatarisht e gjithë popullsia konsumon 2 litra alkool në vit, kurse në vendet e tjera të zhvilluara, duke marrë këtë metodë matjeje, konsumi i alkoolit arrin deri në 9.4 litra për preson në një vit. Krahasuar edhe me rajonin, të dhënat tregojnë se vendi ynë konsumon disa herë më pak alkool. Ndërsa numri i përdoruesve të drogës sa vjen e rritet. Droga që përdoret më shumë është kanabisi. Rreth 2.6% e personave, sipas raportit të OBSH, e kanë konsumuar atë gjatë vitit të kaluar.
Vdekjet, 52% shkaktohen nga zemra
Numri më i madh i vdekjeve në vendin tonë shkaktohet nga sëmundjet kardiovaskulare, që zënë 52% të këtyre rasteve. Ndërsa në vendet e tjera të Evropës kjo përqindje është disa herë më e ulët. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën publike shifrat ku vdekjet nga kanceri zënë rreth 14% të numrit total të vdekjeve tek të rriturit. Shifrat e raportit tregojnë se numri i rasteve me tumor në kokë që zbulohen çdo vit në Shqipëri është me i lartë se vendet e BE, ndërsa për llojet e tjera këto vende kanë më shumë raste për 100 mijë banorë në raport me vendin tonë. Për sa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet mendore, numri i personave që humbasin jetën çdo vit tek ne është më i ulët sesa në 25 vendet e BE. Në këto vende vdekshmëria arrin në masën 4%, ndërsa në vendin tonë 3%. Megjithatë, mënyra sesi trajtohen personat me probleme mendore në spitalet tona ka mungesa të mëdha.
Vetëvrasjet, Shqipëria 3 herë më pak se BE
Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është tre herë më i ulët se në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas raportit të OBSH, ndërsa në Shqipëri vetëvriten 4 persona për 100 mijë banorë, në 25 vendet anëtare të listës Shengen ky numër arrin në 12 persona. Por ndërsa në këto vende mosha mesatare e personave që vetëvriten është rreth 27 vjeç, në vendin tonë ka filluar të shfaqet një tjetër fenomen. Fëmijë të cilët nuk kanë arritur akoma moshën e adoleshencës vendosin t’i japin fund jetës. Ende shkaqet kanë mbetur të pashpjeguara mirë, ndërsa faktorët socialë si varfëria apo keqkuptimet në familje janë përcaktuar nga sociologët si kryesoret. Vitin e kaluar rreth 10 fëmijë brenda një harku prej 4 muajsh u vetëvranë. Për këtë çështje dyshimet u hodh mbi disa sekte fetare, që predikojnë shtëpi më shtëpi për ringjalljen, megjithatë asgjë nuk është vërtetuar deri tani.
Të dhënat e UNICEF tregojnë shifra 2 herë më të larta se rajoni
Fëmijët shqiptarë, 1 në 7 është i kequshqyer
Një në shtatë fëmijë shqiptarë është i kequshqyer. Të dhënat bëhen të ditura nga UNICEF.
