RRETH FLAMURIT  TË  BASHKUAR!

28.11.2006 · Faik  SMAJLI(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Faik  SMAJLI
                          RRETH FLAMURIT  TË  BASHKUAR!

Variante të ndryshme janë dhënë  për simbolikën e Shqiponjës nëpër shekuj që
sipas tyre, daton që nga koha  pagane, e pastaj vazhdon me perandoritë
bizantine e greko-romake e kështu me  radhë. Thuhet se Shqiponja u bë simbol
pushteti
perandorak, simbol guximi e  lartësimi shpirtëror. Thuhet pastaj se Shqiponja
e zezë me një kokë, është  përdorur si simbol, në perandorinë romake dhe me
përhapjen e krishterimit u  përdor edhe nga kisha e atëhershme!
Thuhet poashtu se, Shqiponja dykrenore  është përdorur për herë të parë nga
Perandori me origjinë iliro-shqiptare,  Kostandini (306-337), themelues i
Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë  romake dy qendra administrative; Romën
dhe Kostandinopojën dhe Shqiponja  simbolizonte këto dy vende. Gjatë sundimit
të Perandorit me origjinë  ilire  Justiniani I (527-565), u bë bashkimi i dy
kishave dhe si simbol i përbashkët  kishtar, u bë Shqiponja dykrenore, prandaj
gjendet si simbol edhe në kishat  mesjetare në Shqipëri dhe më gjerë.
Gjithnjë sipas historianëve, Shqiponja si  simbol pushteti u përdor edhe më vonë në
Shqipëri, nga familje sundimtare  shqiptare të mesjetës si: Kastriotët,
Arianitët,Muzakajtë, Topiajtë, etj.
Me  shembjen e Perandorisë Bizantine, thuhet se  Skënderbeu e përdori  
flamurin e Bizantit, megjithëse i bëri dallime për ta dalluar nga ai i Bizantit.  
Në vulën e Skënderbeut, ku është Shqiponja dykrenore, ndërmjet dy krerëve të
saj  është vendosur një yll me 6 cepa dhe mbi këtë yll, është një yll tjetër me
8  rreze. Kurse në stemën e kastriotëve që është gdhendur dy herë në varrin e
nipit  të Skënderbeut, Konstantinit, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e
Shqiponjës  gjenden dy kurora mbretërore. Me këto simbole, Skënderbeu pretendonte
se kishte  prejardhjen nga Aleksandri i Madh apo Leka i Madh. Këto pak të
dhëna në pika të  shkurtra, mund edhe të mos jenë krejtësisht të sakta por,
përderisa nuk kemi të  dhëna tjera më të reja se këto, duhet të bazohemi në këto që
ekzistojnë. Por,  një gjë është e sigurt se, ky Flamur që e kemi sot, pa
marrë parasysh disa  ndryshime që ka pësuar gjatë shekujve, është simboli më i
lashtë i yni dhe më  autentiku që dëshmon origjinën tonë të lashtë pellazgjike
dhe kontinuitetin e  popullit shqiptar që nga ajo kohë e deri më sot.
Historia dëshmon se ky Flamur,  është ndër më të vjetrit në mos më i vjetri i
njerëzimit.
Pas vdekjes së Skënderbeut dhe  okupimit të popullit shqiptar nga Perandoria
Osmane, Flamuri ynë sikur  u  harrua nga pluhuri dhe mjegulla e shtypjes së
kësaj perandorie. Por, edhe para  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,
Flamurin e Skënderbeut e përdorin si  emblemë gazetat e shtypura nga atdhetarët
jashtë atdheut si p.sh. Zef Skiroi në  gazetën e tij, pastaj këtë emblemë e mbante
edhe gazeta "Albania" e Faik Konicës  që botohej në Bruksel etj.
Pas ngritje së parë të këtij Flamuri në Krujë nga  Heroi ynë Kombëtar Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu me 28 Nëntor 1443, u ngrit për  herë të dytë nga
atdhetarët e kohës me në krye atdhetarin dhe diplomatin e  shquar Ismail Qemali me
28 Nëntor të vitit 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës  në Vlorë. Ngritjes së
Flamurit në Vlorë dhe më të, shpalljes së Pavarësisë së  Shqipërisë, i kanë
paraprirë luftra, sakrifica e përpjekje të pareshtura të  popullit tonë
luftarak e liridashës që nga koha e Skënderbeut. Merita  të  mëdha në përpjekjet e
formimit të një shteti etnik shqiptar, i kanë  padyshim  rilindasitë tanë që
zgjuan dhe përhapen ndjenja atdhetare në  mbarë popullin shqiptar, në ngritjen e  
vetëdijes  kombëtare për të  pasur edhe ne një shtet  me kufij natyror të
trevave shqiptare, dhe ngjarja  më e rëndësishme e kësaj kohe, është pa dyshim "
Lidhja Shqiptare e Prizrenit"  10 Qershor, 1878.
Por, edhe pas gjithë këtyre përpjekjeve të parreshtura,  shqiptarët nuk
arritën ta formonin një shtet etnik të shtrirë në gjithë trevat e  tyre! Kjo erdhi
si rezultat i pengesave nga faktorë të jashtme që dihen por,  edhe i pengesave
të brendshme-përçarjeve që ekzistonin, pastaj, prapambeturisë  së  madhe  etj.
Si pasojë e gjithë këtyre pengesave të jashtme dhe  të brendshme, më së
gjysma e shqiptarëve mbetën jashtë shtetit të tyre të  sapolindur dhe në mënyrë të
dhunshme u futën nën sundimin e egër të shtetit  Sllav dhe atij Grek. Ky
Flamur i shenjtë që na e la trashëgim Gjergj Kastrioti,  valoi i lirë vetëm në atë
gjysmë Shqipërie derisa në gjysmën tjetër, u mbajte i  fshehur nëpër arka për
dekada me radhë dhe ata që guxonin ta mbanin a ta  përdornin, burgoseshin,
persekutoheshin e vriteshin nga sunduesit e  egër.
Flamuri  Kombëtar, i bashkonte të gjithë ata që e ndienin vetën  shqiptarë,
kudo që ishin, pa dallime fetare dhe i udhëhiqte nëpër të gjitha  betejat për
Liri që u zhvilluan gjatë shekujve. Me këtë Flamur në ballë, luftoi  së fundi
edhe e Lavdishmja " Ushtria Çlirimtare e Kosovës" (UÇK) me Komandantin  
Legjendar Adem Jashari kundër çetnikëve serbë të cilët synonin të na ç´farosnin  si
popull, e më këtë,  ta çfarosnin edhe Flamurin Kombëtar nga këto troje  
arbërore. Komandant Adem Jashari, i festoi të gjitha ditëlindjet e tij, në një  ditë

