Ç[ch8217]argumentat e pavarësisë
Reagim lidhur me shkrimin e Jakup Krasniqit, botuar në [ch8222]Kohën ditore[ch8220] 27/11/2006 dhe në Web faqen e [ch8222]Shekulli[ch8220] 26/11/2006 tek kategoria: Analiza
Bekim Rexhepi
Pritja ime qe e paksa e përshtatshme në kohë dhe duke mos gjetur asnjë reagim te mundshëm lidhur me artikullin e J.Krasniqit, aherë u bëra gatshëm të mos jemë më i përshtatshëm me kohën dhe me mos reagimin ndaj artikullit dhe vet autorit.
S[ch8217]e kanë Krasniqi dhe artikulli i tij për shfaqjen e shqetësimit që përfaqësojnë disa shqiptar, as për shtyrjen e Statusit Politik te Kosovës!.
Por ajo që e vretë më tepër duket se është papërshtatshmëria politike më kohë, madje në artikull më shumë se sipërfaqësisht trajtohet tendenca e profilizimit politik duke gjetur teori të butë dhe aspak vitale. Brengosja për mënyren e pakoinçidencë për [ch8220]shkrimin e parullave[ch8221], e bënë Krasniqin më të padurushëm në kohë papërshtatshmërie. Dikush aq naivë do të mund të besonte se demokracia aktuale në Kosovë e lejoka qytetarin e saj të shkruaj parrula pa frikë? Pra, kjo demokraci që e lejoka qytetarin e Kosovës të shkruaj parulla pa frikë, nuk e justifikon dot logjikën e regjimite dhe të solidarve të tij. Policë të huaj e vendor bën arrestime te disa shqiptarve që na shkrun parrulla pa frikë, sepse fundi edhe arrestimet janë demokratike për solidaret e Regjimit aktual në Kosovë.
Nëse mbi iden e madhe te lirisë, nuk je qasur deri në fund me seriozitet e duhur, aherë ka te ngjarë qe besushmeria në proceset politike te zgjatura dhe te mundimshme te jetë fokusuar në fenomene te aluzioneve dhe në paraqitjet farsike.
Më vije keq, pikrisht për disa bartës, që më herët ia filluan me zellë të paraqiten më me besim në formulimin e idesë së madhe te lirisë, por që tani kan pësuar ndryshime. Këto ndryshime janë pasojë të lodhjeve dhe afekteve politike, shoqëruar me tendenca komplikuese në vijime te procesit politik të Kosovës.
Kosova si etnikum ka mbijetuar regjime te ndryshme, por fundi ajo do ta sfidoj edhe regjimin më atidemokratik që po ushtrohet me bekimin e solidarëve vendor, ku bën pjesë edhe Jakup Krasniqi [ch8220]deputet[ch8221] dhe [ch8220]Sekretar i Përgjithshëm partie[ch8221]!.
Në këtë aktualitet politik që ka Kosova, përseritja e parullës për shtetin e pavarur dhe sovran, nga solidaret e sotëm të regjimit të UNMIKut, s[ch8217]është gjë tjetër pos involvim i tërë në vizionin e paqartë dhe rreth tij.
Nuk ka më aq fat për manipulime me vullnetin e popullit në Kosovë, sepse hendeku i për marifete te tilla çdo ditë e më shumë është ngushtuar, shfajsimi për solidarizim me regjimin në te ardhmën nuk do te ketë, sepse gjatë këtyre shtatë viteve te bashkëqeverisjes Kosova është futur ne grackë, sepse vetvetiu kan lejuar dhe kan pranuar qe në ndërtimin e lirisë sonë te jenë bashkëpjesëmarrës edhe te tjerët. Sot pamohueshëm jemi në atë gjendje kur liria jonë po menaxhohet më shumë nga te tjerët se sa nga vetja jonë. Në fakt qasja jonë, për lirinë tonë ka marrë konotacion intermitente dhe ka hapur shumë dilema që të ngrisin në neverie dhe skepticizmi.
a).- Kush janë dhe sa janë ata qe dilemën e tyre, e rrisin dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën si pjesë te Serbisë, brenda sovranitetit të saj me një demokraci në ndërtim e sipër.
b).- Kush janë dhe sa janë ata që dilemën e tyre, e rrisin dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën të shkëputur përfundimisht nga Serbia, dhe me një fqinjësi normale.
c).- Kush janë dhe sa janë ata që dilemën e tyre, e rrisin dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën në mos-funksionalitetin shtetëror dhe shoqëror, me një varsi imanente
nderkombëtare.
Në këto dilema nuk kemi arritur të gjykojmë me një kultur publike të përplasjes se mendimeve, pa të cilën është vështirë te aludohet në krijimin e një shoqërie të fortë, të shëndoshë, vitale dhe të përshtatshme, e cila do të ishte në gjendje të menagjojë qëllimin e saj final dhe seriozë.
Duke mos e thelluar në logjikën e argumentave te [ch8220]qëndrushme[ch8221] apo te [ch8220]paqëndrushme[ch8221] te paqitura në artikullin e z.Jakup Krasniqi, që i takojnë më shumë kaptinave historike dhe ideologjike. Unë do të doja që argumentat për pavarsinë sot më shumë ta ndihmonin Kosovën realisht sesa t[ch8217]i përshkruanim ato si fakte.
Duke mos u pajtuar me komentuesin politik, në trajtë më të fortë dua t[ch8217]i bëjë me dije z..J.Krasniqi, se procesi politik aktual nuk do ta sjellë pavarsinë e plotë te Kosovës me argumentat e përshkrimit historik, por se pavarësia arrihet vetëm dhe vetëm me argumentat faktik dhe real qe akoma kjo klasë politike në Kosovë nuk i ka deshmuar.
