Thene nga populli

16.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aforizma

[highlight]Thene nga populli[/highlight]

- Ai qe di me se shumti flet me se paku.
- Buka po u thye s'ngjitet me nje te beshtyre.
- Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.
- Ç'ke bere do te ta bejne.
- Dardha bie nen dardhe.
- Dardha e ka bishtin mbrapa.
- Dielli duket qe ne sabah (mengjes).
- Dhelpra kur nuk e arrin rrushin, thote eshte i pa bere.
- Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
- E dhena e tjetrit eshte si e krojtura e dhembit.
- Edhe bari i njome digjet neper te thate.
- Fshati qe duket, s'do kallauz.
- Floke gjate, mendje shkurter.
- Fjalet jane gra, veprat burra.
- Gruaja fut shejtanin (dreqin) ne shishe.
- Gjella me kripe dhe kripa me karar.
- Gjuha, vete (shkon) ku dhemb dhembi.
- Gjuha kocka s'ka e kocka thyen.
- Gjithe gishtat dhembin njesoj.
- I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
- I talluri, te tall. (populli)
- Jeto sikur do vdesesh neser. Meso sikur do jetosh gjithmone.
- Kali i botes te le ne udhe (rruge).
- Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh, perpjete.
- Kur s'ke koke, ke kembe.
- Koka ben - koka peson.
- Kush te do te shane.
- Kush mungon, bluan.
- Kush lype shume, e humb dhe ate qe ka.
- Mat shtate here, e prej njehere.
- Me mire nje veze sot, sesa nje pule n'mot.
- Me thuaj ç'shoke ke, te te them se cili je.
- Me nje lule s'vjen behari.
- Me nje nuse nuk behen njeqind dhendure.
- Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
- Mendja e madhe, e keqja e te zotit.
- Me mikun ha e pi, por tregeti (pazar) mos ben.
- Mollen e mire e ha derri.
- Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
- Mos shiko gunen, po shiko punen.
- Mos hiq petullat me duart e tjeterit.
- Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.
- Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.
- Nuk ngopet ariu me miza.
- Nuk i bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
- Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.
- Nje dore lane tjetren, te dyja fytyren.
- Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
- Nje gur s'mban mur.
- Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
- Peshku ne det, tigani ne zjarr.
- Peshku i madh e ha te voglin.
- Perse thirret gomari ne darsem?!!!.
- Pi rakine, mos pi mente.
- Pune shume, e fjale pak.
- Punen e sotme mos e ler per neser.
- Qeni qe lehe shume, nuk te ha.
- Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.
- Rrushi sheh rrushin dhe piqet.
- Rri shtrember e fol drejt.
- S'behen petullat me uje.
- S'bie rrufeja ne ... (lavaman).
- Shtrij kembet, aq sa ke jorganin.
- S'mbahet shtepia me miell hua.
- S'mbahen dy kunguj ne nje sqetull.
- Te gjithe derrat nje fytyre kane.
- Te bente çdo mize mjalte... haja dhe une.
- Ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron.

Thene nga Sami Frasheri

- Ato çka di nje njeri ne krahasim me ato çka nuk di, jane kurregje.
- Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s'te dogjen, te nxijne.
- Gabimet qe harrohen, perseriten.
- Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
- Pèri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
- Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
- Njeri i zoti nuk eshte ai qe s'ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.
- Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
- Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.

