Faik  Smajli-BESOJNË, UA MERR MENDJA!!!... &n

30.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

BESOJNË, UA MERR MENDJA!!!...  

Shkruan: Faik  Smajli

Në qoftë se problemi i Kosovës pritet të zgjidhet sipas premtimeve dhe  
besimit që kanë politikuajt tanë, atëherë nuk kemi arsye të shfaqim asnjë dozë  
shqetësimi, se çështja jonë nuk  do të zgjidhet në mënyrë fatlume, ashtu  siç e
dëshirojmë. Sipas tyre, nuk janë me rëndësi parashikimet dhe  paralajmërimet e
vërtetuara me kohë  nga forcat përparimtare që   kurdoherë me një mal
argumentash,  shumë qartë dhe pa dilema po e  dëshmojnë  guximshëm se si do të duket

kjo zgjidhje. Siç po shohin me  optikën e tyre këta politikuaj,  po kujtojnë se
janë "më të informuarit"  për të gjitha dhe nuk kanë pikë dyshimi se gjërat
mund të shkojnë në kahe të  kundërt. Sigurisht, sepse nuk duan ta pranojnë se
kanë pësuar fiasko në  politikë, prandaj edhe nuk ju pëlqejnë paralajmërimet e
të tjerëve kushdo  qofshin ata! Çdo gjë që nuk përputhet me bindjet e tyre
unitariste, janë  vetëm  thashetheme të kota që nuk përkojnë me realitetin!
Këta kishin  besim të patundur edhe para shtyrjes së pakos së Ahtisarit që
ndodhi në Nëntor.  Deri në sekondën e fundit e kishin këtë besim të çeliktë se
nuk do të shtyhej  propozimi në fjalë edhe pse e gjithë bota fliste se kjo gjë  
ishte akt  tashmë i kryer në kancelaritë ndërkombëtare. Nuk është me rëndësi
se a do të  shtyhet e si do të zgjidhet çështja e Kosovës.  Sipas tyre, me
rëndësi  është që ata të kenë besim të plotë te Ahtisari dhe  Bashkësia  
Ndërkombëtare se punët janë në vijë të mbarë dhe nuk do të ketë devijime nga
vullneti
i popullit.
Ndërsa kur shtyhen afatet e nuk dalin bindjet e tyre të  besnikërisë qorre,
atëherë janë kinse të befasuar dhe nuk duan të besojnë se kjo  gjë është e
mundur! Por prap besojnë, ua merr mendja se nuk do të ketë më  shtyerje dhe do të
besojnë verbërisht deri ne sekondën e fundit sikur në  Nëntor!
Kanë harruar zotërinjt se nga besimi i tepruar dhe pa asnjë garanci  nga të
huajt pa qofshin këta edhe aleatët tanë, gjatë furtunave historike jo  rrallë
herë e kemi pësuar si individë, por edhe si komb në tërësi!
Se njeriu  duhet të jetë optimist dhe të besojë në ardhmërinë e tij, është
gjëja më e bukur  në botë por, kjo ka kuptim vetëm nëse nuk kalon në verbëri  
utopike (  vetëmashtrim). Elitës sonë politike nuk i lejohet që të shohë ëndrra
në pikë të  ditës me diell dhe të mundohen pastaj të na bindin se këto nuk
janë ëndrra,  por  ide, gjëra reale e të vërteta! Ju them me përgjegjësi morale
dhe më  duhet ta pranoj se ua kam lakmi ( dhe jam i bindur se jo vetëm unë) për
