URIMET PËR 28 NËNTORIN

28.11.2006 · ROFTË SHQIPËRIA ETNIKE(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

GËZUAR PËR JETË E MORE O USHTARI I LIRISË!

E PAQIM SHQIPËRINË  TË RIBASHKUAR!

JUAJI,
                  FADIL SHYTI (VLERI)

Komentet e arkivuara (8)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

www.deshirat.com(Guest)28.11.2006 · 21:03 UTC

www.deshirat.com uron te gjithe shqipetareve anemban botes festen e flamurit, 28
nentorin, ditelindjen
e legjendarit Adem Jasharit, si dhe urojme qe vitin e ardhshem te festojme ne
Kosoven e Pavarur..

Valton Aliti Tetovë(Guest)28.11.2006 · 21:09 UTC

Urime 28 Nentori,dita e Flamurit,nje aritje e madhe e kombit shqipëtar,
fryt i perpjekjeve historike te patrioteve tanë.
Ju deshiroj suksese dhe jetë te gjatë.

Të fala Valton Aliti Tetovë

Vaxhid Sejdiu(Guest)28.11.2006 · 21:23 UTC

GËZUAR FESTËN KOMBËTARE  28 NËNTORIN  DITËN E FLAMURIT , duke ju dëshiruar Juve dhe
Redaksisë suksese në punë

Me nderime Vaxhid Sejdiu

Xhemili  Zeqiri(Guest)28.11.2006 · 21:31 UTC

Gëzuar Festat e Nëntorit, me dëshirat më të mira që Nëntori i ardhshëm ta
gjejë kombin shqiptar të lirë, të bashkuar dhe shumë më të fortë. ju uroj
shëndet dhe suksese të reja në realizimin e dëshirës shekullore të popullit
shqiptar dhe çuarjes në vend të amanetit të heronjve e dëshmorëve tanë.

 Gëzuar pra, Festat e Nëntorit.28 nëndori 1912 dita e shpalljes së
paversisë,.. dhe 29 nëndori 1944 Çlirimi i shtetit shqiptar (Shqipëris
Londineze) nga bishat nacist-fashiste dhe sherbetorve mjeran shqiptar.

Kopenhagë  28 11 2006-11-28
Xhemili  Zeqiri

Sejdi Veseli(Guest)28.11.2006 · 21:44 UTC

Pritëshi dhe gëzofshi edhe shumë vite tjera!

Me dëshirë që ky ndërrim i moteve, të na shërbejë për të arritur atë vandimtarën: përbashkimin e sinqert të tërë potencialit tonë mendor dhe veprues, përreth
Flamurit Kombëtar
Të vëndosur për realizimin e plotë të
Amanetit të Dëshmorëve të Kombit!


                                                                Sejdi Veseli  

Luljeta(Guest)28.11.2006 · 22:15 UTC

emri: Luljeta

textfield5: Pershendetje, shprehe deshiren tiu uroje 94 vjetorin e pavarsise te
Shqiperise, njekohesishte datelindjen e legjendarit Adem Jashari,te gjithe
shqiptarve jashte dhe mbrenda atdheut, pra te gjithe atyre qe e meritojne. Lavdi
deshmoreve te kombit, Lavdi luftes se lavdishme te ushtris clirimtare te Kosoves.
Gezuar!!! gezuar!! per shume mot.

Gezuar me kengen Gjaku i shqipes me dy krena.

Te lumte radio me atdhetare shqiptare.

Atdhe KOSOVA(Guest)30.11.2006 · 20:49 UTC

URIME  GJYSMËPAVARËSIA DHE POSHTË ANTIPAVARËSIA NJËSHEKULLORE!

Është e vërtetë e pamohueshme  se 28 Nëntori i Vitit 1912 është Dita e Pavarësisë së  Shqipërisë dhe e të gjithë shqiptarëve.

Është e vërtetë se këtë ditë të madhe historike në zemër, në mendje e kanë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe në atdhe.

Është e vërtetë se kjo Ditë ka qenë, është dhe do të jetë  e pashlyer ndër të gjithë brezat shqiptarë.

Mirëpo, gjithashtu, është e vërtetë se gjatë 94 viteve të shkuara 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në praktikë shqiptarët e kanë festuar në FORMA të ndryshme, sipas kushteve dhe rrethanave politike të diktuara dhe të imponuara të kohës.

Pse ky digresion, kur historikisht dihet se Dita e Pavarësisë (28.XI.1912) është festë e përbashkët për të gjithë shqiptarët në botë? – Sepse koha pothuajse 100-vjeçare ka dëshmuar se gjysma e territoreve dhe e shqiptarëve (50%) të Shqipërisë Etnike të kolonizuar nga serbo-malazezët, grekët dhe sllavomaqedonët, 28 Nëntorin 1912 e kanë festuar  vetëm në mendje, në zemër, në shpirt dhe në mënyrë ilegale ngase ishin, dhe ende janë të shtypur, të copëtuar dhe të kolonizuar nga imperialistët sllavë të Ballkanit. Domethënë, në praktikë, ende nuk a kanë parë, as nuk e kanë shijuar lirinë dhe pavarësinë më se gjysma e kombit dhe e territorit etnik shqiptar, por ende janë pre koloniale-nën SAÇIN E KUQ të imperialistëve serbosllavë të Ballkanit.

