Astrit Gashi-Se kush janë mashtruesit e popullit
Astrit Gashi
Pas përfundimit të luftës së armatosur çlirimtare dhe hyrjes së trupave
ndërkombëtare në vendin tonë, filloi një periudhë tjetër, ajo e okupimit
modern të Kosovës. Filloi periudha e premtimeve boshe e liderëve politik( të
cilave tash ju erdhi fundi), duke ushqyer popullin e Kosovës me mashtrimet
dhe premtimet e rrejshme për ndërtimin e shtetit. Duke parë gënjeshtrat e
tyre, tashme këtyre liderëve politik le më që nuk ju beson askush, por as që
e gëzojnë përkrahjen edhe te familjarët e vetë.
Ata kanë pranuan të bëjnë pazarllëqe me vullnetin e 2 milionë njerëzve të
Kosovës, pa e pyetur asnjërin prej tyre. U ulen përreth një tryeze edhe me
përfaqësuesit e shtetit që ka kryer gjenocid në Kosovë, e i cili jo vetëm që
nuk është dënuar për këtë gjë, por as që po ndjehet përgjegjës për krimet e
bëra.Edhe pse jam shumë pesimist për vitin 2007, se përveç autogolit, ai për
Kosovën nuk do te sjell diçka te mirë. Kryeministri i Qeverisë se Kosovës
del i dehur rrugëve të Prishtinës, ndërsa vetëm 30 km larg tije është
krimineli i luftës, kryeministri serb Vosjlav Koshtunica duke hedhë vallen
çetnike në Mitrovicë e cila tashme ka marr epitetin Jurusalemi i Ballkanit.
Do të ishte shumë më mirë, që Kryeministri Agim Çeku, i pari i qeverisë e
cila i benë të gjitha e me se paku qeveris me Kosovën, sikur të paraqitej në
Kodrën e minatorëve duke u ulur këmbëkryq dhe duke valëvitur flamurin
shqiptar i cili ka vite qe nuk është ngritur matanë urës.
Tashme është parë dhe fytyra e vërtetë edhe e opozitës. Duket qartë se edhe
ajo po luan rolin e patriotes me bateria të shpenzuara, përndryshe do të
kishte pritur nderimin e moteve, bashkë me shqiptarët e veriut të
Mitrovicës, me këtë pjesë të popullit e cila me të drejtë e ndien veten të
braktisur nga "baballarët" e kombit dhe që pret me padurim ditën kur do
ndihen si pjesë e barabartë e tërësisë kosovare, sepse jo pa fajin e këtyre
"baballarëve" të "gjithëdijshëm" të kombit, edhe këta banorë, po i përcjellë
fati i familjareve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të cilët
protestojnë te ata të cilët me eshtrat e personave të zhdukur i dërguan ne
laboratorët e tyre, duke i shndërruar në mostra për hulumtime private
shkencore dhe për konkretizimin e mësimeve për student.
Po të ishte në nivelin e detyrës, edhe Kryeministri i Kosovës, ai se paku do
të thërriste Mbledhjen e Jashtëzakonshme të qeverisë, për të marrë qëndrim
për të kërkuar sqarime nga UNMIK-u, në lidhje me lejimin e Koshtunicës për
të pritur ndërrimin e moteve në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe për të
kërkuar seancë urgjente të Kuvendit te Kosovës, për të marrë qëndrime të
qarta, në raport me sjelljet proserbe të unmikistanezëve.
Rreziku për një autogol të dyte është afër sepse të gjithë po vendosin për
fatin e tonë, përvee vetë popullit të Kosovës. Ky tashme është vetëm
fillimi, sepse shumë shpejt, pra me 21 janar do të legjitimohet pushteti
serbijan në duart e partive radikale, ndërsa publikimi i propozimit të Mati
Ahtisarit, për popullin shumicë të Kosovës do të jete një shah MAT i
dhembshëm. Pastaj këtyre liderëve politik populli do ti këndoj këngën e
vjetër popullore " kishën se deshët xhamisë nuk ja ditët rendin ku ne hamam
doni me bë vendin". Kesaj radhe shqiptaret mund ti fajësojnë këdo por jo
konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 kur trojet shqiptare u
copëtuan mes shteteve fqinje kësaj radhe armiku me i madhe i shqiptareve
janë, jo tjetërkush pos bastardët e tij.