AKTUALITETE NË DANIMARKË

20.11.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Lajmet

AKTUALITETE NË DANIMARKË
20.11.06
Ixhet Lutfiu

Avokatja Anne Land e quan tragjedi humane dhe juridike dëbimin e Andoena Bajramajs nga Danimarka. Andoena 24 vjecare nënë e tre fëmijëve nga Kosova kishte mar premtimin nga gjyqi danez se mund të qëndrojë përderisa trajtohet cështja e saj për bashkim familjar, mirëpo ministria e integracionit veproi ndryshe. Përndryshe Andoena gjindej në Danimarkë dhe banonte në qytetin e vejles nga viti 2001. Nga ana tjetër lideri i Partisë popullore socialiste Villy Søvndal thotë për agjensionin telegrafik danez Ritzaus bureau se: ”ndjehet shumë i hidhëruar dhe njëherit vështirë ta mendojë se një gjë e tillë ndodhë në Danimarkë”.

Globalizmi ka përfshirë edhe shkollat fillore daneze. Në Købmagergade Skole Fredericia nxënësit nga klasa e shtatë deri më klasën e nëntë, pesë vitet e fundit janë ligjëruar në gjuhën angleze në lëndët e shkencave natyrore. Suksesi ka qenë aq I madhë, shkruan Jyllands Posten saqë shumë shkolla duan ta zbatojnë shembullin e njëjtë.

60% e danezëve, sipas institutit për analiza Rambøll Menagement, dëshirojnë që trupat daneze të dislokuara në Irak të kthehen në Danimarkë. Ky numër ishte 40% gjatë invazionit në vitin 2003.Numri për kthimin e trupave ushtarake daneze është rritur sidomos në partinë që është në pozitë Venstre.

Sipas organizatës joqeveritare Transpparency International, Danimarka, gjendet në pozitë të lakmueshme kur është në pyetje korupcioni. Në fakt notën 9.6 nga dhjetshja më e lartë e ndajnë Finlanda, Islanda dhe Zelanda e re. Danimarka e ka mar notën e meritueshme 9.5 dtth. vendi I katërt në botë me më pak korupcion. Ndërsa nga 163 shtetet e botës të studjuara për shkallën e korupcionit, më I koruptuar konsiderohet Haiti.

Qendrës Kulturore Islamike në Kopenhagë tre here për një javë I është vënë zjarri. Imami Sayed Mohammad Mahdi Khademi është I lodhur nga atentatet dhe nuk I kupton motivet: ”Ne mendojmë se nuk kemi bërë dicka gabim, dhe kalojmë mirë këtu” thotë ai. Të theksojmë se për një vit 7 herë I është vënë zjari kësaj qendre. Policia bën të ditur në ndërkohë se ka arrestuar një 56 vjecar të dyshuar.