Ky është dallimi që provon realitetin e hidhur dhe shpresën e pavdekshme të shqiptarëve se 28 Nëntori 1912-Dita e Pavarësisë është festë e përbashkët gjithëkombëtare shqiptare, por jo edhe e gjithë Shqipërisë Etnike, sepse gjysma e saj (Kosova, Aanamorava, Iirida, Çmeria, Malësia e Madhe e Mbishkodrës), që nga Shtatori  i vitit 1912 e deri më sot-28 Nëntor 2006, është në varësi të egër të kolonializmit gjenocidal serbo-malzez, greko dhe sllavomaqedon.

Vëllezër dhe motra shqiptare kudo që ndodheni në botë,

GËZUAR 28 NENTORI-DITA E PAVARESISE SE GJYSMË SHQIPËRISË (50%), por mos harroni se GJYSMA TJETER E SHQIPËRISË ETNIKE (50%) ende ndodhet nën robërinë koloniale shekullore serbosllave, dhe praktikisht qe 94 vjet pas shumë sakrificave mbinjerëzore, lumenjve të gjakut,  viktimave të panumërta martire  dhe luftërave të shumta të përgjakura çlirimtare kombëtare antikolinialiste, me shpresën e pavdekshme, është duke pritur NËNTORIN E TRETË të çlirimit, të pavarësimit dhe të ribashkimit të saj me GJYSMË SHQIPËRINË E PAVARUR  të ISMAIL QEMALIT.

Kush do t’i bashkojë këto dy gjysma të kombit dhe të atdhet  shqiptar?
-Kuptohet, ata që  e duan SKENDERBEUN, ISMAIL QEMALIN, ADEM DEMAÇIN dhe ADEM JASHARIN!


RROFTË  RIBASHKIMI GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR!
RROFTË RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE!

Me dashuri dhe devotshmëri iu përgëzon dhe rikujton vëllazërisht dhe shqiptarisht,
Juaji,
Atdhe KOSOVA

ILMI MUZAQI E RAMADAN PLL(Guest)30.11.2006 · 20:54 UTC

JETË SA MALET O ADEM DEMAQI!
SHUMË I SHTRENJTI BACA ADEM,
 ME RASTIN E FESTËS SONË TË SHENJTË - DITËS SË FLAMURIT, SI DHE ME RASTIN E AGIMIT TË SHTATËDHJETË TË JETËS SATE, NE IDHTARËT TU DERI NË VDEKJE, ME FJALËT QË NA DALIN NGA ZEMRA TË PËRGËZOJMË:
URIME 28 NËNTORIN DITËN E FLAMURIT TONË TË SHENJTË!
GËZUAR SHTATËDHJETË VJETORIN E LINDJËS DHE JETË SA MALET!
PËRFITOJMË GJITHASHTU, ME KËTË RAST, QË TË FALENDEROJMË PËR SHËRBIMIN, DHE DETYRËN, QË BËRE DHE PO E BËNË PËR ATDHEUN DHE POPULLIN TONË! TI LINDE, U RRITE DHE U KALITE NË RREBESHET MË TË RREZIKSHME TË QENJËS SONË FIZIKE, NË KOHËN DHE HAPËSIRËN TONË  ARBËRORE, KUR ASKUSH NUK TË EPTE DORËN PËR NDIHMË, VETËM TË SHTYNTE KAH HUMNERA SHEKULLORE QË KISHTE PËRGATITUR SHOVENIZMI SERB ME NDIHMEN E MIQVE TË VET.
TI I THE NJË JO TË MADHE SHPËRNGULJËS SHQIPTARE NË ANADOLL! SFIDA JOTE, QYSH NGA RINIJA JOTE DERI TE LINDJA E USHTRISË SË LAVDISHME çLIRIMTARE E SHPËTOI NJËHERË E PËRGJITHMONË RREZIKUN NGA PASTRIMI ETNIK I TROJEVE TONA!
FRYMA DHE EMRI YT ISHIN PISHTARE GJATË DEMONSTRATAVE STUDENTORE E POPULLORE MË '68, 81, 89 ETJ. TI ISHE YLLI I SHPRESËS SONË KUR NE VUANIM NË KAZAMATET SLLAVE!
TI U TREGOVE DHE PO U TREGON ATYRE QË DUAN TË BËJNË PAZAR PA HANXHIUN, PA SOVRANIN POPULL, SI DHE DIPLOMATËVE TË SINQERTË E TË SËMURË NGA SINDROMI ALBANOFON SE PA RESPEKTIMIN E VULLNETIT TË POPULLIT - VETËVENDOSJËS NUK DO TË KETË PAQË, RAHATI E DEMOKRAC! KUSH NUK MËSON NGA HISTORIJA DO TË MËSON NGA TRATDËTIA!
TI JE DHE DO TË MBETËSH HISTORI E INSTUTICION I GJALLË PËR ARDHMËRINË E ATDHEUT!
EDHE NJËHERË GËZUAR FESTAT E NËNTORIT E JETË SA MALET O ADEM DEMAQI!
                                     ME RESPEKT ILMI MUZAQI E RAMADAN PLLANA