Sipas raportit të kësaj organizate, që merret me çështjet e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, rreth 14% e të vegjëlve deri në 5 vjeç janë nën peshën mesatare. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të dhënat për Shqipërinë janë disa herë më të larta. Në Serbi e Maqedoni përqindja e fëmijëve të kequshqyer arrin në 6%, ndërsa në Bosnjë shkon deri në masën 4%. Shkak kryesor për këtë situatë janë kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetojnë shumë prej familjeve shqiptare. Rreth një e treta e fëmijëve shqiptarë jetojnë me 2 dollarë në ditë. Këto të dhëna dëshmojnë se niveli i jetesës është tepër i ulët. Sipas raportit, kequshqyerja e fëmijëve nën moshën 5 vjeç ka pasoja të rënda jo vetëm për zhvillimin e tyre fizik, por edhe për zhvillimin mendor. Këta fëmijë, të cilët gjatë viteve të para të jetës nuk marrin sasinë e nevojshme të ushqimit dhe të vitaminave që u duhen për organizmin, janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve të frymëmarrjes. Gjithashtu, sëmundje të tilla si diarreja merren më shpesh, madje jo pak prej tyre humbin jetën si pasojë e neglizhencës së vazhdueshme. Sipas të dhënave të OBSH, kequshqyerja dhe trajtimi jo i mirë shëndetësor mendohen të jenë ndër shkaqet kryesore që në vendin tonë vdesin 2 herë më shumë fëmijë se në vendet e tjera të Evropës. Për çdo 1 000 banorë probabiliteti i vdekshmërisë të fëmijëve deri në 5 vjeç është 24 vetë. Nga ana tjetër, niveli i edukimit për rritjen e fëmijëve nga prindërit është shumë i ulët. Më e rënduar paraqitet gjendja në zonat rurale, ku mungon kultura e nevojshme për t’i ushqyer dhe trajtuar siç duhet. Në këto zona, shërbimi shëndetësor ka mangësi të theksuara në personel, ambiente e medikamente. Fëmijët shqiptarë jo vetëm jetojnë në kushte të vështira ekonomike, por rriten nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike, çka ndikon së tepërmi në formimin e tyre. Shqetësues mbetet fakti i abuzimit me fëmijët, të cilët përdoren për përfitime materiale nga të rriturit. Ata trafikohen dhe detyrohen të lypin. Kjo gjë ndodh si brenda dhe jashtë vendit. Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve që prej disa vitesh në bashkëpunim edhe me strukturat qeveritare ka nisur një sërë programesh për të luftuar këto fenomene, por vetëm panorama në rrugët e kryeqytetit tregon se këto plagë janë më të hapura se kurrë. Fëmijët i sheh të lypin, të pastrojnë makina, të shesin paketa cigaresh dhe të kryejnë punë të tjera të rënda. Shumë prej tyre nuk kanë shkuar kurrë në shkollë, të tjerë e kanë braktisur atë.
Puna e fëmijëve
Shumë prej familjeve, në pamundësi për t’u plotësuar kushtet e jetesës, i detyrojnë ata të punojnë. Kështu, të miturit jo vetëm që sigurojnë vetë jetesën, por përgjigjen, edhe pse nuk duhet, edhe për bukën e prindërve të tyre. Rreth 50 mijë fëmijë në Shqipëri, që u përkasin grupmoshave dhe zonave të ndryshme janë të detyruar të punojnë. Vetëm në kryeqytet regjistrohen 700 fëmijë, që kanë braktisur shkollën dhe kanë nisur të punojnë. Fenomeni i lypjes në shumë vende të botës jo vetëm dënohet me ligj, por edhe me burgim,
ndërsa tek ne kjo gjë nuk ndodh.
Vdekshmëria foshnjore
Në vendin tonë çdo vit vdesin 9 fëmijë për 1000 mijë lindje. Sipas raportit të OBSH, tek ne numri i vdekjeve të të porsalindurve është dy herë më i lartë se të gjitha vendet e BE. Ky numër pas viteve ‘90 është reduktuar në masën 50 %, shkak për këtë është bërë liberalizimi i aborteve dhe rritja e nivelit të shërbimit riprodhues. Edhe vdekshmëria e nënave ka shënuar ulje të ndjeshme. Vitet e fundit vihet re një ndërgjegjësim më i madh për të kryer kontrolle të vazhdueshme tek mjekët.