gjithë  at optimizëm që kanë edhe pse nuk po e shoh (im) dot se ku po e
mbështesin at  optimizëm! Mbase ky optimizëm mashtrues dhe vetmashtrues, nuk bëhet
prej tyre pa  qëllime të caktuara; kjo nuk është rastësi e politikës ditore
dhe më së miri  shpjegohet edhe nga referimi i një sondazhi që është publikuar
para pak kohësh e  në të cilin sondazh doli se populli i Kosovës është më
optimistë se gjithë të  tjerët. Të jeshë optimist nuk ka asgjë të keqe
përkundrazi,vetëm njerëzit  optimistë mund të ndërtojnë ardhmëri të begatë dhe të
jenë të
lumtur.
Por,  është vërtetë e tmerrshme se si ka arritur kjo politikë zhurmash ta
hipnotizojë  kaq shumë një popull kaq të vuajtur, i cili po jeton sot në zgripet
e jetës!!!  Kjo i ngjanë faktit psh, sikur ndonjë i pamëshirë, t'i japë një
adoleshenti dozë  të mirë droge dhe dihet pastaj se viktima kënaqet derisa t'i
kalojë ekstaza apo  narkoza, por posa t´i kalojë kjo narkozë, do ta kuptojë se
në cilat humnera të  jetës ka rënë!...
Edhe nga ana tjetër, si shpjegohet fakti se ne jemi ndoshta  populli numër
një, që jemi ballafaquar me zhgënjime të panumërta gjatë gjithë  historisë sonë?
Përgjigjja është e thjeshtë.
Gjithmonë në këto raste  zhgënjimi, kemi pasur elitë të dobët
politike,reaksionarë, diletantë e  sharlatanë të shkëputur nga populli, njerëz që
kanë
menduar vetëm për përfitime  përsonale. Ose kemi pasur njerëz naivë në krye sikur
sot, që shohin ëndrra në  pikë të ditës dhe presin (pa bërë pothuajse asgjë) që
të mirat t'ua dhurojnë të  huajt. Gjithmonë ndodh kështu kur faktori kryesor,
ai i brendshmi (populli),  ç'vlerësohet e mohohet dhe mbështetet vetëm faktori
i jashtëm e që është  sekondar. Çdo gjë që bëhet nga dora e dytë nuk mund ta
ketë peshën dhe vlerën  sikur të dorës së parë. Është tragjike  për të sotmen
dhe të ardhmen që  optimizmi i popullit që e kishte e mbase shumë prej tyre e
kanë ende, të  shëndrrohet sa çelë e mbyllë sytë në zhgënjim të thellë. Është
shqetësues fakti  se këta sharlatanët “ tanë” nuk po i tremb fare kjo gjë,
nuk mendojnë për  pasojat edhe pse përditë po shihet se optimizmi po tretet si
kripa në ujë, po  kuptohet qartë se ata i kanë shkelur me të dy këmbët idealet
e lirisë kombëtare  dhe prej tyre janë zhgënjyer si mos më keq masat popullore
. Sikur të  këmbëngulnin për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovë dhe
hallave të  përditshme të popullit, sikur që po këmbëngulin për karrigen më të
lartë të  pushtetit (cili të jetë më i pari), problemet tona tani do t´i takonin
së  kaluarës dhe nuk do të kishin vend këto jonormalitete shpeshherë
primitive që po  ndodhin sot në Kosovë.  Janë shumë largpamës dhe të zgjuar kur janë

