Gomur Gurakuqi-VITI 2007 NJË SHEKULL KTHIM PRAPA P

30.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Gomur Gurakuqi :

[highlight]VITI 2007 NJË SHEKULL KTHIM PRAPA PËR KOSOVËN DHE TRONDITJE E MADHE
SHPIRTËRORE[/highlight]


Ku mbeti dhe si do zhvillohen ngjarjet e emocionet  më 2007-të?!
Grupi i Krizës në Kosovë paralajmëron një mars të nxehtë!
Nga çfarë informacionesh konkrete të gatshme prej burimeve të Ahtisarit
niset ky grup, është vështir të thotë një qytetar i thjeshtë si unë. Unë nuk
kam informacione konkrete si do duket paketa e Ahtisarit, por analizat
logjike më sjellin në përfundime të ngjashme se do ketë një kthim para vitit
1999, një kthim në ankth, një kthim prej një shekulli prapa, një kthim në
fillimet e viteve 1990, kur ankthi nga serbizimi dhe cenimi i ekzistencës së
Kosovës pushtonte praktikën, vetëdijen, nënvetëdijen dhe ndjenjat e  
shqiptarëve. Pse mund të thuhet kështu ? Pyetje kjo që mund të gjejë
përgjigjeje vetëm në kuadrin e një vështrim analize të tërë .
-ASKUSH NGA FORCAT POLITIKE NUK MUNDË TË SHTYJË MBI TJETRIN APO MBI TË HUAJT
PAPËRGJESINË HISTORIKE
"Grupi i Unitetit " mund të karakterizohet si grup i dështuar dhe aspak i
zëshëm pozitivisht në mbrojtjen e Kosovës. Ky dështoi kur ishte fjala për
ndalimin e eksterritorialitetit dhe ndarjes së Kosovës në enklava serbe.
Këtij i mungoi vendosmëria, fuqia e ndërgjegjes qytetare, vetëdijshmëria
politike nacionale për të mbrojtur Kosovën. Nuk ka dyshim se paketa e
Ahtisarit do jetë kthim me dhjetëra vite dhe me qindra kilometra prapa. Do
jetë një kthim jo vetëm para vitit 1999, por kthim prej një shekulli
prapa,Serbia ka kthyer fillimet e vitit 1900 kur arriti të serbizoj
territore të Kosovës. Edhe tani përmes decentralizimit po i hapet rrugë një
serbizimi dhe enkalvizimi deri tek eksterritorialiteti. Territori i Kosovës
po tkurret si një shekull më parë. Si një shekull më parë edhe tani po i
lihet shteg serbizimit të Kosovës, bile edhe me keq se në kohët e lashta,
sepse tani ky proces po përpiqet të legalizohet dhe po bëhet në emër të
demokracisë. Kjo është shumë e rrezikshme për UNMIK-un dhe BE-në, sepse po e
kthen UNMIK-un dhe BE-në në dorë të zgjatur të Serbisë. Kështu po shkaktohet
një anti-evropianizim në Kosovë, gjë që është e padëshirueshme nga
shqiptarët.
BE dhe UNMIK-u po tregohen naiv sepse nuk po besojnë se po kthehen (me apo
pa vetëdije) në dorë të zgjatur të Serbisë dhe se po mbajnë qëndrime
fanatike fetare kur po mbajnë shqiptarët si të rrezikshëm për Evropën, ngase
mungon një vendosmëri nga ana e Grupit të Unitetit për t'ua bërë të qartë
këtyre se kërkesat e 5 % të serbëve për status më vete, për të mos u
bashkuar në një të tërë me Kosovën është vetëm një serbizim, spastrim legal
me qëllim që më vonë të krijohen kushte për t' u shkrirë në një të tërë me
Serbinë dhe jo decentralizim, jo sigurim i të drejtave fetare, por një
kryqëzatë fetare me karakter politik, një arsyetim fanatik i pushtimit,
copëtimit, serbizimit etj.
