Shqipërisë

22.11.2006 · Vaxhid Sejdiu(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi klasike

Vaxhid Sejdiu

[highlight] Shqipërisë[/highlight]

Shqipëri e shenjtë
e dashura nënë,
Perëndi ndër shekuj
Diell edhe Hënë.

Fusha, male, qytete
formojnë një ujëvarë,
takohen me dy dete
në paqë dhe në zjarr.

Planet grabitqare
sulmet pamëshirë,
Kështjellë e pamposhtur
në kohë të vështirë.

Nën thundrën e hekurtë
dita bëhej muaj,
asnjëherë s`durove
nën këmbën e huaj.

Hijenat dhe kurthat
të tërhoqën zvarrë,
me abetare nën sjetull
në pranverën e parë.

Në stuhinë e kohës
fjala jote na zgjon,
Trimat bëhen bashkë
kur nëna rënkon.

Trimat me gjak bënë
bashkë dheun dhe gurin,
Isa Boletini
kur puthi flamurin.

Hasan Prishtina
sytë kah liria,
ku mbeti nënë e dashur
e bukura Çamëria?

Si mbeti nënë Kosova
dhe trojet në Iliridë!
me shpirt nëpër dhëmbë,
bashkë me tragjeditë.
Dhe plaku i maleve
Ismail Qemali,
Azemi e Shota
dhe Adem Jashari.

Çdo herë në pranverë
ngjallet një kujtim,
për dëshmorët e kombit
këngë edhe gjakim.

Dora jote e artë
Shqipet i përkund,
nën pluhurin e kohës
ngjarjet po i shkund.

Nga lufta në luftë
me flamur në ballë,
mallkuar tradhëtitë
prap, ne mbetem gjallë.

Armiqtë të kafshuan
të ndanë në pesë pjesë,
Nëntori i tretë t`thërret
në armë dhe në besë.

Në pritje dhe n`përpjekje
për një ditë të bardhë,
Ora shqiptare
tani është në radhë.

Hija e bukurisë
mbi ty, sot ka rënë,
Shqipëri e dashur
Perëndi, diell e hënë.