Zërri I Lahutës

10.12.2006 · Besa Emini(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi klasike

Zërri i lahutës

Zërri i bukur i lahutës
kjo është kënga i malesis,
porsi krisma e asaj hutës
që është kënga e trimëris.

Rrotull malet, gjith bucasin
kur lahuta zë gjemon,
pyllat, kodrat sikur flasin
zërri i bukur kur tingëllon.

Aji za që banë shum herë
zemrën tonë me lotu,
dhe na lotët tu i nxjer
ndjejmë shpirtin të lehtsum.

Është një këngë e mallënnjishme
që është dërgu prej perendis,
si një dhunti i hyjnisë
për gazmend të djelmuris.

Si në luftë, tek ushtari
me hov hidhet tuj këndu,
është bujku dhe tregtari
gjith me këngë tuj punu.