Principi i Grupit të Kontaktit se nuk do ketë kthim para vitit 1999 mbetet
vetëm një gënjeshtër e madhe dhe vetëm një aspirinë  qetësuese jo e vërtetë,
një placebo për shqiptarët. Shumë me krenari është përsëritur kjo frazë nga
ata që besonin verbërisht dhe tregoheshin naiv se nuk do ketë kthim para
vitit 1999. Për këto prapakthime në historinë e re të Kosovës;
faji bie më shumë mbi Qeverinë e Kosovës, mbi Kryetarin e Kosovës, mbi
Grupin e Unitetit , sesa mbi UNMIK-un,sesa mbi Ahtisarin, sesa mbi
diplomatët perëndimorë që mbajnë anën atij që është më i zëshëm.
Populli nuk ia besoi LDK-së plotësisht fatin e vet, populli e votoi edhe
AAK-në, PDK-në, ngase besonte se këto do ta pengojnë çdo vënie në pikëpyetje
të ekzistencës se Kosovës. Faji bie vetëm diku 40 % mbi popullin vetë, sepse
votoi një klasë që nuk është e vendosur të mbrojë Kosovën. U votua dhe iu
dha besimi vetëm 40 % rugovistëve dhe dacianëve d.m.th. 60 % shumica e
popullit nuk votoi për këta. AAK i dha fuqinë ekzekutive dhe legjislative
Qeverisë dhe Parlamentit dhe përgjegjësia bie më së shumti mbi të. Pra në
radhë të parë faji bie mbi AAK-në, mbi Ramush Haradinajn i cili u tregua i
pavetëdijshëm, i papërgjegjshëm duke u shndërrua në një bisht të LDK-së, në
vend që të kushtëzonte disa pika kryesore në politikën e Qeverisë. Shkurt e
shqip AAK-ja tradhtoi votuesit, nuk u tërhoq nga Qeveria edhe pse u cenua
ekzistenca e Kosovës duke e legalizuar ndarjen e Kosovës. Një situatë
shantazhi, përpjekja për të shpëtuar kërcënimeve nga Haga bën që Ramush
Haradinaj të tregohej sa më liberal. Edhe PDK nuk u tregua e vetëdijshme dhe
tradhtoi votuesit, sepse kjo nuk u tërhoq nga Grupi i Unitetit dhe së bashku
me Qeverinë në rolin e opozitës rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke dhënë
pëlqimin për legalizimin e ndarjes së Kosovës. Edhe Hashim Thaqi i
shantazhuar nga kërcënimet potenciale për dërgim në Hage, bëri që ky të
tregohej sa më liberal. Vetëm LDK nuk tradhtoi votuesit, sepse nuk pritej që
kjo t'i thoshte jo rrezikimit të ekzistencës së Kosovës.
Në një situatë shantazhi dhe pa vetëdijshmërie dhe mosndërgjegjeje politike
Atisari luante gjatë negociatave si macja me miun me Grupin e Unitetit dhe
shkoi aq larg sa guxoi të rrezikojë ekzistencën e Kosovës duke u angazhuar
për serbizimin e ndarjen e Kosovës dhe shkeli një nga parimet e Grupit të
Kontaktit se nuk ka kthim para vitit 1999, me një fjalë premtimin se nuk ka
serbizim të Kosovës. Është e ditur se ky do dalë në vitin 2007 me propozime
për legalizimin e ndarjes së Kosovës, për serbizimin e saj pa pasur frikë se
do bie në kundërshtime me Grupin e Unitetit.
Populli me votën e vetë la jashtë lojës pjesën më të zëshme në mbrojtjen e
Kosovës, la jashtë lojës Demaçin, Albin Kurtin, Lëvizjen Popullore, LKCK-në,
LIR-in etj., me një fjalë la jashtë lojës një lëvizje të tërë njerëzish që
përfaqësojnë pjesën më të shëndoshë atdhetare  të skenës aktuale politike.
