Beqir ELSHANI-MARTIRIZIMI I KRIMINELËVE SERBË PËR

18.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Beqir ELSHANI

[highlight]MARTIRIZIMI I KRIMINELËVE SERBË PËR QËLLIME PUSHTUESE[/highlight]

Nuk është fajtore Serbia që me anën e protestave provokon opinionin
ndërkombëtar, përkundrazi është Diplomacia Evropiane dhe Ndërkombëtare që i
toleron akrobacionet tradicionale serbe. Si do t’ju vinte ndërkombëtarëve po
të protestonin disa gjermanë dhe prej Armatës së Kuqe (sot Rusisë) të
kërkojnë të dinë për fatin e nazistit, Josef Gebelsit, i cili në vitin 1945
në bunkerin e kancelarit gjerman bashkë me gruan dhe gjashtë fëmijët bëri
vetëvrasje. Prandaj serbët me anën e protestave kërkojnë lirimin e
udhëheqësve të tyre paramilitarë fashistë, jo vetëm në Serbi, ku ende janë
të fuqishëm dhe të paprekshëm nga forcat e NATO-s për mosarrestimin e tyre,
por mu në hundë të OKB-së. Tragjedia më e madhe është që peticionin e grevës
së Vojislav Sheshelit, përveç përkrahësit e tij çetnikë në Serbi dhe në
Bosnjë Hercegovinë, e kanë nënshkruar edhe disa personalitete të larta
evropiane. Evropa Perëndimore po tregon se në gjirin e saj ende jetojnë
dashamirët e Serbisë Fashiste, e cila një kohë të gjatë masakroi shumë
qytetarë të pafajshëm në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë. Prandaj qytetarë,
hapni sytë! Tradhtia po ngjitet shkallëve të diplomacisë evropiane. Ata që e
copëtuan Shqipërinë Etnike në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e
Londrës, do ta copëtojnë edhe Kosovën me anën e Negociatave të Egra nën
ombrellën e Serbisë kolonizatore.
Greva agresive e radikalit serb, Vojislav Sheshelit, në burgun ndërkombëtar
në Hagë përputhet me grevën e Mihajlo Mihajloviçit në burgun e Kumlas në
Suedi. Derisa atentatori i ministres së para suedeze, Ana Lind, grevën e
trajton me anën e sulmit fizik ndaj të burgosurve tjerë, Shesheli grevën e
trajton ne trupin e vet, duke mos pranuar të marrë ushqimin. Ndonëse ngjarja
është spontane, megjithatë njeriu fiton përshtypjen sikur Mihajloviçi me
Sheshelin janë marrë veshë, që revoltën e tyre ta shprehin kundër personelit
të burgut. Derisa Mihajloviçi ankohet te mjeku i burgut se veten e ndjen
shumë të lodhur, të rraskapitur, dhe të plogësht, Shesheli ankohet për
trajtimin e ashpër të gjykatës ndaj tij. Personeli i burgut i kishte thënë
se të gjitha çrregullimet e kriminelit Mihajloviç, janë si pasojë e mbylljes
së tij në burg. Nuk ka asnjë dyshim që burgjet në Suedi janë ndër më të mira
në botë, mirëpo halli është se atentatori me prejardhje serbe “investon”
kërcënime dhe sulme fizike në mënyrë që të lirohet, ose të transferohet në
Serbinë e tij fashiste. Diagnoza konkrete e mjekut drejtuar të burgosurit
Mihajloviç, ishte se i burgosuri manipulon duke u paraqitur kinse është i
sëmurë. Që të jetë ironia më madhe kriminelët serbë, të dënuar për vrasje,
edhe pse kushtet e burgut i kanë si në hotel, megjithatë bëjnë grevë.
Përkundrazi mbi 50 të burgosur në dy burgjet e mëdha serbe – në Pozharevac
dhe në Nish, të cilët me anën e protestës kërkonin amnisti, skuadra të
shumta policore ndërhynë me forcë dhe rivendosën ”rregullin. Të burgosurit
ishin rrahur brutalisht, saqë ambulancat i transportuan të plagosurit.
Prandaj në vend se Parlamenti i Serbisë të dërgonte psikologë dhe
këshilltarë për zhvillimin e dialogut demokratik, (ngjashëm siç veprojnë në
burgjet suedeze), Serbia Fashiste dërgoi katër autobusë me xhandarë të
armatosur deri në dhëmbë për të shuar revoltën e kryengritësve, ku në mesin
e tyre ishin shqiptarët që kërkojnë liri dhe demokraci.
Derisa Serbia nuk brengoset për shumë qytetarë shqiptarë të zhdukur,
