UT-Imazh pozitiv në tempullin e dijes së shqiptarë
16/01/2007
“Kokat” akademike do të japin leksione në USHT
Frytet e “revolucionit” të inicuar nga Ministria e Arsimit, e cila drejtohet nga z Sulejman Rushiti, janë të dukshme në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përmbysja e antivlerës dhe rimëkëmbja e vlerave akademike dhe shkencore në kuadër të këtij universiteti janë pikënisja e nisjes së një ndryshimi esencial. Në kushtet aktuale konkluza është: rrotacioni i pushtetit ndër të tjera solli edhe frymën e ndryshimit të imazhit akademik dhe arsimor në tempullin e dijes së shqiptarëve në Maqedoni. Premtimet që mbart mbi supe Rektori i ri i Universitetit z Bexheti, gradualisht dhe pa shumë pompozitet po bëhen realitet. Ndryshe nga vitet e kaluara ku në auditorët e USHT-së trokiste kushdo që idenfifikohej me siglën e pushtetarit, tashmë kushti i vetëm është becgraundi arsimor, akademik dhe shkencor. Në këtë kuptim, era e ndryshimeve pozitive në këtë institucion të shenjtë ka kaluar përtej hapësirave tona. Personalitete eminente të hapësirave shqiptare, por edhe me renome ndërkombëtare në fushën akademike dhe shkencore pritet që të japin leksione në USHT. Burime pranë këtij Universiteti thonë se semestri i dytë do të pasurohet me figura të nivelit me të lartë. Ish-President i Shqipërisë, prof/dr Rexhep Mejdani, do të mbajë ligjerata në degën e Fizitës. Jo vetëm kaq. Në USHT do të “zbarkojnë” edhe Akademiku Rexhep Qosja, Rektori i Universitetit të Tiranës Shezai Rokaj, analisti i njohur anglez dhe njohësi i mirë i problemeve ballkanike, James Pettifer, si dhe figura të tjera të cilët do të kontribojnë në ngritjen profesionale të këtij institucioni kulmor në arsim.