TEZA TË FINALIZIMIT TË BASHKIMIT KOMBËTAR TË
(P r o j e k t)[/highlight]
Kuvendi Mbarëshqiptar, i mbledhur në Tiranë (Prizren), më 10 qeshror
2007,me ( ) të deleguar e të mandatuar nga krejt trojet shqiptare dhe
diaspora, deputetë e zyrtarë, përfaqësues të partive politike e shoqatave
atdhetare, intelektualë dhe autorë dinjitozë botimesh me temë hulumtimin dhe
zgjidhjen e çështjes kombëtare, mbasi diskutoi rreth Fjalës-Apel, të mbajtur
nga Kryetari i Këshillit Organizator, gjeneral Kudusi Lama, me vendosmëri e
vullnet të plotë atdhetar: zgjodhi ASAMBLENË KOMBËTARE, miratoi njëzëri
STATUTIN e saj, TEZA TË FINALIZIMIT TË BASHKIMIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE dhe
MEMORANDUMIN drejtuar organizmave ndërkombëtare, shteteve kryesore dhe
ambasadave të akredituara në Tiranë, të gjitha këto me synim orientimin
konceptual dhe organizimin e drejtimit unik të Lëvizjes së Bashkimit
Kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Kuvendi vendosi që TEZAT E BASHKIMIT të jetë orientim bazë,
pikëmbështetje, pikëreferim, kriter, matës dhe testim i krejt veprimtarive
të organizuara në shtetin-amë, në trojet shqiptare, të institucioneve,
politikave dhe diplomacisë zyrtare, inteligjencies, partive politike e
shoqatave, medias, diasporës dhe të çdo shqiptari me zemër të bardhë.
1. Shqipërinë e coptuar t'a bëjmë një të vetme,
të bashkuar, natyrale. .
Thuhet, më në fund, se me hyrjen në shekullin e 21, nisi të bjerë dhe
ora e zgjidhjes së çështjes kombëtare të shqiptarëve. Por, si orët që
pushojnë pa u kurdisur, ashtu dhe fatet e Kombit veniten pa përpjekje të
përbashkëta, të organizuara e të bashkërendura. Demokracia moderne, me
strategjitë gjeopolitike në veprim, përbën vetëm premisat, kushtet e
favorshme, të mjaftueshme, por jo dhe përcaktuese për zgjidhjen e çështjes
tonë kombëtare. Përcaktues duhet të bëhet vetë faktori shqiptar. Për fat të
keq, pikërisht ky faktor ende po lë shumë për të dëshiruar, për arsye
objektive, por ca më shumë për arsye subjektive, jo në ndërgjegjen atdhetare
popullore dhe atë intelektual, por në nivelin e politikave zyrtare.
Teorikisht, si domosdoshmëri historike dhe jetike, problemi i Bashkimit
është i njohur, i konceptuar, i përcjellur, edhe nëpërmjet përpjekjeve
titanike të Rilindasve e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Statutit të
Mbretërisë Shqiptare (1928), Rezolutës së Konferencës së Bujanit (1944),
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998), Platformës së Akademisë së
Shkencave (1998); në Preambolën e së cilës gjejmë dhe obligimin në
"..aspiratën shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar" si dhe idenë
"Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që
jeton jashtë kufijve të saj" etj. Por më saktë, më e plotë dhe më e fuqishme
aspirata e bashkimit kombëtar daton, jeton dhe frymon në çdo zemër me gjak,
ideal dhe besë shqiptare. Prej kësaj nostalgjie e gurre popullore gjejmë të
përdoren për emra njerëzish e lokalesh në Kosovë nocionet "Çamëria",
"Vlora", "Vjosa", "Saranda", sikurse dhe në Shqipëri emërtimet
"Bar-Restorant "Çamëria $ Kosova" etj. Kështu, aspirata e bashkimit ka
mbetur e shkruar në letër, libra e memorandume dhe në ndërgjegjen
mbarrëpopullore.
Këto vitet e tranzicionit demokratik në Tiranë janë hedhur edhe
slloganet "Një komb - një qëndrim", "Një komb - një histori";.po punohet, më
në fund, për ndërtimin e autostradës Durrës - Morinë, Kosovës i takset porti
i Shëngjinit për përdorim, ekziston Komisioni Ndërakademik i gjuhëtarëve
(Tiranë-Prishtinë), nën kujdesin e Fondacionit Mbarëkombëtar "Nermin Vlora
Falaschi", është mbledhur për të pestën herë Kuvendi Mbarëkombëtar i Gruas
së Shquar Shqiptare - (në Vlorë, Prishtinë, Shkup, San Giorgo Albanese,
Ulqin), u anonçua nisma e mbajtjes së Kuvendit mbarëkombëtar prej
intelektualëve Qose-Kadare-Tartari (1991), u organizuan Tetova-1, Tetova-2
(1992), tubimi parakuvendor në Tiranë (1993), u mbajt Kuvendi i
Intelektualëve Shqiptarë për Çështjen Kombëtare në Stamboll (25-28 nëntor
1995); shtatori 2006 - muaji i kulturës kombëtare, kaloi me një program të
pasur manifestimesh të kulturës kombëtare dhe hapa e veprimtari të tjera të
kësaj natyre. Të gjitha këto janë pozitive, të dobishme, atdhetare,
meritojnë të vlerësohen e të përshëndeten. Por janë dhe krejt të
pamjaftueshme për procesin e finalizimit të bashkimit kombëtar të
shqiptarëve.
S'doli që s'doli nga goja e politikës zyrtare shqiptare edhe ideja:
"Një komb, një shtet", ose është përdour ajo kalimthi për kapital politik.
Nuk u ul Anteu të prekë tokën!
Pse është bërë e pamundur deri më sot mbajtja e një Kuvendi solid
Mbarëshqiptar? Do të mbetemi me këto lidhje e aktivitete dhe me parimin "të
bëjmë, ç'të bëjmë", apo duhet të bëjmë atë që duhet, të insistojmë në
kërkesën e të drejtës tonë kombëtare?
Ne shqiptarët kërkojmë vetëm statusin e shtetit-komb, asaj forme të
organizimit të popujve që Evropa i dha rrugë me Konferencën e Vestfalisë
(1648), pas së cilës vijuan njera pas tjetrës në Kontinentin plak lëvizjet
për krijimin e shtetit kombëtar, të cilat ende s'kanë përfunduar plotësisht.
Duke synuar që finalizimi i Kombit-shtet të bëhet ideja qëndrore,
boshti, qëllimi, pikë referimi, udhërrëfyesi, kriteri dhe synimi ynë
mbarëshqiptar, institucional dhe i mbarë shqërisë civile, Kuvendi apelon në
përcaktimin e drejtë e të saktë të mekanizmave, levave, lëvizjeve që duhet
t'a mundësojnë atë, ç'nuk bëmë mirë, ç'lamë mangut, ç'duhet të bëjmë,
gjithënjë bashkërisht që të ngrihemi në nivelin e zgjidhjes së problemit
jetësor, i shtruar kaheret për zgjidhje.
Kjo do të thotë që gjendjen, nivelin dhe proceset aktuale t'i kalojmë,
me dorë në zemër, në optikën atdhetare, politike e intelektuale, në mënyrë
kritike, kërkuese e krijuese. Kombi-shtet është një imperativ i ekzistencës
dhe prosperitetit të popujve; ai është për ne shqiptarët testament e amanet
shekullor i të parëve tanë, i të gjithë të rënëve në altarin e lirisë; që
është kristalizuar edhe në vargjet e eposit të sotëm himariot: "Ëndërr të
madhe nuk kemi,] veç folesë ku fle Shqiponja,] Shqipërinë Natyrale,] Katër
Vilajetet tona; dhe në vargjet e tjera të gurrës popullore: "Heronjtë e
Kombit që dergjen,[ si Shqiponjat në lëndinë,[ Amanet të shenjtë na lanë,[
trojet tona - Shqipërinë" (Hamdi Pulo)..
Duan apo nuk duan të tjerët, shteti-komb është e ardhmja e dëshiruar,
e pashmangshme e kombit shqiptar në Ballkan. Në trojet tona nuk jemi të
tepërt, nuk durojmë të mbetemi as të diskriminuar. I kemi mjaft tradita e
virtyte, jemi të varfër e të vuajtur, por jo shpresëhumbur për të drejtën
tonë të jetojmë të lirë e të bashkuar në trojet tona. Të drejtën e
natyrshme, siç e kërkojmë për vete, ashtu nuk ua kemi mohuar e nuk ia
mohojmë gjithë të tjerëve..
Bashkimi i popullit në një shtet kombëtar, është problemi ynë madhor që
kërkon zgjidhje! Të kuptuarit dhe të përqafuarit e kësaj aspirate sot është
obligim i të gjithë shqiptarëve. Kosova, djepi i vazhdueshëm i atdhetarisë
shqiptare, e pavarur dhe sovrane, po bëhet dhe pikënisja e zgjidhjes
praktike të Bashkimit Kombëtar.
2. Kombi shqiptar në udhëkryqin dhe shansin e fundit historik
të Bashkimit.
Pavarësia e shpallur para 95 viteve, me ngritjen e Flamurit në Vlorë,
presupozonte që ajo të gëzohej në të katër ish vilajetet e krijuara prej
administratës së pushtuesve osmanllinj, ku shtrihej kombi shqiptar - në
Vilajetin e Kosovës me kryeqendër Shkupin, të Shkodrës, Manastirit dhe të
Janinës. Historia e shqiptarëve për gjatë më se një shekulli rodhi nëpërmjet
të tilla gjeopolitikave që me shumë vështërësi, si me pahir dhe me fare pak
dëshirë, u krijua shteti ekzistues shqiptar, vetëm në 1{3 e krejt
territorit, kurse shumë pjesë të tjera për rreth kufirit të tij, bashkë me
banorët autoktonë, u përdorën për formimin e shteteve të tjera. Një varg
konferencash ndërkombëtare, prej Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës
së Ambasadorëve në Londër (1913) e më tej, përfshi dhe Rambujenë e
Marrëveshjen e Ohrit (2001), me vendime të panatyrshme, apo gjysmake,
arbitrare, kanë shërbyer për ngrehina shtetërore artificiale në Ballkanin
Perëndimor, në dëm të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre stërgjyshore.
Ato ngrehina politike artificiale, tani, në fillimet e shekullit 21,
nuk ekzistojnë më. Përveç shqiptarëve, tek popujt e tjerë të këtyre
trevave, ka shkuar haku tek i zoti, madje, edhe me një tejkalim të së
drejtës. Shtetet ekzistuese, për gjatë gjithë kufirit shqiptar, mbahen ende
në këmbë me pjesë të konsiderueshme të hapësirave dhe të popullsisë
shqiptare. Vetëm e drejta e kombit shqiptar ka mbetur e parealizuar, e
nëpërkëmbur, ende e penguar nëpërmet imponimesh artificiale. Kështu, mbetemi
populli që bëjmë të tjerët shtet, pa bërë vehten. Madje, njihet bukur ky
absurd politik i rrethimit të Shqipërisë aktuale prej trojesh e popullsise
së vet, por askush nuk pranon t'i japë fund këtij absurditeti. Të gjithë e
kuptojnë qartë se krijimi i Shqipërisë etnike, historike, natyrale, vetvetiu
do të sillte edhe natyralitetin e shteteve fqinjë dhe do t'a çonte drejt
shuarjes gjendjen e Ballkanit si "fuçi baroti"..
"Jo!, -thotë bota demokratike edhe sot e kësaj dite,- hapësirat
shqiptare do të vazhdojnë të përdoren si "rrufepritëse" për të tjerët dhe
hallet e tyre". Kështu, edhe politikat euroatlantike druhen t'i qasen
problemeve të Ballkanit në mënyrë tërësore, reale e ballore; edhe
politikanët e shtetit-amë e të hapësirave shqiptare, nuk kanë kërkuar
ndonjëherë zgjidhjen tërësore të problemit, por vetëm në mënyrë të
pjesëshme, dhe ato jo në kohën e cilësinë e duhur.
"Jo!", tha edhe Kuvendi, nuk mund të vazhdohet pafundësisht kështu. Nuk
ka traktat demokratik lirish e të drejtash njerëzore e kombëtare që të
pajtohet me këtë gjendje; e marrtë lumi dhe atë politikë zyrtare e vetjes
që nuk i del për zot aspiratave kombëtare!. Rëndimi tej mase i durimit
popullor u imponoi shqiptarëve, vitet e fundit, edhe tre luftra të drejta:
Si për simbolikë të historisë, u pasurua më tej 28 nëntori ynë, me daljen në
arenën e historisë, pikërisht në këtë datë të UÇK-së (1998) dhe lindjes së
legjendarit Adem Jashari. Po a do të vazhdohet edhe më tej me veprime
sublime në altarin e çlirimit dhe lirisë tonë kombëtare? Kuvendi mendon se
po të veprojnë drejtë, parimisht e rrënjësisht, politika dhe diplomacia
kombëtare dhe ajo ndërkombëtare, vetvetiu asfiksohet roli i pushkës.
Rizgjimin e ndërgjegjësimin e opinionit mbarëshqiptar në mënyrë të
organizuar, disponimin e aktivizimin politik institucional të krejt
organizmave përfaqësuese e të mandatuara të hapësirave shqiptare,
veprimtarinë intensive e të organizuar të diasporës shqiptare rreth idesë së
bashkimit në një shtet kombëtar, Kuvendi e vlerëson sot si më imperative se
çdo herë tjetër.
Atdhetari i shquar Abdyl Frashëri, në dhjetor të vitit 1880, në emër
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, deklaronte:
"Sot, Kuvendi i Lidhjes Shqiptare, mëmën tonë të dhimbshme e të
dashur, Shqipërinë, e shpall shtet autonom. Të gjitha krahinat e Shqipërisë,
të ndara në vilajetet e Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës,
përmblidhen në një shtet të unifikuar, me kryeqytet Prizrenin".
Ç'ka ndryshuar prej asaj kohe, që kjo aspiratë ende nuk është
sendërtuar? Apelojmë për herë të fundit: "Kombi i kërcënuar, o sot, o
kurrë!" Pa qenë të bindur vetë se ç'na takon, nuk do të dimë as ç'të
kërkojmë. Kur na takon pela e gjallë, pse duhet të kënaqemi me ndonjë thelë?
Kur Ballkani Perëndimor po gjakosej rëndë prej hegjemonzmit serb, a nuk
ishte ky rasti më i volitshëm për zgjidhjen tërësore të çështjeve të mprehta
etnike, edhe të atij shqiptar, më problematikut? Por, as bota nuk iu
përmbajt atyre parimeve demokratike, që vetë u ka dhënë të drejtë qytetarie,
as shteti-amë e politikat zyrtare shqiptare nuk u organizuan për zgjidhjen
rrënjësore të aspiratës tonë popullore shekullore..
Kuvendi shpreh bindjen se kjo është dilema, udhëkryqi dhe shansi i
fundit i historisë për të krijuar shtetin-komb; mësimet e mëdha që kemi
nxjerrë prej pësimeve të rënda, t'i kthejmë në mendim, organizim, vullnet,
forcë, kurajo dhe mbështetje, që jo vetëm të mos gabojmë më, por të
realizojmë denjësisht e plotësisht atë që na takon.