Megjithatë, 60 % , pra shumica nuk votoi për ata që siç u pa në Kuvendin e
LDK-se, mendojnë vetëm për pushtet, vetëm për veten e vet dhe janë të pa
përgjegjshëm deri aty sa nuk bën më, sa që të vjen keq se përbëjnë kombin e
Skënderbeut.
Njerëzit e këtillë si Rugova, Daci bashkëpunojnë edhe me dreqin e zi vetëm e
vetëm të arrijnë në pushtet, për t 'u treguar liberal, i butë, ashtu siç u
bë edhe gjatë luftës kur u bashkëpunua drejtpërdrejt edhe me Millosheviqin .
-DJEGIA E NJË KARTE TË RREZIKSHME NË DUART E SERBËVE DHE EU-së
Serbia bëri agresion kur në këtë fundviti mbajti referendumin pushtues. Ky
ishte një kthim prapa vitit 1999, vazhdim i politikës së vjetër. Evropa dhe
askush nga ndërkombëtarët nuk reagoi aspak për manipulimet që u bën në këtë
referendum dhe nuk e quajti këtë referendum të pavlefshëm dhe të manipuluar.
Askush nga këta nuk e quajtën këtë referendum të rrezikshëm për shkak të
vazhdimit të poetikës së vjetër serbomadhe. Me nevojën e përkrahjes së
forcave liberale në Serbi, Kosova po përdoret si monedhë e po lejohet një
agresion në Kosovë dhe një kthim prapa. Në emër të përkrahjes së forcave
liberale-“demokratike” në Serbi u shty propozimi për statusin dhe sipas
kësaj logjike në emër të përkrahjes së forcave liberale do hiqet dorë edhe
nga një Kosovë e pandarë, si një e shkrirë, pa enklava dhe pa
eksterritorialitet. Ndërsa në emër të përkrahjes së forcave liberale në
Kosovë, nuk po bëhet asgjë nga ndërkombëtaret për të ndaluar një rrudhje
politike të tyre për shkak të dhënies së nënshkrimit për cenueshmerinë e
Kosovës.
Por në të vërtetë, forcat radikale në Serbi dobësohen vetëm atëherë kur
bëhet e qartë përfundimisht se Kosova është e humbur në mënyrë të
pakthyeshme.
Pra do ishte naive dhe verbëri e pafalshme të besohet se shtyrja apo lëshimi
pe ne favor të planeve serbomëdha të Serbisë për ndarje të Kosovës nga ana e
Ahtisarit që do bëjë me rastin e shpalosjes së propozimit për statusin diku
në vitin që po vjen, ka të bëjë me përkrahjen e forcave liberale në Serbi e
me pak me politikën për moscënim të interesave serbomëdha në Kosovë. Lind
pyetja; pse EU është e interesuar të cenojë ekzistencën e Kosovës ? EU po
mban një kursi fanatik misterioz, meqë po kapet pas fesë, po arsyeton
nëpërmes fesë legalizimin e enklavave serbe, ndarjen e Kosovës. Arsyetimi i
veprimeve përmes fesë dhe instrumentalizim i vetëdijshëm dhe i pavetëdijshëm
i fesë është fanatizëm i kulluar edhe pse BE pak a shumë është e shtyrë nga
një nënvetëdije e frikës që vjen nga zhvillimet e ngjarjeve në Bosnjë,
Lindjen e Afërt, në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore etj. Por nga ana
tjetër instrumentalizmi i vetëdijshëm i fesë është më shumë se sa lojë me
minoritete, me krebiltetin e shqiptarëve, me shumë se sa fyerje ndaj
shqiptarëve është lojë në radhë të parë me demokracinë, me paqen, është lojë
me zjarr, është planifikim i vetëdijshëm luftënxitës një konflikti të
vazhdueshëm, është palestinizim i Kosovës, është planifikim i një konflikti
të vazhdueshëm që do jetë një gur i madh e i rëndë i varur në qafën e
Ballkanit dhe nuk do ta lë në radhë të parë shqiptarët, Kosovën, Shqipërinë
por edhe Ballkanin në përgjithësi të përparojë. Ky kurs fanatik i EU-së do
sjellë një anti-evropianizëm në Kosovë, kështu EU po cenon edhe interesat e
veta gjeopolitike në Ballkan! Politika e mbajtjes së Ballkanit poshtë
nëpërmes nxitjes së vatrave të zjarrit nuk do jetë e suksesshme, këtë kurth
të rrezikshme të ngritur nga Serbia dhe EU duhet parë dhe vlerësuar drejtë
dhe hapur.
