HAPE ZEMREN KADARE DHE SHPËTOJE SHPIRTIN TËND
Xhevat Bislimi
(Reagim ndaj intervistës së Kadaresë në TV “KLAN”)
Ish-shkrimtari ynë i madh, ish-krenaria jonë kombëtare nuk jeton më. Ditën
kur ia ktheu shpinën atdheut të tij, ai vdiq dhe nuk rron më... Prej asaj
dite kemi një Kadare llafazan, pamfletist, inatçor, primitiv, spekulant,
etj., një Kadare që nuk ia doli të shkruaj qoftë edhe një vepër të vetme me
vlera të mirëfillta letrare e artistike. Edhe në këtë intervistë Kadareja i
sotëm përpëlitet si "zorra në prush", sepse është ndërgjegjja që nuk po e
lënë të qetë... Dikur, ne, rinia shqiptare e Shqipërisë së pushtuar mësonim
përmendësh vargjet e Kadaresë për Gjeneral Moisiun (ike e ike Gjeneral
Moizi, veç ndërgjegjes sate prapa s’të ndjek kush...). Këtë poezi të tij
tash duhet përshtatur për Kadarenë...
Nuk ta ka fajin mor zotëri as Qosja, as Lubonja, as Milo, as..., fajin
kërkoje te ndërgjegjja jote e rënduar shumë. Mos kërko "xhepat e errët" të
regjimit komunist, por shiko njëherë ata "xhepat e errët" në ndërgjegjen
tënde. Si nuk të vjen turp more zotëri të kërkosh vazhdimisht të hapësh
sherre brenda popullit shqiptar në Shqipërinë Londineze, ta mbash atë popull
në ethe, tensione dhe gjithmonë me kokën pas? A ka gjë më të shëmtuar për
një ish-shkrimtar me famë se sa të bëhet pjesë dhe krah i një kryetradhtari
dhe vandalisti siç është Berisha me bandën e tij? Ti dhe Berisha po kërkoni
t'i hapni njëmijë e një dosje me qëllimin e vetëm që ta mbani të mbyllur
"dosjen" e Kosovës dhe të mbarë çështjes shqiptare, që këtë "dosje" ta mbani
larg kombit shqiptar. Me sa duket keni rënë dakord me Francën që këtë
"dosje" t'ia leni Serbisë, "Maqedonisë", Malit të Zi dhe Greqisë. Turp dhe
krim, krim dhe turp... Ish-shkrimtari ynë kërkon dhe bënë fushatë të hapen
"dosjet" e komunistëve dhe punonjësve të sigurimit dhe shtetit shqiptar me
qëllim që të shtyhet sa më shumë (deri sa të vdes edhe fizikisht Kadareja,
Berisha... dhe derisa të thyej qafen çështja shqiptare) hapja e dosjeve të
bashkëpunëtorëve të Serbisë, Greqisë, Italisë, Rusisë, Francës, etj. Këto
dosje (në mbarë hapësirën shqiptare)dhe këta "shqiptarë" zoti Kadare e kanë
rrezikuar dhe po e rrezikojnë lirinë dhe të drejtat kombëtare e shqiptare,
këto dosje dhe këta "shqiptarë" zoti Kadare e kanë rrezikuar edhe qenien
shqiptare. Mos u shtirë se nuk i dinë këto të vërteta, por edhe vetë je
"kapur", prandaj nuk ke se si ta hapësh zemrën. Mos spekulo me ndjenjat e
njerëzve me të pavërteta se në të gjitha vendet u bë kështu, u hapen dosjet.
Këtu ke përmendur edhe Greqinë. Jo zoti Kadare. Greqia mori vendim (Kuvendi)
dhe i dogjën dosjet. Në shumë vende u vendos që ato të mos hapen, etj.
Gjermania i hapi ato të Gjermanisë Lindore, sepse ai ishte një vend i
pushtuar nga Rusia dhe ata njerëz nuk i shërbenin Gjermanisë, por Rusisë. Ju
zoti Kadare e keni të qartë se të gjitha vendet e botës bëjnë dosje për
njerëzit. Në Francën tuaj të dashur nuk ka njeri të mos ketë dosje.
Teknologjia dhe sistemi i identifikimit dhe kontrollit të plotë të njeriut
nga shteti po përsoset përditë. Po harxhohen miliarda për këtë punë.
