NËNË O NËNË

29.11.2006 · Nshit Emini(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi klasike

 NËNË O NËNË

Fjalë e ëmbël,shum e lartë
  është fjala Nënë
gjuhë e Nënës është e artë,
  Nënë o dritë e Hënë!

Ajo është zemra e jetës
   që lind burra dheu,
luftëtarë të së vërtetës
    sic ish Skënderbeu.

Lule e bardhë porsi dritë
    Nëna është në botë,
Ajo natën e bën dite
t"i bëjë fëmijët të fortë.

Në shtëpi dhe fushë e arë
   derdh djersën rrëkajë
Të tërë trimat legjendarë
Ishin në prehër të sajë.