Mekanizmi, kurtha që ka ngritur Serbia dhe EU për instrumentalizmin e fesë
sjell rrëshqitjen e luftës çlirimtare në një fanatizëm fetar, fanatizmi i
EU-së ka karakter provokativ luftënxitës, sepse dihet qysh në fillim se
është kundër produktiv dhe se ushqen vetëm fanatizmin islamik dhe nuk lufton
atë ! Fanatizmi sjell fanatizëm tjetër ! Instrumetalizimi i fesë ortodokse
serbe sjell instrumetalizimin të fesë islame !
EU po paraqitet sikur kurthet kundër Kosovës janë vetëm serbe dhe se vetë
nuk qëndron prapa tyre dhe se nuk janë ngritur me vetëdije të plotë mbi një
strategji prapaskenash ku kapja pas fesë ortodokse arsyeton mbikëqyrjen mbi
Kosovën dhe jep arsyetim fetar për legalizimin e ndarjes së Kosovës dhe me
këtë edhe planifikimin e një konflikti të ri në Ballkan. Arritja e
instrumetalizimit të fesë nga ana e serbëve dhe rënia e shqiptarëve në këtë
kurthë serbo-evropiane do të thotë për shqiptarët rrjedhimisht vetëgoditje.
Shqiptarët me një strategji të këtillë instrumentalizimi të fesë do të ishin
sikur ato valët e tërbuara të detit që kthehen prapësht  nga brigjet dhe
rrahin vetëm vetveten.
Pak a shumë shqiptarët pavetëdijshme kanë rënë në këtë kurthë të rrezikshme
serbo-evropiane të instrumentalizmit të fesë psh. kjo gjë duket pak a shumë
në Kosovë me ndërtimin i xhamive dhe minareve të larta kudo, me vënien e
shamive në kokë etj. Çdo instrumentalizim i fesë islame nga ana e
shqiptarëve rrezikon atdheun, ndihmon serbët për kryqëzata në emër të fesë.
Për hir të atdheut duhet ta sakrifikojmë ca (japim) edhe fenë, por nuk
guxojmë për hir të fesë të sakrifikojmë (japim) aspak  atdheun. Kosova nuk
duhet të gjakoset e flijohet për hir të minareve të larta. Me një fjalë ne
shqiptarët nuk kemi nevojë të kapemi pas fesë islame, pas minareve, por pas
shqiptarizmit, pas kombit, pas atdheut. Strategjisë serbe të
instrumentalizmit të fesë duhet t`i kundërvihemi jo me instrumentalizim të
fesë islame, jo me minare të larta, por këtë instrumetalizim të qëllimshëm
të fesë ortodokse duhet ta neutralizojmë duke venë besimin tonë katolik
përballë atij ortodoks serb. Duhet të ndërtohen po aq kisha katolike
shqiptare sa edhe xhamia në Kosovë. Kosova duhet të qëndrojë jashtë hijeve
të minareve, jashtë minarizimt, jashtë instrumentalizmit të fesë islame,
sepse kjo do ishte padrejtësi e rrezik përballë besimit tonë edhe katolik.
