MISIONARI I PARISIT E VIZITOI KOSOVËN, ASGJË
REAGIM
Reaguesit:
Zeqir Duraku, Ramadan Kurti dhe Fadil Shyti
Në kohën kur zgjidhja e çështjes shqiptare po kërkon zgjidhje në
përgjithësi ndërsa, ajo e çështjes së Kosovës është shtruar për zgjidhje në veçanti, në kohën kur kjo zgjidhje po pengohet me të gjitha shantazhet dhe intrigat nga armiqtë tanë shekullorë; nga të gjithë shqiptarët me mendje të
kthjelluar dihet se kjo zgjidhje nuk mund të bëhet dot pa e bërë
fillimisht ne shqiptarët zgjidhjen e lëmshit nga pejzat përçarëse në kokat e shqiptarëve që i ngatërroi si mos më keq pluralizmi politik pas viteve ´90-ta.
Pikërisht,në këtë kohë,Ismail Kadare, vjen si një misionar i së
keqes me thikën e mprehur të përçarjes, i mllefosur nga goditjet që ka marrë kohëve të fundit nga e vërteta e hidhur e rastit të familjes Janulla; që siç thotë populli ynë “e vërteta mund të vonohet por, patjetër një
ditë del në dritë” dhe nga përplasjet me shumë intelektualë që sipas llogarisë së tij “mbretërore” veç ai paska drejt për gjithçka që atij i teket ta thotë e ta shkruan, të tjerët po u dashka gjithmonë t´i thonë veç amen!!!
Vizita e Ismail Kadaresë në Kosovë, tregoi edhe njëherë se deri ku
mund të shkallojë truri i një shkrimtari kur ky nuk logjikon arsyeshëm por trumbeton vetëm nga optika e mjegulluar hakmarrëse!!!
Rrëshqitja e tij e parë sa e shkeli këmbën në Kosovën e plagosur qe kur
shkoi u përul dhe i bëri nderë atij që aspak se meriton, i bëri nderë
mikut të tij të vjetër I. Rugovës të cilin dikur jo pak e pati“hidhëruar” vet I. Kadarenë, kur ishte në “peligrenazh”tek S.Millosheviqi, për atë rast I. Kadare dikur shkruante: “askush, askënd nuk mund ta detyrojë të bëhet hero por I. Rugova, përballë S.Millosheviqit ka mundur të qeshet më pak”!
Sigurisht,nga pleqëria I. Kadare “harron”, gjithashtu kur shkoi
edhe në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, se ky “heroi” i pinjollëve të fashistëve dikur qe përkrahës i zellshëm përkrah forcave të errëta që popujt i lanë në gjak me pushtime. Për ta bërë edhe më të errët figurën e tij ( për të fituar ca para), I.Kadare, do ta pranonte çmimin e “Kepit e Shpresës së mirë”, që është pjellë e mikut të tij të vjetër, ish-agjentit të sigurimit jugosllav, Fahredin Gunga. Prandaj, ndonëse fjalimi i tij përballë “sejmenëve “ të LDK-së dhe servilëve të saj aspak nuk na befasoi kur ky kameleon i mjerë në politikë deklaroi: “kur isha për herë të parë në qytetin e Mitrovicës (1972), në një pasdite të ftohtë, me rrugët e trishtuara dhe të pluhurosura, ndofta nuk kanë qenë të pluhurosura rrugët por,ishte si duket ajo ndjenja e robërisë që ma krijonte këtë përfytyrim – unë vet vija nga një vend gri, i pluhurosur dhe në robëri”.
Çdo shqiptar por, edhe njeri i huaj përparimtar me mend në kokë mund t´i japë të drejtë I.Kadaresë, që vërtetë Mitrovica qe e robëruar në ato vite nga titistët gjakatarë por, askush s´mund t´i japë të drejtë për ketë krahasim qyqar se: “unë, vet vija nga një vend gri, i pluhurosur dhe në robëri”!!! Ky krahasim cinik dhe tejet i pavërtetë nuk i shkon përshtati asnjë mendje të shëndoshë.
Po, prej nga vinte ky far zotëriu ore?!
Vinte nga Shqipëria e “pushtuar” nga komunistët! O bubu!...