CIA amerikane shpenzon mbi 20 miliardë dollarë në vit, zoti Kadare, që
shtiresh si "naiv" në këto çështje për ta manipuluar botën e ndershme
shqiptare. Historia nuk mban mend dhe nuk mund ta vërtetojë se në ndonjë
periudhë ka pasur më pak vrasje se në kohën e Enver Hoxhës. Po të merret
numri i vrasjeve për kokë banori del se Franca jote dhe çdo vend tjetër i
Evropës tënde kishte më shumë të vrarë se Shqipëria e Enver Hoxhës.
Vetëm në pesë vjet të sundimit të mikut tënd bandit e tradhtar, Sali
Berishës, janë vrarë dhe janë zhdukur disa herë më shumë shqiptarë se në
kohën pesëdhjetë vjeçare të Enver Hoxhës. Pastaj, zoti Kadare, Enver Hoxha e
mori Shqipërinë me më pak se një milion banorë dhe e la me afër katër
milionë. Kurse Berisha dhe ti e morët me afër katër milionë dhe e latë (për
pesë vjet) me dy milionë e gjysmë. Kush paska bërë "gjenocid" në Shqipërinë
Londineze: Enveri apo Berisha? Bota po tallet me mikun tënd dhe deklaratat e
tij për "gjenocidin" e regjimit komunist. Kurse ne e dimë se kjo propagandë
antishqiptare nuk bëhet nga naiviteti, por për ta lënë nën hije ose në
"harresë" gjenocidin serb dhe atë grek ndaj shqiptarëve, krahinave të
pushtuara të Shqipërisë. Edhe këtë e di zoti Kadare, sepse nuk është kaq
naiv sa po hiqet... Nuk po flas këtu për shkatërrimet tuaja, për vandalizmin
që Shqipëria nuk e kishte njohur më parë. Vandalizma dhe shkatërrime të
tilla mund të ishin bërë vetëm nga pushtues tepër barbarë. Këto dhe shumë të
tjera, zoti Kadare janë fakte. Edhe këtë e di zoti Kadare, por ti po bënë
atë që të kërkon "patroni" dhe "misioni" është të spekulosh dhe bashkë me
Berishën dhe bandën e tij ta digjni edhe njëherë Shqipërinë Londineze
pikërisht tash kur krahina e Shqipërisë, Kosova, po bënë betejën e fundit që
të jetë a të mos jetë e lirë... Këtu e ke hallin ti zoti Kadare dhe regjimi
banditesk e vandalist i Berishës. Këtë hall ka edhe e "dashura" jote dhe e
Berishës, Franca ... Kjo është arsyeja pse ju kërkoni hapjen e sherrit dhe
mundësisht, atë që nuk ka ngjarë kurrë midis shqiptarëve, luftën qytetare
brenda shqiptarëve... Ju ishit njeriu që dikur shkuat me kryeinjorantin e
Shqipërisë dhe me Berishën në SHBA dhe kërkuat nga Qeveria amerikane
rrëzimin e Qeverisë së përkohshme në Tiranë... Ju para se të iknit nga
Atdheu, drekuat me Miteranin, apo edhe kjo nuk ju kujtohet? Ju deklaronit,
sepse kështu ta kërkonte "patroni", në vitin 1995 apo 1996, kur nisën
aksionet e para të UÇK-së, se "ata shqiptarë që mendojnë se Kosova mund të
çlirohet me luftë ose janë të sëmurë psikik dhe duhet dërguar në spital, ose
janë bashkëpunëtorë të Serbisë". A të kujtohet kjo zoti Kadare? Apo nuk ke
qejf t'i kujtosh? Pastaj, zoti Kadare ju ishit mik i ngushtë i Mehmet Shehut
dhe familjes së tij... Nuk besoj që ishte miqësi zemrash... Edhe "dashuria"
me Francën nuk është dashuri zemrash, apo jo zoti Kadare? Ka edhe shumë e
shumë të tjera si këto.
Prandaj, hape zemrën, fol dhe shpëto shpirtin, shpëto ndërgjegjen tënde
Ismailzi... Kthehu mbarë të paktën në mbarim të jetës zoti Kadare, sepse
Shqipëria e vuajtur Verilindore dhe mbarë kombi ka nevojë për Kadarenë.