 *     *     *     *     *

- Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij.
- Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu t’i fitosh ato.
- Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen.
- S’ka gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek te miret se te kqinjte.
- Shoku me i pavlefshem eshte ai, i cili, per nje fjale qe ka degjuar per shokun e tij, nuk e do me ate.
- Ai qe pelqen veten e tij, nuk pelqehet nga askush.
- Duhen shume mend qe te mund shoqerohesh me njerez pa mend.
- Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere.
- Po te perdoret mire koha, do te mjaftoje per te kryer çdo pune.
- Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.
- Njerzit e mire jane te gjykuar te behen skllever te te kqinjeve.
- Njeriu duhet te perpiqet te mesoje çdo gje, jo te tregoje veten e tij.
- Me i forti i njerezve eshte ai qe eshte i Zoti te permbaje vetveten.
- Shpata e grave eshte gjuha e tyre, prandaj nuk e lene te ndryshket.
- Zbavitja me e bukur per njerine eshte leximi, shoku me i mire libri.
- Personi qe do ti, s’ka asnje te mete, fillo te mos e duash, pa shih sa te meta ka.
- S’ka lumturi me te madhe ne bote se dashuria dhe harmonia.
- Thjeshtesia e nje gruaje eshte me e vlefshme se stolite (diamantet) e te gjitha grave te botes.
- Kush i shtrohet gjithkujt eshte kokedele.
- Me i poshtri njeri eshte ai i cili kerkon miresi nga nje i poshter.
- Kush lexon shume, medoemos behet i mençur ; kush punon shume, medoemos behet i pasur; kush kujdeset per higjienen, medoemos behet i lumtur. Ai qe i ploteson te gjitha keto kondita, le te thote se ka bere me te vertete jete ne bote.
- Vjehrra nuk e kujton asnjehere kohen e nuserise.
- Qesja nuk zbrazet duke dhene lemoshe.
- Delen qe ndahet nga tufa e ha ujku.
- Mos i thuaj gruas fjalen qe s’mund ta thuash ne rruge.
- Dashuria eshte kripa e jetes, jeta pa dashuri s’ka asnje shije.
- Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk eshte bisede, eshte grindje.
- Arma me e mire per ta mposhtur armikun eshte zemra.
- Njeriu ka nevoje per arsim ashtu si bima per uje.
- Tradhetia, pa marre parasysh shkakun, prapeseprape tradheti eshte.
- Te flasesh pa menduar, eshte si te zbrazesh pushken pa e vene ne shenje.
- Durimi eshte me e madhja trimeri.
- Dashuria eshte e embel, por perfundimi eshte shume i hidhur.
- Njeriu i pajisur me edukate dhe me moral te mire, ne çdo gjendje qe te ndodhet, prapseprape njeri eshte.
- Mesimi me i madh ne kete bote eshte veshtersia ; s’ka sukses ai qe nuk has ne veshtersi.
- Çdo gabim i gruas se ndershme eshte i falur nga burri i saj.
- Thjeshtesia eshte bukuria kryesore e grave, se gjendet shume rralle.
- Miresia qe pritet te behet per nje kohe te gjate, humbet vleren kur realizohet.
- Thjeshtesia eshte stolia e atyre qe jane te edukuar dhe te mesuar.
- Çdo njeri qe te do nuk mund te numerohet mik i vertet ; miq te vertete jane ata qe - perveq dashurise - jane te bashkuar edhe ne mendim dhe princip.
- Per dashurine s’ka gje me te embel se lotet e syve qe fshihen me doren e se dashures.
- Liria eshte thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa uje.
- Butesia ben njeriun gjithçka, perveç pasurise.
- Vetmia eshte me e mire se shoku i keq.
- Çdo mizor e ka diten e vet te gjykimit.
- Ruaju nga miku qe bisedon me armikun tend.
- Pleqeria nuk eshte jete.
- Guximi e ben njeriun te munde luanin.
- Xhelozia eshte humnera e dashurise.
- Mos iu afro atij qe nuk te prêt mire, ruaju te mos e merzitesh ate qe te nderon.
- Shumehere njerezit e bejne mik ate qe u ben keq, e armik ate qe u ben mire.
- Njeriu i persosur eshte ai i cili çka ben ne sy te botes mund te beje ne vetmi dhe çka ben ne vetmi mund te beje ne sy te botes.
- Mos iu gabo nje te mire te atij qe te ka bere njeqind te keqija, mos iu hidhero nje te keqeje te atij qe te ka bere njeqind te mira.
- Mos kij besim ne njeriun qe s’ka besim ne ty.
- Po deshirove te duash nje njeri, ose te doje ai ty, shihu shpesh me ate.
- Duke mos e pare per shume kohe ate qe e do, njeriu fillon te mos e doje, duke e pare shpesh njeriun qe nuk e do, fillon ta do.
- Per çdo sy ka bukuri.
- Mendja e njeriut kuptohet me te folur dy tri fjale, por zemra e tij s’mund te kuptohet as per disa vjet.
- Nuk eshte pasuria ajo qe sjell lumturi dhe fatkeqesi, kryesishte eshte morali.
- Ashtu sikunder mund te ndryshoje fytyra e njeriut, mund te ndryshoje edhe mendimi i tij, por zemra s’mund te ndryshoje.
- Kembengulja e qendrimi ben te mundshme te pamundshmen.
- Njeriut te drejte shume rralle i plotsohen deshirat, por gjithmone eshte i sigurt dhe i qete.
- Kush deshiron te duhet, le te doje.
- Ne qofte se eshte lumturi te duhesh, eshte lumturi me e madhe te duash.
- Syri eshte nje dritare e shpirtit.
- Shumica e njerezve, sidomos grate, nuk i done ata qe i done por ata qe i perbuzin.
- Fytyra e qeshur eshte kripa e bukurise.
- Grueja duhet te kete ne doren e djathte gjilperen e ne te majten librin.
- Burrat besojne se bota eshte krijuar vetem per ta.
- Burrat pretendojne se çdo gje e dine me mire se grate, madje dhe ushqimin e femijeve dhe larjen e te lintave.
- Njeriu qe ka mendjen dhe zemren te forte e perdor veten e tij sipas rastit dhe nuk behet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndersa njeriu mendjelehte jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemer te dobet pas ndjenjave duke mos zoteruar veteveten.
-E verteta eshte si dielli, edhe kur nuk e shef eksiston, shpesh te nxen por nganjehere te djeg.
-DASHURIA NDAJ ZOTIT PER NE SHQIPTARET DUKET TEK DASHURIA QE TREGOJME PER NJERI-TJETRIN, PAVARESISHT SE JEMI MYSLYMANE, KATOLIKE E ORTODOKSE. PERPARA ZOTIT JEMI SHQIPTARE PASI JEMI NJE NDER POPUJT ME TE VJETER TE KESAJ BOTE