Po ua përkujtojmë lexuesve vetëm një mendim të Nolit, për këta
“pushtuesit” që i konsideron tani I.Kadare:
Fan S. Noli ynë i madh, Enver Hoxhën e quante: “Komandari ynë”!
Kur më 1944, i thanë se nazi-fashistët e humbën luftën, në pushtet erdhi Zogolli, kundërshtari yt politik; atdhetari i madh demokrat u mendua, pastaj u shpreh: "vetëm pushtetarët le të jenë shqiptarë, të huajt,
serbët o të tjerë të mos e sundojnë Shqipërinë”!
- Jo, i thanë: “në pushtet erdhën komunistët me Enver Hoxhën në
krye”.
“Ata, janë djemtë tanë”- u shpreh me kënaqësi poeti atdhetar.
Nga kjo konstatojmë që largpamësia politike e Nolit të madh ishte e
paskajshme!
Ay, nuk ra kurrë në humnerat e shpirtngushtësisë politike,
partiake, lokaliste, të mëhallës etj etj...
Ay, i shkroi letër Enver Hoxhës, ia uroi ardhjen në pushtet, nuk e
konsideroi “okupimin” e Shqipërisë nga komunistët ashtu siç e konsideron tani pas kaq vitesh kozmopoliti nga Parisi.
Noli ynë i madh, shumë mirë e dinte se : ata që kishin luftuar me
armë në dorë kundër fashistëve, atyre që aq shumë u kishte besuar e kënduar nga zemra populli.
Por, ai se dinte atëherë se do të vinte një poet i madh si I. Kadare, që do t´ju këndonte aq shumë poezi dhe do t´ju kushtonte romane , këtyre "pushtuesve" por që pas një “dite me diell” , do të bëhej shkrimtari, “shumë i rrezikuar”, prej tyre, tash disident!..
Por,kur se: pas ikjes së tyre nga pushteti!!!
Po, nga vinte zotëriu atëbotë?!
A vinte nga një vend ku e kishin pushtuar të huajt?
Jo, nuk vinte!
A vinte nga një vend ku ndalohej flamuri shqiptar?
Jo, nuk vinte!
A vinte nga një vend ku nuk lejohej të flitej e të shkruhej gjuha
letrare shqipe?
Jo, nuk vinte!
A vinte nga një vend ku nuk zhvillohej arti dhe kultura shqiptare; për të cilën edhe I. Kadare ka bërë shumë.
Jo, nuk vinte!
A vinte nga një vend kur qeveria dhe shteti shqiptar po bënte
gjithçka
që ishte e mundur, përkundër bllokadave të asaj kohe që edhe viset tjera të Shqipërisë si Kosova, Tetova, Ulqini e të tjera të bashkoheshin e ta bënim një gjuhë të njësuar ?!
Po, vinte!
A nuk ishte Tirana e asaj kohe që dërgonte kontingjente të tëra
njerëz të shkencës të artit e kulturës, për t´a ndihmuar popullin vëlla, që jetonte i ndarë në viset e veta shqiptare?!
Jo z. I.Kadare! Gaboheni rëndë kur shpreheni kaq pa logjikë!
Shqipëria, në kohën e “diktaturës” qe shumë më e lirë se sot!
Ju këtë fakt qëllimisht e fshihni!
Por, faktet janë kokëforta që e dëshmojnë këtë katërcipërisht!
A vinte I.Kadare, nga ajo Shqipëri kur sundonin komunistët me
“diktaturë” kurse me vetëmohim të madh e kishin bërë sistemin e mbrojtjes së vendit sipas parimit ushtri e popull ushtar; kur çdo ushtarë ishte qytetarë dhe çdo qytetarë ishte ushtarë,kjo pastaj rezultonte me të gjitha obligimet ushtarake i kryenin së bashku në koordinim, kjo e bënte të domosdoshme armatosjen e popullsisë jo në mënyrë klandestine, por mbaheshin armë me leje, nga pjesëtarët e organizuar të mbrojtjes popullore dhe
njëkohësisht zhvilloheshin stërvitje për t´u përgatitur për mbrojtjen e vendit!