Obeziteti apo dhjamosja që po vret
As që mendohej se do të vinte edhe në Shqipëri kjo ditë: Që, shëndeti i tepërt, ose “obeziteti” siç quhet në mjekësi, të shndërrohej në shqetësim dhe kërcënim për shqiptarët, sepse njerëzit e shëndoshë, apo shumë të shëndoshë kanë qenë të rrallë. Kurse njerëzit me trup normal apo të dobët, të panumërt. Madje shëndoshja trupore ka qenë e lakmuar dhe quhej tipar bukurie. Fëmijë dhe grua e bukur përgjithësisht quheshin fëmija “buçko” dhe gruaja “e kolme”.
Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë. Alarmuese është se ai po shtohet edhe tek fëmijët Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe GLOBEZITET. Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen frikshem bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.
Dantja e pat perceptuar grykësinë si ”mëkat” dhe e pat dënuar” atë në një nga rrethet e tij te ferrit. Por a e pat parashikuar ai që kjo dobësi njerëzore në dukje e pafajshme, të merrte dhjetëra shekuj pas tij, përmasat e një suicidi të heshtur të tillë gjigant të njerëzimit?
Paradokset e dhjamosjes
Duket paradoksal ky shqetësim për obezitetin në një popullsi si ajo e jona që historikisht ka vuajtur nga nënushqyerja dhe uria. Këto dy të fundit si edhe varfëria ende nuk janë zhdukur, përkundrazi janë prezentë dhe mjaft të shpeshta. Mangësitë, njëanëshmëria dhe vështiruesit e sigurimit të ushqimit hasen ende sot gjerësisht tek shqiptarët. Një studim i një agjencie të huaj të specializuar dëshmoi se në vitit 2003 në vendin tonë 37.3 % e njerëzve vuanin nga pamjaftueshmëria ushqimore kronike prej të cilëve 17,3 % në gradë të rëndë.
Por pikërisht varfëria, paaftësia dhe padija për të zgjedhur dhe për të blerë, ushqimet e duhura, të mira për shëndetin, kanë krijuar një lloj të ri kequshqyerje e cila nuk lidhet aq me sasinë e ushqimit të konsumuar, se sa me cilësinë e tij, me përbërjen, gatimin, ofrimin, shit -blerjen, reklamimin, përzgjedhjen dhe preferencat e reja të ushqimit dhe kalorazhin e lartë.Veçanërisht në shtresat e varfra të popullsisë, është shtuar ndjeshëm konsumi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe yndyrna shtazore të cilat janë me te lira si çmim, por fatkeqësisht janë dëmtuese për shëndetin. Për pasojë obeziteti, dikur i frikëshem kryesisht per të pasurit , po shtrin putrat e tij tani edhe në kontinentet dhe territoret e vendeve të varfra shume milionëshe.
Tregu i lire dhe obeziteti
Ushqimi i njerëzve varet nga të ardhurat mesatare , produksioni ushqimor, furnizimi , shpërndarja tregtimi , reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirë falë ndryshimeve ekonomiko - shoqërore në botë, Evropë dhe tek ne mundësuan rritjen e produktivitetit, shkëmbimin e lirë, globalizimin e biznesit ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime të shumëllojshme, kryesisht të importuara. Veç kënaqësive, ato krijuan rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve tanë si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin veçanërisht ato të parapërgatitura, të industralizura, të superkoncentrauara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe në tërësi me kalorazh të lartë.
Tregu i lire dhe reklamimi krijuan preferenca të reja dietetike ushqimore të popullatës sonë, sidomos në qytet. Ushqimet natyrale me produkte të freskëta, zarzavate, fruta, fibra, bukë të zezë, qumësht dhe produktet tradicionale të tij po lihen pas dore, si “demodé”. Ato gatuhen nga grate tashme te zena ne pune gjithnje e me pak dhe me pertese . Në vend të tyre ushqimi i industrializuar, më shpesh i importuar, i gatshëm ,gjysmë i gatshëm (Fast Food, Sandviç, Mac Donald ,Doner, Sushi,Coca Cola, Fanta, Çokollata, dhe pijet alkoolike te ndryshme ) me shije të reja por me kalorazh të lartë dhe përbërje ushqimore kryesisht yndyrore, sheqerore dhe alkoolike kane pushtuar tregun dhe tryezat. .Bashkë me to po spostohet gradualisht dhe vendi i ngrënies: nga ai tradicional familjar shtëpiak në atë “me shoqëri” në lokal. Edhe tradita e marrjes së ushqimit nga shtëpia me vete në çantë për ta konsumuar gjatë pushimit të drekës në punë ose në shkollë, po zëvendësohet me blerjen e tij të gatshëm nëpër kioska, pika shitje ambulante apo automate të vendosura kudo në qendra pune ose shkolla.