përkundrazi serbët mbledhin një milion nënshkrime për të plotësuar kërkesat
e kriminelit të luftës - Sheshelit. Qysh muajin e kaluar radikalisti serb,
Vojislav Sheshel, përndryshe i akuzuar për krime të luftës sajoi një
dokumentar të ri për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar me anën e
grevës së urisë në burgun e Hagës. Kohën e fundit, pas tri javësh grevë
urie, është shtruar në spitalin e Hagës. Pse të thuhet i akuzuari për krime
kundër njerëzimit, derisa ky fashist, vazhdon të nderohet si hero krahas
Milosheviçit, Koshtunicës, Mladiçit, Karaxhiçit e të tjerë. Shkurt, Serbia
nuk po dënohet, por, po ndëshkohet populli shqiptarë pse ka luftuar për liri
dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj rreshti i kriminelëve serbë do të rritet
derisa Kosova nuk do të bëhet shtet sovran me ulëse në OKB. Natyrisht që
Shesheli don të shfrytëzojë paqen e brishtë në Bosnje e Hercegovinë dhe në
Kosovë, ndaj me anën e grevës nxitë diplomacinë serbe për shpejtimin e
ripushtimit të Kosovës. Serbia fashiste po vepron sipas hekurit të nxehtë,
gjë, të cilën ia lehtëson diplomacia evropiane dhe ndërkombëtare. Mesazhi i
Sheshelit është i qartë, kërkon që Kosovën ta fusë nën Serbi dhe pastaj të
thyej qafen përjetësisht te vëllai i tij Milosheviç. Kriminelit serb po i
ngutet, ndaj kërkon që ushtria serbe të hyj me forcë, dhe jo me anën e
mjeteve diplomatike - negociatave, edhe pse për popullin shqiptar të dyja
janë të rrezikshme dhe me pasoja tragjike. OKB-ja ka rënë në kolaps sa të
mos dijë se cili popull është vrasës dhe cili popull është viktimë!!! Kjo do
të thotë, në vend se të qajnë boshnjakët dhe shqiptarët viktimë, qajnë
kriminelët për humbjen e gjahut të plaçkitur me anën e masakrimit të qindra
mijëra njerëzve joserbë, dhe joortodoksë. Me plotëkuptimin e fjalës dhe
sipas logjikës ndërkombëtare, grevën duhet ta mbaj ish-luftëtari i UÇK-së,
Haradin Balaj, i cili pa të drejtë në emër të popullit të tij viktimë mbahet
në burgun e Tribunalit të Hagës, dhe jo fashistët serbë, që kanë udhëhequr
masakrat për spastrim etnik në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë, vende ku
ende nxirren kufomat e masakruara nga ushtria barbare serbe me dosje ndër më
të tmerrshmet. Natyrisht që njohja e pavarësisë së Kroacisë katolike nga ana
e Papa Gjon Palit II të ndjerë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë, por
Shesheli mundohet të dridh OKB-në, që si kompensim të rikolonizojë Kosovën.
Sipas veprimtarisë radikale të V. Sheshelit duhet që edhe kërkesat e tij të
jenë radikale, me anën e së cilës kërkon që korrespondenca në prokurori të
bëhet në gjuhën serbe. Nëse ky fashist dikur kishte deklaruar se ushtria e
tij serbe është në gjendje të luftoj edhe kundër Italisë, mbase mund të bëj
që në prokurori të flitet vetëm serbisht. Dhe çfarë ironie, në atdheun e tij
fashist, gjysmë shekulli me radhë shqiptarët e burgosur nuk kanë pasur të
drejtë, që gjatë vizitës me të afërmit e tyre të flasin në gjuhën shqipe,
tani i biri i çetnikut, Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës e detyron të flasë
serbisht. Kjo metodë vazhdon të zbatohet edhe ndaj shqiptarëve të burgosur
për liri dhe bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, të cilëve u
ndalohet korrespondenca në gjuhën shqipe. Duket qartë se me propagandën e
tij për serbishten, të cilën e pandeh si gjuhë e zotit, mundohet të dalë mbi
gjuhët e mëdha ndërkombëtare, siç janë anglishtja, gjermanishtja dhe
frëngjishtja. Ky të kujton filologun serbomadh, Vuk Karaxhiçi, i cili
thoshte se në tërë Ballkanin flitet serbishtja, me anën e së cilës vriste
ilirishten e vjetër të popullit autokton shqiptar, që konsiderohet çelës i
gjuhëve evropiane.