Një tregim për fëmijë

10.12.2006 · Nashit Emini(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi klasike

(/center]Në arën time pak më shumë


Në një mëngjes të qershorit, Xha Ceni u nis për të kositur livadhin afër lumit. Rrugës kur iu afrua Arave të Hasanajve u ndal për pak chaste dhe ia lëshoi sytë arës së vet të mbjellur me grurë. Një puhizë e lehtë, e freskët e mikluese i vënte në lëvizje kallinjtë që ishin lakuar e rënduar.
I dukej si det me dallgë që i vinin valë-valë deri te këmbët e tij.
Një buzëqeshje e ëmbël si shqitej prej buzëve. Chdo qelizë e trupit filloi t'i lëvizë prej gëzimit.
Papritmas ngriti kokën lartë dhe tha: - O Zot, jep bereqet në të gjitha arat, por në arën time pak më shumë!
Albini me chantë në shpinë që ishte nisur për në shkollë, pasi e përshëndeti "mirëmëngjesi" e pyeti:
- Xha Cen, përse u lute vetëm për arën tënde?
-E kam punuar me shpirt ag e terr, vogëlushi i gjyshit - ia ktheu Xha Ceni. - Do të ma mbush drithnikun.