Baraspesha e ndërtesave fetare në Kosovë do të ishte jo vetëm një sinjal
politik, por do kishte një rënësi praktike, sepse do të çonte në
neutralizimin e fesë dhe jo në instrumatalizimin e saj, kështu rrjedhimisht
do të kishte frymëmarrje për kombin tonë dhe do ta largonte rrezikun real të
vetëgoditjes që vjen nga kurtha serbe që fenë e ka bërë municion bombardues,
apo qe vjen nga enkalavizimi serb . Unë e shoh me shqetësim të madh
hapësirën e vogël që po i jepet katolicizmit në Kosovë dhe Shqipëri. Në
Shqipëri katolicizmi është futur nën hijen e kishës ortodokse, kjo gjë është
verbëri politike. Më 25 dhjetor kisha ortodokse mbajti meshën ne gjuhën
greke, gjë që është një përpjekje e rrezikshme për relativizmin e
katolicizmit tek shqiptarët. E mira do ishte që xhamive me ligj të veçantë
t`u hiqen minaret e të ndalohet ndërtimi i xhamive,në mënyrë që të mos
relativizohet katolicizmi,në mënyrë që të mos biem në kurthën serbe. E mira
do ishte që ndokund në trojet shqiptare të behet me ligj një baraspeshë e
ndërtesave të xhamive dhe kishave katolike shqiptare. Kjo do bënte që karta
e rrezikshme t`u merret nga dora të gjithë atyre që me dashje synojnë që
Kosova të kthehet në Palestinë.
-JO VETËM NDARJA E KOSOVËS ËSHTË QËLLIM PËRFUNDIMTAR I SERBISË
Propozimi i Ahtisarit do të përpiqet të legalizoi ndarjen e Kosovës, planet
e Serbisë për serbizim. Nuk do të ketë propozime serioze për njohje direke
të pavarësisë, pavarësinë nuk do ta mbajë si çështje të denjë për vënie në
rend dite , por do ta lë si çështje të mundshme të hapur për diskutime të
mëtejshme e të pafundme. Me një fjalë do lë planin që më vonë dhe pjesë
pjesë e ngadalë e ngadalë të merret edhe me shumë se që duket tani nga
Kosova. Sigurisht se do ketë fjalë shpresëdhënëse për shqytarët, por këto do
kenë karakter vetëm deklarativ. Ngadalësim në vendimmarrje për sovranitet të
Kosovës ngërthen më vete qëllimin që pjesë pjesë e ngadalë e ngadalë t'i
merret Kosovës mekanizmi qenësor politiko-ekonomik i një shteti sovran. Për
këtë kontribuon edhe Serbia edhe në pikëpamje ekonomike.
Plani i Serbisë nuk është vetëm ndarja e Kosovës, por edhe pushtimi ekonomik
i saj. Shikuar sipas deklarimeve të ambasadorit rus i cili  paralajmëroi se
Rusia është e interesuar të "investojë" në Kosovë, pra nga këto shihet qartë
se Rusia është e interesuar të bëjë komplote ekonomike, të pushtojë arteriet
kryesore psh. energjetikën, xehetarinë etj. nëpërmes të cilave dhe nëpërmes
njerëzve të korruptuar e të përzier në pazare të pista ekonomike, kinse jo
politike të kontrollojë shtetin e Kosovës dhe ta tërheq këtë nga të dojë dhe
po të dojë edhe drejt Serbisë,apo më pak vetëm drejt dështimit, drejt krizës
politiko-ekonomike.
Këtë gjë tani Rusia po e bën në Mal te Zi,ajo përmes investimeve kapitale
ekonomike në turizëm , në modernizimin e hotelerisë, pra nëpërmes pushtimit
të një arterie kryesore të shtetit malazez- turizmit do të ndikojë në
politiken e Malit të Zi, në orientimin e tij gjeopolitiko-strategjik.
Shembull për këtë mund të sjellim eksportimin e gazit rus në EU, përmes
gazit rus është arritur të lëkunden pak a shumë orientimet
gjeopolitike-strategjike të BE-së.
Rusia po përgatit terrenin politik qysh tani për t' i shtrirë duart në
Kosovë. Si duket Behet Pacollit i është mbushur valixhja me të holla për të
bërë një komplot politiko-ekonomik.