3. Të bashkohemi rreth filozofisë politike kombëtare.
Që është koha për bashkim, se bashkimi bën fuqinë, ky është një
deduksion i përvojës jetësore, një mësim i vyer, sidomos për ne shqiptarët.
Çështja është të ndërgjegjësohemi në shkallën më të lartë. Dukuria e
vërejtur në disa figura publike, që synojnë ethshëm, o të jenë të parë, o
kryetarë; çarjet e diferencimet e krijuara në popull, deri dhe në diasporën
shqiptare, sidomos prej një kaosi partiako-politik, ku ngrihej tej mase
vendi dhe roli i politikës, prapambetja dhe varfëria e tejskajshme etj. kanë
krijuar çarje, plagë të rënda dhe pengesa serioze drejt bashkimit të
dëshiruar të vullneteve atdhetare, drejt veprimeve të përbashkëta për
zgjidhjen e problemeve madhore kombëtare.
Mjaft më me formulën totalitare, moniste "bardhë e zi" të gjykimit dhe
të ndarjes "O me mua, o kundër meje". Filozofia dhe psikologjia kombëtare,
që duhet të na udhëheq, nuk janë për t'u zbuluar, ato janë gatuar e të
njohura si deduksion, përgjithësim racional dhe emocional i krejt përvojës
së historisë dhe të jetës tonë, janë mësimet e të gjitha pësimeve, për të
cilat duhet të ndërgjegjësohemi me mendje të kthjellët dhe shpirt atdhetar.
Vërtetë jemi ndër kombet më të shumëvuajtura në histori, porse tani
është koha të operojmë e të veprojmë me fjalën e fundit të parimeve
demokratike për shlyerjen e padrejtësive të mëdha historike. Por kjo
realizohet me sukses kur ne shqiptarët, me një vendim e betim solemn, të
konvergojmë në një filozofi të vetme, në filozofinë tonë kombëtare, të
afirmojmë një kohezion të ri, një konsensus kombëtar. "Është e domosdoshme
dhe e dobishme,- thekson me të drejtë prof. S. Pëllumbi,- një përmbysje
mentalitetesh, krijimi i një sistemi të ri vlerash, i një filozofie politike
shqiptare dhe i një etike politike kombëtare, që do t'i hapte rrugën
formimit të një elite politike kombëtare, garës së konkurencës së lirë, ku
të fitojë më i miri dhe t'i çojmë, kështu, në muzeun e tranzicionit "ikonat"
e liderëve të tipit totalitarist".Tufën e vlerave tona na duhet t'a
aplikojmë na rang mbarëkombëtar.
Kjo do të thotë se një popull, me një gjuhë, me një histori, me tradita
autentike, me një identitet të qartë, në një hapësirë gjeografike kompakte,
mundet dhe duhet të synojë bashkërisht në ardhmërinë e vet solide, të selitë
e të përqafojë atë nacionalizëm që bazohet në kulturën, dinjitetin dhe
krenarinë kombëtare. Kjo përfshin nga përdorimi i koncepteve "kombi
shqiptar", "ndërgjegja kombëtare", "interesat e kombit e të atdheut" etj. me
përmbajtjen dhe kuptimin gjithëpërfshirës, mbarëshqiptar, deri te zbatimi i
Platformës së Sigurisë e të Bashkimit Kombëtare. Çdo interes dhe kërkesë e
pjesëshme politike quhet atdhetare, atëhere kur shërben si hallkë dhe hap
drejt bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Individët dhe idetë, që kanë këto përmasa e dimensione dhe i
përcjellin ato aktivisht, janë dhe mbartësit, pishtarët e vërtetë të
filozofisë politike kombëtare. Kur nga qytetari më i thjeshtë deri te
politikani e akademiku, të jemi ndërgjegjësuar bindshëm se motivet,
interesat, bindjet politike e përkatësitë partiake, gjendja sociale dhe
gjerarqia e vlerave, përbëjnë, e shumta 5% të identitetit të secilit, kurse,
të paktën, 95% të vlerave e përbëjnë fijet e shqiptarizmës që na bashkojnë
në çdo lloj situate, dhe, se ky mbi 95% të jetë gjithënjë dominues e
veprues, të jetë identiteti ynë i plotë, i përgjithshëm, atëhere mund të
thuhet se fatet dhe e ardhmja e kombit janë vendosur në duar të sigurta. Kjo
ndërgjegje e solidaritetit kombëtar shqiptar na imponohet si një kërkesë e
kohës, si një deduksion logjik i vetë historisë tonë, i jetës, i afirmimit
të plotë dhe konsolidimit të identitetit tonë. Por janë edhe taktikat
politike zyrtare tendecioze antishqiptare të fqinjëve tanë, me nacionalizëm
tepër agresiv, efiçent edhe sot e kësaj dite që na obligojnë për
kompaktësimin tonë real e veprues. Përvoja botërore dhe ajo e fqinjëve na
tregojnë qartë se përkatësitë politike, pozitë e opozitë kanë vlerë vetëm në
kutinë e votimit, kurse për çështje dhe interesa kombëtare atë kanë një
qëndrim.
Platformës së realizimit të Bashkimit Kombëtar organikisht i përket
edhe Strategjia e Sigurisë, por, në dokumentin përkatës të Republikës së
Shqipërisë mungon kapitulli mbi interesat mbarëkombëtare, mjetet dhe mënyrat
e ndryshimit të status cuosë ekzistuese, e cila i mban shqiptarët të dhunuar
e të kërcënuar, pa asnjë garanci për jetën e pronën, për familjen, nderin e
dinjitetin, pale më për ardhmërinë e tyre qytetare e kombëtare. Ndërsa bota
dhe fqinjët tanë mbajnë në këmbë një makinë të fuqishme lufte, shqiptarët
çarmatosen, reduktohen e dobësohen ushtarakisht. Nga pësimet e mësimet e
historisë del, vetvetiu, nevoja e masave të forta kurajoze për të garantuar
sigurinë mbarëkombëtare, Deri më sot liria dhe sovraniteti nuk janë dhuruar,
por janë fituar..
Filozofia politike e bashkimit kombëtar është ajo hapësirë e gjerë
teoriko-praktike, brenda të cilës duhet të sillen tërë mendimet dhe
veprimtarite tona institucionale dhe individuale.
Dalja në dritë më 2006-n e librit "Shqipëria natyrale" (Natural
Albania), e autorit Koço Danaj, nga politika zyrtare e fqinjëve, kuptohet,
do të përjetohej e trasmetohej si një rrezik e kërcënim, sepse i tillë
është disponimi i tyre dhe efekti alergjik që u shkaktojnë të vërtetat e
hidhura: Por ne, bashkëkombasit e autorit, fare pa droje dhe habi, kësaj
shpalosjeje analitike, të argumentuar e këmbëngulëse të idealit të bashkimit
kombëtar, na obligon t'I çelim dritat jeshile, pa rezerva, pa hezitime, pa
mëdyshje e lëkundje. Librin e mësipërm Kuvendi e vlerëson lartë si një apel
shkencor qytetar për të konceptuar e implementuar politikën e bashkimit
kombëtar. Shqipëria natyrale është një nocion politik, europerëndimor, që
duhet përqafuar e përkrahur për t'a bërë realitet , në bashkëpunim me
fqinjët e aleatët ndërkombëtarë, nëpërmjet dialogut me këdo e për gjithçka,
pa dhunë, me forcën e të drejtës në vend të të drejtës së forcës, vetëm në
rrugë e me mjete demokratike. "Çdo gjë e arsyeshme është reale, çdo gjë
reale është e arsyeshme, kur ajo ka atributin e domosdoshmërisë", është
shprehur gjermani madh Hegel, ide, të cilën po ta konkretizojmë në
kontekstin shqiptar, nuk do të gjejmë domosdoshmëri më të arsyeshme se sa
idea e Bashkimit Kombëtar, që duhet bërë realitet, si një conditio sine qua
non i ekzistencës dhe zhvillimit tonë dinjitoz.
Vlera të pakontestueshme i takojnë edhe librit të avokat. Spartak
Ngjelës "Reforma shqiptare - shmangia e karakterit tiranik të politikës"
(Tiranë, 2006), që apelon për realizimin e reflektimeve rrënjësore në
politikën e Tiranës zyrtare, së cilës i përket dhe një rol parësor në
proceset e Bashkimit Kombëtar.
Shkurt, bota do të drejtohet seriozisht nga të drejtat tona vetëm pasi
politikat dhe diplomacia zyrtare shqiptare të jetë ngritur në nivelin e
interesave dhe kërkesave mbarëkombëtare. Deri më sot kjo e drejtë mbetet e
ngrirë, ende një monedhë tregu, në mënyrë moderne, midis hesapeve të
gjeostrategjisë botërore dhe ngathtësisë së politikave e diplomacisë
shqiptare, mbetet, siç u gjend një herë Odiseja legjendar midis Shidbës dhe
Harildës.
4. Për një bosht të spikatur atdhetar të politikave
zyrtare shqiptare.
E arsyeshme dhe e pritshme do të ishte që politikat zyrtare në të
gjitha hapësirat shqiptare, të delnin si forca kyçe dhe vendimtare për
zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Ato do të zenin vendin e vet të
rëndësishëm po të ishin të karikuara atdhetarisht dhe të lëviznin për të
realizuar këto interesa e kërkesa madhore. Por pikërisht ato kanë mbetur dhe
hallka më e dobët, më e mangut, pa boshtin kurrizor atdhetar, pa strategji,
taktika dhe objektiva të qarta. Bie në sy një disnivel i theksuar midis
peshës specifike atdhetare të ndërgjegjes popullore dhe asaj të veprimtarisë
politike. Këto politika, me fare pak, ose hiç fare mesazhe morale e
atdhetare, kanë tërhequr e vazhdojnë të tërheqin mbi vete oponencën më të
fuqishme konstruktive. Fjala është jo për korregjime e meremetime të
pjesëshme, por për një ndërgjegjësim e pozicionim krejt të ri, për
konceptimin dhe sendërtimin e asaj politike, që do t'i çonte ujrat në
mullirin e mbrojtjes së vendosur të interesave kombëtare dhe të bashkimit
kombëtar, për një diplomaci funksionale e të suksesëshme që fatkeqësisht na
ka munguar.
"Nuk kam fare besim tek politika shqiptare, tek këta politikanë, -
shprehet adoleshenti 18 vjeçar Afrim Vërsela. Ç'mund të presësh prej tyre?
Aq i ulët është qëndrimi i Tiranës zyrtare, sa kur duhej të votohej një
Rezolutë për Çamërinë, shumë prej titullarëve të lartë politikë e
"baballarëve të Kombit", e braktisën Parlamentin, sikur t' i kish zënë
barku!"
Ndihen pasojat e rënda të politikave zyrtare servile, të mbrapshta, pa
kockë e pa bosht, që bëjnë lëvizje pa ditur ç'kërkojnë. Hyjnizohen
qëndrimet e porositë e të huajve, edhe kur ato janë jashtë e larg realitetit
shqiptar. Kuvendi stigmatizon politikat zyrtare të të gjitha hapësirave
shqiptare për mungesë të theksuar të boshtit e nervit atdhetar
mbarëshqiptar. Politikat zyrtare deri më sot janë karakterizuar nga
pacifizmi e gandizmi, nënshtrimi e kapitullimi, nga zbatimi me "peqe-lepe"
të ofertave të botës, pjesore e me zigzage, Diplomatët e Shqipërisë në
Konferencën e Londrës (1992) mbi ish Jugosllavinë u pajtuan me coptimin e
mëtejshëm të trojeve shqiptare e ndarjen e saj për Malin e Zi, Serbinë dhe
Maqedoninë, me trajtimin e Kosovës si një "çështje pakicash kombëtare", në
vend që të ngrenin zërin që t'u njihej edhe shqiptartëve krijimi i shtetit
të tyre kombëtar, ashtu siç iu njoh kjo e drejtë edhe popujve të tjerë..
Të doli përball, në takime, bisedime a negociata, politikani fqinj, u
gjende në një forum ndërkombëtar, pse mos t'a thuash troç të drejtën dhe të
vërtetën, kur ke në anën tënde, historinë, arkeologjinë, antropologjinë,
albanologjinë, realitetin të drejtën ndërkombëtare dhe mbështetjen e mjaft
të huajve objektivë?! Sigurisht, shkurt qartë dhe prerë, se diplomatët
lodhen e mërziten shpejt! Ajo që mbetet pa u thënë, që do ta ruash e bluash
përbenda, është vetëm shprehja : "derri do plumb!". Një diplomaci që nuk e
nxjerr qimen nga qulli, e ha bukën kot!
Për më keq, edhe forca të veçanta në trojet e pushtuara u grupuan në
parti politike të shumta, përligjën e përforcuan copëzimin kombëtar, nisën
garat e rivalitetet për pushtet politik dhe ndonjë dimension demokratik, në
vend që të qëndronin në lartësinë e interesave dhe kërkesave të zgjidhjes së
çështjes kombëtare. Kur Shkupi zyrtar refuzon kërkesën për të krijuar një
shtet konfederativ shqipataro-maqedonas, fare mirë shqiptarët mund të
deklaroheshin për bashkim me shtetin-amë. Përgjithësisht mund të theksojmë
se nuk mund të ndërtosh demokraci me pushtues kur nuk ke siguruar lirinë.
Është tepër e dhimbshme, brengosëse, tragjike dhe fare e pajustifikueshme që
në mbi 100 subjektet politike shqiptare të gjejmë ide dhe praktita që
luhaten midis dy ekstremeve, nga kërkesa e ligjshme për Bashkim Kombëtar
deri tek pajtimi me ndarjen, bashkëjetesë të pakushtëzuar me pushtuesit e
kolonizatorët dhe kërkesa të pjesëshme!
Se ç'bluajtën në kokë subjektet politike të Preshë-Bujanovc-Medvjedës
për zgjedhjet serbe të 21 janarit 2007, ç'u sugjeruan atyre në Prishtinë,
Tiranë e Tetovë dhe ç'qëndrim mbajtën praktikisht vetë shqiptarët atje, që
pak kohë më parë kishin bojkotuar kushtetutën serbe, të gjitha këto përbëjnë
një nyje sinjifikative të përthyerjes së vetë aspiratës së madhe kombëtare,
vunë shumëçka në fokus të saj dhe e nxorrën gjithësecilin zbuluar. Po
Referendumi 24 marsit 1992 për Autonomi të Luginës dhe të drejtën e
bashkimit me Kosovën natyrale, pse është sfumuar, apo varrosur?!.
Kurajon politike e gjenerojnë vetëdija dhe fryma kombëtare! Për të
drejtat e natyrshme, jo bëlbëzime me gjysëm zeri, jo pranim "kushtesh e
kufizimesh", siç do të theksonte me të drejtë Kadareja ynë, në një
intervistë televizive, por ngritje e zërit deri në kupën e qiellit! .
