Nait Hasani
TRURIT [/highlight]?
Nait Hasani
Sot çfarë po ndodh në Kosovë të gjithë janë ka e shohin në
gjithë rruzullin tokësor.Shqiptarët nuk guxojnë të mendojnë më për
pavarësi.Është fat që nuk jemi në shekullin e kaluar, sepse do të ishim
përseri jetim si popull dhe pa na parë askush do na kishin ndarë e copëtuar
copa copa dhe do na kishin hudhur në det. Po fati deshti që gjenerata jone të
jeton në një kohë tjetër se në shekullin e kaluar, pra në shekullin e
elektronikës që nuk mund të jetë asgjënë terr informativ. Dhe të na hudhin në
det nuk kanë mundësi nëpër terr si më parë, por tani po mundohen të bëjnë
ashtu siç bënë të parët e tyre masakrimin e popullit shqipëtar por me mjete e
metoda tjera. Masakrimin modern . Shperlarjen e trurit e zhdukjen e ndjenjave
shirtërore e kombëtare dhe kthimin e njeriut ne tjetersim, në qenie të
dëgjueshme pa të kaluar e as mundësi për të ardhen e tij shpirtërore e
njerëzve.
Dhe nuk mund të kuptohet ndryshe deklarata e Grupit të Kontaktit se " Kosovarët nuk
guxojnë të mendojnë në miratimin e ndonjë rezolute për pavarësi në Parlament "
deklaron Grupi i Kontaktitmë 14.11.2006 në gazetën " Lajm". Nuk do koment kjo
deklaratë. Kjo është mjaft e drejt dhe mjaft drejt kanë deklaru Grupii Kontaktit se
çka po përgatitin për Kosovën. Ata kërkojnë të mos guxojmë të mendojmë. Sa bukur.
Vërtet shumë bukur. Dhe kjo është politikë dhe shumë realiste e mbështetjes së
pavarësisë së Kosovës të deklaruar nga Grupi i Unitetit në besimin dhe mbështetjen e
Bashkesis Nderkombëtare."Akte të këtilla të njëanshme mund vetëm ta kërcënojnë
procesin statusor i cili është në fazën përfundimtare", deklaroi mbrëmë për DPA-në
një diplomat në Grupin e Kontaktit. Vërtet po shihet se cfarë statusi po përgatit
për Kosovën Grupi i Kontaktit.Po nëpër këto situata edhe nëpër kësi mekanizma
politike të sigurisë së shtetit të Serbisë kemikaluar edhe më parë.Dhe George Oërell
në librin
e tij "1984" shkruan mjaftë mirë për shpërlarjen e trurit në përpjekjet
eksperimentale të ndryshimit të trurit të njeriut duke e bërë delete dhe fgshire të
kaluarën e tij. Eksperimente të tilla pati bërë dhe serbija me organet e saja
shtetërore UDB-në.Kjo pat shkuar edhe me larg. Nëpër kampet e saja punonte një
administratë e tërë e tillë në "edukimin" e njerëzve që mendonin ndryshe, që
mendonin që Kosovën ta bëjnë republik e shtet. Dhe të tillët që nuk i bindeshin
këtij urdhëri që të harronin të kaluaren, të harronin kush janë e cka janë
eleminoheshin fizikisht. Raste të tilla ka shumë që u vranë por nuk mundi ta vret
një popull.Por pat dhe shumë që e shpërlan trurin dhe deklaruan se janë serb dhe
jugosllav. Dhe me gjithë këto masa nuk munden të shpërlajnë idealin në trurin e
shqipëtarëve për liri e shtet. Dhe cka është më skandaloze për mua, është se
pikrisht Bashkësia Ndërkombëtare tash kërkon që ne të shpërlajmë trurin dhe të mos
mendojmë me shpallë shtet Kosovën.
Vërtet më duket apsurde kjo e thënë dhe nuk po muj me besu, por kjo është e vërtet
që është thënë . Ndërsa Kuvendarët tanë radikalët ish - UÇK-ja dhe ish LKK-ja e
LSK-ja të shëndërruar në LDK këtë deklarat cinike e morren shtruar e butë dhe e
pranuan thirrjen e tyre në heshtje pa bërë zhurmë .Ata deklaruan të gjitha grupet
politike me pak shqetësim se e presin fjalën e Atisarit në Vitin Tek 2007, vitin e
Brisht për Kosovën. Pra kjo tregon se jemi duke ecur nëpër brishtësin e Kosovës.
Po nësë mendohet nga kushdo se kjo do të ndodh duke bërë presion që ne të heshtim
dhe mos të mendojmë e as të veprojmë për shtetin dhe pavarësin e Kosovës; kushdo që
të jen ata duhet të kujtojnë Luftën e UÇK-së,gjakun e 2000 dëshmorët e saj, gjakune
brezave për liri, duhet të kujtojnë se kurrë nuk ka mundësi të kthehemi prapa nën
serbi, në asnjë formë të lidhjes me serbin.Ata që e mendojnë këtë mbetjen nën serbi
duhet të mendojnë për luftën e re në Ballkanë.Kosova nën serbi me çfarëdo lidhje me
të do të thotë luftë.
Nait Hasani
16.11.2006
Prishtinë
(Autori i tekstit është deputet i Parlamentit Kosovarë,ish themelues i çelulave të
para ushtarake të UÇK-së dhe ish i burgosur politikë).