Fadil SHYTI-RINI HEROIKE SHQIPTARE PËRPARA NË REZI
RINI HEROIKE SHQIPTARE PËRPARA NË REZISTENCËN POPULLORE!
"EPPUR SI MUOVE" (Megjithatë sillet), ka thënë shkencëtari Galileo
Galiei para inkuizicionit kishtar në Romë në vitin 1633, pas ekzekutimit të Gjordano Brunos në turrën e druve.
Dihet historikisht qëndresa heroike e njeriut përparimtar Gjordano Brunos, përballë ligjeve të egra të inkuizicionit, kur heroin e njerëzimit armiqtë e vendosën në turrën e druve ta digjnin për së gjalli me cinizëm e ftuan të tërhiqet nga qëndrimi i tij nga zbulimi i tij epokal se toka sillet rreth diellit; pra, po ta bënte këtë “fajtori” do të falej mirëpo, armiqtë e njerëzimit i kishin bërë llogaritë gabim! Gjordano Bruno nuk u tërhoq dot as mbi furrën e druve!
Kështu, po ngjanë sot pas kaq shekujsh me heroin tonë të këtij fillim shekulli të ri, Albin Kurtin.
Kur ligjet e egra të inkuizicionit imperialist të brendshme dhe të jashtme po ia mohojnë kombit të tij të drejtën madhore të VETËVENDOSJES, ky vigan është ngritur kundër kësaj mizorie që për më tepër se një shekull kombi shqiptar dhe kombet tjera po vuajnë nën zgjedha të ndryshme kolonialiste derisa po shkelet me të dy këmbët kjo e drejtë që i ka rrënjët në mos më shumë vite më parë, është e kristalizuar në vitin 1920 nga udhëheqësit e mëdhenj të dy poleve të botës: lindje dhe perëndim më konkretisht është ngritur për zgjidhje nga gjeniu i shkencës anti-caristi Lenin dhe udhëheqësi i madh amerikan Wilsoni.
Sikur kombet e botës liridashëse të do ta kishin gëzuar të drejtën e VETËVENDOSJES, njerëzimi mesiguri do t´i kishte dy ditë më të mira- siç thotë populli.
Në rrugën e revolucionit kurdoherë dalin njerëz revolucionarë që e çojnë përpara luftën deri në fitoren e tij; këta njerëz janë madhështorë përveç tjerash edhe për faktin sepse marrin mbi supe përgjegjësi të mëdha, marrin guximin të dalin kundër një lukunie anti-popullore politikanësh dritëshkurtër që përfaqësojnë parti e qeveri, parlamente e ministri boshe që në veshje duken me pushtet por në fakt janë grupe amorfe, të cilat janë të pa baza sepse faktikisht janë pa shtet kombëtar - këto do të thosha janë sikur ca thasë të zinj të mbushur me kashtë të cilët duken të fryrë, por në fakt janë aq të paqëndrueshëm sa që me një shkrepës digjen shqim! Në rastin më të keq- natyrisht, këta thasë mund ta ndezin një qytet apo shtet që pastaj faktikisht digjen edhe vet! Kështu ngjajnë sot “politikanët –pushtetarë” të Kosovës dhe për më keq të gjithë “politikanët –pushtetarë” në trevat shqiptare; të cilëve si mos më keq ua ka ngrënë qeni shkopin; të cilët kanë mbetur si hije duke u endur pas të huajve “aleatë” të cilët po duan të vendosin gjithçka dhe kudo për fatin e shqiptarëve në Ballkan.
Sot, rolin udhëheqës të REVOLUCIONIT të mbetur në gjysmë të rrugës e ka marrë “ i vetmuari” djaloshi sypatrembur, Albin Kurti me përkrahësit e tij.
Një makineri e tërë “demokratike” janë sulur t´i pengojnë në pikësynimin e tyre që kombi ynë i lashtë dhe i ri ta gëzojë të drejtën e VETËVENDOSJES, e drejtë e garantuar edhe nga konventat e njohura ndërkombëtare.