Pra dalja e Pacollit në skenën politike është një makinacion i jashtëm rus
dhe nuk është as produkt i brendshëm politik dhe as një nxitje e brendshme e
Pacollit edhe pse ky po betohet se po e bën për vetën e vetë dhe për
zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ndonjë figurë tjetër nuk u pa se do
kishte fuqi politike për të bërë një komplot politiko-ekonomik, për shkak të
shumëlarmisë së forcave politike në të cilat bëjnë pjesë dikush. Ky njeri po
e parqet vetën sikur të pa politizuar, sikur është i interesuar vetëm për
zhvillim ekonomik e demokraci qytetare dhe me krekosje po paraqet vetën si
shpëtimtar. Ky në koalicion me këtë krahë apo atë krahë te LDK-se duke mos
përjashtuar as Surroin bëhen llogari të gabuara se do ketë fuqi për një
komplot politiko-ekonomik. U nda apo nuk u nda krahu i Dacit nga LDK-ja, kjo
gjë është plotësisht pa rëndësi,me rëndësi është dhe ishte që moti që dihet
e dihej se LDK-ja do të pësojë një rënie  (rrudhje) të madhe në zgjedhjet e
ardhshme. Aq më shumë kjo rrudhje e LDK-së pritet pas propozimit te
Ahtisarit që do jetë një zhgënjim i madh për popullin shqiptar dhe që do te
sjellë shumë ankth dhe tronditje të madhe shpirtërore ndër shqiptarët. Aq
shumë bëhet e dyshimtë dalja ne skenë e Pacollit, derisa ky po del në kohën
e një zhgënjimi të madh dhe të parashikueshëm nga agjenturat e fshehta.
Përkundër Vetëvendosjes që është produkt i brendshëm politik dhe që po
ndikon e ndihmon që gjërat të marrin kahen e duhur.
Rusia po ndjehet keq e zënë ngushtë nga zgjerimi i EU-së, nga Kina dhe nga
vendet islame aziatike, kjo ka aktivizuar faktorin ekonomik, më së shumti
gazin si mjet për të shtrirë ndikimin e vet mbi EU-në dhe mbi zonat që
pretendon t'i mbikëqyr. EU-së nuk po i jep sigurime të plota dhe të
vazhdueshme për furnizime me gaz, ngase donë të ndikojë e kushtëzojë
politikën e saj në rajon e më gjerë.
Me një fjalë Rusia ka forcuar ndikimin e vetë përmes gazit dhe është në
përpjekje për t`u zgjeruar , kjo po përpiqet të lozë me karta të ndryshme me
EU-në dhe nuk ka dyshim se edhe Kosovën do ta përdorë si kartë për interesa
të veta gjeopolitike, më pak për përftime ekonomike, sepse EU nuk mendon se
Ballkani ka vlerë të madhe. EU, mendon se nuk ia vlen barra qiranë të mos
hiqet dorë nga Kosova e Ballkani. As tani thënies së Bismarkut se Ballkani
nuk ka vlerën e një ushtari këmbësor të thjeshtë, nuk mund t'i hiqet asnjë
presje. Kosova pra në këtë rrafsh gjeostrategjik bilateral është një monedhë
e lirë kusuritjesh mes Rusisë dhe EU-së. Por edhe disa vende të EU-se apo
nga bota për shkak të një antiamerikanizmi e antigjermanizmi marrin
pozicione antishqiptare p.sh. Kina, pak a shumë edhe Spanja, Franca. Mandej
pas luftës së Irakut ka ndodhur një përafrim më i madh gjeopolitik mes
Rusisë dhe EU-së. Kjo gjë ka lëkundur marrëdhëniet e brendshme në EU.
Polonia dhe shumë vende tjera e shohin këtë gjë me frikë dhe nuk është çudi
pse Polonia ka forcuar pro-amerikanizmin.
