Xhevat Bislimi-Misioni impossible i Mustafajt në K

18.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Misioni impossible i Mustafajt në Kosovë

Xhevat Bislimi

    Besnik Mustafa kësaj radhe kishte një mission tjetër nga ai i diplomatit dhe
ministrit për punët e jashtme. Ai ishte ngarkuar nga Kryetari dhe Kryeministri
i tij, zoti Berisha, dhe nga ndonjë vend evropian me një mision impossible:
Pajtimin e dy krahëve të LDK-së. Në shikim të parë, shqiptari i zakonshëm i
Kosovës, vizitën tri ditëshe të Ministrit të Jashtëm mund ta ketë kuptuar si
një dashuri të këtij njeriu për Kosovën! Mirëpo, shumë shpejt u kuptua se
misioni i tij ishte ripajtimi i Fatmirit dhe Dacit… Mirëpo, meqë pajtimi i dy
krahëve ishte i pamundur, Besniku, provoi t’i pajtonte dy shqiptarë që tashmë
nuk janë në jetë: Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën. I pari, luftëtar dhe
atdhetar i paepur për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të
Shqipërisë (Kosovës me viset tjera shqiptare) me një flamur të vetëm kuq e zi,
Hero i Kombit shqiptar, Komandant Legjendar, lufta, qëndresa dhe rënia e të
cilit përbëjnë rast unik jo vetëm ndër ne, por edhe në botë. Ndërsa,
i dyti, ishte njeri i zakonshëm. Në rrethana të caktuara, që i dimë dhe njohim të
gjithë, u bë kryetar i një partie pacifiste me tendenca të fuqishme
kolaboracioniste... Pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, nga
institucionet e përkohshme u zgjodhë Kryetar i Kosovës së sunduar dhe udhëhequr nga
UNMIK-u. Ai kishte çelësat e kashtës… U përpoq që shqiptarët e Kosovës t’i bëjë
“kosovarë” me një “flamur” joshqiptar, por dështoi… “Sakrifica” më e madhe e tij
ishte vetizolimi dhe vetëngujimi për shumë vite, vecmas pas Luftës!! Vdiq si të
gjithë njerëzit që vdesin në shtrat nga sëmundja a pleqëria.
    Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafai, njihet në Kosovë si njeriu që u angazhua
për një Kosovë me pavarësi të kushtëzuar dhe multietnike!!  Ky Ministër, në një
takim që pati me Ministrin serb, Drashkoviç, e garantoi atë se Kosova nuk do të
jetë shtet shqiptar!! Edhe këtu në Prishtinë Besniku u mundua të na e mbushte
mendjen se Kosova nuk është shqiptare, por multietnike! Të paktën në Ballkan,
zoti Besnik, nuk ka krahinë më kompakte në aspektin e përbërjes kombëtare.
Mbarë bota (edhe diplomatët e huaj) na quanë shqiptarë. Ne nuk mohojmë se në
Kosovë jetojnë edhe pakica të tjera, të cilatë i njohim dhe nderojmë me të
gjitha veçoritë e tyre, por këto pakica nuk ia ndërrojnë karakterin shqiptar
Kosovës. Prandaj, angzhimi për shpikjen dhe krijimin e një “Kosove multietnike”
përbënë dhunë të pastër mbi karakterin shqiptar të Kosovës… Por, për Ministrin
me multiqëndrime kombëtare dhe politike kjo është “normale” dhe mbase edhe
“mision”… Ministri i Berishës Kosovën e quan vend
fqinj të Shqipërisë?! Jo zoti Ministër, Kosova ishte, është dhe do të jetë përjetë
pjesë e pandashme kombëtare, gjeografike, historike, gjuhësore, kulturore,
shpirtërore, etj. e nocionit më të ëmbël dhe më të bukur në botë (për çdo
shqiptar), nocionit, SHQIPËRI. Vullnet i përbotshëm i shqiptarëve të kësaj krahine
dhe krahinave tjera shqiptare ishte dhe mbeti ribashkimi i Shqipërisë. Kjo ishte
dëshirë dhe vullnet edhe i Natyrës ose Zotit. Kundër këtij vullneti nuk mund të dal
askush dhe asnjë shqiptar… Këtë proces të natyrshëm dhe demokratik nuk do ta
pengojnë as vendet e qytetëruara dhe demokratike. Më në fund, zoti Ministër, edhe
Franca (me sa duket Besniku nuk e paska dëgjuar) e tha në Këshillin e Sigurimit se
“statusi i Kosovës duhet të jetë i pranueshëm për shumicën e popullit të Kosovës”.
Këtë deklaratë të përfaqësuesit të Francës, këtë përparim të saj në çështjen e
Kosovës, sigurisht që e përshëndesin shqiptarët dhe e kuptojnë si një mesazh që i
hap rrugë miqësis
shqiptaro-franceze… Franca dhe shumë vende me traditë demokratike tashmë e kanë të
qartë se ribashkimi i shqiptarëve në një Shqipëri Natyrale është interes edhe për
Serbinë dhe kombet tjera në rajonin e Ballkanit e më gjerë. Shpresojmë që këtë të
vërtetë ta kuptoj edhe Besniku dhe Kryetari e Kryeministri i tij dhe të angazhohen
për jetësimin e kësaj të vërtete...
                                                          Xhevat Bislimi