në  pyetje interesat e tyre personal, klanore etj. Në këto raste, me mjeshtri i
bëjnë shantazhimet, ndërskamcat e dredhitë e ndryshme pa kurrfarë kriteri  
njerëzor e demokratik! Nën moton " Jetën e jap karrigen s'e jap", mëtojnë të na
prijnë drejtë sukseseve dhe "demokratizimit" të mëtejshëm shoqëror! Me
grushta e  karrige të thyera kokave deri në gjakderdhje,  mëtojnë të na japin
siguri  për të sotmen dhe të ardhmën, se janë të preokupuar dhe të ndërgjegjshëm
për  problemet e panumërta që na i sollën vet ata dhe  “aleatët” e tyre, që çdo
ditë e më tepër po ia bëjnë popullit jetën të padurueshme. Kjo vërtetë është
tragjike, por njëkohësisht edhe një dëshmi se populli ynë kërkohet të
zgjohet  nga letargjia që me votën e tij t´i hedhë përtej rrugës si “limonat e  
shtrydhur". Vetëm pas eliminimit të tyre politik, shpresohet pastaj për ecje  
përpara në histori. Është e vërtetë se shumica prej tyre e kanë harruar luftën e  
tmerrshme që u zhvillua në Kosovë para vetëm pak vitesh, sikurse që është e  
vërtetë se shumë prej tyre, këtë luftë e kanë përcjellë nëpërmjet televizioneve
nga hotele jashtë Kosovës duke ndenjur rehat me gjithë familjet e tyre. Mirë
që  kanë shpëtuar nga ajo katrahurë e tmerrshme, por a duhet tash të jenë të  
vetëdijshëm se për këtë tokë është derdhur shumë gjak, është derdhur shumë
lot,  është bërë sakrificë mbinjerëzore?! A janë të vetëdijshëm se ky popull i  
sakatosur po pret shumë gjatë që të jetë plotësisht i lirë dhe i pavarur, që
të  ketë mundësi zhvillimi e jetesë normale si gjithë popujt tjerë të
civilizuar?!  
Parashikimet nuk janë premtuese se çështja jonë do të zgjidhet njëherë e  
mirë. Jo në një të ardhme të afërt. Edhe fluturimet e pareshtura të sharlatanëve  
”tanë” dhe të aleatëve besnikë të pro-liderëve “tanë” evropianë, pastaj
ecejaket  e homologëve të tyre nga Tirana,  nëpër kryeqytetet botërore kohëve të  
fundit, nuk janë asgjë tjetër përpos tentim  i ethshëm për ta mashtruar  
popullin. Sigurisht se popullit duhet dhënë narkoza, bindja se "pavarësia" është  
e pa evitueshme, veç sa s'ka ardhur, edhe pak ditë dhe ne do ta festojmë në  
mënyrë madhështore "pavarësinë"! Të gjitha dështimet e tyre të turpshme që mund
të shihen edhe nga hëna, me gjakftohtësi dhe me bindje të plotë, po na i  
trumbetojnë si hapa të suksesshëm dhe të sigurt drejtë përcaktimit tonë final!  
Krah të djathtë në këtë rast i kanë edhe mediat elektronike dhe ato të  
shkruara, të cilave u ipet detyre që të kapen vetëm pas deklaratave te bukura që  
vinë herë-herë nga diplomatë të huaj  dhe të injorojnë apo shtembërojnë  
deklarimet jo të mira që thuhen nga qendrat e ndryshme botërore! Ky terr apo kjo  
mjegull informative që po mbretëron sot në Kosovë, bëhet me qëllim që populli të
mos e kuptoj të vërtetën lakuriqe.
Është dëshpërues gjithashtu fakti se  pyetjeve të shumta që ju bëhen në
lidhje me procesin e statusit, iu përgjigjen  si gjithmonë gjakftohtë dhe pa u
skuqur si p.sh. Kam besim të plotë se do të  zgjidhet drejtë...! Ndërsa pyetjeve
që shprehin shqetësime, i përgjigjen me: s  'ma merr mendja...!, ose, nuk besoj
se do të ndodhë...! Sikur luajnë lloto, vënë  baste, sikur çështja e Kosovës
të ishte ndonjë garë sportive!
Pra, të gjitha  këto në fakt janë veç hedhje hi syve të popullit, për ta
errësuar kanalin e tyre  historik që e kanë hapur me lopatat moderne të “
demokracisë” evropiane, për ta  varrosur qetësisht pavarësinë e plotë të Kosovës së
përgjakur. Kosova, nga këto  sllogane absurde do të fitoj vetëm humbjen, Kosova
më së shumti do ta fitojë një  autonomi të “zgjeruar” me sovranitet të ndarë
në mes të Serbisë dhe Bashkësisë  Ndërkombëtare, e cila autonomi një ditë me
shi mund të shpartallohet lehtë si  një kuti kartoni e mbushur me  krip!
Po nëse shtyhet prap hapja e pakos  së Ahtisarit që ka gjasa të mëdha të
ndodhë, por edhe kur të hapet ajo pako e që  dihet se nuk do të ketë Pavarësi të
plotë me Sovranitet, a thua a do të  zhgënjehen dhe a do të kenë kurajo të
reagojnë në mënyrë të duhur?
Nuk besoj!


Londër, 27 Dhjetor 2006