Por në rrafshin tjetër gjeostrategjik bilateral mes Rusisë dhe SHBA-së
Ballkani pa pavarësinë e Kosovës do të mbetet edhe me tutje derë e madhe për
Rusinë .Vetëm pavarësia e Kosovës siguron një Shqipëri të lirë nga ndikimet
serbe në det,vetëm pavarësia e Kosovës heq dominimin e Serbisë e Rusisë në
Ballkan dhe Ballkanin e izolon ndjeshëm nga Rusia .Ky është një interes
strategjik i përhershëm për SHBA-në. Në një farë mënyre përmes shqiptarëve
mund të amerikanizohet edhe porti i Mali të Zi dhe Rusisë t' i mbyllet edhe
kjo derë e vogël edhe në këtë vend.
-FUQIZIMI I NJË LËVIZJE PËR DREJTËN E EKZISTENCËS SE KOSOVËS PA U SERBIZUAR
Askush nuk do të mundë ta heqë pezmatimin, ankthin, askush nuk do të mundë
të zvogëlojë një tronditje shpirtërore që do ta shkaktojë propozimi i
Ahtisarit, sado që ky ndarjen e Kosovës do ta paraqet në mënyrë enigmatike
dhe si nevojë të demokracisë. As Pacolli nuk mund të jep shpresa me
premtimet e tij të rrejshme për zhvillime e mrekulli ekonomike. Sepse pas
këtij propozimi për copëtim çështjet ekonomike, nuk do jenë aq shqetësuese
sa ato politike. As shteti fiktiv i tipit rugovist nuk do bëjë punë
shpresëdhënëse.
Pra sigurisht e tëra kjo do çojë në një forcim të atyre që deri tani ishin
në bisht të ngjarjeve, pra do kemi një fuqizim të krahut të rrymës së
Vetëvendosjes, një fuqizim të një lëvizje për ekzistencën e Kosovës si shtet
sovran i vërtetë.
Me një fjalë do të fuqizohet kjo lëvizje për ekzistencën e Kosovës pa u
serbizuar , për sigurimin ekzistencës sonë si komb, sepse derisa është
cenuar Kosova, cenohet edhe ekzistenca jonë si komb. Ky emocion i cenimit të
ekzistencës së kombit tonë, shpjegon pse nga Vetëvendosja u zgjodh data 28
Nëntor për protestë. Data 28 Nëntor u zgjodh jo vetëm me vetëdije, por edhe
nga nënvetëdija, sepse po ndjehet se po cenohet ekzistenca jonë si komb.
Lëvizjet e ardhshme për ekzistencën e Kosovës do t' i ndalin planet për
ndarjen e Kosovës. Kjo do jetë edhe zgjidhja e vërtetë për statusin e
Kosovës dhe përgjigjja e vërtetë ndaj Ahtisarit ndaj UNMIK-ut , ndaj atyre
që po përdorin Kosovën si kartëmonedhë, ndaj politikanëve të sotëm të
Kosovës që po lozin me fatet tona, por që nesër do të detyrohen të dalin në
opozitë dhe në bisht të ngjarjeve. Ky fuqizim i kësaj lëvizje për ekzistencë
tonë do të çojë ose në një parti të re ose në shndërrimin e Vetëvendosjes në
parti, nevojë kjo që po kërkon koha, por gjithsesi do të zgjerohet kjo
lëvizje edhe në ca parti të sotme dhe do çojë në lëkundje të pozicioneve të
sotme të Grupit të Unitetit, por kjo gjë nuk do të sillte ndryshime të mëdha
cilësore. Dhe kështu me këtë rrotacion cilësor forcash politike të
brendshme, pavarësia do bëhet e kapshme dhe e pakthyeshme. UNMIK-u, deshi
apo nuk deshi do të pranojë pavarësinë dhe sovranitetin, deshën apo nuk
deshën do të digjen kartat e planet dhe pazaret e jashtme anti-shqiptare,  
ndërkombëtare me Kosovën,sepse shtëpia do ketë zot dhe askush nga jashtë nuk
do mund të vendosë më për ne, derisa ne kemi zot në shtëpinë tonë. Kështu do
fillojë më vonë pas një acarimi një proces i afrimit të vërtetë mes BE-se
dhe shqiptarëve.

Gomur Gurakuqi Më 27.12.06