Imazhi mjaft i dhimbshëm e brengosës i këtyre politikave është mbyllja
e tyre, shpesh, brenda një rrethi vicioz të konfliktualiteteve pa bereqet e
pa rrugëdalje për probleme e çështje thjeshtësisht të zgjidhshme, por që
stërhollohen duke vënë kështu në diskutim edhe vetë mekanizmat e
funksionimit të demokracisë, më keq akoma, duke njollosur dhe imazhin e
aftësive shtetformuese të kombit shqiptar. Tabloja e sotme e retorikave
politike, gjenerimi i pashtershëm i krizave, "furtunat në pjatë" me
deklarime tymuese, me premtime boshe e mashtruese, me debatet e polemikat e
pamoralshme, të pafrytshme, me tensione artificiale, që, për të sajtën herë
kanë tërhequr edhe arbitrim ndërkombëtar, janë humbje kohe e energjish,
lodhje e stresim i njerëzve, ulje e prishje e imazhit kombëtar, të gjitha
këto vetëm prej tekave, kapriçove, interesave të vogla dhe lakmive të disa
politikanëve. Gjendja konfliktuale e politikave zyrtare dhe filtrimi i
dversioneve agjenturore, thellojnë përçarjen dhe kërcënojnë sigurinë
kombëtare.
Të synosh një post qeveritar psh. në trojet e pushtuara etnike, është
një gjë; kurse të përpiqesh bashkërisht për ndryshimin e statusit
gjeostrategjik të trojeve e komuniteteve bashkatdhetare, është diçka krejt
tjetër.
Shqiptarët që jetojnë në trojet amtare, të vaditura me gjak të shumë
brezave, ata që pengohen prej politikash fqinjësore gjenocidale të vendosin
një lule në varret e të parëve, e të rënëve etj. natyrshëm ndjehen të fyer e
të lënduar para diskriminimeve, diferencimeve dhe mosrealizimit të të
drejtave të tyre njerëzore e kombëtare nga fqinjët, nga ndërkombëtarët dhe
nga politikat që po aplikojnë përfaqësuesit aktualë të tyre. Tabloja
politike e tranzicionit shqiptar, parë në tërësi, dëshmon qartë për të tilla
politika zyrtare që kursesi nuk afirmohen si subjekt dhe faktor i
zhvillimeve pozitive, i përparimit të gjithanshëm, por shpesh janë bërë
objekt i kritikave të thella konstruktive, ziejnë brendapërbrenda, merren me
vetveten dhe për vete, duke u bërë pengesë dhe ecje me zigzage regresi.
Janë të tilla politikat zyrtare, çalamane, difektoze, që kanë
kushtëzuar edhe lindjen e subjekteve politke, organizmave dhe shoqatave
atdhetare me orientim pajtimin dhe bashkimin kombëtar, të cilat po i bëjnë
oponencë konstruktive të parave. Ajo që kërkohet nga mendimi dhe veprimi
politik i shtetit shqiptar, i krejt politikave në hapësirat etnike është të
braktisin stratagjemat dhe kaosin ndaj interesave dhe kërkesave atdhetare,
të mbajnë parësore strategjinë kombëtare në çdo hap dhe marrëveshje
politike, ekonomike, kulturore, shkencore dhe atëushtarake.
. 5. Më parë integrimin kombëtar, mandej dhe atë
evropian, me identitetin dhe dinjitetin adekuat.
E veçanta e Kombit tonë është se po përballet me dy lloj integrimesh,
me atë mbarëshqiptar dhe me integrimin evropian. Konstatojmë, përshembull,
se politikat zyrtare aktuale, në veçanti ajo e Republikës së Shqipërisë,
është e dominuar dhe e orientuar tek procesi i integrimit evropian, ku, duke
hyrë në Evropë, mendojnë e shpresojnë shtetarët, vetvetiu, automatikisht,
shqiptarët do të gjenden në një hapësirë, pa këta kufij politikë, që i
ndajnë sot në gjashtë shtete të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor etj. Futja
e proceseve në këtë rjedhë, i shtyn disa njerëz të mendojnë se kjë është
rrjedha jonë e pashmngshme dhe s'ka derman tjetër!
Kuvendi pohon e insiston se për shqiptarët, themelore e parësore janë
proceset e bashkimit kombëtar, për të realizuar mandej me identitet të plotë
e dinjitet edhe integrimin evropian. Nuk duhet shumë filozofi për të
argumentuar e kuptuar këtë pozicion.
Po sikur, larg qoftë, një ditë Evropës të mos i puqet me Shqipërinë,
apo Shqipërisë me Evropën, atëhere, kuptohet, do të jetë shumë vonë për
rikuperimin e idealit atdhetar.
Po sikur, varrofshim Djallin, Evropa të mos e kurrorëzoje, apo ta
rishpërndajë Perandorinë e vet Demokratike Moderne?.
Po vërejmë me brengë e indinjatë se Athina zyrtare, edhe pse anëtare e
hershme e Bashkimit Evropian, vazhdon të tregohet mjaft nacionaliste,
fanatike, aktive, deri dhe diversioniste.
Në qoftë se Baskëve u përket ndonjë e drejtë legjitime, a e fituan atë
prej faktit që Spanja është prej kohësh në Bashkimin Evropian?!
Edhe më absurd, paradoksal e demode po paraqitet Beogradi zyrtar, i
mbërthyer në mite e disa faltore, në dëm të të drejtave njerëzore e
kombëtare të një populli!. Lëkundja e laviersit të politikës shoviniste
serbe për Kosovën ka qenë, nga zhdukja e çdo gjurme të autonomisë deri tek
"një autonomi të pa parë deri më sot në ndonjë vend evropian!". Si mund ta
gëlltisnin ndërkombëtarët këtë voluntarizëm politik dhe diplomaci tymuese?
Obligimi i Evropës demokratike sot është jo të na vëjë kushte të reja
të disfavorshme, por të na shlyej borxhin e madh të asaj prerjeje anatomike
të trupit të trojeve etnike dhe të skllavërimit të bashkëkombasve prej
fqinjëve.
Kuvendi, në parim, shprehet pa ekuivok se integrimet ndërshqiptare të
dalin si parësore, të bëhen më shpejtë, me ndihmën dhe në partneritet me
Washingtonin e Brukselin, të realizohet edhe shteti-komb i shqiptarëve, në
mënyrë që të bëhet më lehtë dhe më me lezet edhe integrimi evropian i kombit
shqipar. Mënyrat, rrugët, mjetet e modalitetet praktike më të shpejta e
efektive për relizimin e këyre objektivave, mbeten për t'u diskutuar e
detajuar.
Mungesa e këtij orientimi të ri, dorëzimi pa kushte ndaj proceseve
globaliste, pa rregulluar më parë shtëpinë tënde, pajtimi i heshtur me
pohimin e ndërkombëtarëve se "Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë" etj.
janë njeri aspekt i pavendosmërisë së krejt politikave zyrtare shqiptare. Si
nuk doli një politikan, që, t'u thoshte ndërkombëtarëve, ashtu me diplomaci
figurative: "Avash, ju xhentëlmenë, është mëkat t'ja lësh fëmijët njerkës
apo dhe jetimë, kur kanë nënën gjallë!"
A ka ky komb potencial intelektual atdhetar, politiko-diplomatik,
juridiko-konstitucional e etiko-kulturor për të piketuar ardhmërinë e vet
dinjitoze në familjen e kombeve evropiane, për të ndërtuar jetën e vet sipas
parimeve dhe normave plotësisht njerëzore e demokratike ? Ky Kuvend
Mbarshqiptar pohon me bindje se në krejt trojet amtare dhe në Diasporën e
fuqishme disamilionshe shqiptare, potencialet janë me teprim, të gatshme dhe
të përkushtuara, të ngjizura atdhetarisht. Ato duhen menaxhuar, duhen
organizuar që të ndërgjegjësojnë mbarë popullin shqiptar se krejt tjetër
politikë e fat i takon! Problemi shtrohet: ose ndryshim rrënjësor i
politikës, ose revokim i politikanëve aktualë!
Kuvendi Mbarshqiptar, me vullnet atdhetar të palëkundur, kërkon
ngritjen e politikave zyrtare në nivelin e problemeve dhe interesave të
zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare; qëndrimi dhe veprimtaria ndaj kësaj
çështjeje të jetë gurë prove i politikanëve, subjekteve politike dhe i çdo
individi të thjeshtë apo të mandatuar Ky Kuvend, përfaqësues i shoqërisë
civile, i opinionit mbarëshqiptar, i popullit që bën historinë, që nuk vuan
prej ambiciesh pushtetore e lakmi karrikesh, ndryshe nga politikat zyrtare
aktuale, përcjell vullnetin atdhetar. për implementim të një politike
tjetër, asaj reale, më të gjerë, me shprehjen më hapur, më lirshëm, më qartë
e me vendosmëri të objektivave maksimale të çështjes kombëtare.
Kjo do të thotë, psh. se ndërtimi i shtetit sovran të Kosovës, dhe
zgjidhjet e të drejtave njerëzore e kombëtare të hapësirave shqiptare në Mal
të Zi, në Luginën e Preshevës, në Maqedoni e Greqi, të konceptohen si hapa
drejt sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Rruajtja e status cuosë në këto
hapësira, apo merremetime të pjesëshme, janë pak. Politika e shtetit-amë dhe
ajo e Negociatorëve në Vienë (2006), po të ishin me nerv kombëtar, nuk do të
qanin hallin serb të disa kishave e manastireve, por do të ngrenin zërin për
Shqipërinë e pa bërë, të sakatuar nga ish Fuqitë e Mëdha të Evropës, do t'i
referoheshin fateve të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, në Toplicë,
Sanxhak; do të artikulonin e tërë forcën e duhur çështjen e bashkimit
mbarëshqiptar në një shtet të vetëm.
Nuk duhej të mbetej përjashtim për politikën dhe diplomacinë zyrtare
shqiptare qëndrimi i Ukshin Hotit, që s'i bëri tërt syri për t'u thënë
trupit gjykues dhe prokurorit serb në Prizren (27 shtator 1994): "Jam
thirrur para gjyqit për bindjet e mia politike. Mbrohem me të vërtetën. Si
qytetar i Republikës së Kosovës dhe pjestar i Kombit tim, po i përmend këtij
gjyqi bindjet e mia, po i theksoj KËRKESËN, që duhet t' i bëj të mendohen
mirë qeveritë në SHBA (Wahington) e Rusi (Moskë), në Tiranë, Prishtinë e
Beograd se populli shqiptar duhet të bashkohet. Bashkimi i popullit shqiptar
dhe i territoreve shqiptare në një shtet duhet të jetë parakusht i çfardo
rregullimi të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë pjesë të Balkanit. Ky
bashkim duhet të bëhet në bazë nacionale dhe jo religioze; sipas mundësisë,
në rrugë institucionale. Në kërkesën e përpjekjet e veta për Bashkim,
populli shqiptar ka të drejtë të presë ndihmën jo vetëm të Evropës e të
Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe prej popujve të ish Jugosllavisë, me të
cilët ka jetuar së bashku, e, në radhë të parë, prej serëve!".
6. Inteligjenca, truri i kombit, selitësja e
atdhetarisë, të dalë në vendin dhe rolin që i takon.
Çdo shqiptar i thjeshtë, i ndërgjegjësuar, e bluan dhe e zien në
vetvete, përbrenda, gjendjen dhe fatet e kombit të vet, por sytë e veshët i
mban, sa nga politika, sa nga inteligjenca e vet. Më tej shkon puna me
intelektualët. Në çdo popull ata janë cilësuar, me të drejtë, edhe si "truri
i kombit", "selitës të ndërgjegjes kombëtare dhe të atdhetarisë". Ky vend
dhe rol i tyre është një përparësi dhe një përgjegjësi obliguese. Të cilësdo
fushe që të jenë, intelektualët mbartin historinë, lidhin epokat, akumulojnë
brengat e fatet; gatuajnë e ndezin Rilindjen Kombëtare, Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, hartojnë programet e çështjes kombëtare, gjykojnë dhe ndërtojnë
vizionin drejt të ardhmes, ndërmarrin veprime e organizime drejt hapave të
më tejshme. Me shëmbëlltyrën dhe krejt veprimtarinë e krijimtarinë e vet,
intelektuali është gjithënjë një person publik, që pasuron thesaret e
kulturës kombëtare, skalit identitetin kombëtar, përfaqëson imazhin dhe
pasqyrën e popullit dhe të epokës së vet.
Tani, në epokën e demokracisë, intelektualëve u takon të jenë, krahas
ekskluzivitetit të tregut të ideve pozitive, vizionare e me qitje të largët,
edhe në opozitë të përhershme e oponencë konstruktive ndaj pushteteve e
politikave zyrtare. E tillë është natyra dhe misioni i tyre, të jenë
gjithënjë kërkues e krijues, veçanërisht ndaj politikave zyrtare, të cilat,
heraherës, bëhen më shumë të dëmshme se të dobishme për vendin e popullin.
Intelektuali i mirëfilltë, nuk bëhet kurrë ithtar fanatik i ndonjë
force politike, por edhe i inkuadruar në to, mbetet në vendin, misionin dhe
rolin që i takon. Është indinjuese taktika zyrtare serbe, psh, që, për t'i
dhënë politikave të veta shoviniste e genocidale imazh "shkencor", vinte në
lëvizje Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Beogradit. Krejt tjetër është
krijimtaria hulumtuese e inteligjencës shqiptare.Historia gjithënjë e ka
kërkuar inteligjencën patriotike të japë ndihmesën thelbësore e të çmuar në
zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ajo ka vetëdije të lartë, ka dhe ndjenjë të
lartë përgjegjësie, ka vullnetin e përkushtimin të ngrihet kundër dhunimit
që i është bërë aspiratës shekullore të popullit të vet, sakrificave sublime
të tij për identitet dhe bashkim kombëtar.
Politikani, ashtu sikurse dhe çdo qytetar, mund të quhet i formuar dhe
i kompletuar, mund të gjykojë e të veproje me kompetencë, vetëm pasi të jetë
njohur me mjaft botime e studime serioze të intelektualëve të mirëfilltë,
që, pak nga pak, po mbushin një raft biblioteke.