me Flamurin tonë Kombëtar të cilin aq shumë e deshi sa që hyri në të, për  të
jetuar bashkë  me të, sa të ketë shqiptarë mbi dhe. Dhe tash, në çdo 28  
Nëntor, do t'i festojmë dy përvjetorët e lavdishëm. Nën këtë Flamur, luftuan  edhe
shqiptarët e Kosovës lindore  në radhët e UÇPMB-së,  sikurse edhe  shqiptarët
e Maqedonisë në radhët e UÇK-re.

Sot, në këtë ditë të shënuar -  Ditën e Flamurit, gjithmonë duhet t'i
kujtojmë ata që e mbrojtën edhe me gjakun  e tyre këtë Flamur të shenjtë nëpër
shekuj, gjithmonë duhet t'i kujtojmë ato  gjenerata atdhetare që na e ruajtën dhe na

e lanë trashëgim këtë Flamur të  Skënderbeut, me të cilin identifikohemi si
shqiptarë. Gjithmonë duhet t'i  kujtojmë të parët tanë, të cilët me vetëmohim
të madh guxuan të ëndërrojnë për  një jetë më të mirë, më të lirë për
gjeneratat që vijnë pas tyre! Baballarët,  gjyshërit e stërgjyshërit tanë na e lanë
amanet, që ky Flamur, të vulvitet i  lirë aty ku i thonë bukës - bukë e ujit -
ujë. Flamuri ynë, nuk mund të valojë  krenar  në Vlorë, derisa të valojë krenar
edhe në Mitrovicën veriore.  Flamuri ynë, nuk mund të valojë krenar në Vlorë,
derisa të valojë krenar edhe në  Kosovën lindore, derisa të valojë krenar edhe
në Shkup e Tetovë, derisa të  valojë krenar edhe në Malësinë e madhe, në Tuz
e Ulqin. Flamuri ynë, nuk mund të  valojë krenar në Vlorë, derisa të valojë
krenar edhe në Çamëri...!  
Shqiptarët, duhet të jenë të  vetëdijshëm se  amanetin e të rënëve për Liri e
për këtë Flamur, ende nuk e  kemi quar në vend !
Flamuri shqiptar po valon nëpër stuhi  të reja të këtij Nëntori të vitit 94
të shpalljes së Pavarësisë së gjysmës së  atdheut, dhe është absurd mendimi i
gjithë atyre shqiptarëve qofshin politikanë  apo diçka tjetër kudo që janë, që
çirren deri në qiell se ne shqiptarët e kemi  fituar Lirinë!!!
Të thuhet kjo me kaq pafytyrësi, është fyerje për këtë  Flamur. Pavarësisht
nga hedhja pluhur si kjo në hapësirat shqiptare nga element  të forcave të
errëta, populli shqiptar kërkohet të zgjohet nga kjo letargji që e  kanë vendosur
të huajt dhe puthadorët e tyre.
Populli duhet të bashkohet rreth  Flamurit shqiptar, të protestojë, pikërisht
më 28 Nëntor 2006, në Kosovën  Kreshnike pas lëvizjes “Vetëvendosje” e cila
po u bënë ballë me sukses  makinerisë kolonialiste unmikase dhe shërbëtorëve
të tyre shqipfolës; e jo vetëm  të festojë me shampanjë, të dehet e të
vetmbytet në mashtrim!  
Është për t'u habitur sot me  disa shqiptarë se si kanë moral kombëtar e
njerëzorë, të festojnë aq hareshëm në  kohën kur mbi atdhe po fryjnë stuhi të
mëdha. Si mund të festohet kaq hareshëm  sot kur Flamuri shqiptar nuk po valon në
të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrore,  kur në këto troje edhe sot po bëhen
kusure pazaresh nga imperialistët e vegjël e  të mëdhenj pothuaj sikur në
fillim të shekullit 19-të.
Secili që e ndien  vetën shqiptar, duhet të bashkohet rreth Flamurit dhe më
mençuri, trimëri e  vendosmëri të kontribuojë që dita kur të gjithë shqiptarët
të festojnë të lirë,  të pavarur dhe të bashkuar, të jetë sa më e afërt. Ta
bëjmë "Betimin mbi  Flamur":

                                                Rreth flamurit të  bashkuar
Me një dëshirë e një  qëllim,
Të gjithë atij duke ju  betuar
Ta lidhim besën për  shpëtim.
Prej lufte veç ay  largohet
Që është lindur  tradhëtor,
Kush është burrë nuk  frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

                               PËRPARA DREJT FITOREVE TË REJA!
                              RROFTË  FLAMURI YNË KOMBËTAR!
                              RROFTË  SHQIPËRIA NATYRORE!

Londër,  26.11.2006