Një rrjet i panumërt restorantesh, baresh, qebaptoresh, pastiçeri në tezga, kioska apo lokale super luksoze kanë mbirë kudo, në rrugë, shkolla, qendra pune dhe banimi. Fal globalizmit ushqimet e kuzhina te huaja : kineze , indiane ,meksikane ,orientale , picat italiane e suflaket greke kane kapercyer kufijt e shteteve dhe po konkurojne kudo me ato tardicionale lokale.
Të gjitha së bashku kanë krijuar edhe tek ne një BUM ushqimor dhe kalorik të paparë që i tërheq njerëzit tanë me kënaqësitë dhe shijet e reja gastronomike dhe kulinare aq të lakmuara, por të paplotësuara dot ndonjëherë.më parë
Rrezikun e dytë sinergjist me të parin e përbën rehatia fizike. Një stili ri jetese po përhapet i karakterizuar me aktivitet fizike dhe veprimtari muskulore të pakësuar. Ai është pasojë e urbanizmit, shpërnguljes masive nga fshati në qytet, automobilizmit, që zëvendësoi ecjet e dikurshme me këmbë ose biçikletë , ashensorëve, në vend të ngjitjeve të shkalleve në këmbë, qëndrimit të stërzgjatur përpara TV, kompjuterëve, pra pasivitet, në vend të lëvizjeve aktive, sporteve dhe punës së mëparshme të lodhshme muskulore fizike.Mbi 60 % e te rinjeve tane nuk arrijne te kryejne aktivitet fizik sistematik as dy here ne jave per rrujatjen e linjes se trupit Jo vetëm shqiptarët, por gjithë popujt e varfër kanë ëndërruar të kenë të hanë dhe të çlodhen. Por “ luga “, kolltuku , automobili dhe gota e pijes dhe po behen tani armiqt e tyre te rinj
Ku është e keqja?
E keqja është se ushqimi nuk është si ajri frymëmarrjes. Organizmi merr dhe mban vetëm aq ajër sa i duhet,tepricën e nxjerr. Me ushqimin nuk ndodh kështu. Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Fal ketij mekanizëmi fiziologjik mbrojtës organizmi siguron rezervat per rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Ky formohet nga kaloritë e tepërta tëgrumbulluara nga mos lëvizja, nga mbi ushqyerja dhe mos djegia prej trupit të kalorive të mara me ushqim Depozitimi, ndonese me synim pozitiv kur teperohet deri në obezitet shndrohet për fat të keq në një “bombë te heshtur me sahat” brenda organizmit
E keqja e obezitetit nuk është vetem estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike: Bilanci i mbrapshtive të tilla të tij ne bote është i madh: 600 milion njërëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike te zemrës e të arterieve të trurit. Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milion njerëzve : 7 milion prej sëmundjes ishemike të zemrës, 5 milion aksidentet vaskulare të trurit, 7 milion nga hipertensioni, 7 milion kanceri, 4 milion të vdekur në vit i atribuohen diabetit, 4.4 hiper kolestrolit. Cilat luftëra, epidemi apo katastrofa natyrale i kanë shkaktuar njerëzimit kasaphanë më të madhe se kjo?