E kuptojmë se edhe Franca kishte dhe akoma ka nevojë për Kadarenë, por kjo
nuk ju nderon, kjo edhe pas vdekjes, edhe në varr do t'ju turpërojë... Edhe
polemikat me Qosjen nuk e ndihmojnë aspak çështjen shqiptare... Njëri mbron
identitetin e "krishterë" të shqiptarëve, tjetri identitetin "mysliman" të
shqiptarëve... Do të bënit mirë të merreshit me afirmimin dhe fuqizimin e
identitetit dhe të qytetërimit shqiptar të shqiptarëve dhe të niseshit nga
teza e drejtë dhe e saktë se shqiptarët janë shqiptarë. Dihet se jetojnë në
Evropë dhe se janë evropian. Kjo nuk ka nevojë të provohet. Shqiptarët nuk
janë as turq, as arabë, ashtu siç nuk janë as francezë, as gjermanë, as...
Qosja pati të drejtë kur tha se "po të hapen dosjet e shumë shkrimtarëve
tanë shqiptarët do të tmerrohen...". E po, zoti Kadare, le ta nisim pra me
hapjen e dosjeve të shkrimtarëve dhe "shqiptarëve" të tjerë bashkëpunëtorë
të shërbimeve sekrete serbe, greke, italiane, etj.. Ma ha mendja se kështu e
do interesi i kombit shqiptar. Apo jo zoti Ismailzi dhe ju ismailzinj të
tjerë? Kështu kanë vepruar popujt që sot janë të lirë dhe që kanë shtetet e
tyre të zhvilluara...
Kurse popujt që janë të copëtuar, pa shtetet e tyre ose me gjysmë shtete e
me gjysmë lirie kanë vepruar dhe veprojnë (nën ndikimin dhe trysninë e
interesave të huaja) kështu siç kërkon ti zoti Kadare dhe Berisha e kopeja
juaj...
Xhelal Ferizi
PUNA PËR ATDHE
Për Atdhe ju s ´jeni thye,
E, punë të mira jeni tu krye...
Me ata rreshta shndritë prej ari,
Me atë gjuhë që ua la i pari!
Me ato pena që rrjedhin bashkuar
Besa mirë jeni duke shkruar.
Mirë po shkruan Mona e Xhemili,
Mirë po shkruan edhe Fadili!
Me atë gjuhë që i thonë shqiptare,
Dridhin tribunat ndërkombëtare!
E, ajo ngjyrë që shkrinë prej ari,
U bëftë dritë për shqiptari!
E ju tre që jeni bashkuar:
Vargu juaj ah qoftë lavdëruar!
Mos e lëshoni pritën gjallë,
Shkruani për dhe e shkruani për zall,
Për etni që e do Shqipëria,
Shkruani vargje për vise të mia!
Për çdo gur që e kemi n´mexhë,
Mbi Preshevë e mbi Medvexhë,
Mbi Ulqin e mbi Tivar,
Penat tuaja u mbulofshin me ar!
E, unë e dua, kush për Atdhe:
shkruan me penë aq rreptë si rrufe!
Si ajo Mona, Gjeraqinë,
Që me shkrime e mbron Shqipërinë!
Dhe, Fadili nga Ashlani,
Brez pas brezi fis Dardani!
Dhe, Xhemil tetovari,
Mirë cicëron me gjuhë shqiptari!
Si bilbilave po u shkon moti,
Për Atdhe ju ndihmoftë zoti!
Shkruani gjithë për komb e t´ parë,
E mos falni ndërkombëtarë!
As armiq as tradhtarë!
Mos lejoni ato hiena,
Për me e shqye Atdheun në copa,
Ju punon pena dhe koka!
Mirë për besë më keni pëlqye!
Mirë po shkruani fund e krye!
Mirë po shkruani e keni n´gjak,
Shqiptarizmin e ndezur n´flakë!
Që n´ damarë të lashtë e keni,
Sa mirë kohës, po i rrëfeni!
Edhe botës me i treguar:
Jo, Shqipëria më me u robëruar!
Se për t´gjallë më s´ bie Shqipëria,
Pa rënë globi n´zjarr e shkëndija!
N´shkrumb e n´ hi , pa u djegë Ballkani,
Shkruani pra, le të dëgjohet zëri,
I shqiptarëve në çdo forum,
Shumë shqiptarë janë t´mirë me brumë!
Kush shkruan drejt për dheun e vet:
Ju shtoftë ngjyra sa një det!
Mos i shtertë pena për dhe,
Për etninë, po kush është le!