Është në nderin e këtij Kuvendi të përmendë disa tituj, vepra të këtyre
10 - 15 viteve të fundit, mesazhi historik dhe gjithënjë aktual i të cilëve
është: "Çështja kombëtare në plan të parë!". Dhe ato janë: "Fikozofia
politike e çështjes shqiptare" (Ukshin Hoti)", "Abdyl Frashëri", "Republika
e Kosovës", "Historia e Kosovës" (Kristo Frashëri), "Çështja shqiptare,
historia dhe politika"(Rexhep Qosja), (Arben Puto),"Çështja shqiptare dhe
kriza ballkanike" (Fatos Arapi), "Gjenocidi serbomadh" (Shaban Brahja),
"Qosja dhe çështja kombëtare" (Mojkom Zeqo), "5O vjet histori e pahumbur"
dhe "Shqipëria natyrale" (Koço Danaj), "Realiteti dhe perspektivat e
çështjes kombëtare" (Muhamet Klemendi), "Shqiptarët përball gjenocidit
serbo-grek" (Avdi Baleta), "LDK dhe UÇK, një emblemë, një qëllim" (Fazli
Veliu ), "Shfrytëzimi ekonomik i Kosovës" (Marglen Verli), "Sfida dhe
Kurthe" (Lebit Murtishi), "Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi" (Gafur
Adili), (Shaban Sinani), (Xhemil Zeqiri), (Hysni Milloshi), "Çështja
shqiptare dhe politika hipokrite e bashkësisë ndërkombëtare" (Preng Çuni)
"Kosova "fuçi baroti" e Ballkanit" (Elez Biberaj), "Kombi shqiptar e kriza
lindore" dhe "Ktheni fytyrën nga kombi, vëllezër" (Vehip Poda), "Çamëria
martire" dhe "Nuk harrohet Çamëria" (Hazis Hyseni) "Rexhep Qosja dhe çështja
kombëtare shqiptare" (Mojkom Zeqo), "Çamëria, studime hisotrike e
sociologjike" (Hajredin Isufi). "Drenica, një shekull trimërie" (Bedri
Tahiri) dhe dhjetë tituj të tjerë "Çamëria-vështrim historik" (Hasan Minga)
dhe "Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon" (me bashkautor Hilmi Saqe),
"Trokitje në Dodonë" dhe pesë tituj të tjerë (Namik Selmani), "Kurthe dhe
intriga" (Petrit M. Demi), "Zëri i inteligjencis për çështjen shqiptare"
(FISH), "Golgota shqiptare - akuzë kundër shfarrosësve të popullit shqiptar"
(Leo Frojndlih), "Kombi shqiptar në udhëkryq (Sulejman Abazi), "Ora e
Kombit" ( Rajmonda Maleçka), shumë monografi e broshura, studime e artikuj
të panumert në revista e gazeta nga autorë vendas e të huaj, një krijimtari
e bollshme artistike, të gjitha pasqyrë e përgjakur e historisë dhe jetës së
shqiptarëve. Të gjithë këta janë misionarë aktivë të kauzës kombëtare. Një
sintezë e kësaj krijimtarie hulumtuese të inteligjencies atdhetare është
edhe këto TEZA TË FINALIZIMIT TË BASHKIMIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE...
Inteligjencia jonë kombëtare i përket vendit e popullit që nuk ka snjë
pëllëmbë territori të huaj, nuk ka sulmuar kënd, nuk i ka rënë kërkujt në
qafë. Kjo është një krenari dhe përparësi absolute, që e bën atë gjithënjë
një gjeneratore të tonit atdhetar në politikë, në veprimtarinë për
kompaktësimin e krejt shqiptarëve rreth idealit të tyre të shenjtë! Kombi
ka gjithënjë nevojë për zemër, moral, për mendjen e ndritur e të shëndoshë
të inteligjencies së vet.
Po si del inteligjenca në vendin dhe rolin që i takon? Pa ndonjë
sforcim të veçantë. Si rregull, ajo është si një perpetum mobile, i ngjan
një mase lënde me radioaktivitet natyral të pashterrshëm.
7.Për një vend dhe rol tjetër, ndryshe, të shtetit-amë, si
Piemont i çështjes shqiptare.
"Shpirti, jeta, shpresa dhe gjithë fatbardhësia e një kombi qëndrojnë
në të organizuarit në një shtet", theksonte në kohën e vet atdhetari Mihal
Grameno. Republika e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet baza, themeli, forca,
garancia, burimi, prapavija, shpresa e çlirimit dhe prosperitetit të
bashkëkombasve të rrobëruar. Shqiptarët e të githa trojeve amtare, ata të
diasporës dhe emigracionit thonë "shyqyr që kemi shtetin-amë, për mall dhe
për çdo hall!" Shumë kush nga të huajt shprehu habi për solidaritetin dhe
pritjen që iu bë refugjatëve kosovarë në pranverën e gjenocidit të fundit
barbar serb të vitit 1999. Për popullin kjo ishte një obligim i natyrshëm
ndaj vëllezërve të një gjaku. Mirësjelljen, mikëpritjen dhe bujarinë
shqiptari i ka dhe vazhdon t'i ketë si traditë e si virtyt.
Po a i takon Shqipërisë londineze një vend dhe rol tjetër, më i madh,
ndryshe nga ai i derisotmi, që të ngjasojë me kujdesin e mëmës ndaj bijve e
bijave të vet, në drejtim të sendërtimit të idealit kombëtar?
Objektivisht Shqipëria është ai emër i madh që bashkon dhe tërheq
gjithçka, është kryeemëri i gjakut dhe i shpirtit, i historisë dhe të
ardhmes, një fryt i rezistencës dhe mbijetesës; është fitorja kolosale e
ekzistencës dhe afirmimit të kombit, është fjala e identitetit që na
ndërgjegjëson për ç'ka jemi dhe ç'do të bëhemi. "Bijt e mi, u lashë
trashëgim një Atdhe! Amanet!",- tha plaku i urtë Ismail Qemali. Si një
jehonë e fuqishme e amanetit dhe merakut të tij na tingëllojnë sot fjalët e
akademik Qoses:
"Kur vijmë në Shqipëri, ne vijmë në tokën premtore të endërrimeve dhe
të idealeve tona; në tokën e simboleve dhe të apostujve të shqiptarizmës, ku
janë Kruja dhe Vlora, varret e Skënderbeut e të Naim Frashërit; vijmë të
gjejmë njësinë shpirtërore të ndërtuar mbi idealet e bijve më të mëdhenj të
popullit shqiptar; vijmë me dëshirën që të gjejmë një gjendje sociale
stabile, shembullin e pajtimit kombëtar, shembullin e jetës dhe të mendimeve
demokratike; organizim të mirë të jetës e të punëve; edhe atdhetarizëm
modern, edhe projekte të rilindjes shpirtërore e morale, edhe projekt
gjithëkombëtar. E duam Shqipërinë të jetë në gjendje të mbledhë rreth vetes
të gjithë shqiptarët!".
Me pak vëmendje, lehtësisht mund të vëmë re mangësi parimore të
shtetit-amë. Me pak përkushtim atdhetar, Shqipëria mund të marrë kthesën
drejt imazhit të dëshiruar. Përshembull, mirë se ndërkombëtarët ndaj Serbisë
agresore kaluan, nga negociatat e para luftës, në luftë dhe përsëri në
negociata pas luftës me agresorin e mundur, se kështu "e dashka" demokracia;
po shteti-amë pse duhej të mjaftohej me lëshimin e ndonjë fjalë, ashtu larg
e larg, për fatet dhe statusin e më së dy milion bashkëkombasve, pse duhej
të mbetej thjesht aktor dhe jo faktor në këto negociata? Pyetjes "pse të mos
ishte edhe Shqipëria një partner aktiv në negociatat e imponuara", nuk i ka
dhënë kush përgjigjen bindëse. Është paradoksale që vepruan fuqishëm dhe
ishin efikase, mitet serbe, gjeopolitikat dhe sentimentalizmat ndaj tyre dhe
jo historia e realiteti, jo e drejta dhe e vërteta shqiptare.
Republika e Shqipërisë, si bërthamë e shtetit kombëtar, i vë shpatullat
zgjidhjes së çështjes kombëtare, me dinjitet, as me eufori e mbivlerësim të
faktorëve të jashtëm, as me kompleksin e të voglit, e të pa fuqishmit, të
inferiorit. Ajo vepron me përgjegjesinë dhe forcën që i jep e drejta,
demokracia, liria e mendimit dhe e fjalës. Me një politikë të guximshme, me
inisiativa diplomatike vizionare, ajo duhej t'i jepte tonin proceseve të
bashkimit kombëtar. Në strukturën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë
ka lloj-lloj komisionesh, për minoritetin e minorenët, por mungon Komisioni
i Përhershëm për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare, të cilit do t'i takonte një
rol i rëndësihëm.Të jesh shtet-amë, Piemont i çështjes kombëtare dhe të mos
pranohesh si aktor në zgjidhjen e saj, ky është një inferioritet i
pajustifkuar yni dhe një fyerje prej të tjerëve. Është e drejta dhe obligimi
i Republikës së Shqipërisë të parashtrojë para ndërkombëtarëve dhe të
ngulmojë për zgjidhjen e drejtë e të plotë të çështjes kombëtare, ashtu
sikurse dhe Tirana të jetë vatër e ideve dhe koordinimit të veprimtarive
atdhetare.
8. Ndaj kombit shqiptar Evropa mbetet më tepër borxhlije e madhe
moralo-politike, se sa faktor favorizues.
Kur themi se Republika e Shqipërisë është Piemonti i çështjes
shqiptare, e interesuar "ab ovo" për bashkim, se bashkimi është vetë ajo, si
plotësim i realizimit të vetvetes, të historisë dhe aspiratave, nënkuptojmë
urtësinë e filozofisë popullore se "i zoti e nxjerr gomarin nga balta" dhe
jo i huaji, qoftë ai dhe mik. Për më tepër, ndërkombëtarët, në veçanti ish
Fuqitë e Mëdha të Evropës, në bilancin e përgjithshëm të deritanishëm,
mbeten shumë herë më tepër borxhlinj moralo-politikë ndaj të drejtave të
kombit shqiptar, se sa faktor favorizues. Nuk u bënë dominuese, në kohën e
vet, as zëri i Wilsonit, për mos të thënë dhe i V.I. Leninit për zbatim
drejtësie, për mos aplikim të pazarllëqeve me fatet dhe jetën e kombit
shqiptar.
Në rrjedhën e proceseve globaliste-integruese, të strategjive
gjeopolitike, deri më sot, përjashto sulmin e drejtë të NATO-s (1999) kundër
makinës ushtarake agresive serbe,.nuk vërehen qëndrime deçizive pozitive në
favor të zgjidhjes demokratike të çështjes shqiptare. Bie fjala, mirë që "të
mos bashkohet me Serbinë", gjykojnë ata për Kosovën, po pse "as me
Shqipërinë"? Dhe diplomacia shqiptare nuk është e zonja të reagojë, as me
një fjalë, veç di të thotë: "Amin, moj Evropë!"..
Në stadin e sotëm të kuptimit e trajtimit politiko-juridik të
problemeve madhore të shoqërisë njerëzore, kur ka fituar të drejtë qytetarie
parimi wilsonian i vetëvdosjes së popujve, i mishëruar në Kartën e
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Aktin Final të Helsinkit, në Kartën
e Parisit etj. kërkesa maksimale e të drejtave të shqiptarëve, është
minimalja që duhet të bëjnë Tirana dhe Prishtina zyrtare, elitat
politiko-intelektuale shqiptare në Mal të Zi e Maqedoni, në Luginen e
Preshevës dhe për Çamërinë. Dobësitë, mangësitë parimore të politikave
zyrtare shqiptare, fqinjët dhe bota po i përdorin me sukses, sipas
interesave dhe komoditetit të vet!
Të bëhesh bisht i politikës maqedonase dhe jo pjesë përbërëse e
politikës në Maqedoni, të spostosh problemet madhore të identitetit shqiptar
dhe implementimin e thelbit të Marrëveshjes së Ohrit, në emër të disa
posteve e të një jetese më të mirë, të alternosh rolet e opozitës etnike e
asaj politike, herë për kredibilitet politik, herë për karrige pushteti, në
vend që t'i mbash të bashkuara të dy rolet në një të vetme, kjo është, të
paktën, një dyfytyrësi e një elite politiko-intelektuale shqiptare në këtë
shtet të sajuar.
Me mendësi të tilla politikanësh, kurrë nuk bëhet Shqipëria Natyrale.
Por ka dhe një alternativë tjetër, është ajo e formuluar nga analisti
tepelenas Koço Danaj dhe që thotë se: "Dështimi i Marrëveshjeve artificiale
mbi bazën e të cilave u ngritën shtetet e Ballkanit, u jep të drejtën
historike, morale dhe bashkëkohore shqiptarëve të kërkojnë partneritet me
fqinjët dhe aleatët e tyre. Politika shqiptare duhet të pushojë së qeni
porosimarrëse, duke u shndërruar, dora dorës, në këshilluese, dhe pse jo,
edhe parashikuese e proçeseve politike dhe gjeopolitike në rajon dhe më
gjerë" ("Shqipëria Natyrale", Tiranë, 2006, f. 48).
Mjaft me marrëveshje imponuese edhe në shekullin e 21. Kuvendi
Mbarëshqiptar i përmbahet, me vendosmëri, alternativës reale, imperative,
definitive. të parevokueshme të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare,
me të cilën synojmë të ndihmojmë politikën tonë zyrtare dhe ndërkombëtarët,
në mos, edhe t'ja u imponojmë atyre.
Se, "Interesat e palëve,- theksonte shqiptari i madh Ukshin Hoti,-
bashkësia ndërkombëtare i merr parasysh në masën me të cilën palët janë të
afta t'i mbrojnë e t'i sigurojnë vetë ato interesa". Kur ne shqiptarët të
zbatojmë këtë paradigmë në krejt veprimtarinë tonë, pra, të vihemi
efektivisht në lartësinë e daljes për zot të fateve dhe ineresave tona,
mbështetur edhe në normat e standartet e vendosura ndërkombëtarisht, atëhere
edhe ndërkombëtarët do të bëjnë atë që duhet bërë e që na takon. Për
ndryshe, ata do të vazhdojnë të na i vënë festen sipas kokës.
Kuvendi vuri theksin te ideja që politika dhe diplomacia shqiptare të
mos konformohen pasivisht me strategjitë dhe platformat e ndërkombëtarëve,
por të bëhen ato një subjekt aktiv, me pikësynime të qarta, e vendosur e
këmbngulëse për të realizuar të drejtat e shqiptarëve në maksimumin e
mundshëm të tyre. Jo vetëm në sentencën popullore "do të qajë fëmija, që ta
ushqejë nëna", shprehet urtësia e përvojës jetësore dhe ajo e sjelljeve
politike, por edhe në idetë e mesazhet e përfaqësuesve të shquar të kulturës
kombëtare, siç mund të përmendim mësimet e Faik Konicës, Rexhep Qoses e Adem
Demaçit se : "I huaji s'pranon më tepër se çmimi që një komb i vë vetes së
tj". "Kush s'merret vesh ndër vedi, s'ka se si t'i marrë vesh bota" dhe
"Askush nuk mund t'i dhurojë lirinë popullit shqiptar, atë ai duhet ta
fitojë vetë" etj:etj
Kur vallë bashkësia ndërkombëtare do të reflektojë drejt, saktë, me
realpolitikë ndaj çështjes shqiptare? Kjo pyetje pret përgjigjen e saj; kjo
do të thotë se atëhere Evropa do të jetë ndarë përfundimisht edhe nga e
kaluara e saj imperialiste..