Dua t´ju kujtoj lexuesve se kur shkrimtari i madh çek, Haveli, kur
ky burrë shteti e pende, kur e mbronte çështjen tonë, në kohën e
gjenocidit millosheviqian, nga kritikat që i vinin për qëndrimin e tij të drejtë pati reaguar, duke e përforcuar qëndrimin e tij të drejtë: edhe unë jam shqiptar!
Tani, shtrojmë pyetjen:
Nëse ai regjim paska qenë diktatorial si kishte guximin t´i
armatosë
“kundërshtarët” e vet, pra, ta armatoste popullin, nga mosha rinore e deri në pleqëri?...
Tani po e përkujtojmë dhe një habi që një shkrimtar hungarez e ka
shprehur bërë kohëve të fundit:
Ai midis të tjerash pyet: a janë trima shqiptarët?
A janë të mençur shqiptarët?
Si mund t´i sundonte shqiptarët një njeri ( është fjala për Enver
Hoxhën) për një gjysmë shekulli?!!!
Nga kjo konstatojmë:
Zotëri, këto kallëpe qesharake nuk shkojnë!
Shqipëria e përgjysmuar nga imperialistët dhe revizionistët
atëbotë, me kohë e ndau “shapin nga sheqeri”:
Shqipëria,vërtetë nuk arriti të pasurohej e modernizohej me rrokaqiej e lukse jetësore, aq shumë sa vendet fqinje por, mos të harrojmë e këto vende edhe për tre brezni që do vinë- nuk mund të dalin dot nga borxhet që i kanë futur paraardhësit e tyre; ndërsa Shqipëria deri në vitet 90-ta, nuk ia kishte askujt një qindarkë borxh!
Pastaj, mos të harrojmë faktin e pa kontestuar se e atëbotë kishte uzina, kombinate e fabrika, pra kishte një klasë të fuqishme punëtore
e cila sot u shpartallua pamëshirë, kjo i ka sjellë Shqipërisë dëme të
pallogaritshme deri aty sa që ekonomia shqiptare ka pësuar
goditje të pariparuar për vitet të tëra, populli ra në asistencë nga të huajt!!!
Shqipëria, për të cilën ju thoni se ishte e robëruar, atëbotë nuk
vuante siç po vuan sot nga plagë të rënda të botës kapitaliste si: droga, hajnia, krimi i organizuar, prostitucioni, korrupsioni, bile për më keq: Shqipëria, po vuan sot nga plagët e ligjeve më të errëta bajarktariste siç është ligji mesjetar i kanunit, ku vëllavrasja po bënë kërdinë!!!
Shqipëria, sot po heq të zitë e ullirit nga “pashallarët e kaltër”
të cilëve fatkeqësisht edhe ti me kompaninë tënde po ua bënë temenanë
por, kjo hiq s´më habitë as mua as të tjerët- sepse ti dje ishe servili i temenave (përuljeve) të oborrit socialist, sot je servili i temenave të oborrit kapitalist, po nëse bota “rrotullohet” për së
gjalli tënd; vallë kujt do t´i bësh temenara?!...
Gjatë fjalimit “historik” në Mitrovicë, deklarove: “Shqipëra dhe
Kosova tani janë të lira”!!!
Harrove mor zotëri (si shumë të tjerë që po harrojnë) se Shqipëria
dhe Kosova nuk janë dy vende fqinje as dy shtete por dijeni se një Shqipëri ka në Ballkanin e trazuar në shekuj, pikërisht sepse ballkanasit dhe evropianët për të cilët ti flet me aq përkushtim dhe respekt,padrejtësisht e kanë copëtuar Shqipërinë tonë si mos më keq...
Prandaj, përderisa të ribashkohet kjo Shqipëri, kurrë mos e keni
iluzionin se shqiptarët janë të lirë!
As pjesa e kësaj Shqipërie me emrin Kosovë, mos ta keni iluzionin
se është çliruar!
Po, a nuk e ndjeve gjëmën e Lumbardhit (Ibrit) të ndarë në
Mitrovicë, kur flisje aq pranë tij?!
A nuk i ke parë enklavat në Kosovë, kur deklarove se Kosova e ka fituar lirinë?!
