Bahri Bivolaku-Duke pritur raportin e Ahatisarit

11.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight] Duke pritur raportin e Ahatisarit[/highlight]

Nt: Luftëtarët e djeshëm, sot nuk e vazhduan rrugën e lirisë në politikë.
Ata u shmangën nga aspekti programor dhe konceptual i qartësuar dje. Benë
rrëshqitje programore dhe filluan te emitojnë të tjerët ne vend se te
kultivojnë konceptin e tyre natyral.

Shkruan: Bahri Bivolaku

...Kosova shtet me te gjitha atributet përcjellëse dhe me ter territorin e
saj. Negociatat do te sjellin pavarësinë. Njohja e pavarësisë mund te behet
me rezolute te K.S. te kombeve te bashkuara apo edhe te shteteve veç e veç.
Kosova me ulëse ne OKB. Çka pas pavarësisë. Ruajta e ekipit te unitetit  ne
periudhën pas statusore për integrimin e Kosovës etj, etj. Te gjitha këto
deklarata e edhe shumë tjera te thëna nga liderët tan kanë një destinacion
te caktuar tek qytetari. Kanë edhe një mision përgjumjen e tij . Ta bëjnë
atë te mendojnë se fati vendit është ne duart te sigurta dhe se ai rehat
mund te fle dhe se një  mëngjesi te bukur te fillim vitit te ardhshëm do te
zgjohet bashkë me pavarësinë .A thua këto deklarata te politikanëve tanë do
te jen ne brendi te raportit te Artisarit pyesin qytetaret ? E di kush vallë
ne Kosove çka përmban ai? Jam I sigurt se e din shumë , e din akteret ne
procesin e negociatave gjithsesi bile ata edhe janë autoret e shkrimit te
tij . E dine se ky raport do te jet gjithë përfshirë por si ai i Kai Aides
dhe i ndarë ne dy pjese atë përmbajtjesor dhe formal. Pjesa përmbajtjesore e
 tij është e detajizuar dhe rregullon çdo sfere te jetës ne Kosove e
hartuar nga oferta e palës kosovare si dhënëse e shkëlqyer ne negociatat e
Vjenës dhe fale tyre Kosova sigurisht ta ketë Rripin e vet te Gazës si dhe
Bregun Perëndimor si dhe trashëgiminë kulturore dhe shekullore te falur
Serbëve thuajse ne jemi te ardhur këtu e ju autokton. Do te ketë te
qartësuar rolin e vetes te një etniteti ne organet vendimmarrëse te Kosovës
ne çështjet e rëndësisë se veçantë qe kane te bëjnë me fatin e saj.
Shikojeni modelin e Bosnjës dhe shihni se çdo te ketë ai raport. Pra pjesën
përmbajtjesore te këtij raporti e kemi te qarte se atë ekipi  negociator
vete e ka afruar dhe negocuar dhe skemi se presim far mrekullie tjetër nga
Artisari, ai vetëm do te përmbledh dhe sigurisht  do te minimizoj dallimet
mes palëve negocuese që domethënë, Komuna te reja për Serbet si dhe
kompetenca shtese qe qojnë ne drejtim sa më të shpejt te krijimit te dy
etnive ne Kosove qe do te jete baze e mirë për veprim te mëtejmë politik te
pakicës serbe dhe Beogradit përgjithësisht. Aspekti formal i këtij raporti
do te jet gjithsesi derivat i pjesës përmbajtjesore të tij. Kosova do te
trajtohet si territor i veçantë dhe i mbikëqyrur nga B.E. pa sovranitet te
përkufizuar dhe me shume minuse. Kushtetuta e këtij territori te quajtur
Kosovë do te duhej te parapëlqehej përkatësisht përgatitej ne baze te
raportit përmbajtësor te Ahtisarit nga ekspert te B.E. edhe simbolet gjithë
ashtu.
Qytetaret e Kosovës presin nga ky raport Pavarësinë e plot pasi kjo klimë
edhe është duke u kultivuar nga politika dhe me te vërtet ky pozicion pritës
me ngjan sikur kur qytetari në një aksident humb njërën këmbë dhe njërën
dorë dhe ato si ndien fare si të vetat dhe kur shkon para aparatit te
fotografimit rentgenik mendonte, ishalla aparati me qet te terin mirë dhe me
te gjitha gjymtyrët e trupit. Klime të tillë politike ka krijuar ekipi
negociator i Kosovës duke pritur se mos vall raporti i Ahtisarit do te
përmbajë diç me mirë se sa vet ne kemi afruar ne negociata e Vjenës. Këtë
lloj politike e kame te njohur qe nga vitet 90 gjer ne prag te luftës te
UÇK-se , por se do te rikthehet kaq shpejt me te vërtet ndihem i befasuar.

A përfaqësojnë vërtet popullin qeveria dhe ekipi negociator ?