Mbas 50 vjetësh që pasuron dhe aplikon teorinë e integrimit, për
interesa të paqes, sigurisë e qetësise së vet, Evropa, këto rreth 20 vitet e
fundit duhej t'i kish kthyer më mirë syte nga edhe Ballkani Perëndimor, të
mos gjykojë me dy lloj standartesh, tjetër për kombe të mëdhenj dhe tjetër
për të vegjëlit. Është jashtë çdo norme morale e juridike që të trajtosh
njëlloj agresorin gjenocidis dhe viktimën që përpiqet të vetëmbrohet, siç
janë vënë re disa sjellje të Gjykatës së Hagës. Me taktikat "tërhiq e mos
këput", veçse akumulohen sherret e konflitet. Në këto kushte, shqiptarët nuk
mund të pranojnë më ç'tu servir Evropa, por të këmbngulin për atë që u
takon.
Dihet që jemi komb i vonuar në histori, kemi qenë sa kemi qenë dhe ters
i vetvehtes, po janë ndërkombëtarët që na i kanë bërë historinë njerkë;
atëhere, ç'duhet të bëjmë? Bashkimi kombëtar kërkon paraprakisht bashkimin
e të gjitha forcave, të mendimeve dhe të gjuhës politike, kërkon mënçurinë
dhe vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim e përjashtim të ideve,
besimeve e vendndodhjes së tyre.
9. Çështjes shqiptare i takon të trajtohet si nyje gordiane e
Ballkanit.
Çështja shqiptare, përveç se aspiratë shekullore e pa realizuar e shumë
gjeneratave, mbetet edhe një nyje gordiane e krejt Ballkanit Perëndimor,
prandaj dhe ashtu duhet trajtuar. Zgjidhja tërësore, radikale e ballore e
kësaj nyjeje është dhe një premisë e demokratizimit dhe prosperitetit të
vetë rajonit. Gjendja mbetet ashtu siç e konceptonte edhe Rilindasi ynë
Abdyl Frashëri, se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare, nuk do të ketë qetësi
në Balkan. Përkujdesjet e faktorit ndërkombëtar, tani, në erën e demokacisë,
për të kapërxyer krizat, për të mos patur edhe më tej konflikte e luftra,
janë krejt të pamjaftueshme, sepse ende nuk po korrigjohet plotësisht ajo
gjendje artificiale që u krijua historikisht, nuk po paralizohet vetë
shkaku, burimi i konflikteve, siç është prania virulente e hegjemonizmit
serb dhe e pretendimeve shoviniste greke, si burimi kryesor i antagonizmave
etnike dhe fatkeqësive kombëtare të shqiptarëve. Është vetë Perëndimi,
bashkë me Rusinë, që, kaheret, e kompozuan Ballkanin si rajon të vështirë,
tekstualisht si "fuçi baroti" dhe po vazhdojnë ta mbajnë të tillë; gjërat
janë bërë fait accompli, gjithënjë në dëm dhe kundër shqiptarëve.
"Ti Perëndim, Evropë dhe Amerikë, dëshironi seriozisht që Balkani të
hyjë realisht në procesin paqësor të demokratizimit dhe prosperitetit,
qasuni ndaj tij me një strategji transparente, vlerësoni çështjen e
pazgjidhur shqiptare si një çështje nevrargjike, sa s'është vonë. Mos i leni
në hije interesat dhe kërkesat e shqiptarëve. Mbasi vërehet shumë qartë se
Beogradi politik nuk reflekton, as haron, as mëson gjë nga historia, veç
hiqet i viktimizuar. kur realisht është përgjegjësi kryesor i sa kasaphanave
të përgjakshme në popujt e ish Federatës, vazhdon të mbetet faktori kryesor
përgjegjes, - ashtu siç janë dhe disa paralajmërime nga përtejatlantiku,.-
atëhere pse nuk aplikoni realpolitikën, një strategji gjeopolitike
frytdhënëse për të gjithë?"
Kur mori përpjetë gjeopolitika nazi-fashiste e Italisë dhe Gjermanisë,
kufijve të Shqipërisë iu bënë disa meremetime, të cilat u suprimuan bashkë
me gjeopolitikën që i krijoi: Po si do të lindë dhe kur do të hyjë në veprim
ajo real-gjeopolitikë që të konvergojë plotësisht edhe me realizimin
definitiv të të drejtës shqiptare? Kjo është çështja.
Të marrësh pushkën për të realizuar të drejtat jetike, të etiketojnë
"terrorist" e "fondamentalist"; t'i kërkosh ato të drejta demokatikisht, nuk
të dëgjon njeri; atëhere, ç'duhet të bëjnë shqiptarët ?! Njerëzimi synon të
harrojë luftrat e padrejta; nuk i dëshiron më kush as ato të drejtat, si
qëllim në vetvete - por kur gjykohet e veprohet me dy kute, me standarte të
dyzuara, kur operohet me një politikë hipokrite, të veshur me petkun e
diplomacisë, si në rastin e qasjeve ndaj interesave e kërkesave të kombit
shqiptar, atëhere, vjen një ditë e bukur që çdo gjendje e rrezikshme, e
gatuar shtrembër dhe e akumuluar, vetvetu shkarkohet! Nuk shmangen, me
dëshirë të mirë, luftrat e drejta, në se nuk pastrohen intolerancat dhe
nacionalizmat agresive, që vazhdojnë të rëndojnë në shpirtin dhe shpinën e
shqiptarëve.
Kombi shqiptar është krejtësisht dhe me gjithçka në Evropë: Po Evropa
kur do të denjojë të jetë në Shqipëri, të paktën një herë në historinë e
saj, të merret seriozisht e parimisht me çështjen shqiptare në Ballkan, në
emër të humanizmit, demokracisë dhe të sakrificave sublime të këtij kombi?
Shqiptarët janë tejet të zhgënjyer me zgjidhjet e cekta politike të fateve
të tyre, ata mbeten të pakënaqurit e Ballkanit.
10. Shteti sovran i Kosovës - faktor stabiliteti në Ballkan, hallkë e
hap praktik i procesit të bashkimit kombëtar.
2007-ta, si viti i 95 vjetorit të ngritjes së Flamurit, është edhe viti
i parë i jetës së Kosovës si një shtet i pavarur e sovran. Në rrjedhën e
proceseve të mëdha politiko-shoqërore, ka edhe historia logjikën e saj - e
vonon të drejtën e të vërtetën, por nuk e harron. Për t'ia arritur kësaj
dite të shumëpritur është dashur Odisea shekullore, sakrificat sublime dhe
gati një dekadë peripecish diplomatike për një vendim kaq lehtësisht të
realizueshëm, për deri sa u imponua të vihet në veprim edhe vetë "gryka e
pushkës". Statusi i këtij shteti, e drejta e natyrshme dhe e ligjshme e një
populli për vetëvendosje, erdhi e u fut në disa ingranazhe të ndërlikuara,
në pazarllëqe të paprincipta, që u zgjatën e u stërholluan, sa u bënë
bajate, gjeneruan dukuri të tjera negative, ngacmonin me teprim durimin e
popullit. U kurorëzua, më në fund, vullneti i një populli të martirizuar
deri ku s'mbante më, që e kish sanksionuar vullnetin e vet me Deklaratën e
Pavarësisë (2 korrik 1990), me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Kaçanik,
7 shtator 1990), me Referendumin e shtatorit 1991; duke lënë për të hedhur
edhe hapin e bashkimit të trojeve shqiptare nën Mal të Zi, Serbi e Maqedoni
me shtetin-amë, siç është parashtruar prej ish Këshillit Korfinies të
Partive Politike Shqiptare për variantin e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Shteti sovran i Kosovës (nuk dimë ku ia kanë bazuar përdorimin e
epitetit "multietnik"), duke qenë i lirë dhe zot i fateve të veta, do të
dijë të krijojë bashkejetesën harmonike me të gjitha pakicat etnike, si dhe
me Serbinë e fqinjët e tjerë, ashtu siç dinë t'i ndërtojnë shqiptarët. Me
krijimin edhe të këtij shteti, i jepen fund lakmive ekspansioniste
serbomadhe. Serbia dhe populli i saj po vihen në mengenenë e emancipimit e
të demokratizmit politik, quhet e fituar kështu edhe beteja e fundit e madhe
e stabilitetit të Ballkanit. Këtë të vërtetë e kanë kuptuar shumë mirë edhe
politikanët serbë, por thjesht nuk kanë qenë të interesuar të tërhiqen, e
kanë shpallur një herë Kosovën si "vatër të Serbisë", që ta përdornin atë
edhe më tej si "shpirt të repartit", si furnizuese të ekonomisë dhe
industrisë serbe. Ai shpirt millosheviçian që më 28 mars 1989 shoi fare edhe
atë "autonomi" që i ishte sanksionuar Kosovës me Kushtetutë, që pas
negociatave desh t'i servirte asaj "një autonomi të lartë, të pa njohur deri
më sot në Evropë", demonstron orvajtje të dëshpëruara të një diplomacie
mjerane, sepse Serbia.
Pavarësinë dhe sovranitetin Kosova e meriton natyrshëm, e ka paguar
edhe shumë shtrenjtë, me koston e shumfishtë të sakrificave, persektimeve
dhe luftrave për liri. E drejta gjithmonë ka qenë në anën e politikës dhe
diplomacisë shqiptare që duhet ta ngrejë zerin deri në kupën e qiellit, jo
më për statusin e Kosovës, por për fatet e shqiptarëve në luginën e
Preshevës, të Toplicës e Sanxhakut, të cilat kanë mbetur në duar të
Beogradit zyrtar si mëlçi të varura në qafën e ujkut!
Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i përcjellur, të paktën, edhe prej
kërkesave korekte të shqiptarëve në Jugosllavi, nëpërmjet ish Këshillit
Koordinues të Partive Politike Shqiptare, me jetë 4 vjeçare, se për
variantin e shpërbërjes së Jugosllavisë, do të bëhet "bashkimi i krejt
trojeve shqiptare me shtetin-amë". Kjo është pikërisht ideja e drejtë,
stabilizhuese, e natyrshme e legjitime ku duhet të kapemi më tej dhe jo të
lihen qindra-mijra bashkëkombas në kufijt e Shqipërisë dhe të ndarë nën
katër shtete të tjerë të huaj, të cilat dhe i trajtojnë në mënyrë tepër
diskriminuese, i mbajnë nën peshën e insinuatave e akuzave dashakeqe
antishqiptare.
Ka perënduar epoka e feudeve, principatave dhe pashallëqeve, siç kanë
qarkulluar disa zëra për të legjitimuar një komb të veçantë, me gjoja gjuhë
tjetër dhe me simbole të veçanta shtetërore! Simbolet Kombëtare, nuk janë
thjesht shenja konvecionale zbukurimi, por mishërim i një identiteti të
krijuar historikisht, janë sintezë e mishërim ndjenjash e idealesh; ato i
gjasojnë një Sidi-je me epikën, muzikën dhe gjithçka tjetër të shpirtit
kombëtar. Mund të krijosh lehtësisht një parti, për mospërputhje politike,
por nuk mund të sajosh një komb prej ndyshmeve dialektale, ndarjes së
dhunshme historike apo argumentesh të tjera artificiale. Nuk është argument
as paralelizmi me gjermanët e austriakët, ndërsa kemi modelin më
sinjifikativ të ribashkimit të vetë Gjermanisë.
Kosova aktuale, një pjesë e asaj historike, vatra e shquar e
atdhetarizmit, detashment pararojë i organizuar për liri, pavarësi e
integrim kombëtar, dëshmi e vitalitetit, qëndrueshmërisë e mbijetesës
kombëtare (struge le for life), si shtet i pavarur e sovran, po bëhet edhe
"dallandyshja e parë" e rikthimit në gjirin e shtetit-amë. Shteti i pavarur
sovran i Kosovës është vetëm një hallkë e procesit të bashkimit kombëtar.të
shqiptarëve. Edhe Kosova është Shqipëri. Akti i bashkimit do të jetë
shprehje e vullnetit të vetë popullit.
"Kërkesën për Bashkim duhet ta bëjë Shqipëria", - u shpreh kryeministri
Çeku në një emision televiziv (2006); vetëm kaq, në vend që të shpërthente :
"Prit, moj motra ime gazetare, me këtë pyetje më shkele në kallo, më preke
telat e zemrës, do ta bëjmë Bashkimin, jo vetëm për të mirën tonë, por edhe
të Ballkanit e të krejt Evropës!".
Asamblesë Kombëtare, e zgjedhur nga ky Kuvend, me mandatin e fuqishëm
të sovranit popull, përfaqësuese e denjë e shoqërisë civile, i bie detyra të
mposhtë apatinë dhe neglizhencat e politikave zyrtare dhe të përpunojë
prerogativat, instrumentet dhe rrugët e realizimit të këtij Bashkimi. E
drejtuar nga Kryesia e saj, Asambleja përpunon edhe taktikat politike të
zgjidhjes së çështjes së Çamërisë, të statusit të shqiptarëve në trojet e
tyre etnike nën Maqedoni, Mal të Zi e Serbi.
11. Çamëria - plaga jonë e madhe e hapur, kërkon të
trajtohet si çështje mbarëkombëtare.
U shkund pluhuri, u shkri dhe akulli i heshtjes, që kish ngrirë e
mbuluar çështjen e Çamërisë, problemit tonë mbarëkombëtar, i atij karakteri
të dhimbshëm, gati i atyre përmasave si dhe ish çëshhtja e Kosovës. Odiseja
e ndjekjeve, persekutimeve e gjenocidit të Athinës zyrtare ndaj shqiptarëve
të Çamërisë së bukur, u pasua nga odisea e kërkesave dhe protestave, e
ngritjes së zerit, memorandumeve dhe manifestimeve demokratike, më shumë të
vetë çamëve, fare pak, për të mos thënë hiç fare, të Tiranës zyrtare. Ndër
kohë, bëhet fjalë jo thjesht për një çështje çame, për një problem të një
grupimi njerëzish, por për plagën tonë mbarëkombëtare të Çamërisë..E kanë
shumë të qartë ndërkombëtarët dhe Athina zyrtare, që e ka krijuar vetë
çëshjen e Çamërisë dhe po vetë hiqet sikur nuk e njeh, nuk e pranon, deri sa
zeri për Çamërinë u ngrit me seriozitetin dhe forcën që meriton në Bruksel
në vjeshtën e vitit 2006. I tillë është një nga paeadokset e kohës tonë se
kujt i takon Epiri (Çamëria), me të gjitha llojet e argmenteve, dhe, kush e
pretendon me arogancë e padrejtësisht!
Fqinji ynë jugor, me arvanitasit e hershëm, me shqiptarët autoktonë të
Çamërisë dhe me qindra mijë emigrantët ekonomikë, nga vendi dhe populli, që
duhej të kish krijuar një simbiozë vëllazërore, falë politikave johumane e
jodemokratike, zbatoi praktika të egra, cinike, diskriminuese,
etno-fetarisht intolerante, brutalisht të përgjakshme. Politika raciste
antishqiptare e Athinës zyrtare dhe statusi e të drejtat që gëzon minoriteti
grek në Shqipëri, janë dy pozicione të skajshme tipike, diametralisht të
kundërta. Në raportet zyrrtare Tiranë-Athinë mungon krejtësisht
reciprociteti dhe partneriteti. Në njerën anë janë në veprim reflekset
diabolike për uniformitet të kulluar etniko-ortodoks, në anën tjetër kemi
një tabllo të bashkëjetesës dhe harmonisë vëllazërore, ku me vështirësi
konstatohen dallimet etno-religjioze midis shqiptarëve dhe minoritetit grek.
