FBKSH-Apelon që të bojkotohen zgjedhjet e Serbise
SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I FBKSH- SË;
PROT. NR. 001 - 15 – 01 – 07 / AKT PUBLIK.
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tivar, Pazar i Ri, Toplicë dhe Prevezë.
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH)
APELON QË TË BOJKOTOHEN ZGJEDHJET E SERBISË.
K O M U N I K A T Ë P U B L I K E
Dalja e rastësishme e ndonjë shqiptari në zgjedhjet e Serbisë, më 21
janar 2007, nga Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat
e tij,
do të cilësohet si një akt i papranueshëm!
Dalja në zgjedhjet e një krijese shtetërore që mbanë në okupim pjesë të
Atëmëmëdheut tend, do të thotë të pranosh pozitën e robit, do të thotë
përdhosje dhe zhvlerësim i verdiktit të votës së shqiptarëve të Kosovës
Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), të shprehur në Referendumin në
mars të vitit 1992, për ribashkimin e kësaj krahine shqiptare me Kosovën
administrative!
Dalja e shqiptarëve edhe në këto zgjedhjeve bashkë me ata, të cilët
fushatat zgjedhore I zhvillojnë të rreshtuar prapa fotove të kriminelëve,
parullave dhe këngëve për ëndrrën e tyre iluzore për Serbinë e Madhe, do të
thotë të tradhëtosh interesat legjitime të popullit tend dhe të shklelësh
mbi gjakun e djemve dhe vashave heroike që ranë për realizimin e këtyre
interesave!
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet e Serbisë, do të thotë edhe një
argatllëk për besëpakët shqipfolës, të cilët si dje ashtu edhe sot po i
lakmojnë karriget e Parlamentit të Beogradit; do të thotë sukses i atyre që
lëpijnë sahanët nëpër tryezat e hasmit të kombit; do të thotë përmbyllje e
suksesshme e propagandës së plangprishësve për manipulimin dhe mashktrimin e
popullit shqiptar të kësaj Krahine të Shqipërisë Natyrale!
- 2 -
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), kërkon nga populli
shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Natyrale që të mos tolerojë të
viktimizohet për hir të interesave meskine të atyre, të cilët, deri më tani
janë dëshmuar dhe ridëshmuar, se nuk janë asgjë tjetër pos shërbëtorë të
përulur të shovinizmit serbomadh!
Prandej, FBKSH APELON, që populli shqiptar i kësaj pjese të Shqipërisë
Natyrale, jo vetëm kësaj rradhe, por edhe në të ardhmen, t’i bojkotojë
zgjedhjet e kolonizatorit serbo-cetnik, ashtu si dikur, në Kuvendin e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), na këshillonte edhe atdhetari i
shquar Riza (Hoxhë) Cërnica : “JO NJERKËS SERBI, PO NËNËS SHQIPËRI !”
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), edhe te populli i
Sanxhakut, i cili po përmes referendumit të vitit 1992, Sanxhakun e ka
shpallur Krahinë të Republikës së Kosovës (vullnet ky që jo vetëm duhet të
riaktualizohet, por që duhet edhe të jetësohet sa më shpejt), APELON që
gjithashtu t’i bojkotojë zgjedhjet e 21 janarit 2007, të cilat janë zgjedhje
vetëm të Sërbisë, dhe që kursesi nuk janë zgjedhje të pjesëve të Shqipërisë
Natyrale, që aktualisht janë nën pushtimin e kolonizimin serbomadh!
SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I KRYESISË QENDRORE
TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH);
KRYETARI ,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA ( d. v. )
PUBLIKUAR NGA :
Zëdhënësi Politik I FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI ( d. v. )
Tel. : 00355 (0) 692735656
E-mail : [adresë e fshehur]
Toplicë, 15 janar 2007.
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
albnobody22.01.2007 · 00:20 UTC
Kushdo qe mashtron se duhet votuar se me mosdalje e demtojne priocesin e Kosoves,ai jo vetem genjen por edhe ben kriminalitet.Nese ne Kosove vet shqiptaret nuk dolen ne zgjedhje me shume se 45 % e popullsise vetem per shkakun se asnje vlere nuk do te kete qeveria qe do te zgjidhet sipas qejfit te ANMIK-ut çka edhe doli e vertete,po ç`vlere ka vota e shqiptareve te Kosoves Lindore ne zgjedhjet e Serbise.Asgje nuk do te humbase populli shqiptar i Kosoves Lindore nese keto zgjedhje i konsideron dhe i refuzon si zgjedhje te pushtuesit barbar dhe terrorist serb.Dalja ne zgjedhje vetem se tregon pajtimin e tyre me pushtimin e shkjaut te ketyre trojeve etnike shqiptare.Kete e ka treguar gjithnje mire historia njerezore ne çdo vend te botes qe hapi i pare ne lufte per çlirim nga Pushtuesi behet duke e injoruar dhe mosnjohur ate!Secili emisar i huaj ,secili person spiun edhe nga radhet e shqiptareve qe kerkon te kunderten vetem qellimin e nenshtrimit te shqiptareve e ka si detyre!
Nuk dua t`ia zvogloj vleren thirrjes se FBKSH-se me keto fjale...ne asnje moment por meqe une nuk perfaqesoj ndonje organizate,mund te shprehem pak me shqip dhe s`me pengon etika kunder atyre qe s`dijne se ç`eshte ajo:shkijet,evropianet dhe kolaboracionistet kosovare te krahines ANMIK-istan!