Gur me gur e vi me vi:
Gjithkund shqip - ku i thonë Shqipëri!
Gjermani, 5 Nëntor 2006
Komentet e arkivuara (4)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
luani(Guest)23.11.2006 · 15:28 UTC
Ato fjale qe thua me larte
Te tjeret ti shkruan ne karte
As me pak e as me shume
Te gjith jeni per ne lume
Lexova ato qe thua
O katran i ke marre hua
Me nje shkop te zi si helli
Do te shebesh yjet nga qelli
Mire me malin Kadare
Po me Berishen cfare ke
Te paguajn more i zi
Per at bushteren Serbi
Nuk ka vdekur kadareja
Shpirtin tuaj e ka zen reja
Luli(Guest)28.02.2007 · 14:50 UTC
Qenka e kot të bisedohet me TY,sepse qenke në taborrin STALINIST:Ndoshta ti ishe i priveligjuari i asaj kohe(të parët tu,komuniste),po kur, më treguan populli i Shqipërisë më 1999,për tmerret dhe vuajtjet e tyre gjat sundimit 40 vjeçar me të vërtetë, tërë ate admirim që kisha për E.H u shëndrruan në urrejtje.Sa tani urrej çdo punë të socialistëvet.Ke parëEdin Lakuriq (e votuan Tirana),pastaj Pandeli Majkun si turret në institucione e aq më tepër në një TEUTË-(Jozefina Topallin)???.Pa qenë STALINI VETË,siq e përshkruajnë, nuk dij se me kend t'i krahasoj tjetër.!(??!!) :(
Tek Ne kemi mjaftë:Pra na është B.Ademi i cili pa ja pas borgj askujt(foli kundër Të Nderuarit Atdhetarit,Kombëtarit Dr.RUGOVA,pra deshi të tregoi se truri tij është në një gjendje aq të keqe sa të ishte një Kadare e t'a orjentoi për në psikiatri).Ashtu qenke edhe TI ore i krisur.Nuk po dij kush je,e çka je, po sipas shkrimit,më së paku shqiptarë.Nuk paske faj që turresh si gjeli pa krye,sepse si duket të finansojnë dashamirët e Edit,të Albinit të Qosjes,të ....Krrekosëvet.kundër dëshiravet e aspiratve shekullore të Kosovës.
Jam me prejardhje luftëtarësh që nga e kaluara(para shek-20)prandaj i njof fare mirë përpjekjet e sakrificat e popullit tonë edhe më herët,jo vetëm të një dekade!Ata që ishin në kazamatet sërbe nuk janë për t'u nënçmuar,por puna e tyre pas atyre ditëvet të burgut,është krejtë në dis-favorin e interesit tonë kombëtarë.
Prap s'po dij me kend po bisedoj,por si me një shok apo koleg të thjeshtë të pyes:A thua kazamatat sërbe e liruan,B.Adem pa ia ndërrua Gjakun apo pa i dhënë ndonjë medikament që mos të ec rrugës mbarë!!Si shpjegohet ndryshe kur e ndërsen rininë drejtë (demonstratë)në vdekje.Ne vetë e kërkuam Naton që kur na dëbonin shkijet na thonin:kërkuat NATON ikni tani.Ku ishte B.Adem,R Qosja, që nuk doli para e tu Thonte:jo NATOJA po unë i shpëtoj!(?).Për3-4 ditë u zbraz e tërë Kosova.Ku ishte atëherë ADEMI që tani nuk pushon,kundër NATOS ...
Për ate pra duhet të ruhemi nga burgjet.Nuk është trimëri te të malltreton armiku,por është trimëri e mençuri të punosh për popullin kundër armikut,pa ra në duart e tyre.Kështu veproi edhe A.Kurti e të burgosurit tjerë. 8-) :-X :'(
kosovajetaime01.03.2007 · 23:45 UTC
Ironi o Xhevat qe edhe per Ismajl Kadaren shkruan keshtu, ti ishe nje njeri aq kontraverz sa qe edhe Enver Hoxha ne kohen e vet do ta kishte zili per intrigat tuaja.
kosovajetaime01.03.2007 · 23:57 UTC
Sa e don ky Kosoven mund te tregon fakti se ende e vozit veturen e tij me tabela te Frances, duke refuzuar keshtu te paguaj tatimin,doganen dhe sigurimin ne vendijn e tij.