Athina zyrtare, absurdërisht mban "ligjin e luftës", strucërisht deklaron se
"nuk ekziston ndonjë çështje çame", ka përdorur, herë pas here, ndaj
emigrandëve shqiptarë "fshesën", kultivon idenë e "Vorio Epirit" e të
"Megali idhesë", kurse në anën tonë jepen mesazhe të fqinjësisë së mirë, si
të barabrë midis të barabartëve, - siç pasqyrohet edhe në krijimtarinë e
Rilindsit tnë të madh, Naim Frashërit "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve" (O
alithis pathos ton skypëtaron,1886), "Dashuria" (Eros,1895) flitet për dy
popuj miq, aspirohet për marrëdhënie dinjitoze të fqinjësisë së mirë, sepse
kemi pasë të njëjtat fate historike dhe kemi bërë t përpjekje e sakrifica të
përbashkëta për liri e pavarësi.
Dhe Shteti-amë ri e sodit prapësitë, dhe bota as e ka vënë shumë ujin
në zjarr, se ka dhe shumë probleme të tjera që i mban për më madhore.Tirana
zyrtare mbahet peng e "fshesave", që përdor për presion qeveria greke, në
vend që t'i deklaroj asaj: "Ti, atdheu i demokracisë së lashtë, ose prano
statusin e Çamërisë, të drejtat e banorëve të saj, lejoju arvanitasve të
flasin lirshëm gjuhën amtare, mbaj dhe emigrantët shqiptarë me dinjitetin
njerëzor, ose kthej se nuk do të vdesim për një cop buke!" Se ajo nuk është
e prirë ta bëj këtë, sepse është shumë e interesuar të shfrytëzojë energjitë
dhe punën relativisht më të lirë të këtij emigracioni masiv. Greqisë mund
t'i fliet zyrtarisht edhe më tej me gjuhën gjithënjë dinjitoze se "Po ka
mbetur fati i Hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian në dorën e Athinës
zyrtare, kurrë mos u bëftë, nuk kërkojmë mëshirë!".Me qëndrimet greke dhe me
nivelin politik të Tiranës zyrtare, çështja e Çamërisë nuk ka për t'u
zgjidhur kurë në rrugë dypalëshe! Por edhe me ndërkombëtarizimin e saj,
shtetit-amë i takon të bej të vetën.
Le të luajë Greqia zyrtare, lojën e strucit, sa të dojë e sa t'i
shkojë. Ne shqiptarët themi "nuk mbulohert dielli me shoshë".Çamëria është
plaga jonë e madhe e hapur, jo thjesht si një "çështje çame", por si një
problem madhor mbarëkombëtar i trojeve të pushtuara dhe i vëllezerve tanë të
gjakut, të gjakosur rëndë e të persekutuar.
12. Diaspora shqiptare, minierë e pashterrshme
atdhetarie, si mund t'i vëjë në përdorim më mirë potencialin dhe energjitë e
saj?
Pjesëmarrja në Kuvend edhe e mjaft përfaqësuesve nga diaspora shqiptare
në Evropë dhe kontinente të tjerë, dëshmon se edhe ajo është një pasuri dhe
forcë e madhe për kombin, një gjymtyrë e fuqishme dhe një zë i
ndërkombëtarizimit të vetë çështjes tonë kombëtare. Fakti që edhe në disa
grupime të shpërngulura prej shekujsh, janë ruajtur të gjalla gjuha,
traditat, dashuria e nderimi për Mëmëdheun, vendin stërgjyshor, krenaria dhe
malli i pashuar, kanë nxjerrë dhe pishtarë të zgjimit dhe forcimit të
ndërgjegjes kombëtare, dëshmon se lidhjet etnike-kombëtare janë nga më të
fuqishmet dhe vitalet. Diaspora e hershme dhe emigracioni i mëvonshëm kanë
qenë dhe mbeten një mbështetje e pallogaritshme në rritje politike,
ekonomike dhe morale. Në mjaft mënyra dhe me shumë veprimtari aktive
Diaspora e ka treguar veten me tradita në nivele shembullore atdhetarie.
Dëshmi të rezistencës e mbijetesës racore, vatra të gjalla të traditës
së konservuar e trashëguar nëpër breza gjatë shekujve janë diasporimet e
hershme shqiptare në Greqi (arvanitët) e Itali (arbëreshët), një numër i
konsiderueshëm në Turqi ( një shumicë të përzënë dhunshëm nga Greqia dhe ish
Jugosllavia), në Bullgari, Rumani, Ukrainë, Egjipt, SHBA, në shumë vende të
Evropës dhe të kontinenteve të tjera. Edhe pse, më të hershmit, të integruar
organikisht me popujt në një atdhe të dytë, bashkë me mallin e pashuar për
vendin e të parëve, kanë ruajtur, si gjë të shenjtë e të shtrenjtë, gjuhën,
virtytet, imazhin dhe identitetin kombëtar
Shtresëzimet e diasporës me emigracionet e mëvonshme, deri dhe
kontigjentet masive të refugjtëve të dekadave të fundit nga të gjitha trojet
amtare, larguar për motive politike apo ekonomike, ka bërë, fatkeqësisht, që
të reflektohet atje ato pozicionime politike, ai konfliktualitet i dëmshëm,
ajo përçarje e dhimbshme, ato krisje të unitetit kombëtar, që vërejmë edhe
në viset amtare. Ndërsa sipas shteteve dhe kohës e mënyrës së emigrimit,
kanë mjaft probleme serioze të sistemimit, punësimit, arsimimit të fëmijve
në gjuhën amtare e të një statusi dinjitoz, në vend që të jenë sa më të
bashkuar e kompakt, e rëndojnë veten me negativizma, që duhet t'i flakim
gjithandej, sa s'është vonë. Kur ne shqiptarët s'duam e hamë njeri tjetrin,
a nuk e ka më lehtë i huaji të na hajë të gjallë? Aksioma "bashkimi bën
fuqinë" merr kuptim të veçantë edhe për diasporën e emigracionin shqiptar.
Për diasporën dhe emigracionin kanë vlerë jo grupimet e pozicionimet
politike sipas mozaikut të vend-lindejeve, por vetëm lobingjet atdhetare
Kuvendi mbarë shqiptar shpreh bindjen se diaspora dhe emigracioni ynë
kanë kapacitete dhe potenciale atdhetare të lavdërueshme, të afta dhe të
përkushtuara të kultivojnë dhe të selitin dashurine, bashkimin,
solidaritetin komunitar, mbështetjen dhe ndihmën vëllazërore. Këto virtyte
janë aq të vyera e të nevojshme në dhe të huaj, ku, jo më festat kombëtare e
ditët e shënuara, të kremtuara bashkërisht, por edhe të përshëndeturit në
gjuhën amtare, edhe një kafe, lehtëson mallin e ngjall kujtime! Prirjet
pozitive do të bëhen pa tjetër domnuese; diaspora, emigracioni dhe qindra
studentë në universitetet e huaja, po prezantojnë gjithënjë e më mirë
imazhin e kombit të vet.Ishin shumë bijë e bija që u kthyen në vendet amtare
dhe i vënë gjoksin tre luftrave të drejta të shqiptarëve për liri, dinjitet
njerëzor e kombëtar..
Partitë politike në demokraci janë elektorale, vlejnë sa për vjeljen e
votës, sipas simpative politike të elektoratit, që janë dëshira thjesht
personale. Ndarja politike e votuesve, fillon dhe mbaron në kutinë e
votimit. Pas vendosjes së një admisistrate qeverisëse, të ngjyrës sipas
numurit të votave, njerëzit vazhdojnë jetën normale, të qetë, si bashkësi
atdhetare, pa i përfillur më fare nuancat politike, që i dallojnë.Për
komunitetet shqiptare në diasporë dhe emigracionin e detyruar ka përparësi
jetike përkushtimi kulturor-shoqëror e atdhetar dhe akomodimi me ligjet dhe
kërkesat e shtetit të huaj ku jetojnë e punojnë. Secili jashtë Atdheut, mban
të skalitur në mendje e zemër fjalët: "Partia ime është vendlindja,
Shqipëria". Sa njerëz kanë lënë amanet sjelljen dhe prehjen e eshtrave në
vend-lindje! Mjaft janë riatdhesuar në moshë të thyer. Shumë të tjerë po
ndihmojnë famijet e po investojnë për zhvillim. Ata e dinë që kurdo janë të
mirëpritur nga familjet dhe atdheu. Të kthyerit nuk shterrojnë. Ata po vënë
potencialet e energjitë e tyre në shërbim të fuqizimit të gjithanshëm të
trojeve amtare. Ata janë edhe me ide e prirje të reja. Ata, bashkë me qindra
studentë të diplomuar nëpër universitetet e vendeve demokratike, bëhen dhe
mbështetës e implementues të orientimeve më të reja në vendlindje. Diaspora
dhe emigracioni kërkojnë me të drejtë prej vendlindjeve edhe sigurinë e
garancitë politike, që të mund të investojnë apo dhe thjesht të depoztitojnë
kursimet e tyre.
Kuvendi nënvizon më tej se verat dhe ndihmesat e diasporës e të
emigracionit shqiptar janë të kushtëzuara edhe nga efikasiteti dhe
dimensionet e veprimtarisë së ambasadave e konsullatave shqiptare si dhe të
shoqatave të miqësisë midis Shqipërisë dhe shumë vendeve të huaja.
13. Përcaktimi i identitetit kombëtar, është vlerë, mbrojtja e tij
nga rreziqet e kërcënimet, është obligimi ynë madhor.
Kush e quan dhe e prezanton veten shqiptar, nënkupton me këtë një tufë
komponentësh e tiparesh të përgjithëshme, të qëndrueshme, të përbashkëta me
të gjithë bashkëkombasit e vet. Dhe ato janë gjuha, kultura, traditat,
zakonet, historia, mënyra e jetesës, konstitucioni shpirtëror etj.që
spikasin në kret hapësirat etnike.
Shqiptarët kanë hapësirën e tyre gjeografike, të cilën ua prenë, ua
sakatuan, ia rrudhën sistematikisht me dhunë, ushtarakisht.
Shqiptarët kanë dhe historinë e tyre, të cilën, Fuqitë e Mëdha dhe
shtetet fqinjë, ia bënë njerkë.
Gjuha shqipe, e një linje të veçantë pellazgo-ilire, ka qene në
shënjestër, sidomos edhe me anën e në emër të dy feve botërore, -
krishterimit dhe islamizmit, të instrumentalizuara gjerësisht prej
pushtuesve, fqinjëve, të huajve.
Debati, gjatë e gjerë i vitit 2006, u ndal gjerësisht edhe rreth çështjes se
ç'vend mund të kenë dhe besimet fetare në këtë identitet, posaçërisht
krishterimi dhe islamizmi. Pavarësisht nga konsideratat dhe opinionet e
larta teologjike, politike, etike e kulturore, që ekzistojnë për besimet,
brenda çdo komuniteti fetar, po dhe jashtë tyre, nga përqafimi i idesë së
Hyjnisë prej një pjese të konsiderueshme njerëzish, nga ushtrimi i
praktikave fetare në faltore, përkatësia fetare është larg përfshirjes në
identitet. Mozaiku fetar i kombit shqiptar e bën dhe më evidente këtë
përjashtim.
Bazuar në idetë e mesazhet e Riilndjes Kombëtare, në kuptimin dhe
definicionin shkencor të nocionit "identitet", si tufë e komponentëve dhe
tipareve të përbashkëta të një populli, Kuvendi mbështet atë grupim
arsyetimesh e argumentesh që të "të besuarit" nuk e bën komponent të
identitetit shqiptar. "Të besuarit" është thjesht një dëshirë, një zgjedhje
personale e disave; është pjesë e ndërgjegjes, pronë dhe monopol i secilit,
tekstualisht siç janë të tilla edhe bindjet politike. "Të besuarit" është
personale, private, theksonte filozofi anglez Xhon Lok, sa ç'është e tillë
edhe mënyra e shpenzimit të të ardhurave, dëshira për t'u martuar etj. Edhe
vetë ithtarët e një komuniteti fetar janë të ndarë, të copëzuar në shumë
grupime, sepse çdo lloj "të besuari" paraqitet me forma, nivele e shprehje
shumë të ndryshme, të larmishme; deri dhe rivalizuese brenda një feje.
Dikush dëshiron të besojë, ndrron mendjen dhe përqafon një besim tjetër; në
mundësitë, kompetencën e vendimn personal është edhe të mos besojë fare. Nga
të besuarit deri tek të mos besuarit, e tillë është lëvizja e laviersit
brenda parimit të madh demokratik të lirisë së ndërgjegjes, parim të cilin
kanë tagrin kushtetutat e shteteve t'a sanksionojë e t'a garantojnë. "Të
besuarit" nuk është ndonjë tipar, as i përbashkët, as i qëndrueshëm i
shqiptarëve,
"Të besuarit", jo vetëm nuk është i njëllojtë, i njëtrajtshëm edhe
brenda çdo komuniteti, por nuk ngre ndonjë peshë të veçantë në jetën e
njerëzve; ai nuk ngrihet dot në nivelin e komponentit të identitetit
kombëtar, sepse nuk e kanë të gjithë individët e një populli. Të përfshish
edhe atë në identitet, do të thotë t'i lësh jobesimtarët e ateistët me
identitet të cunguar. Jo vetëm identiteti kombëtar është laik, por krejt
jeta njerëzore, në tërë sferat e aspektet e veta, është e pushtuar me
përmbajtje laike, ku fesë i mbetet një pjesëzë e saj dhe për një pjesë të
njerëzve. Tendenca e përgjithshme e synimeve dhe urimeve njerëzore është për
"shëndet e jetë" dhe pak kush mendon të thotë e të dëshirojë "vuajtjet që të
çojnë në parajsë"! Të jetuarit normal e me dinjitet është qëllimi i
përgjithshëm, i të gjithëve; feja është një ushqim shpirtëror ngushillimi e
lehtësimi i besimtarëve, me të cilën ata jetojnë më lehtë dhe po me lehtësi
e presin atë që i thonë "ndrim i jetës".
Për ndryshe, për se ka lindur, afirmohet dhe mbrohet parimi i madh i
laicizmit për shtetin, shkollën, kulturën etj.?! Parimi i laicizmit u bë i
domosdoshëm sepse i duhej thënë feve :"Qëndroni brenda misionit dhe
funksioneve autentike, mos lakmoni!"
Fetë nuk hyjnë në përbërjen e identitetit shqiptar për dy arsye
madhore: prej vetë natyrës së tyre dhe prej veçorive të rrjedhës së historsë
së popullit shqiptar.