04.12.06
Po e afishojmë edhe artikullin e plotë te Jakup Krasniqit më poshtë
Argumentat e pavarësisë
Jakup Krasniqi
Këto ditë disa shqiptarë të Kosovës, për shkak të shtyrjes së Statusit Politik, për pak muaj nga Grupi i Kontaktit me propozimin e Ahtisarit, kanë shfaqur shumë shqetësime!!! Shqetësimet e mëdha i kanë shtyrë disa që të vihen në kërkim të argumentave për domosdoshmërinë e njohjes nderkombëtare të pavarësisë e të sovranitetit të Kosovës. Disa, ka kohë që argument kryesor po përpiqen të bëjnë shkrimin e parullave. Është mirë që më në fund kemi demokraci sa për të shkruar parulla në mure pa frikë. Se në një kohë jo të largët, rinia kosovare nuk kishte mundësi të shkruante parulla në vijë të drejt e në pikë të ditës. Asaj i që mohuar e drejta e shkollimit ashtu si edhe e drejta e hapësirës shkollore e universitare. Natyrisht që është mirë të formulohen e riformulohen argumentat për shtetin e pavarur dhe sovran, por nuk duhet të harrohen argumentat kryesor, që i kanë shtyrë qarqet e vendosjes që gjatë këtij viti (2006), të proklamonin domosdoshmërinë e njohjes se vullnetit të shumicës në Kosovë.
Populli i Kosovës gjatë tërë shekullit XX ka krijuar një serë argumentash për të qenë i lirë, për të qeverisur vetvehten, për të administruar e qeverisur me vendin e vet, për të ndërtuar shtetin ligjor e demokratik, për të ndërtuar shtetin e qytetarëve të barabart. Ky ka qenë dhe ka mbetur qëllimi yni jetësor. Ne, shqiptarët e Kosovës, gjatë gjithë përiudhës, gati 100 vjeçare, kemi krijuar shumë argumenta për njohjen e pavarësisë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Argumenti i rëndësishëm është aspirata e popullit shqiptar për liri, për shtet ligjor e demokratik, aspiratë që në kontinuitet nuk është pajtuar me robërinë klasike, me dëbimet dhe shfarosjen që ia ka ofruar pushtuesi i egër, neofashizmi serb. Sigurisht që argumenti më i fuqishëm është lufta nacionalçlirimtare e viteve 1998 [ch8211] 1999, që populli shqiptar i Kosovës e organizoi dhe e udhëheqi jo pa vështirësi; por tani duhet ta fitojmë edhe paqen, mbase për këtë na u deshtë më shumë kohë dhe nuk do të jetë e lehtë fitorja e paqës. Për të fituar paqen, populli shqiptar e ka argument të fuqishëm vullnetin e shumicës, vullneti i shumicës është parim kryesor i demokracisë. Parim ky që vështirë mund të tejkalohet nga vendet e demokracisë perëndimore, që tërë jetën e tyre shoqërore e shtetërore e kanë ngritur mbi këto parime. Këto janë argumentat që ka krijuar populli shqiptar jo pa sakrifica të shumëta e të dhimbshme, që Bota demokratike nuk ka si mos ti marrë në konsideratë. Kurse vendet e demokracisë perëndimore e kanë edhe një argument tjetër shtesë të fuqishëm, ta denojë e ndeshkojë Serbinë për gjenocidin që ka ushtruar në disa hapësira të ish Federatës Jugosllave, për krimet ndaj njerëzimit që kanë ushtruar në Bosnje dhe Kosovë. Tani me ato krime po merret Tribunali i Hagës. Argument tjetër i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës është mbshtetja politike, ushtarake e financiare që e kemi pasur e na vjen nga SHBA dhe BE-ja, mbështetje që është demonstruar fuqishëm edhe këtyre ditëve, si në Vashington ashtu edhe në Bruksel.
Të përfundojmë: Politika serbe në Beograd ka pushuar se menduari, se po të kishte mendim racional atje, politika serbe do të mund të gjente zgjidhje edhe për probleme më të vështira e më të nderlikuara. I ndodhi kjo politikës serbe se në çdo mëngjes të ri për disa dekada, jetonte ditë mesjete. Ajo që po ndodh në mijëvjetshin e ri në Kosovë, në perëndimin demokratikë është arritut në dekadën e dytë të shekullit XX ku: [ch8220] nuk ishte më në modë,..., që një komb të zaptonte një territor të mbushur me popullsi të një kombësie tjetër[ch8221] shkruan Margarit Macmillan në librin e saj: "Paris 1919", botim i Plejadës, Tiranë 2006. Kosovës që atëherë i ishte bërë padrejtësia, Serbia kishte zaptuar tokën e mbushur me shqiptarë. Duke u nisur nga kjo logjikë, nga Logjika e shumices, Uillsoni kishte penguar coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Njohja e kësaj të fundit kishte ndodhur atëherë fal ndërhyrjes së Presidentit të SHBA-së. Natyrisht, këtu nuk duhet mohuar vetëvendosjen dhe vullnetin e shumicës si parime bazë të Botës Demokratike. Parim ky që e mbrojti fuqishëm në Konferencën e paqes, Presidenti i SHBA-së, Uillsoni. Është koha që padrejtësia e fillimshekullit të kaluar të korigjohet e të njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Qyteterët e Kosovës e kanë përmbushur obligimin e tyre qytetarë për të jetuar e ndërtuar shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Autori është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës
26/11/2006
KATEGORIA: Analiza