PRIT GOMAR, TË MBIN BAR!

19.11.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

PRIT GOMAR, TË MBIN BAR!


Mona Agrigoroaiei

Bashkësia ndërkombëtare, duke mos ditur si mund të gjejë një zgjidhje për Kosovën në kontekstin e raporteve të forcave midis Fuqive të Mëdha me interesa kundërshtare, ka vendosur nëpërmjet gojës së Marti Ahtisaarit, që "përcaktimi" i statusit të vonohet "deri pas zgjedhjeve në Serbi". Por, atë që zyrtarisht quhej "vendosje" a "përcaktim" të statusit të Kosovës është një mashtrim të pistë që ka për qëllim që:
·        brenda Kosovës, Serbia të fitojë sa më shumë terren me përfundimin e procesit të "decentralizimit" dhe kristalizimin e entitetit serb në Kosovë;
·        të fshihet para popullit ajo që u përgatit nga qarqet serbofile kudo: jo Kosova e pa varur nga Serbia, por Kosova e "pavarur" me kokën nën Serbi dhe sipas modelit boshnjak...
"Ëndrrat e bukura" që na u ofruan gjatë kohës duhet të shpërfillen, ashtu që të shikojmë realitetin drejt. Do të na ndihmojë t'i analizojmë kronologjikisht disa aspekte të saj.
Në kohën e konferencës së Rambujesë, iu tha delegatës shqipfolëse, të nënshkruajë marrëveshjen dhe pas tre viteve do t'i jepet e drejta e referendumit. Në fakt, "marrëveshja e Rambujesë" qe KAPITULLIM PARA FORCAVE VRASËTARE KOLONIALE SERBE, nga moment që u vendos që Kosova të jetë autonome në kuadrin e Jugosllavisë dhe çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pastaj, rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së "kapi" Kosovën në kuadrin e një Protektorati ndërkombëtar, duke vazhduar të mbetet autonome.
U gëlltit "buçkanin" nga politikanët shqipfolës e nga disa drejtues të UÇK-së pa e përtypur farë... Ato "tre vjet" u bënë SHTATË... PRIT GOMAR, TË MBIN BAR!...
Një dezinformatë të radhës duhet diskutuar. ”Zyrtarisht”, thuhet se  Kosova është ”Protektorat” i OKB-së. Por, në fakt nuk ka kurrfarë protektorat të Kosovës, sepse ky term është manipulativ, duke zëvendësuar realitetin e murgët (autonominë) me fjalën e bukur që po përdoret kur vjen fjala për periudhën kalimtare nga një situate të kolonizimit në atë pas vetëvendosjes. OKB-ja përcakton në aktet e saja normative (Karta e OKB-së, rezolutat) që një territor të merret në kujdesin e saj dhe të quhej “protektorat” vetëm pasi dekolonizohet nga një sundim dhe kolonizim të huaj dhe përdoret për atë faze kalimtare deri kur organizohet referendumin ku populli të përcaktojë fatin e vet. Kurse për Kosovën "protektoratit" i thotë burgun e zi unmikistanez, ku populli nuk ka të drejtë të shprehë të drejtën e tij të vetëvendosjes.
Në këto vite, Serbia pati para saj kohë të mjaftueshme për të kthyer punët, dalë ngadalë, dhe me ndihmën e UNMIK-ut dhe të politikanëve shqipfolës të ndërtojnë ngrehinën e artificializuar rikolonizuese të Kosovës, e përbërë prej më shumë shtyllave.  "Mbretërit" të plotfuqishëm, "lartëmadhësitë" e tyre, administratorët të UNMIK-ut kanë qenë e ende janë vëzhgues dhe implementues të fijeve të vjetra të ish strukturës titiste në shoqëri, në "institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes"etj etj. "Legjitimimi" unmikistanez të tyre nëpërmjet "kornizës kushtetuese" anashkalon vullnetin e popullit, e cila nuk merret në konsideratë.
Kaloi kohën... Për të penguar vetëm mendimin se do të duhej të shpallej rezolutën e pavarësisë në "parlamentin" e Kosovës, u gjet eksperimentin e "standardëve para statusit". D.m.th. të realizohet një numër kërkësash - të favorshme për Serbinë, dhe kur të realizohen, të vendoset statusin.. PRIT GOMAR, TË MBIN BAR!...
Ashtu duroi deri në gjysmën e vitit 2004 kur, pas protestave mbarëpopullore të marsit, bashkësia ndërkombëtare kuptoi disi se bari duhet të mbinte... Dhe "zbuloi" "cirkun" e "negociatave", përmes së cilit Serbia u shpërblye, me ndihmën e begatshme të shqipfolësve kolaboracionistë, me një entitet serb në Kosovë me anë të "decentralizimit" (krijimi i "komunave me shumicë serbe", me lidhje "horizontale" midis tyre dhe "lidhje vertikale" me Beogradin).
U premtua se "në fund të vitit 2006 do të përcaktohet statusin e Kosovës". Por ende "gomari" duhet të presë... në mjegullin e trashë okult rreth konceptit të "statusit"...
Ky koncept duket shumë i abstraktizuar, gati jashtë sferës tokësore. "Ontologjia" e "së ardhmës së Kosovës", e pasqyruar që nga periudha e fillimit të administrimit ndërkombëtar dhe deri tani, tregon se nuk ekziston asnjë kufi ontik që ndan dhe zbulon qënien e saj politike nga jo-qënia. Kosova ndodhet në një "zonë gri", midis hiçit dhe ekzistencës. Fakti se asnjë fuqi të jashtme nuk është në gjendje të kuptojë se ajo është pjesë e çështjes globale koloniale shqiptare akumulon tensione të thella, të paparë deri më tani.
Sepse lufta për liri dhe ribashkim kombëtar është luftë kundër vdekjes, të parashtruar në planet e pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë që janë projektuar për asgjësimin e popullit shqiptar nga trojet e mbajtura në zgjedhën e tyre. Dhe, duke marrë parasysh se thelbësisht nuk mund të ekzistojë asgjë të vdekur dhe të gjalë në të njëjtën kohë, nuk mund të jetë as "zgjidhje të negociuar" apo "multilaterale" (shumëanëshe) me të cilën të krenohen "mirëmbajtësit" të këtij status-kuos favorizues të serbomëdhenjve dhe grekomëdhenjve. Që të mos luajmë rolin e "gomareve", duhet medoemos të ngritemi të gjithë dhe të mos presim që Serbia dhe motrat e saja koloniale të mbijnë edhe më shumë barin e tyre vrasës, terrorist dhe antishqiptar në trojet e lashta arbërore, ende të pushtuar.
"DRITA MERRET PREJ DRITËS, JO PREJ ËRRËSIRËS!" (F.Bretano)
Prandaj, të punojmë e të luftojmë për të drejta tona të vetëvendosjes dhe dekolonizimit, deri në çlirimin dhe ribashkimin e tërësishëm të Shqipërisë.

Rumani, 18 nëntor 2006