Shtojmë këtu edhe barrën financiare dhe psiko-emocionale të lidhur me diagnostikimin dhe mjekimin e tyre e cila është kolosale si për pacientët , familjet e tyre, ashtu edhe ne në rrafshin shoqëror. Shpenzimet janë në rritje deri në nivele të papërballueshme si në vendet perëndimore të përparuara, ashtu edhe tek ne. Sipas nje ankete te botuar ne shtypin tone 26%e vajzave shqiptare vuajne emocionalisht prej mbipeshes trupore Kurse sipas
sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vjet më parë,ne Shqiperi vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të vazave të gjakut dhe kancerit ne është rritur 40 %. Ne këtë fakt alarmant ka gisht edhe obeziteti. Ai është në rritje, madje edhe tek fëmijët, të cilët një dekadë më parë prekeshin prej tij dhe prej diabetit shumë më rrallë.
Të mos ndalosh një të keqe të evitueshme është faj
Dëmet e paralajmëruara të obezitetit nuk janë fatale. Përkundrazi janë në një masë të madhe të evitueshme. Mbi 80 % e sëmundjeve ishemike të zemrës, 90 % e diabetit të të rriturve dhe një treta e numrit të sëmurëve me kancer, si edhe te rasteve të vdekjeve ose vuajtjeve të lidhura me to, mund të parandalohen. Duhen per kete vetëm tre masa të thjeshta: dietë ushqimore, aktivitet i përditshëm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.
Për duhan pirjen , reagimi ka qene i fuqishëm dhe kontrolli i tij se shpejti pritet te behet realitet. Në sajë te këmbënguljes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë së tanishme. si edhe bonsensit te deputeteve Konventa Ndërkombetare e OBSH për kontrollin e duhan-pirjes u ratifikua para pak kohe edhe nga parlamenti.yne Edhe paketa e re ligjore per zbatimine saj eshte miratuar nga qeveria dhe së shpejti pritet të gjejë aty të njëjtin miratim konsensual.
Impakti jetëshpëtues i kësaj konvente do të jetë i paharruar. Nëse ajo do të vihet në jetë ,do të përbëjë pa dyshim suksesin më të bujshëm të Shëndetësisë shqiptare në përpjekjet e saj shume vjeçare për mbrojtjen dhe forcimin e shëndetit “ Nje Shqiperi pa duhan” nuk duket me utopi
Me kontrollin dhe kufizimine duhan pirjes do te hapet një faqe e re ne modernizimin konceptual te shëndetësisë sonë lidhur me riorientimin e prioriteteve të saj :nga fokusimi i deritanishëm tek mjekësia dhe kurimi i sëmundjeve ( me fokus dhe fetishizim te medikamenteve , listave finaciarisht katastrofike rimbursuese ) në ato te interventeve kost efeketive: profilaktike, mbrojtese dhe promocionale të shëndetit të popullatës në tërësi. Parlamenti i tanishëm, qeveria e kryeministrit Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Cikuli si iniciator dhe zbatues të tyre do te të memorizohen në historinë e shëndetësisë shqiptare qoftë edhe vetëm për këtë kethese .
Sfida e re
Nderkohe ata i pret tani edhe nje sfidë tjetër, po aq e veshtire ; perballja me një vrastare po aq te egër sa edhe duhanpirja. Ajo është kequshqyerja e popullatës dhe sidomos obeziteti me të gjitha pasojat e tij.Masat e duhura mbrojtëse dhe evituese ndaj tij per fat te keq deri me sot kanë dështuar .
