Skënder Limani -Muzika
Muzika është lloj revolucioni i llojit të vet. E tejkalon filmin ose prodhimet tjera mediale, në çdo aspekt. Kjo nuk është diçka e panatyrshme për shkak që muzika, pra, kënga e mirëfilltë, është e shkurtë, e qartë dhe përmbajtësore si dhe e ka mundësinë që të përsëritet shumë më shpesh bile edhe brenda 24 orëve në një radioTV stacion të vetëm.
Pra, këngët i kushtohen çdo aspekti të mundshëm të jetës së përditshme njerëzore duke filluar nga dashuria, pastaj, ironia, sarkazmi, mllefi, etj., etj. Muzika ofron mundësi për shprehje të drejtpërdrejt të ndjenjës për gjërat që na rrethojnë.
Për shkak të ndërlidhjes së saj me jetën e përditshme, muzika, sidomos gjatë 7-8 viteve të fundit, është shëndrruar në biznes/industri, për përfitime materiale sesa për përfitime arsimore, në përgjithësi. Nxjerrja e përfitimeve ka bërë që në muzikë të hyjnë edhe njerëz, që thjeshtë, s’kanë lidhje me muzikë, pra, që nuk dinë të këndojnë, nuk dinë të shkruajnë këngë e as nuk dinë të kompozojnë. Me këtë, femra, si këngëtare, më shumë shërben si objekt medial për joshjen e masës. Gjinat, këmbët e gjata, pastaj grimi, etj etj., shërbejnë më shumë për maskimin e përfitimeve materiale-financiare sesa për ndonjë përfitim kulturor/arsimor.
Përderisa çiftelia, si mjet përmes së cilës është përcjellur patriotizmi “ndër shekuj” në botën shqiptare, një zhvillim i vonshëm intrumental, pra, kitara elektrike, është instrumenti muzikor përmes së cilës ende vazhdon të përcillet patriotizmi amerikan.
Vitet 1989-1999 ishin vitet “më të nxehta” që ka kaluar ndonjëhere shteti Amerikan. Ishte koha e ndryshimeve shoqërore, e ndryshimit të sistemit, pra, prej ndryshimit të politikës e deri tek ndikimi i saj në vet mënyrën e jetës. Kjo kohë njihet si “Clinton Era” ose “Koha e Klintonit", ish-kryetarit amerikan të kësaj periudhe. “Koha e Klintonit" shquhet edhe për të mirë.
Përpjekjet e tij politike do të çojnë Amerikën në periudha të mëdha të dëshpërimit në çdo aspekt, si kulturor, ekonomik ashtu edhe politik. Ne, që kemi fatin të jetojmë në këtë pjesë të globit tokësor, e dimë që kjo periudhë e dëshpërimit Amerikan është shprehur edhe në politikën e jashtme, pra, përmes pamundësisë e pagjeturisë që të reagoj ndaj masakrave në Bosnjë e Hercegovinë.
Këtu filloi revolucioni muzikor që ndihmoi ndryshimet. Grupet muzikore të shumta dhe të ndryshme për nga zhanri, siç ishin, Bon Jovi, me njërën ndër këngët “Suitcase Full of Dreams” ose “Valixhja me përplot ëndrra” - albumi “Cross Rods”, ose “Udhëkryqet”- , pastaj grupi “Guns and Roses” me njërën ndër këngët “Perfect Crime” ose “Krimi i Përsosur”, - albumi “Use Your Illusion” ose “Mendo” -, pastaj grupi “Van Hallen” me këngën “Right here, Right Noë” ose “Bëje tash, mu këtu”, dhe grupe e këngë të tjera, arritën të ndihmojnë procesin e këndelljes që njerëzit/qeniet e gjalla, reflktohen/ndikohen nga çfarëdo veprimi qeverisës. Pra, këto këngë ishin dhe mbeten pasqyrim i situatës së paqartë në këtë vend gjatë kësaj periudhe. Me këtë, “popullata” nuk ka ndejtë në shtëpi duke shikuar TV, dëgjuar radio ose lexuar gazeta për të përcjellur se çfarë po ndodhë.
E tash, në Kosovë lirshëm mund të theksohemi me muzikën e prodhuar gjatë viteve 1990. Shfaqja e njërit nga grupet e atëhershme, “Minatori”, lirshëm mund të quhet revolucion dhe atë jo vetëm muzikor. “Minatori”, për ironi, nuk ka krijuar asgjë të re në kuptimin arsimor /kulturor, pra, politik. Ishte dhe mbetet grup muzikor që përshkruan situatën reale në Kosovë. Edhepse, përsëri, ky është thelbi i muzikës. Por sot në Kosovë, ky thelb, nuk po shfrytëzohet nga këngëtarët/këngëtaret ose edhe grupet e ndryshme të çfarëdo zhanri muzikor.
Sigurisht që roli i mediave (TV e radiove) është i veçantë në këtë aspekt sepse pa to këngët e llojit të tillë nuk do të kishin rezultat. Muzika ofron argëtim, mundësi për ikjen nga realiteti, shfrenim, ndoshta edhe disponim. Por kjo nuk është arsye që së pari të mos e “spastrojmë” vendin nga “balta e bërllogu” para së të fillojmë të vallëzojmë.
Skënder Limani