Kosova nga zgjedhjet e fundit doli me një vullnet te paqartë elektoral dhe
është fare kontestues rezultati i atyre zgjedhjeve dhe këto institucione
mund te kontestohen pasi nuk paraqesin vullnetin e popullit. Nga 1.412.680
votues , ne votime kanë dal 699.519 zgjedhës qe e bëjnë 49 % te vullnetit
qytetar. Nga kjo shifër po të hiqej edhe shifra e mbi 9.000 flet votime te
pavlefshme pasi një pjese e tyre qëllimisht ishte e prishur ne shenje
pakënaqësie me punën e Partive politike  kjo diference behet edhe me e
theksuar . Pas protestës se 28 Nentorit zëdhënësja e qeverise z. Ulpiana
Lama reagoi duke potencuar se janë sulmuar institucionet e zgjedhura nga
vota e popullit. Me të vërtet sa është i manifestuar ky vullnet në qeverinë
e Kosovës ta shohim ne shifra. Nga 1,412,680 votues te Kosovës , Koalicioni
qeverisës LDK-AAK ka gjithsej 371,368 votues (LDK-ja 313,437 AAK-ja 57,931).
Pra  jashtë këtij vullneti mbesin me tepër se 1 000 000 (1mil) qytetar me te
drejt vote. Thënë kushtimisht kjo qeveri ne këtë fazë te rëndësishme qe
kalon Kosova ne asnjë formë nuk përfaqëson vullnetin e qytetareve te  
Kosovës. Reagimet e ashpra ndaj demonstratës se 28 Nentorit pat edhe nga
feudet (Partitë Politike) dhe sejmenët e tyre, si duket u cenuan interesat
beglere, veçanërisht vrazhdësi ne reagime paraqiten sejmenet e Orës dhe begu
i tyre Veton Surroi. Në te vërtet çfare vullneti elektoral përfaqëson begu
Veton ne Kosove dhe nga merr te drejtën për të përfaqësuar ai ne takime
ndërkombëtare. Ai karshi 1.412.680 qytetarëve me te drejt vote ka bekimin
për te bërë këtë pune te vetëm 43.017 sish. Qe vene ne përqindje është
vështirë te del nga 2 përqind e vullnetit qytetar.
E përfaqëson vallë ekipi i bejlerëve (Ekipi negociator)vullnetin e
qytetarëve te Kosovës. Feudet (Partitë) qe përbejnë këtë ekip nga vullneti
elektoral 2004 (sot as për se afërmi nuk e bënë  ketë realitet) ka gjithsej
612.497 zgjedhësve gjë qe nuk përbën vullnetin e as të 50% te qytetarëve te
Kosovës me te drejt vote, u duhen edhe po nga ai vullnet i atëhershëm edhe
100 000 vota tjera për te pasur të drejtën e ligjshme dhe demokratike te
përfaqësimit. Është evidente se ky ekip nuk përfaqëson  interesat e shumicës
së qytetarëve te  Kosovës .

Fushata e beglerëve politiko-institucional
në mbështetje të punës së tyre

Kohet e fundit begleret partiak qe bëjnë ekipin negocues te beglerëve ka
ndërmarr një aktivitet prapagandues te debateve me qytetarë ne mbështetje te
politikës së  tyre negocuese. Ky nuk ishte vullnet i tyre sa obligimi i
ndërkombëtarëve pasi begët për punën e tyre nuk pyesin askënd kjo është fare
e kuptuar. Politikanet e mirëfilltë debatet e tilla apo bashkëbisedimet do
ti organizonin ne fillim te procesit atëherë kur qytetarin e fut ne proces
të vendimmarrjes dhe popullin e shendërron ne pjesë aktive te politikes e jo
në mekanizëm votues. Dhe pas përjashtimit te tij nga procesi me i
rëndësishëm për qytetarin ata befasohen pse ky qytetar sot demonstron dhe
hedh gur mbi ato institucione qe ia pamundësuan këtë te drejt fundamentale
për fatin e tyre. Mendoj se demonstratat sot dhe gurët e hedhur sot
parandalojnë një te keqe shume te madhe nesër.
Debatet e tilla aspak nuk janë duke kryer  misionin e marrur përkundrazi,
ata vazhdojnë te imitojnë. Aty sheh nivelin politik te liderëve tanë. Ato
debate janë shndërruar në monologje apo paraqitje publike te këtyre  
beglerëve me arrogancë te theksuar dhe te zhurmshme ne pyetjet e
parashtruara nga qytetaret. Beglerët tanë kane humbur arsyen politike besa
edhe durimin, mos vallë po i mundon pesha e përgjegjësisë dhe fajësisë. Një
është  e sigurt se ata në këto paraqitje te tyre janë akteret me te mirë te
cilët do të shtojnë vargun e te zhgënjyerve dhe demonstruesve te ardhshëm e
besa edhe hedhjeve te gurëve mbi objekte.

Adoleshenca politike e patriotëve episodik

Thonin se  e kaluara është çelës i së ardhmes. A thua është kjo e vërtet ?
Do te thosha ndryshe .E kaluara vetëm se paraqet një bazë për të tashmen,
nga aty përcaktohen kahet e se ardhmes. Mendoj se ky përkufizim ju adresohet
fare qartë liderëve politik te krahut te luftës nga te cilët vërtet pritëm
shumë pasi kishin te kaluar por te tashmen kurrsesi nuk e ndërtuan si duhet
dhe humben të ardhmen. Ata do te mbesin patriot episodik. Pse ngjau kjo?
Luftëtarët e djeshëm, sot nuk e vazhduan rrugën e lirisë në politikë. Ata u
shmangën nga aspekti programor dhe konceptual i qartësuar dje. Benë
rrëshqitje programore dhe filluan te emitojnë të tjerët ne vend se te
kultivojnë konceptin e tyre natyral. Ata me partitë e tyre me nuk trasojnë
rruge te veprimit politik, ecin rrugës qe të tjerët ua trasojnë dhe me
siguri se në këtë udhëtim nuk do te kenë sukses se për te ecur kësaj rruge
ka lojtar të stërvitur mirë politikisht në Kosovë dhe nuk u duhen lojtar
adoleshent.