Prej se e ka filluar veprimtarinë atdhetare, në demonstratën e 1 tetorit 1997, heroi ynë u ndeshë me ligjet e egra të qeverisë serbiane, dhe si bëri syri tërr; pastaj gjatë luftës qëndroi pranë simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçit në rolin e sekretarit të udhëheqësit politik të UÇK-së, me seli në Prishtinë, pastaj u burgos , atje në strofkullen e ujqërve qëndroi stoik, pastaj kur lufta mbaroi u kthye në Prishtinë, por aspak i kënaqur me rrethanat “e reja” të krijuara pas Konferencës së Rambujës dhe për “fitoren” mbi okupatorët serbë. Sipas burimeve të sigurta, Albin Kurtit nga “pushtetarët” e sotëm iu ofruan poste në qeveri e gjetiu, madje këta injorantë duke përdorë dredhi kërkuan prej tij të merr pjesë në bisedimet e Vjenës, për më tepe¨r deshën ta qesin në ballë të “grupit negocitor” mirëpo djaloshi vizionar i refuzoi kategorikisht këto privilegje me qëndrimin e patundur kur shprehej se: “nuk do të kishte asgjë më turp për mua, se të bëhem pjesëmarrës në këtë veprimtari anti-kombëtare, me këtë qeveri e parlament; këto kukulla në duar të UNMIK-ut, ku mohohet e drejta e kombit tim për VETËVENDOSJE!
Albin Kurti, i hodhi poshtë të gjitha privilegjet personale, menjëherë iu përvesh punës me vetëmohim, në fillim e formoi KAN-in, pastaj haproi guximshëm me lëvizjen “Vetëvendosje”, për disa dritëshkurtër që masin me kutin e mjeranëve se: “sa më pak e sa më shumë kishte ose ka anëtarë një parti apo organizatë, për aq vlejnë dhe programi dhe synimet e saj politike, apo ka apo s ´ka të drejtë!!!
Lëvizja “Vetëvendosje”, fillimisht dukej e vetmuar, gjithnjë sipas kutit të tyre dukej e pashpresë, e pafuqishme në optikën e tyre intriguese etj, etj...
Këta mjeranë harronin se bërthama e saj nuk qëndronte e fortë tek shumica o pakica e anëtarësisë por tek kauza jonë e drejtë kombëtare! Aksionet paqësore të pandërprera kundër krajlëve të ri serbë, kundër padrejtësive që UNMIK-u, kjo vegël e zgjatur e Serbisë, po i bënte popullit shqiptar të Kosovës, aksionet kundër klasës së korruptuar politike në “pushtet” të Kosovës po ia tërhiqnin vëmendjen opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, përkrah vuajtjeve e sakrificave po shtohej dhe numri i simpatizantëve dhe ideologëve të kësaj lëvizjeje, po shtohej numri i veprimtarëve brenda dhe jashtë atdheut.
Po bëhej kjo sepse Albini me “Vetëvendosjen” e tij po dëshmohej se është kundër të gjitha këtyre padrejtësive, prandaj shpërtheu si vullkan demonstrata popullore e 28 NËNTORIT 2006.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj demonstrate egërsisht si në kohën e UDB-ës jugosllave janë ngritur titistët e avazit të vjetër këta pseudo demokratë, këto organe dhe parti politike po i dënojnë pa hezitim dhe me përbuzje protestat e arsyeshme popullore të udhëhequra nga Vetëvendosje, Dhe sikur atëherë edhe tash, përdoret e njëjta strategji e pushtetit. Në vend që të merren me shkakun e tyre, këta merren me pasojat dhe si gjithmonë për t'i demaskuar e për t'i denigruar këto protesta paqësore në të "dhunshme"! Sa ishin të dhunshëm demonstruesit në këtë demonstratë dëshmojnë “faktet” sa vijojnë: “ka pasë shumë të lënduar, si nga ana policore e poashtu edhe nga ana e demonstruesve, me dhjetëra dyqane të shkatërruara, me dhjetëra makina të djegura e të përmbysura, shumë institucione shtetërore të demoluara etj, pra, dëmi i shkaktuar arrin në miliona”!!!
Po a ka më mjerim për ju o derëzi se këto gënjeshtra të mëdha se kur ndesheni përballë këtyre të dhënave “të sakta”!
Zotërinj mos harroni! Edhe protestat e dhunshme nuk do të vonojnë shumë (dhe kjo, jo se populli nga sevdaja nuk din çka të bëjë tjetër) por, nëse ju nuk reflektoni pozitivisht ju do t'i detyroni gjithsesi; nëse se për 180-shkallë, të ktheheni në rrugën të cilën e dëshiron populli e që ju kurrë nuk provuat ta mësoni.
Televizionet dhe shtypi servilë i juaj, më kot u munduan ta minimizonin numrin e protestuesve prej dhjetëra mijëra në 2 - 3 mijë, të gjithë të rinj e të manipuluar nga ata që nuk ja donë të mirën Kosovës. Aty kishte politikanë kishte mjekë, studentë, të vjetër, nga shume vise shqiptare të cilët kërkuan e do të kërkojnë edhe në të ardhmen me ngulm që të marrë fund kjo politikë antishqiptare, të marrin fund gënjeshtrat e mashtrimet njëherë e përgjithmonë.
Edhe Vetëvendosje ka pasur dëshirë që festën e Flamurit ta festojë me dolli shampanje duke kënduar e vallëzuar siç bëhet zakonisht neper festa mirëpo,situata e palakueshme e ardhmërisë së Kosovës dhe politika disfatiste e " pashallarëve" tanë në bashkëpunim me UNMIK-un, i detyrojë që ta presin në rrugë duke demonstruar dhe në vend të dollive me shampanjë, atyre iu servir gazi i helmuar lotsjellës! Mirëpo, mos harroni se "më së miri qeshet ai që qeshet i fundit" thotë fjala e urtë popullore.
Ju e dini mirë mënyrën se si mund t'i largoni ata nga protestat nëpër rrugë apo jo! Pasi ju nuk po skuqeni fare nga populli dhe me të dy këmbët po shkelni mbi vullnetin e tij, do të ju skuqë Ai, por jo gjithmonë vetëm me ngjyrë, dhe sa më shpejtë që të kuptohet kjo domosdoshmëri aq më mirë do të jetë për të gjithë.
Dita e 28 Nëntorit ishte një kumbim alarmi për të gjithë ata që mendojnë gabim se me çështjen kombëtare të lënë zvarrë do të pajtohen shqiptarët, se do të pranojnë çdo zgjidhje që do t´ ju serviret nga të huajt ”aleatë” dhe prej politikanëve servilë tek të huajt ”aleatë” që po i presin ”dhuratat” nga diplomacia evropiane si të verbrit politikë, në pjatë!
Janë këta cinikë në politikë të cilët po derdhin lot krokodilësh si Veton Surroi me kompani, kinse për humbjen e pasurisë së Kosovës, rreth dëmeve materiale që janë bërë; kësaj i thonë “ta qajmë jorganin se u dogjën pleshtat”, “harrojnë” zotërinjtë kush po e dhe po e cenon rëndë nderin dhe pasurinë e Kosovës; me korrupsion e hajni pasurinë e Kosovës.?!
Ato qindra e miliona euro, që po fitohen nga buxheti varfër i Kosovës dhe nga ndihmat e huaja askush nuk po i zhvatë më shumë se vet liderët e saj të pushtetit të pa shtet dhe mekanizmat e tyre mafioze; të atyre që nga fjalët në vepra i ndanë jo një det por një oqean!
Këmbanat e alarmit po bien fuqishëm!
Mjerë ata që s´po i dëgjojnë!
Si përfundim do të shtoja: populli i shqiptar nuk është aq i marrë siç po e trajtoni ju zotëri; ky popull, nuk e ha sapunin për dajth -JO!
Këtij populli të mrekullueshëm, këtij populli të qëndresës heroike qe 100 vjet në luftë me krajla e mbretëri nga më të egrat i keni rënë në qafë përsëri; nëse ju paska duruar deri tani këtë e ka bërë nga besnikëria që e karakterizon në shekuj; duke mos e kuptuar deri në fund dhe me kohë se besnikëria nuk i shërben aspak politikës së drejtë kombëtare; kur pavetëdijshëm kjo besë u jepet besëprerëve!!!
Por, më në fund populli të cilin aq shumë e keni lodhur dhe mashtruar; si vullkan po zgjohet nga letargjia!
Kujtoj këtu edhe përkrahjen vëllazërore të lëvizjes “Mjaft” të cilët përkrah djelmoshave e cucave të Kosovës edhe djelmoshat e cucat nga Tirana e Vlora erdhën të përballen me policinë unmikase dhe me atë shqipfolëse që edhe ata ta thithin tymin e bombave lotsjellëse për VETËVENDOSJEN , për këtë ideal madhor kombëtar dhe njerëzor!
Kujdes zotërinj!
Reflektoni pozitivisht, ia jepni kombit tonë të drejtën e VETËVENDOSJES sa nuk është bërë vonë; sepse në të kundërtën do të kemi në rajonin tonë rreziqe të paparashikuara!...
PËRPARA RINI HEROIKE SHQIPTARE DREJT VETËVENDOSJES!
Suedi, 29 Nëntor 2006, ora 04.06, mëngjes revolte!