Xhemil ZEQIRI-PO NA PËRSËRITET HISTORIA!
[highlight] PO NA PËRSËRITET HISTORIA[/highlight]
Pas demonstratave të fuqishme të 28 nëntorit 2006, nga
Lëvizja Vetëvendosje me moton. "festo duke demonstruar dhe demonstro duke
festuar".
Kësaj here populli iu përgjigj thirrjes duke demonstruar kundër padrejtësive
dhe intrigave që po i përgatiten popullit të shumë vuajtur shqiptar në
Kosovë.
Natyrisht, kjo demonstratë nuk ishte e pa organizuar as spontane siç ishin
protestat e 17- 18-19 marsit të 2004 të cilat shpërthyen nga urrejtja kur
serbo-çetnikët i mbytën fëmijët e katundit Çabër në lum; këto trazira pastaj
dolën nga kontrolli sepse serbët dhe UNMIK-u, duke i rritur provokimet në
terren, kundërpërgjigjja qe: kush si mundi e ku ia dhanë flakët edhe
tankseve që dikur i patën prit me lule. Bile forca e popullit në disa vende
i detyroi miqtë e serbëve që të ngrenë flamurin e bardhë.
Atëherë,liderët politikë përdorën metoda shumë të poshtra: perfide dhe
mashtruese duke e injoruar revoltën popullore dhe kërkesat e tyre, të cilët
kërkonin të ribashkohej Mitrovica; bile, Sabri Hamiti i grupit parlamentar
të LDK-së pati deklaruar se: " na patjetër sa ma shpejt në Parlament
duhet ta shpallim pavarësinë"!.
- Prej atëherë e deri më tani as nuk u shpall pavarësia e as punët nuk ecën
një hap përpara por përkundrazi politikanët dolën me një rezolutë qesharake
në parlament për t´i hedh popullit hy syve dhe me pazarllëqet famëkëqija
në Vjenë të filluara nga udhëheqsi i tyre shpirtëror i titistëve
shqipfolës,Ibrahim Rugova,edhe tani pasi ai nuk është gjallë, titistët
shqipfolës nuk po tërhiqen nga politika anti-shqiptare rugoviste
historikisht e´dështuar ,përkundrazi klani i tij po e vazhdon rrugën pa
krye që ai e nisi në Vjenë: me decentralizimin që ia propozuan lobistët
serbë Grupit ndërmjetësues, titistët shqipfolës e pranuan të tërin.
Natyrisht, kjo në popull po ngjallë urrejtje për negociatorët e
ashtuquajtur ,"ELEFANTËT" apo herë-herë, " Grupi i Unitetit"; ata pas kësaj
demonstrate duhet të mbyllen në kopshtin zoologjik sepse në fakt ai far
decentralizimi mori fund,dhe sa më parë duhet të filloj një politikë e re
kombëtare që populli të vetëvendos për fatet e tij.
Por administrata e huaj që është instaluar në Kosovë nuk lejon një gjë të
tillë.
Ata tani po i detyrojnë "pushtetarët" e Prishtinës, shërbëtoret e tyre që ta
qetësojnë popullin fillimisht duke i arrestuar aktiviste t Lëvizjes dhe duke
bërë lloj-lloj shpifjesh kundër Lëvizjes.Kjo administratë e huaj dhe
shërbëtorët primitiv të tyre edhe ato far
institucione të krijuara nga UNMIK-u, SHPK-ja, gjykatat e të tjera e treguan
edhe njëherë fytyrën e vërtetë pushtuese dhe se de fakto edhe njëherë po na
përsëritet historia se: administrata e huaj është e huaja,dhe se ushtarët e
huaj janë të huaj; pa qofshin këta edhe ushtarët amerikanë,
gjermanë,italianë serbë,turq rus apo . dhe si duket këtë populli ka filluar
ta kuptoj.
Demonstrata e 28 nëntorit ia ka dridh dheun nën këmbë politikes së kalbur
në Kosovë dhe tani është duke u zhvilluar një mashtrim i madh duke ardhur
lloj lloj delegacionesh në Kosovë dhe duke dhënë premtime boshe para
kamerave televizive,po ashtu liderët për ta maskuar turpin dhe krimin e tyre
i liderët puthadorë të Kosovës i ftojnë në darka dhe dreka në qendrat
evropiane dhe të kthyer në Prishtinë.
Ata, dinakë të regjur po e mbajnë veten si shpëtimtarë të njerëzimit siç po
mundohen ta tregojnë me ndihmën e Veton Surroit dhe Lutfi Hazirit që ishin
dhe janë bërë politikanët më rrezikshëm të Kosovës. Por, më shumë më habit
rasti i Hashim Thaçit i cili po na neveritë me këto qëndrime. Është për të
ardhur keq se si një figurë që fitoi karrierë politike gjatë luftës së
lavdishme të UÇK dhe sot mundohet me demagogji e mashtrime të thotë,: mos e
sulmoni UNMIK-un, SHPK-n, pastaj se Kosovën e çliruam së bashku me NATON.
etj, etj...
Vërtetë,Kosovën e çliroi UÇK-ja famëmadhe dhe NATO-ja , të cilën pastaj
kjo e fundit pastaj e okupoi dhe po e mban të okupuar, konsideroj kështu
derisa kjo nuk e lejon kombin tonë të VETËVENDOSË!
Natyrisht, populli dëshiron të jetë i lirë dhe të vendos vet se ku do të
pozicionohet, PËR ARDHMËRINË E VET, me Evropën me Amerikën me NATO me
diellin apo me hënën; por është me rëndësi historike që ne aktualisht së
pari ta fitojmë të drejtën për VETËVENDOSJE, ndërsa të tjerat vijnë
pastaj!Jam i bindur se edhe Hashim Thaçi fort mirë e din këtë ide
madhështore por pse po vepron kështu kundër, mendja - fort na shkon dhe
besoj kemi të drejtë të na shkojë tek presionet që ky lider besojmë se po
ndeshet sot; nga faktorët e jashtëm: si dhe lobi serb që: nëse nuk lëshon
pe, ata me siguri do t´ia bëjnë ndonjë aktakuzë pa çoftë edhe të trilluar;
në gjykatën e Hagës,pra derisa puna të mos shkojë deri aty, ata po duan ta
zbusin me premtime!...
Vetëm një këshillë do ta kisha për liderin që dikur analistët e huaj e
quanin" lideri karizmatik": e rëndë mund të jetë sot akuza e Hagës mbi supet
tua, por kjo akuzë e ka nderin si kurorë- sepse armiqtë e Kosovës do të
akuzonin padrejtësisht, pastaj populli me siguri do të të mbronte; por o
vëlla i dashur ruaju nga akuza edhe më e madhe e mbështjellë me turpe;kjo
është akuza historike e popullit tënd të cilën nesër nuk do të ketë oqean që
do ta lajë...!
Kopenhagë, 10.dhjetor 2006