Shoqëria dhe shëndetësia jonë në veçanti, pas transformimeve ekonomiko - shoqërore të dekadës së fundit janë kapur në befasi, kanë reaguar plogët dhe pa efekt. Dështimi ka ardhur nga rezistenca e , mentaliteteve dhe mënyrës se ushqyerjes e jetës së preferuar të njerëzve, nga njera ane dhe , agresivitetit, shkathtësisë reklamuese dhe intensitetit ofertues të tregut. nga ana tjeter Tregu i hapur, i lirë i globalizuar ka qenë më i zhdërvjellët, efektiv dhe imponues, se sa propaganda shabllone mbrojtëse shëndetësore. Shëndetësia tone nuk duhet te vazhdoi e zhytur verbas ne aspektet diagnostiko mjekuese te semundjeve sidomos atyre kronike pa kerkuar dhe bllokuar me se pari burimet e tyre . Ne rastin e obezitetit ajo do të duhej të konkurronte me tregun me nje informim dhe edukimin dietetik lehtësisht të kuptueshëm për popullatën, sa më të gjerë e të detajuar, për kriteret në përzgjedhjen e ushqimeve ,si edhe me anë të mekanizmave ligjore dhe rregullatorë rigoroz per mbrojtjen e shëndetit të popullatës si prioritet shoqëror.
Koordinim qe le per te desheruar
Ushqimi i popullatës dihet , është nje nder produktet shumë sektorial: , konkretisht i bujqësisë, transportit, tregtisë, kultures , edukimit, medias,dhe natyrisht shëndetësisë.
Koordinimi i politikave , synimeve dhe prioriteteve të sektorëve të mesiperm lidhur me të per fat te keq pergjithesisht ka caluar Jo vetëm tek ne. Thuajse kudo në botë. Buqesia ka patur prioritet te saj kryesisht shtimin maksimal te prodhimtarise ,transporti furnizimin dhe globalizimin e shperndarjes , tregetia shitjen sa më të madhe.Por te treja nuk kane arritur ti lidhin dhe harmonizojne keto me njera tjetern dhe aq me pak me shendetin .
Është pikërisht ky koordinim midis sektorial që është shndërruar tani në prioritet si për OBSH ashtu edhe FAO - n, të cilat po punojnë për një strategji të përbashkët në mbrojtjen e njerëzve nga obeziteti dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Një workshop në vitin 2004 në Kobë te Japonise inicioi bashkëpunimin e këtyre dy organizatave nderkombtare në një program të përbashkët bashkëpunimi dhe marrëveshje për shëndetin. Ne sinergji me te nje “Platforme Evropiane veprimi per Dieten , Aktivitetin Fizik dhe Shendetin” si edhe nje politike e perbashket buqesore eshte formuluar dhe po zbatohet nga vendet antare te BE
Një rezolute dhe strategji e re shprese për ushqimin e popullatës
OBSHja qe e para që me raportin e saj të vitit 2002 “Strategjia globale për dietën, veprimtarinë fizike dhe shëndetin” reagoi fuqishëm ndaj shtimit të rreziqeve për shëndetin dhe të sëmundshmërisë kronike të lidhur me to.Ajo rekomandoi 6 drejtime strategjike për kontrollin, minimizimin dhe parandalimin e tyre.
-.Përdorimi sa më i shumte në ushqimin e përditshëm të popullatës i zarzavateve, dhe
frutave te fresketa (minimum 400 gr në ditë ) dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë fibre;
-.Promovim i veprimtarisë së përditshme fizike,( minimum 30 minuta ecje në ditë)
-. Minimizim i konsumit të yndyrnave shtazore në raport me ato me origjinë bimore; -.--
- Kufizimin e produkteve ushqimore me përmbajte të lartë të yndyrnave , kripërave dhe
sheqernave të lira;
-.Mbajtjen e peshës trupore në shifra optimale, evitimin e shtimit në peshë;
- Mospirjen ose ndërprerjen e duhanit.
Një draft rezolutë e përbashkët kundra obezitetit- është përpiluar para pak javësh pas konsultimeve me ekspertë intersektorial nga ana e OBSH dhe do t’u paraqitet për diskutim dhe miratim 53 Ministrave të Shëndetësisë së Evropës në një mbledhje të posaçme te planifikuar në Stamboll në Nëntor 2006.