-TE KA MARRE MENDJEN FEJA O I MJERE .THRRI MORE TRURIT DHE FUTU NE REALITETIN SHQIPETAR. E TILLE ESHTE GJENDJA JONE AKTUALE QE DUHET TE ECIM ME FORMULEN : "FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPTARIA" NUK E SHIKON MORE SE C'POLITIKE PO NDJEK GREKU DUKE PRETENDUAR TE QUAJE TE GJITHE SHQIPETARET ORTODOKSE=GREKE. E SIPAS TEJE NE TE RIME E TE HESHTIM. AJO FORMULA ME SIPER DUHET KUPTUAR THELLE SEPSE NUK KA PER QELLIM ZHDUKJEN E FEVE, POR TRANSFORMIMIN E TYRE NE DICKA PERSONALE PER CDO NJERI. N.Q.S NUK TE PELQEJNE TERMAT:PELLAZGE,ILIRE,ARBER,SHQIPETARE.SHPORRU NGA SHQIPERIA DHE LUTJU ZOTIT TE MOS TAKOHESH NE REALITET ME NDONJE SI UNE SE DO TA PESOSH.NE SHQIPERI S'KA VEND PER ANTI-KOMBETARE. KY SHKRIM ESHTE I VLEFSHEM DHE PER ATA TE KRISHTERE ME MENDIME TE TILLA(ADHURUESIT E ANTI-SHQIPETARIT JANULLATOS) RROFTE SHQIPERIA!!!!!!!!
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa