Doli në shitje libri “Mediat dhe Politika" nga Gëz

07.12.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Doli në shitje libri “Mediat dhe Politika" nga Gëzim Mekuli.

Libri është i kufizuar prej vitit 1999 deri më 2006. Ndër tjerash libri përmbanë analiza të ndryshme mbi dhe per mediat në Kosovë.

1. Cilët janë ata që sundojnë mediat masive?
2. Cilët janë kategoritë e lajmeve?
3. Si mediat favorizojnë "kombet elite" dhe përzogëlojnë kombet tjera?
4. Mediat nën pushtetin e UNMIK-ut!
5. Censura dhe autocensura në mediat tona....e shumë tjera tema me rëndësi për lexuesin dhe lexuesen.

Libri u dedikohet dhe rekomandohet studentëve të gazetarisë, por është i këndshëm edhe për lexuesin e pasionuar të librit.

Libri shitet me cmimin prej 4.90 Euro:
Librin do e gjeni në shitje në këto librari:
“Dukagjini”, Radio Dukagjini, "Toena" dhe tek shitësit levizës të librit pranë hotelit "Grand".

Po ashtu libri mund të porositet online në agjensine informative dhe shtepine botuese Mekuli Press,  www.mekulipress.com  

Thanë për librin:

Akademik Rexhep Qosja:

"...Libri i Gëzim Mekulit "Mediat dhe politika" do të jetë një kontribut shumë i çmuar në përpjekjet tona intelektuale për t’u liruar prej mënyrave të shprehjes anakronike ideologjike e folklorike dhe pë ta parë veten qartë e drejtë...."

Profesor Ramiz Kelmendi:

"... analizë dhe kritikë mediatike që i ka munguar lexuesit dhe gazetarisë sonë në përgjithësi...U rekomandoj të gjithë studentëve dhe gazetarëve të lexojnë këtë libër...."


DJERSITE TRURIN ME LIBRIN "MEDIAT DHE POLITIKA"


Gëzim Mekuli
Norway
www.mekulipress.com
www.mekuli.com