Fetë monoteiste, botërore,-krishterimi dhe islamizmi-, nga natyra e
tyre janë kozmopolite, janë mjet shpirtëror i grupeve të njerëzve të shumë
popujve e kombeve. Rethanat, kushtet historike dhe intensiteti i lidhjeve të
çdo populli, shteti e politike me njerin apo tjetrin besim, janë të veçanta,
po ashtu dhe gjurmët që kanë lënë e ndikimin që ka pasë e ka feja në
to..Diku krishterimi u lidh me aspiratën dhe lëvizjen për çlirim kombëtar,
diku adoptuan emërtimet "revolucioni islamik", "shteti islam" etj. etj. Në
botë gjejmë një mozaik, një larmi të shumllojshme të respektimit të parimit
të lirisë së ndërgjegjes, të laicizmit si dhe të raporteve të ndërgjegjes
kombëtare dhe besimit fetar. Shqiptarët kanë qasjen e tyre të veçantë,
autentike, qasje që mund të merren edhe si standarte, etalon, si model për
t'u përligjur e aplikuar gjithhandej nëpër botë.
Përcaktimi i saktë dhe i qartë i identitetit kombëtar, për ta pasuruar
atë edhe më tej pozitivisht, pa dyshim, ka vlerën e vet. Po shqiptarëve u ka
rënë në pjesë edhe ta mbrojnë identitetin e tyre prej shumë rreziqeve e
këcënimeve, që kanë synuar deri në asgjësimin e të plotë të tyre. Besimeve
fetare, të instrumentalizuara politikisht nga fqinjët tanë, u ka takuar një
vend dhe rol i veçantë në fushatat antishqiptare.
14. Për shqiptarët: "Tjetër është kombëtaria, tjetër
feja".
Kuvendi evokon këtë tipar mbarëkombëtar të shqiptarëve, i skalitur
historikisht, sepse, bazuar në të, është përjashtuar kategorikisht edhe çdo
instrumentalizim, qoftë atdhetar, qoftë dhe kundër kujtdo fqinji të tyre.
Rrjedha historike e kombit shqiptar erdhi e tillë, që për të realizuar
e brumosur ndërgjegjen kombëtare, çlirimin kombëtar dhe bashkimin, nuk mundi
të mbështetet në ndonjë fe, as në të gjitha së bashku, por vetë vegjëlia
popullore u detyrua të kultivojë tolerancën, gati harmoninë ndërfetare.
Shqiptarët bashkoheshin e lidheshin me hallka të tjera atdhetare, jashtë
feve, pa to, madje duke iu kundërvënë instrumentalizimit të egër politik e
antishqiptar të tyre. Për ndryshe pse do t'u duhej Rilindasve tanë të
afishonin me të madhe se "Tjetër është kombësia, tjetër feja"?!
Diversitetet dhe përplasjet e theksuara brendafetare, intolerancat e
përgjakshme ndërfetare, të pleksuara edhe me instrumentalizimet e shpeshta
politike të tyre, e detyroi Rilindjen Evropiane të ngrejë zërin me kërkesën
politike për lirinë e ndërgjegjes dhe tolerancën (Xhon Lok, Volter, Holbah
etj.) Nga Naimi ynë i Madh i kemi mesazhet autentike shqiptare: "secili le
të besojë, sikundërë të dojë", si dhe "Lëreni më nj'anë fenë, të shikojmë
Mëmëdhenë!"
Në mendësitë dhe shpirtin e kombit shqiptar toleranca lindi, u gatua
dhe u rrënjos si antikorp ndaj instrumentalizimeve e keqpërdorimeve politike
antishqiptare të feve, që niste me mohimin e alfabetit, librit, gjuhës e
shkollës shqipe, deri dhe të kombësisë. Ja pse identiteti kombëtar i
shqiptarëve është me karakter të theksuar laik. Nuk hyn në identitetin
shqiptar as bektashizmi, i cili, historikisht, ndryshe nga fetë botërore që
dominojnë midis shqiptarëve, e ndante kombësinë nga feja, përdorte gjuhën
amtare, mbartëte ndjenja antiturke dhe ishte tolerante ndaj besimeve të
tjera.
Ndryshon puna me meritat atdhetare, politike, kulturore etj. të mjaft
klerikëve, të cilët kanë kontribuar, ose duke kapërxyer konfliktin e
brendshëm midis ndërgjegjes atdhetare të tyre dhe destinacionit zyrtar të
fesë, ose janë ndëshkuar zyrtarisht prej forcave e shteteve që bënin
instrumentalizimin antishqiptar të besimeve.
Janë edhe sot efiçente diskriminimet, insinuatat dhe njollosjet
anishqiptare mbi bazën e feve dhe në emër të tyre. Fabrikohen akuza gjoja
për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe asaj ndëretnike nga shqiptarët, akuza
këto krejt absurde, pakuptim dhe të qëllimshme. Edhe një mijë e një akuza
mund t'u numurosh shqiptarëve dhe përsëri nuk do të ketë vend as për nxitje
të urrejtjes ndërfetare a ndëretnike, as për ndonjë lloj instrumentalizimi
të feve. Përderisa ato nuk u instrumentalizuan atdhetarisht, vetvetiu u
përjashtua dhe mundësia e çdo keqpërdorimi prej shqiptarëve.
"Terrorizmat", "fondamentalizmat islamike", "nxitjet e urrejtjes
ndërfetare" të faturuara në adresë të shqiptarëve, janë vetëm insiniuata,
alibi delirante, të fanepsura prej syzeve të fondamentalizmit
sllavo-ortodoks, paçka se disa zyrtarë të lartë të Evropës, i quajnë reale,
i besojnë, e hanë sapunin për djath. Në ka të drejtë gomari t'i thotë
gjelit: "sa ma ke kokën", aq vlerë kanë dhe propagandat bajate të fqinjëve
tanë.
Shqiptarët, vërtet nuk kanë gjetur sjelljen dhe lidhjen mes njeri
tjetrit por me fqinjët e të huajt e tjerë, e tejkalojnë me sjelljen e mirë.
Në këtë kuadër Kuvendi mbështet pa rezerva edhe Lëvizjen e At Mark Nikollës,
klerikut të kishës Shën Maria të Elbasanit për rivendosjen në drejtim të
komuniteteve fetare të klerikëve me kombësi shqiptare. Nuk mendojmë se të
drejtuarit e një komuniteti fetar kërkon një profesionalizëm kaq të
sofistikuar dhe kaq të vështirë për t'a bërë! Por kryesrja është parimi
autoqefalisë!
Dy fetë botërore, raportet e të cilave me identitetin u bënë objekt
debati, paksa dhe "mollë sherri" midis inteligjencies shqiptare, (ato edhe
ashtu e gëzojnë prestigjin e lartë), nuk fitojnë asgjë duke i lartësuar
artificialisht në nivelin e identitetit kombëtar shqiptar. Kurse ky
identitet do të delte me humbje, sepse do të copëzohej e thërmohej, do të
bëhej lara-lara, do t'u vënte shqiptarëve vello e maska shumëngjyrëshe që
nuk u takojnë natyrshëm dhe realisht. Çdo fe ka rrënjët dhe ndikimin e vet
tek komuniteti i besimtarëve, kjo është e përgjithëshme, por për shqiptarët
është e rëndësishme të hulumtohet jo si dhe sa janë kristianizuar apo
islamizuar ata, por si dhe sa janë shqiptarizuar këto dy fe. Në vend të
imazhit fetar të shqiptarëve, bëhet shumë më thelbësore e domethënëse
ekspozimi i imazhit shqiptar të të dy feve botërore. Imazhi i përbashët, i
përgjithshëm është nga toleranca shembullore ndërfetare, një virtyt dhe
mesazh i mirëfilltë autokton shqiptar. deri të ideja lapidar "feja e
shqiptarit është shqiptaria!", ide të cilën e ka evokuar atdhetarisht edhe
kleriku Lush Gjergji në Kosovë.
Kur detajojmë përmbajtjen shpirtërore të identitetit kombëtar
shqiptar, atëhere me lehtësi do të shtojmë edhe tolerancën shëmbullore
ndërfetare, krahas asaj ndëretnike, tipar e virtyt ky i të gjitha kategorive
të besimtarëve dhe i jobesimtarëve. Të përfillësh edhe dy fetë botërore në
identitete të veçanta, do të thotë të theksosh e të përforcosh
artificialisht një kantonzim fetar të shqiptarëve, i cili është i huaj dhe i
papranueshëm për ndërgjegjen popullore. "Mos, bre, mos më fyej Krishtin
tim!", - i tha shqiptari i moshuar katolik, policit në shtetin e porsa
formuar malazez, kur ai i theu brutalisht në kokë fotografinë e Adem
Jasharit.
Këtë realitet e kanë spikatur edhe shumë të huaj, por e kanë
shtrembëruar qëllimisht zyrtarët fqinjë, të cilëve u intereson të përdorin
seriozisht syzet e fondamentalizmit ortodoks që të projektojnë tek
shqiptarët fondamentalizëm, terrorizëm islamik etj. Të tilla insinuatave
dashakeqe, fantazmave të aluçinacioneve ortodokse, iu desh t'i kundërvihej
edhe Ukshin Hoti, kur shkruante: "Edhe pse me një shumcë islame, populli
shqiptar nuk ka qenë kurrë, as do të jetë ndonjë herë, popull aziatik.
Islami nuk ka asgjë të përbashkët me të; nuk ka pse t'i mvishen popullit
shqiptar vlera që janë të huaja për shpirtin e tij praktik, që do të
përbënin dhunim të dinjitetit të tij si popull i vjetër i Evropës".
15.Të drejtat dhe të vërtetat shqiptare qëndrojnë si Everest
përball tërë kodrave pas bregut që na atribuojnë.
Kemi qenë shpesh të këqijët dhe tersët e vetvetes gjatë historisë apo
në udhëkryqet e saj; nuk mungojnë gjithënjë indiferentët, ata, pak apo fare
të pakarrikuar atdhetarisht, shqipfolës; disa bizesmenë të mbërthyer nga
ethet e fitimit; jo rrallë janë shfaqur dhe veprime e qëndrime hamzaiste
brenda nesh, vazhdojnë dhe diversionet e huaja agjenturore. Por tepër
intensive, agresive e sistematike kundër kombit shqiptar kanë qenë
propagandat zyrtare të fqinjëve, gjykimet subjektive, insinuatat,
shtrembërimet flagrante të historisë dhe fakteve, paraqitja e shqiptarëve me
imazhin e shtrembëruar, jo vetëm me etiketimet fetare, deri dhe me më të
pabesueshmen, - gjoja nxitjen prej tyre edhe të urrejtjes ndëretnike, Këto
janë bërë strategji dhe politikë zyrtare e të gjithë fqinjëve, të cilët, si
fëmija prindërit, edhe çdo popull, nuk i zgjedh dot, por duhet të akomodohet
me ata që gjen.
Traktatet politike "Zakonik Stefana Dushana" i sllavëve të Mesjetës,
"legjenda greke e "Vorio Epirit", e sajuar nga qarqet shoviniste greke pas
revolucionit të vitit 1821, "Naçertanie", "Megaliidhea", "Shpërngulja e
arnautëve"-1937, "Problemi i pakicave në Jugosllavi"-1944 të Vaso
Cubriloviçit, projektet e Ivo Andriëit, Ivo Vokolicit- 1939, Stefan
Moleviçit-1941 e memorandume akademikësh të indoktrinuar; thirrja makabre,
si prej njerëzish të egër të xhunglës "UBIJ, ZAKOLJI, DA SHIFTAR NE
PASTOJ!", ekspeditat hanibaleske prej çetnikësh e andartësh, të shkarkuara
në shpinën dhe shpirtin e shqiptarëve, do t'i bëjnë të skuqen një ditë
nipërit e tyre të humanizuar e të demokratizuar. Fqinjët kanë vepruar
barbarisht për çdo caus belis me një shovinizëm të paprecedent.
Beogradi zyrtar, sikurse dhe italiani Fini, e mbanin në majë të gjuhës,
nuk e hiqnin nga goja idenë se "Kosova e pavarur e sovrane prodhon
destabilitet në Ballkan". Diversioni grek me "forma e metoda demokratike" në
dëm të Shqipërisë s'ka të shterrur. Ende janë evidente synimet non plus
ultra të qeverive sllave e asaj greke mbi pjesët shqiptare të pushtuara. Si
një gogol po serviret e ashtuquajtura "Shqipëri e Madhe", kur ajo ende s'ka
gjetur veten!
"Jo,- ngre zerin edhe profesori i te drejtes nderkombetare Mehdi
Hyseni, që nga SHBA-ja,- nuk duam më status kolonial. Territoret e
grabitura nga imperialistët serbë, malazezë, maqedonas e grekë, duhet t'i
kthehen pa tjetër Shqipërisë etnike, në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
Ribashkimi i të gjithë shqiptarëve do të bëhet medoemos dhe në të arthmen më
të afërt!".
Ata me mënyra, mjete, forma, negative, skllavëruese, asimiluese e
eliminuese, shqiptarët kundërvepronin pozitivisht me konservim e konsolidim
të identitetit, rezistencë e mbijetesë. Zyrtarët pushtues i kanë kufizuar
lindshmërinë, populli është kundërpërgjigjur pozitivisht, me shtim të
lindjeve. Për të reduktuar e ulur numurin e shqiptarëve dhe për t'i ndarë
nga trungu i vet, ata i emërtonin "turqë", "myslimanë", "torbeshë",
"shiftarë"; i vënin mbiemrave prapashtesat sllave "iç","viç" e "vski"
(Gashi-Gashiç, Bajram-Bajramoviç, Liman-Limanovski), bënin ndarje e coptim
në disa shtete etj., shqiptarët, si ikonë, mbanin, në sunduk apo në gjoks,
librin shqip e Flamurin kombëtar. Shqiptarët i kanë përdorur edhe
instrumentet demokratike, - memorandumet e demostratat, grevat e
referendumet, deri sa janë detyruar t'i përgjigjen edhe pushkës me pushkë.
Ata, me hekur e zjarr, i përzënë, shqiptarët kthehen në trojet e të parëve,
pa u shpërndarë mirë tymi i zjarreve dhe era e barotit të një kasaphane
tejshtazarake.
Janë edhe disa tutorë politiko-fetarë që pozicionohen pro fqinjëve tanë
dhe në dëm flagrant të kombit shqiptar, i besojnë insinuatat e tyre, sepse
gjykojnë thjesht sipas interesave, lidhjeve tradicionale dhe
simpati-antipative subjektive.
Por në anën e të drejtave dhe të vërtetave shqiptare kanë dalë edhe
shumë përfaqësues potencialë prej fqinjëve tanë dhe prej përfaqësuesve të
popujve të tjerë të botës. Këta janë një mbështetje e fuqishme, janë miqtë
dhe aleatët tanë të natyrshëm e të sinqertë, tek të cilët duhet të
mbështetemi, qëndrimeve e pohimeve të të cilëve duhet t'u referohemi, me
bindjen dhe sigurinë se këto drejta dhe të vërteta qëndrojnë si Everest
përball ideve e veprave monstruoze zyrtare të fqinjëve tanë.