Thelbi i saj është krijimi i një paradigme të re lidhur me politikat e ushqimit. Ne se deri tani ajo ka qenë e orientuar drejt sasisë, rritjes të produktivitetit të ushqimeve, kënaqjes maksimale të kërkesave konsumeriste të popullsisë dhe atyre ekonomiko-financiare të shoqërisë. Sot, përkundrazi, synohet që të orientohet drejt cilësisë , në kuptimin e përbërjes, efekteve pozitive, por edhe rreziqeve potenciale të ushqimeve për shëndetin e njerëzve.
Koha per reflektim dhe veprim
Platforma e këtij draft - rezolute të re është e gjerë me shume fusha veprimi. Disa prej drejtimeve kryesore janë:
Stimulimi dhe mbështetja e bujqve e fermerëve të vegjël lokal në kultivimin, transportimin dhe shitjen e zarzavateve dhe frutave të freskëta; çmime të ulëta të përballueshme dhe subvesion financiar i fermerëve për to; pilotimi i dhënies së frutave falas fëmijëve të shkollave; krijimi i rrjetit të pikave të shitjes së tyre në qendra të vogla banimi; masa kufizuese të prodhimit, furnizimit dhe tregtimit të ushqimeve me përmbajte të lartë kalorike yndyrore dhe sheqerore; politika të taksimit të shtuar të tyre; detyrime për etiketimin e detajuar të përbërësve në ushqimet e parapërgatitura të gatshme ose të importuara; kufizime në reklamimin e ushqimeve jo të favorshme ose të rrezikshme për shëndetin në shkolla, në TV , në shtyp dhe media; ndalim të automateve dhe marketimit të tyre në shkolla; mekanizma kontrollorë dhe rregullatorë në proceset e përpunimit, dhe tregtimit të ushqimeve hiperkalorike dhe me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqeri; zvogelim te porcioneve ne shitje , platformë kombëtare për edukimin sistematik dietetik veçanërisht për moshat e hershme të fëmijërisë në kopshte e shkolla, por dhe publikun e gjerë; ngritjen e shërbimit dietetik dhe konsultoreve të specializuara; inkurajimin e ushqimeve tradicionale të shëndetshme mesdhetare.
Paralelisht me këto do të inkurajohet veprimtaria e përditshme fizike dhe sporteve; ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës së duhur për ecjen dhe shëtitjet e mbrojtura në këmbë dhe sidomos per çiklistët ( qyetet tona jane ndofta te vetem ne Evrope pa rruge te posaceme per ciklistet) ; krijimi i sa me shume pishinave, fushave sportive, qendrave të fitnesit dhe ambienteve të blerta për çlodhje aktive. Masa dekurajuese duhen marr për përdorimin e automobilit, programe per krijimin e kulturës së re të punës, ushqimit dhe të çlodhjes fizikisht aktive për punonjësit , në qendrat e punës.si edhe ne shkolla
Keto rekomandime sa do ne dukje te vështira, per tu zbatuar, janë të bazuara ne eksperiencat e suksesshme të provuara në një serë vendesh të Evropës. Në saj të tyre vende si Polonia kanë raportuar uljen e ndjeshme në dhjetë-vjeçarin e fundit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së lidhur me sëmundjet kardiovaskulare .
Rikujtojmë që per fat te keq gjatë së njëjtës periudhë, në vendin tonë ato u rriten 40 %. A do te vazhdojme edhe ne dekaden e ardheshme keshtu te mos ndalim dot hovin e obezitetit dhe te demeve dramatike te tij ?
“Njeres ju dua : reagoni”
Eshte ende koha .Neser eshte vone .Eshte me se pari ne doren tuaj , te seiclit individ , te familjeve tuaja , dhe bashkesive ku jetoni te bashkepunoni aktivisht per te ndalur apo jo vepren vrastare te kesaj epidemie te re te shekullit 21