Po, si or zotëri asnjë fjalë të mirë se fole për UÇK-në heroike,
kur deklarove: “për shkak të Kosovës u tund bota”! Po, ashtu është, vërtetë u tund bota për shkak të Kosovës por, botën e zgjuan nga gjumi krismat e
UÇK-së, e jo vajtimet e miqve tuaj të vjetër e të rinj pro-titistë!
Pse i harrove Preshevën me vise të tjera shqiptare të lara në gjak
nga UÇPMB-ja, kur dihet se deri tani ajo ka mbetur e pushtuar nga Serbia?!
Pse e harrove Shkupin që edhe sot po i skuqë rrugët me gjak djelmoshash çlirimtarë?
A harrove se ajo tokë shqiptare, është Shqipëri?!
Po Ulqinin e trazuar andej nga Malësia e Madhe kur policia
malazeze, shqiptarët po i burgosë dhe po i torturon në vatrat e veta, harrove se ajo tokë shqiptare është Shqipëri?!
Po, si e konsideron të çliruar Shqipërinë, kur fqinji jugor Greqia
po bënë kërdinë, jo vetëm mërgimtarët që po na i vret, por edhe eshtrat në varrezat shekullore po na i hedh përtej kufijve!...
Gjithashtu, ky fqinj mizor ende nuk e dëgjon fare zërin e arsyes nga
çamët e mbetur jashtë trojeve të tyre etnike, që t´jua kthejë pronat.
Mos vallë harrove se edhe Çamëria është Shqipëri?! !
Harrove ti se këto vise shqiptare janë Shqipëri?!
...Dhe ju pretendoni të na e mbushni mendjen se shqiptarët qenkan çliruar!
“...Se, edhe qielli po të përmbyset, shqiptarët më kurrë
s´robërohen”!!!
Viset tona çdo ditë po i ricopëtojnë okupatorët ballkaniko
-evropianë, ndërsa ju na thoni se jemi në ëndrra!...
Jo, more jo! Këtë retorikë të një politike demagogjike, fryte të
kalbura i hanë vetëm “sejmenët” që të ju rrethojnë dhe të duartrokasin edhe kur ju flisni marrëzira!...
Misionari nga Parisi edhe njëherë e kërkoi hapjen e dosjeve në
Tiranë.
Kjo, me siguri qe një detyrë shtëpie që duhej ta kryente i
porositur nga
qarqe të ndryshme antishqiptare; mendojmë se kjo tani më së paku i
duhet
Shqipërisë.
Kjo mund të bëhet në një kohë të përshtatshme.
Por, misionari nga Parisi nuk ka harruar kohë më parë, të kërkojë
që shqiptarët që “t´i mbyllin dosjet”, apo sikur nën maskën e mirësisë kristiane deklaroi: “në Kosovë, duhet të bëhet një pajtim kombëtar pra, të falen gabime dhe krimet e atyre që u infiltruan dhe vepruan me sigurimin
jugosllavë; pra shkurt e shqip, “largpamësi” modernist kërkonte të rehabilitohen spiunët e angazhuar si zagarët nga shteti i huaj.
Logjika sipas vlerësimit: hapim dosje në Tiranë por,i mbyllim ato
në Prishtinë, Shkup, Podgoricë e gjetiu, flet çartë për angazhimin e
misionarit të regjur...
Misionari nga Parisi tha në Kosovë edhe shumë çka s ´do të duhej të
thoshte por, siç u pa hapur; kësaj here ai erdhi për ta realizuar
misionin e tij, për t´ua bërë dëshirën miqve francezë dhe miqve të tyre, pra, pushtuesve tanë sllavë, sepse siç do të thoshte njëdëshmitar francez në dramën “Dy krisma në Paris”, për Esat Pashën: “Esat Pasha, në kokë e mbante fesen (kapelen) turke por, mendjen e kishte për ato shtete që
e paguanin, ne ia kishim frikën se mund të na godiste nga pas, qeveria
franceze e mbante me lajka, sepse i duhej njeriu i saj në brigjet e
Adriatikut”.
Sot, në urën e Lumbardhit,qëndrojnë roje ushtarët francezë, ata sot o
nesër do të ikin, po vallë misionarët e tyre kush do t´i ruan?!
Suedi, 17 Nëntor, 2006
Reaguesit:
Zeqir Duraku, Ramadan Kurti dhe Fadil Shyti