"Jo, - ngre zërin edhe profesori konstitucionalist Mehdi Hyseni, që nga
SHBA-ja, - nuk durojmë më status kolonial. Territoret e grabitura nga
imperialistët serbë, malazezë, mqedonas e grekë, duhet t'i rikthehen
patjetër Shqipërisë etnike, në mënyrë të ligjshmee paqësore. Ribashkimi i të
gjithë shqiptarëve në një shtet do të bëhet medoemos dhe në të arthmen më të
afërt!".
Përbal kësaj tabloje, gjendjeje e logjike të gjërave, Kuvendi
mbarëshqiptar,me dorë në zemër. lëshon Thirrjen: "BASHKATDHETARË TË TË
GJITHA TROJEVE DHE DIASPORËS, PA ASNJË LLOJ DALLIMI E DIFERENCIMI,
BASHKOHUNI RRETH QËLLIMIT TONË TË SHENJTË, NË NJË MENDIM E VEPRIM!"
Ç' DUHET BËRË ?
# Mbajtja e Kuvendit Mbarëshqiptar përbën një ngjarje të shënuar në
historinë e çështjes kombëtare. Ai miratoi MANIFESTIN E BASHKIMIT KOMBËTAR
SHQIPTAR si shprehje të ndërgjegjes kombëtare dhe si kërkesë të vetme
themelore për realizimin e shtetit kombëtar sipas Kartës së Organizatës së
Kombeve të Bashkuara, sipas parimit të së drejtës së vetëvendosjes kombëtare
dhe parimit etnik të organizimit dhe jetës së çdo populli. Ai njohu e
përdori vetëm një gjuhë, atë të çlirimit të trojeve të pushtuara dhe
bashkimit kombëtar.
Kuvendi mendon se e ka çuar gjuhën ku dhemb dhëmbi, ka shkelur në
kallo, ka vënë gjishtin në plagë. Ai mblodhi, si rrezet në fokus, aspiratën
shekullore të akumuluar të shumë brezave dhe obligohet të hyjë në
ndërgjegjen e pastër të çdo shqiptari. për të kaluar më tej në organizime
dhe veprimtari demokratike intensive. Janë bërë, tanime, refrene apelet dhe
mesazhet e historisë : "Shqipëri, si lis i rrëzuar për dhe!", "Shqipërinë,
lum kush të rrojë, ta shohë zonjë", "Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!", "Ku na duket balta më e ëmbel se mjalta"! etj. Kërkesa jonë
maksimale sot për të jetuar të bashkuar si komb në një shtet, është ajo
minimale e domosdoshme, që shumica e popujve të Evropës dhe të botës e kanë
realizuar prej kohësh. T'u krijohen edhe shqiptarëve kushtet optimale të
jetojnë denjësisht, të lirë, pa frikë, pa shtypje e shfrytëzim, pa
diskriminim e maltrajtim, të qetë, të shpenguar në gëzimet e hallet e tyre,
në mundësitë dhe përpjekjet për progres, siç i kanë edhe popujt e tjerë, ky
është minimumi i demokracisë politike. "Shqiptarët, - do të vërente anglezja
e madhe Edit Durham, - me atë karakter të papërkulur, vetëm nën një qeveri
të ndershme do të mund të begatohen", qeveri që ende nuk po shfaqet.
# TEZAT përbëjnë orientimin bazë konceptual të politikës unike, të
ndërgjegjes dhe mendimit për këdo e kudo në hapësirat shqiptare e në
diasporë; këtu duhet të konvergojnë, këtij thelbi duhet t'i shërbejnë edhe
të gjitha taktikat e veçanta politike për cilindo komunitet të shqiptarëve
në trojet e pushtuara e në diasporë.
# Që aspirata jonë e shenjtë dhe argumentet për Bashkim Kombëtar të
mos mbeten vetëm në ndërgjegjen e shqiptarëve, në libra, brodhura, revista,
gazeta; por të kalohet në veprime aktive, të vendosura; të mos mbetemi në
gjykimet mohuese "nuk e bëmë", "nuk e thamë", "nuk e kërkuam", "nuk na i
dhanë", "nuk bëhemi", por përgjithësisht "të mendojmë e veprojmë
pozitivisht", (siç e ka zakon të shprehet amerikani), edhe Kuvendi e shtron
problemin "Ç'duhet të bejmë?" në këto 5 vjet që na ndajnë nga 100 vjetori i
Flamurit dhe 129 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit? Realizimi i të
drejtës "një komb, një shtet" kërkon të vihen në spikamë çështje të detyrave
praktike.
Këtë ka bërë vetë populli gjatë shumë gjeneratave në trojet e
pushtuara. Shqiptarët kanë duruar e pritur shumë prej politikës, si art i të
mundshmes, të bënte atë që u takonte, paçka se një diplomat i huaj, i mbetur
anonim, sipas bindjes së vet ka deklaruar: "Me qeverinë e Beogradit,
shqiptarët mund të diskutojnë vetëm me dhunë, sepse ajo vetëm dhunën njeh".
Fakti historik është se pjesët shqiptare të coptuara nën Mal të Zi, Serbi,
Maqedoni e Greqi u pushtuan me armë dhe mbahen të diskriminuara, po me
forcë. Jemi ende shumë larg botës pa armë: kudo dominon prirja drejt
armatimit. Edhe NATO-ja, që bëri zap Serbinë më 1999, është një organizëm
politiko-ushtarak. Vetëm shqiptarët po priren e shtyhen drejt pakësimit të
forcës mbrojtëse! Shumë luftra të drejta të shqiptarëve, ose janë shtypur,
ose janë degraduar me metodat politiko-dipllomatike.
# Mbajtja e këtij Kuvendi dhe Asambleja Kombëtare e zgjedhur prej tij,
janë produkt dhe reagim atdhetar ndaj plogështisë dhe apatisë së politikave
aktuale zyrtare shqiptare si dhe ndaj mosangazhimit serioz e me përgjegjësi
të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e plotë e përfundimtare të çështjes
shqiptare. Të mendosh e veprosh mbi baza kombëtare do të thotë të mos
mjaftohesh me Kosovën aktuale si shtet sovran të pavarur, por të kërkosh
Kosovën Natyrale, dmth. bashkë me pjesët nën Mal të Zi, Serbi e Maqedoni,
(të paktën shqiptarët si shtetformues me Iliridën në konfederatë); të
rivendikosh dhe Çamërinë!.
# Po a është vertetë, bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm
kombëtar, një vullnet mbarëpopullor? Fjalën e fundit e përfundimtare për
këtë do të mund ta thoshte e shpallte Referendumi. Por, për deri sa
politikat zyrtare shqiptare dhe gjeopolitikat e ndërkombëtarëve nuk do të
denjojnë të përdorin këtë mjet, tribunën e sovranit, domosdoshmërisht
obligohet Asambleja Kombëtare të organizojë, ashtu, urtë e butë, sondazhe
të pjesëshme, mandej edhe plebishitin mbarëshqiptar me pyetjen e
thjeshtë:"Shqiptar, a je për bashkim të të gjithë trojeve amtare në një
shtet të vetëm kombëtar? Po! Jo!". Një broshurë e vogël, me një tekst të
shkurtër, me më shumë faqe të bardha për firmë, në çdo komunë, shtëpi më
shtëpi e dorë më dorë, nëpërmjet misionarëve të Bashkimit, do të mblidhte
firmat, do të përligjte vullnetin e vetëvendosjes, ashtu siç bëhet dhe
kështjella gurë-gurë.....
# Asambleja Kombëtare, përligjet si një forum mbarëkombëtar i
shoqërisë civile, si shprehës i vullnetit dhe vendosmërisë atdhetare
mbarëpopullore, është organizmi unik drejtues i drejtimit dhe kombinimit të
mjeteve, rrugëve, formave e mënyrave bashkohore, demokratike për sendërtimin
e Bashkimit Kombëtar të shqiptarëve.
Kuvendi shpreh bindjen dhe besimin e plotë se, duke u mbështetur në
ndërgjegjen atdhetare dhe forcën popullore, tek aktorët dhe autorët e
vërtetë të historisë, ekziston hapësira dhe kërkesa për të mposhtur brenda
nesh, në politikat shqiptare, ndjenjën e nënshtrimit, të gjunjëzimit,
apatisë e pasivitetit, tulatjes e pritshmërisë, për të vënë në lëvizje
indiferentët, për t'i dhënë zemër frikacakëve e pacifistëve.....
# Realizimi me sukses i vetë Kuvendit Mbarëshqiptar dhe mandej,
krijimi i kushteve optimale për veprimtarinë e Asamblesë Kombëtare me seli
në Kryeqytet, një ambient, një bazë materiale, një mbështetje financiare
minimale, si obligime të shtetit-amë, mbeten dhe një testim minimal i vetë
Tiranës zyrtare, të paktën, se sa e si e bluan ajo përbrenda idealin
kombëtar.
# Kuvendi i propozon Kryesisë së Parlamentit shqiptar të krijojë sa më
parë në strukturën e vet edhe Komisionin e Përhershëm të Çështjes Kombëtare.
# Asambleja Kombëtare Shqiptare obligohet të organizojë botimin e
revistës periodike "Oda Kuvendore", me objektivin dhe pikësynimin të
sensibilizojë ndjeshëm opinionin shoqëror mbarëshqiptar, të bëj oponencën
konstruktive të politikave zyrtare dhe të gjeopolitikave ndërkombëtare.
# Kuvendi apelon vëllazërisht edhe krejt mediat e shkruara dhe ato
elektronike, pushtetin e katërt, me status të lirë, të vlerësojnë vënien sa
më fuqishëm në fokus të temës së bashkimit kombëtar, të tërheqin sa më shumë
për publikim potencialin e mrekullueshëm e të pashtershëm të inteligjencies
atdhetare. që trajtimi të bëhet jo në nivelin e kronikave të përditëshme,
por në prizmin e hedhjes dritë drejt proceseve të finalizimit të bashkimit
kombëtar.
# Përfaqësitë shqiptare nëpër botë, ambasadat e konsullatat,
politikanët e diplomatët nëpër organizma e aktivitete ndërkombëtare,
shoqatat e diasporës, studentët shqiptarë jashtë, deri dhe individët e
grupet turistike, obligohen të paraqiten, të prezantojnë e të mbrojnë
denjësisht identitetin, të drejtat dhe të vërtetat e kombit shqipar. Imazhi
i tyre dhe sensibilizimi i çështjes shqiptare janë dhe mbeten me vlera të
pallogaritshme. Nëpër botë ka dhe shumë aleatë e miq potenciale,
persnalitete politike e shkencore, historianë e krijues me vlera, si në të
kaluarën - anëtari i Akademisë franceze, shkrimtari Pierre Loti (1850-1923),
profesori Schiemann, shkrimtari vienez Leo Frojdlih, Fondacioni Karnezhi për
Paqe Botërore, Dimitrie Tuçoviç intelektual dhe humanist i njohur, themeluew
i Partisë Socialise Serbe (1903), ntelektuali slloven Hasha Sloboc,
shkrimtari i shquar Dobrica Qosiç e shumë të tjerë; dhe ata basdhkëkohorë si
Seksioni kombëtar i Pax Christi Flaman (Belgjikë), diplomati gjerman Hans
Peter Rullman, anglezi Dr. Noel Malcolm etj. të cilët jo vetëm duhen
përshëndetur e falënderuar, por, duke bashkëpunuar gjerësisht me ta, duhen
inicuar nisma e veprime që çështja shqiptare të zerë vendin që i takon
ndërkombëtarisht.
# Asambleja Kombëtare Shqiptare t'i drejtohet politologëve, juristëve,
konstitucionalistëve, specialistëve të së drejtës ndërkombëtare të
pronocohen në se përbëjnë precetent penal tërë traktatet, marrëveshjet dhe
komplotet që janë aplikuar në dëm të kombit shqiptar, për të ngritur dhe
padijen përkatëse. Fjala është për anullimin, shfuqizimin e të gjithë akteve
në dëm të kombit shqiptar: Traktatit të Shën Stefanit e Kongresit të
Berlinit (1878), Vendimeve të Komisioneve Ndërkombëtare për caktimin e
kufijve, Vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve (1913), të Traktatit të
fshehtë (1915) e deri të atyre të vitit 1992 në Londër.
Në Dosjen e akuzës: "Abrogimi i padrejtësive të mëdha politike në dëm
të kombit shqiptar", do të zinte vendin e vet edhe dëshmia e ish Ministrit
të Jashtëm Anglez Edward Grej se, tekstualisht: "Roli im në Konferencën e
Londrës (1912-1913), shfaqet pa ngjyrë dhe shumë banal. Interesat britanike
nuk dëmtoheshin prej fatit të Gjakovës e të Shkodrës; kështu mua nuk më
binte të ndërmerrja nismën e ndonjë politike të re, as t'a formuloja atë: Më
duhej vetëm të veproja si një ndërmjetës i durueshëm e i dobishëm ndërmjet
Rusisë dhe Austrisë, të gjeja një fushë pajtimi për të zhdukur pikat e
grindjes.E di fare mirë se kur gjithçka të bëhet e njohur, do të hapet
shtegu për kritika të shumta për mjaft pika, nga çdo njeri që e njeh
vendin,...Duhet patur parasysh se qëllimi kryesor i vendimeve të marra ishte
ruajtja e marrëveshjeve midis Fuqive të Mëdha" (E. Grej "Memories", Paris,
1927, f. 254).
# Asambleja Kombëtare Shqiptare, në bashkëpunim e në marrëveshje me
Akademitë e Shkencave, të organizojë komisione kompetente, grupe pune që të
shtjellojnë përparësitë dhe vlerat e funksionimit të një shteti unik
kombëtar në aspektin politik, ligjor, ekonomik, social - kulturor, të
lidhjeve fqinjësore dhe rrugët e implementimit të tyre, të sugjerojnë e
hartojnë ide, projekte e platforma konkrete e të argumentuara. Fjala është
për krijim të tregut të integruar ekonomik panshqiptar, të reformave unike
arsimore, të konsolidimit të komunikimit kulturor-shpirtëror etj.
# Asambleja Kombëtare Shqiptare të synojë për bashkimin në një të
vetme të atyre subjekteve politike, organizmave e shoqatave atdhetare, në
programet e të cilave është afishuar dukshëm çështja e bashkimit kombëtar.
# Shqipëria Natyrale, me pozicionin, pasuritë dhe me mbi 300 ditë
diellore në vit, me punën krijuese të njerëzve të lirë, i përket 8 -10
milionë bashkëkombasve, bashkë me minoritetet përkatëse, është në gjendje
për t'i mbajtur edhe të gjithë, pret kontributin në rritje të bijve dhe
bijave të saj, edhe për çmallje, thjesht në takime vëllazërore, i pret "me
bukë e krypë e zemër të hapur"!
PER KESHILLIN ORGANIZATOR TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR :
Zv. Krytari, Prof. Dr. Hulusi HAKO (d.v.) Sekr. i Pergjithshem, Mr.
Gafurr ADILI (d.v.)
Tirane, 10 janar 2007.