Mona Agrigoroaiei-Reagim

16.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

"Profesor" në shërbim të shovenizmit sllavomaqedonas
Reagim

Mona Agrigoroaiei

Sipas gazetës LAJM te dates 14 dhjetor 2006, në provimin e fundit në lendën e
historisë në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Shkupit, profesori Aleks
Trajnov, duke harruar normat elementare epistemologjike shkëncore të asnjëanesisë
dhe të mos politizimit të ngjarjeve historike, ka fyer rëndë popullin shqiptar, duke
u parashtruar këtë pyetje studentëve: "KUSH ISHIN TERRORISTET E VITIT 20O1 NE
MAQEDONI?". Pyetja kishte tre alternativë përgjigjeje: "1. Shqiptarët; 2. Maqedonet;
3. Turket."
Profesori caktoi si përgjigje "e duhur" variantën e parë: Shqiptarët... (!!!!)

Vetë ndërtimi i "varianteve" tregon një logjikë të ngushtë. Nuk mund të jetë
terrorist asnjë popull në tërësinë e tij. Të pohosh kjo do të thotë të nxitësh në
urrejtje ndaj një populli të tërë dhe është e qartë se "profesori" në fjalë mbështet
haptazi fushatën të luftës psikologjike dhe të shovinizmit antishqiptar.

Ju, "profesor", nuk keni asgjë të përbashkët me arsimin, por me "kuzhinat" të
politizuara sllavomaqedonase që duan të njollosin popullin shqiptar me epitete të
pista dezinformuese! Një profesor i lendës së historise do të duhej të dinte fort
mirë të kaluaren e rajonit dhe jo ta falsifikoje sipas pëlqimit te vet. Ju,
"profesor", nuk keni njohuritë të domosdoshme për të dhënë mësim, por keni njohuri
të tjera specifike agjenturore sllavomaqedonase.

Sepse keni pasur amnezi të qëllimshme, do të duhej më të vertete t'ju rikujtojmë
kush mbarti më 2001 dhe ende mbart terrorizëm në territorin e trojeve shqiptare të
Luginës së Vardarit, larg dezinformimeve të perdorur në "provimin" juaj të
shovinizmit.

Jo shqiptarët në teresi ishin terroristë, por ushtria sllavomaqedonase, e cila ka
masakruar shqiptarë të pafajshëm, ashtu siç ishte rastin i pushkatimit mu para
kamerave të televizioneve te huaja (duke perfshire edhe CNN-i) i dy vetave, i birin
dhe babin e tij në Tetovë më 2001 me "përshendetjen" e forcave sllave.

Jo shqiptarët ishin në tërësi terroristë, por zyrtarët sllavomaqedonas, ata që dhanë
urdhra për masakra kolektive në fshatra si Luboten dhe për vrasjen e shqiptareve ne
te dyja anet e kufirit kolonial shqiptaro-shqiptar, gjë që përbën agresion edhe ndaj
shtetit të përgjysmuar të Shqipërisë Londineze.

Dhe në fund, shteti sllavomaqedonas është terrorist, sepse mban në terror dhe në
kolonizim popullin shqiptar të Luginës së Vardarit, duke e mashtruar me koncepte
utopike si "multietnicitet", "bashkëjetesë" dhe "mirëbësim".

Cfarë eshte më e rëndë mban faktin se askush perveç studenteve dhe dekanit të
Fakultetit Pedagogjik nuk ka reaguar ndaj profesorit Trajnov. Kolaboracionistët
shqipfolës as tani nuk u trazuan nga "gjumi" i karrigave të ofruara nga
sllavomaqedonasit dhe heshtin në vazhdim si "derrin ne miser" për këtë satanizim
kolektiv të shqiptarëve në stilin e njohur të diskursit nacionalist e fashist të
pushtuesve dhe kolonizatoreve sllavomaqedonas. "Gjum të embel" nën hijen e
kolltruqëve të "bashkim - vellazerimit" "multietnik"!

Rumani, 15 Dhjetor 2006