Skënder Limani-Viti i ri në Kosovë

08.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Viti i ri në Kosovë

Është shumë vështirë të përshkruash gëzimin, një moment të haresë në Kosovë. Dihen arsyet. Ajo që më bën të shkruaj për këtë temë në një mënyrë më të veçantë është atmosfera e muajit dhjetor, ajo e Vitit të Ri.

Rrugëve të Prishtinës por edhe të qytezave të vogla si të Gjilanit, Gjakovës, Pejës, etj., kalimtarët e rastit kanë mundësi të shohin, e pse jo edhe të blejnë, lodra e zbukurime të ndryshmë për këtë festë. Kjo mundësi na jepet që nga fillimi i këtij muaji. Mungesa e gëzimit në Kosovë mund të ilustrohet ose shihet mu në këtë ngjarje. Tregtarët e vegjël e të mëdhenjë më nuk presin datën pas 20 dhjetorit për të filluar të shesin diçka për Vitin e Ri. Njëjt shkon edhe me kinëse-zbukurimet nëpër qytet: dritat, disa pisha, etj., etj.

Në Kosovë nuk ka më arsye as publike e as personale pse të festohet, çka të festohet e për kë të festohet. Hiq seksin personal, më s’ka arsye të gëzohemi në Kosovë. Pijet alkoholike si birra, vena, etj., janë kalimtare, pra, ofrojnë gëzimin dhe kalimin e stresit në formë kalimtare. Nëse zgjatë përgjithmonë, kjo do të thotë se je i varur. Këtu më nuk flitet për mundjen e stresit/çlodhjen në kuptimin afatshkurtër ose edhe festimin e ndonjë gëzimi.

Njerëzit e Kosovës kërkojnë arsye për t’u gëzuar, për të festuar. Kudo, kur të munden, ku munden e si të munden. Kjo është esenca. Festa e Vititi të Ri tashmë ka filluar. Nuk është me rëndësi data e dita por vet dijenia që kjo ditë po vjen na bënë të gjithëve të lumtur. Pa kurrfar arsye. E kjo më s’është me rëndësi. Me rëndësi është vetë gëzimi.

Është një thënie ironike popullore:”pak pa dekë, shpirti i kish pas dalë”.

Lamë gjithçka prapa, flijuam atë që patëm që të kemi një vend tonin, një vend normal, me sistem normal të jetesës. Por, në fund, ky vend të shkatërrohet nga vet ne, kjo ishte diçka e papritur, diçka që nuk kapërdihet, diçka zhgënjyese e dëshpëruese.

Se cili do të jetë “statusi i Kosovës” nesër, më nuk është me rëndësi. Në Kosovë të gjithë janë të mirëseadhur. Edhe miqtë tanë të kahershëm, serbët.


Skënder Limani